Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

Odise 12-07-05 22:55

Dy gjuetarė (H.M. e P.R.) nxane miqesi te ngushte dhe vendosin edhe ta perzijne gjakun me martesa. Nji nate per darke te njoni gjuetar, vijne musafire edhe gjithnatenelume (sa kane ndejte n'ode) ata dy miqtė, po flasin vetem per zagaret, gjuetine, sa e bane oden krejt gjah. Njoni mbasi piu kafen ne fund te ndejes - u tha burrave:
- Ēohi burra, e leni zagarxhinjte, te flasin gjithnaten nderveti - se zagarxhia e ka gjithmone mik zagarxhine!

halla e madhe 12-07-05 23:10

Ni hoxhe shkon musafir n'Hade edhe per darke e lyp nji fli.Pak pa ardhe darka,hoxha nxehet teper n'fjale,Tuj dhane ders,po thote;
_E kam pa n'Kuran si gruja nuk asht njeri,po njerit i duhet.
Bacica e nien edhe m'inati,e derdh fline pej tepsije,kishe i pshtoi pej dore.
Kur u kthye sofra me buke e lang,hoxha po i thote konakxhise.
_Flija s'na paska ardhe,po s'pi di a je ti fajtor a bacica?
_Besa as une,as bacica,po "dersi"i paradarkes,_i tha i zoti i konakut.

Tanushi 12-07-05 23:24

Pe dvet njani hoxhen: a ban me ngu gruen?
Jo! iu pergjegj hoxha
Heu shyqyr qe nuk pasna gabu se kur u nisa per xhami me tha merre nje qyp mjalte e qoja hoxhes!
E drodhe hoxha bigen: po kajhere ban edhe me ngue!

GURI SYLAJ 16-07-05 21:24

Po e sheh musafiri ciftelin, ne ode vjerr, e po thot . Jam shum marak me i ra.
E me knu a din ?po e vet dikush n'ode.
Di , po thot , por me vjen marre me ia nise.
Ia dhan cifteline e kur t'ia krisi kenges e kno , e kno dikur nisen edhe me u merzie se ai nje t'knueme e bajke po jo kumedite se cfare .
Dikur kur u lodhen tuj e ngu po ithot i zoti i shpise; o mik ti thae se te vjen marre me ia nis po me e lane a te vjen marre?

Flaka_1 21-07-05 21:30

NA ISHTE NJE HERE NJE SHITES
SI PRONE KISHTE NJE DYQAN
DHE PER TE EVITUAR SA ME SHUME PLAQKITJEN
KISHTE ANGAZHUAR NJE MAJMUN
MAJMUNI E BENTE PUNEN E TIJ ME KUJDES SA QE ASGJE NUK MUNGONTE
MIREPO NJE DITE NJE MYSHTERI KISHTE SHPIKUR MENYREN
SE SI TA MASHTRONTE MAJMUNIN:
SE PARI JA BERI MAJMUNIT ME NJERIN SY,PASTAJ ME TJETRIN
DHE NE FUND ME TE DY SYTE
MAJMUNI FILLOI TA IMITONTE
KESHTU QE MYSHTERIU IA DOLI TE PLAQKISTE
NE MBREMJE SHITESI KUPTOI PER PLAQKITJE
ANDAJ E MORI MAJMUNIN DHE E RRAHU
DITEN TJETER MAJMUNI PRAPE NE DETYRE
PO ATE DITE ERDHI PRAPE MYSHTERIU NE SHITORE PER TA MASHTRUAR MAJMUNIN POR MYSHTERIU MBETI I HABITUR KUR VREJTI MAJMUNIN SE SYTE I MBANTE VAZHDIMISHT TE HAPUR ME GISHTERINJE
MYSHTERIU PROVOI PRAP ME TE VJETREN POR MAJMUNI JA KTHEU:
LOJA E TILLE ME KA KUSHTUAR SHUME SHTRENJTE...! :roll: :roll:

