Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=144)
-   -   Tė tjerėt pėr Dr. Rugovėn. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=18731)

Psikologu 22-01-06 23:25

[size=6][b]Kosova ka humbur burrin mė tė madh tė Kosovės sė re, thotė zėvendėsministri Hajdaraj[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Ministria e Bujqėsisė, pėratėsisht zėvendėsministri i saj, Tomė Hajdaraj, ngushėllon familjen e Presidentit Rugova, Institucione tė Kosovės, Presidencėn e Kosovės dhe LDK-nė.
"Me vdekjen e Presidentit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Kosova ka humbur burrin mė tė madh tė Kosovės sė re, njeriun qė e shkroi historinė e Kosovės sė Pavarur.
Kumti i zi mbi vdekjen e njeriut tė madh tė Kosvės, dr. Ibrahim Rugova ishte jehu mė i rėndė i shekullit tė ri, ishte dhe mbetet dhembja mė e madhe e popullit tė Kosovės. Populli i Kosovės humbi njeriun mė tė madh tė kohės sė re tė Kosovės, personalitetin i cili i ngjalli dhe i ndėrtoi shpresat e shqiptarėve tė Kosovės, pėr liri, demokraci e pavarėsi. Dr. Rugova ishte arkitekt i pavarėsisė sė Kosovės dhe burrėshtetas me cilėsi tė larta njerėzore e kombėtare", thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e ngushėllimit tė zėvendėsministrit Hajdaraj.

Psikologu 22-01-06 23:28

[size=6][b]LDK nė Austri: Populli i Kosovės humbi ikonėn e pavarėsisė sė Kosovės [/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Lidhja Demokratike e Kosovės, dega nė Austri i ka dėrguar telegram ngushėllimi kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, z.Nexhat Daci, Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, familjes Rugova dhe qytetarėve te Kosovės. “Populli i Kosovės humbi personalitetin mė tė rėndėsishėm tė historisė sė Kosovės, vizionarin, humanistin e madh, Ikonėn e Pavarėsisė sė Kosovės... Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i vuri themelet e shtetit tė Pavarur tė Kosovės dhe e miqėsoi Kosovėn me SHBA-tė dhe shtetet demokratike tė Evropės", thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e kėsaj dege tė LDK-sė.

Psikologu 22-01-06 23:30

[size=6][b]Rojters e AP thonė se Presidenti Rugova nuk ka ndonjė trashėgimtar tė qartė [/b][/size]Londėr, Uashington, 22 janar - "Vdekja e Rugovės i lė pa lider shqiptarėt, tė cilėt pėrbėjnė 90 pėrqind tė popullsisė sė Kosovės, nė prag tė fillimit tė negociatave pėr statusin final", shkruan agjencia e lajmeve Rojters.
"Rugova, i cili ka qenė udhėheqės i fuqishėm e karizmatik, nuk ka ndonjė trashėgimtar tė qartė, si President apo si udhėheqės i ekipit negociator tė Kosovės", shkruan kjo agjenci.
"Fuqitė e mėdha e kanė bėrė tė qartė se dėshirojnė zgjidhe tė statusit brenda kėtij viti", shkruan Rojters, duke pėrkujtuar se Serbia insiston qė Kosova tė jetė pjesė e saj dhe assesi tė jetė e pavarur, ndėrsa shqiptarėt e pėrjashtojnė mundėsinė e kthimit nė Serbi.
"Pritet qė diplomatėt perėndimorė t'i drejtojnė negociatat drejt njė forme tė pavarėsisė, nėn mbikėqyrje tė vazhdueshme ndėrkombėtare, gjatė disa viteve tė ardhshme", shkruan Rojters.
Agjencia e lajmeve Asoshieted Pres shkruan se vdekja e Presidentit Rugova ka lėnė njė vakuum tė madh nė skenėn politike tė Kosovės, duke shtuar se skena politika kosovare nuk ėshtė e bashkuar nė prag tė bisedimeve pėr statusin e Kosovė. Ajo pėrkujton se liderėt ndėrkombėtarė kanė bėrė thirrje pėr qetėsi dhe unitet, duke shprehur dronė se vdekja e Presidentit Rugova mund tė shkaktojė destabilizimin e situatės nė Kosovė.

