Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   Cilên gjuhê (duhet tê) flasin kosovarêt? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21855)

Kavaleri 11-09-07 02:39

Pershendetje te gjithve.
Mendimi im esht qe: Dashte s`dashte duhet pastru gjuhen nga gjuhet e huaja. Sahan e tepsi, tanir e hyhyyyy, me vjen turp mi perdor ato.
Kurse dialekti ka me kon qyky qe e kem, si zvicrra qe e ka diqlektin e vet e fol katunarqe,shkruan edhe e lexon ne Gjermanishten e pastert.
Ndersa tek Televizioni, vetem Lajmet i jep ne gjermonishten e pastert, tjerat i gran katunarqe.
Per ne kosovaret esht veshtir te pastrohet tersisht gjuha, nuk na knaq neve me i thon dikujt.
psh.
Shqip = Do te vras ore..
Kosovarqe = O kam me t`myt shazote hahahah!!!
Hmm pak shaka, por ashtu esht, mua p.s nuk me knaq diku diku pa u shfry mir hmm..!

Nirvana Band 16-09-07 12:33

Pa dyshim se duhet te flitet dialekti gege ngase gege jemi!

Nuk na takon neve te flasim gjuhen standarte ngase jemi rritur aty ku q'dohere eshte flitur dialekti gege.

Nuk jam kunder gjuhes standarte, por jam kunder bastalldimit te gjuhes,ku shume fjale kan hy nga gjuhet tjera,ku kemi mundesi qe te kemi fjale tonat shume te pershtatshme.

Pra flite ate dialekt qe te bene te ndihesh mire!

aroza 22-09-07 10:47

Titulli: Cilên gjuhê (duhet tê) flasin kosovarêt?
 
Te shpija duhet të flitet dialekti i shpisë, e kur të dalësh n'sokak ai i sokakut......e kështu me radhë derisa të qon zoti me pas punë me institucionet e shtetit dhe stop! Këtu ka (duhet ket) rregulla e rregullore, nene e ligje....... që "cënojnë" individin dhe përfaqsojn shoqërinë, kombin, shtetin.

Eh nëse duam që të tjerët të na njohin si popull, si komb, si shtet atëhere neve duhet të flasim me një gjuhë.
Apo me i ra shkurt e shqip : Duhet me folë shqip për t'qen shqiptarë.

LABI 22-09-07 12:58

Titulli: Cilên gjuhê (duhet tê) flasin kosovarêt?
 
[quote=aroza]Te shpija duhet të flitet dialekti i shpisë, e kur të dalësh n'sokak ai i sokakut......e kështu me radhë derisa të qon zoti me pas punë me institucionet e shtetit dhe stop! Këtu ka (duhet ket) rregulla e rregullore, nene e ligje....... që "cënojnë" individin dhe përfaqsojn shoqërinë, kombin, shtetin.

[B]Eh nëse duam që të tjerët të na njohin si popull, si komb, si shtet atëhere neve duhet të flasim me një gjuhë.[/B]
Apo me i ra shkurt e shqip : Duhet me folë shqip për t'qen shqiptarë.[/quote]

Te pershendes Aroza :cool: !!

Standardi eshte paraqite si nevoj , domosdoshmeri e shoqerive te organizuara ne bashkesi te njesuaraa, politikisht ...

PJESE E VETEDIJES POLITIKE KOMBETARE- eshte dhe gjuha e njesuare ; GJUHA STANDARDE, GJUHA ZYRTARE, GJUHA ADMINISTRATES , si duash quaje....

STANDARDI ESHTE PRODUKT, VLERE DHE DOMOSDOSHMERI E FORMACIONEVE SHOQERORE-INDUSTRIALE .

Ajo cfare e karakterizon KOMBIN-SHTET ( si forme e organizimit shoqerore) nga formacionet tjera eshte njesimi politike - [B]VETEDIJA POLITIKE.[/B]


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 23:46.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.