Flaka_1 21-07-05 22:06

ISHIN KAN DY SHOKE TE MOQEM :wink:
JU KISH PAS RA UDHA ME SHKU DIKUN NEPER MAL :!:
DIKU NE MES TE UDHES JU DEL NJE ARUSHE :roll:
EDHE NJANI JA NIS E IK E HYP NE LIS NGA TUTA :evil:
TJETRIT NGA TUTA I BJEN TE FIKET :twisted:
ARUSHA JU KISH PAS AFRUE EDHE PO I MERR ERE :twisted:
NUK E KISH PAS NGUCE MA SHUME E ISH LARGUE. :wink:
MBASI KISH PAS KALU RREZIKU KISH PAS ZBRIT KY NGA LISI :oops:
EDHE JU KISH PAS AFRU SHOKUT TIJ E KISH PAS PYET : :cry:
A NUK TE HANGER ARUSHA AAA? :roll:
KY I KISH PAS THANE: :x
JO VEQ MA LA NI POROSI,ME THA : :!:
ME QESI SHOKI MOS MERR MO UDHE KURRE.......! :roll: :roll: :roll:

Psikologu 05-09-05 14:00

Te i paskan thanė njė herė njė plaku:
A po shef andrra naten?!
Po tha plaku-me sy qel po , se me i mbyllė spo mundem hiq.

albioni_nl 19-09-05 09:09

E kishte pase zane njanin nata e ndalet me fjete me nje han ktyne here,e shtrihet me fjete afer nje malsore se hani plot e nuk kishte pase vend tjeter kund.Dikur vone kur i merr tjeret gjumi filloi e po i afrohet malsores e po e prek.Kur e hetoi malsorja pa nja pa dy e kapi nje cope dru qe i kishte qellue afer e ja krisi krye e ja bani synin zi si futa!Prej marres ky nuk bani za e u largue po kur u quen ne mengjes po ja shohin njerzit synin e po e dvetin;ēka ke more zotni po ku e vrave synin?
-Ky u zu ngushe e po ju thote;mbrame tha nuk me zuni gjumi e u qova me e kqyre pelen po me duket u tremb e me ra shkelem.
-Malsorja qelloi afer e kur e ndegjoi nuk u durue e po i thote;te na ne malsi thojne pleqt mos ju afro kurre peles se huej pa ja dite hujin,se kjo te gjene :P
Mire mbetshi!

Psikologu 10-10-05 22:19

Kur e muren njanin per me e pushkatu e pyeten:
-Cila ėshtė deshira e jote e fundit???
-Me mė liru prej litari tha ai!!
-Po , ke ba veper kunderligjore -i thanė...
-E sikur tė ishim krejt si ligji , as Maliqi nuk kish punu ne mulli-u pergjegj ky.

loni19 11-10-05 15:40

e ka pyet dhelpra luanin
Pse ju luanet nuk jeni aq te mencur si ne dhelprat qe ti keni nga 7 e 8 kelysh por vetem nje.
tha luani: un kam nje por LUAN

halla e madhe 19-11-05 15:51

Ali Meta i JunikitIsh kone mashkull i mire.Ish kone nji mledhje ne katund.N'ate mledhjenji nipash i veti, i thojshin Muse Haliti i Carrabregit.Kish pase thane;
_Daja Ali!
_Hoj!
_Shka asht puna jote keshtu qe mashkulli i mire po, i zoti po, e ty kurrfare zani nuk te doli e s'qite kurrgja n'drite?
_Le Muse,mos t'hime atje.
_Jo,kame qef me dite dishka.Shka asht puna jote kshtu?
_Muse,me t'hanger qeni i huej, me nji pasul e shnosh varen,po me t'hanger qeni yt,kurrfare ilaci nuk t'shnosh.E mue m'kane hanger qent e mij :wink:

Problematiku 16-01-06 00:03

Lexova nė temėn fjalė tė urta dy fjal tė urta qė mė lan pėrshtypje;

[b]1. “Tani nuk janė fjalė tė urta por tė ēmendura”

2. “Lehjeve nuk duhet pergjigjur me lehje”[/b]

Duke u nderlidhur me keto dy fjalė po e tregoj njė mesele e ndarė ne dy pjesė.

[b]Sadik Ēaka[/b]

[b]Pjesa parė[/b]
Shkon Sadik Ēaka nė njė tė pame, kur hyn mbrenda qka me pa plot oda burra (100 burra).
Si hyn mbrenda Sadik Ēaka, futet arave, ju drejtohet tė pranishmive me kėto fjalė: “tė gjithė kėtyre burrave nė kėtė odė kėshtu e ko jau bėfsha [b]perveē njėnit[/b]”.
Asnjėni nga tė pranishmit nuk reagon!
Kur u krye e pamja burrat duke u shpernda nė grupe tė vogla, po e pyesin njėni tjetrin, e pse nuk fole more burr po a ndėgjove se tė shau Sadik Ēaka, secili pėrgjigjej JO MUA NUK ME KA SHA, ai tha perveē njenit e ai njeni mund tė jem unė, dhe kėshtu tė gjith ata 100 burra u ndan shkuan nė shtepi tė veta duke thėn jo nuk mė shau mua pasi qė tha perveē njenit!

[b]Pjesa e dytė[/b]
Prap e nxėn puna Sadik Ēaken me dal nė tė pame, njejtė si nė rastin e parė por nė tjeter katund.
I kujtohet Sadik Ēakės herėn e parė nuk ja ktheu kush tė shamen e ketė herė vendos mos mė sha, mirėpo e ngacmon dreqi e nuk pėrmbahet dot pa shkretu diē, por ketė herė e zbut pak.
Si i vjen rendi me fol thot: “[b]njenit[/b] qėtu nė ketė odė kėshtu e ko ja bėfsha”, ata 100 vet, e secili vjen tuj u zie nė veti edhe tuj mendue valla mue ma drejtoi atė tė shame, njėni mendonte po unė ja kam pas da vaden para dy vitesh e pėr mua e pat, tjetri mendonte po po plaku jem i ka pas prish kollomoqin me gjo, tjetri mendonte po po unė nuk i kam shku me kosit nė ver e per ata ma lėshoi mua, e kėshtu secili e gjen njė arsye tė dyshoj se e shamja ju drejtue atij dhe secili prej atyre 100 burrave e gjet veten tė shar.

Qellimi im nuk ishte tė ofendoj dikend kėtu por mos te behemi si Sadik Ēaka dhe as publik i grupit te dytė.

Psikologu 20-01-06 20:31

E pyten njerehe nji mullixhi:
-Allahile a po tė lodhe zhurma e rrotes sė mullinit hiq?
-Jo edhe shumė besa , se ma shumė po me lodhin do burra neper oda qe kur flasin veq bertasin si me ken ma shumė se kjo rrota e mullinit.

vjeshta 24-09-08 14:47

Titulli: FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Ish shku njoni tek Ramadan Shabani i Kjeves me e qa nje hallė ,edhe i kish than :Ramadan bre ,e kam nje cung ne shtepi edhe nje krane nuk po mundem me hjek nga ?

Ramadani e pyeti ;po qe sa kohe e ke ate cung ?

Qe 2 vjet ,ja ktheu hallexhiu .

Ai bre burrė ,po i thote ai ,po une e kam qe 20 vjet nje cung si ti edhe nje bujashkė nuk po mundem me ja nxjerr !!!:biggrin:

lyra2 24-09-08 16:34

Titulli: FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Ish kan njani ne nje katun dhe gjithmon folke prap e ish lute pert' keq.Katunaret u merziten prej tij dhe nje dite thirren dhe i thane :
-ka nje shinik grune per shpi e kie,veq mos fol prap ma kurr!
-Po me ra breshen,cka bani ju?-i veti ai.
katunaret e pan qe s'a pune me te dhe e leshuen.Keshtu ky qe ish msue me fole keq,nuke nderroi tabjatin e vet edhe pse i premtuen katunaret qe do t'i japin mjaft drithe !!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:55.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.