Psikologu 22-01-06 23:31

[size=6][b]Fatos Nano: Vdekja e Rugovės, humbje e njė figure tė shquar e kombit shqiptar[/b][/size]

Tiranė, 22 janar - Pėr vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova, ish- kryeministri i Shqiperise Fatos Nano ka shprehur solidaritetin dhe dhimbjen e tij, per familjaret, miqte dhe gjithe popullin e Kosoves.
"Eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjaret, klasen politike dhe popullin e Kosoves, por dhe humbje e nje figure te shquar e kombit shqiptar i cili me filozofine e tij ka personifikuar integrimin dhe shpirtin e bashkejeteses, eshte humbja e simbolit te pavaresise kosovare, i cili beri gjithcka per te ruajtur konsensusin brenda dhe jashte Kosoves", tha Nano.

Psikologu 22-01-06 23:32

[size=6][b]P.Majko: Rugova -monument i tė kaluarės dhe tė ardhmes sė Kosovės[/b][/size]

Tiranė, 22 janar - Pandeli Majko, sekretar i Pėrgjithshėm i Partisėa Socialiste shprehu dje ngushėllimet pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
"Vdekja e Presidentit tė Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova padyshim ėshtė njė moment tepėr i vėshtirė, jo vetėm pėr Kosovėn, jo vetėm pėr momentet qė po kalon ajo tani, por nė raste tė tilla dhimbjeje, kufiri midis Shqipėrisė dhe Kosovės pothuajse kthehet nė inekzistent. Rugova mbetet njė nga ata misionarė, tė cilėt patėn guximin tė bėjnė aktin e madh tė fillimit tė atij procesi tė jashtėzakonshėm historik qė po merr formė dalėngadalė mes vėshtirėsive tė panumėrta nga tė cilat sot nė vdekjen e tij ne kemi tė drejtė ta kujtojmė kėtė misionar me respektin mė tė thellė. Partia Socialiste u shpreh ngushėllime familjarėve tė zotit Rugova, tė afėrmve tė tij, gjithė popullit tė Kosovės. Vdekja e zotit Rugova siē e thashė mbetet njė moment i vėshtirė, por Kosova dhe kosovarėt i kanė borxh Ibrahim Rugovės jo vetėm thjesht homazhet, por jam i bindur se i kanė borxh edhe amanetin e tij, pavarėsinė e Kosovės. Edhe njė herė dėshiroj tė them qė jo vetėm si pėrfaqėsues i PS sė nė kėtė ditė tė vėshtirė pėr Kosovės dhe gjithė popullin shqiptar, dėshiroj tė shpreh ngushėllimet. Sot Partia Socialiste ngrin gjithė veprimtarinė e vet politike. Ne jemi nė pritje edhe tė vendimmarrjes pėrkatėse edhe nga Presidėenti i Republikės nė kėtė moment tė vėshtirė. Gjendemi pėrkrah njerėzve tanė nė Prishtinė. Do tė jemi sigurisht edhe atje. Vdekja e zotit Rugova ėshtė njė nga ato vdekje, tė cilat datojnė momente historike tė rėndėsishme pikėrisht pėr shkak tė punės dhe kontributit tė njerėzve tė tillė si Rugova. Padyshim tani nė Kosovė fillon ajo qė quhet faza post Rugovė, por Rugova padiskutim mbetet njė monument i tė kaluarės dhe tė ardhmes sė Kosovės.

Psikologu 22-01-06 23:33

[size=6][b]Gazetat e Prishtinės me numra specialė kushtuar Presidentit Rugova[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Shtypi i sotėm i Prishtinės i kushton hapėsirė tė gjerė ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Nga gjashtė gazetat qė kanė dalė sot, katėr kanė dalė me botim tė jashtėzakonshėm sepse sot tė dielave nuk botohen.
E pėrditshmja Bota Sot, 22 faqe ia kushton vdekjes sė Presidentit, ndėrsa nė faqen e parė pėrmban kėta tituj:
"Presidenti Ibrahim Rugova nuk ėshtė mė, kombi shqiptar mbeti jetim"; "Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova ndėrroi jetė".
Gazeta Zėri, numrin e sotėm tė jashtėzakonshėm, qė ka dalė me 24 faqe, ia kushton vdekjes sė Presidentit, ndėrsa nė faqen e parė pėrmban kėta tituj: "Vdiq Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova". "Shtetbėrja si trashėgimi historike"; "Pesė ditė zie kombėtare"
E pėrditshmja Koha ditore, 11 faqe ia kushton vdekjes sė Presidentit, ndėrsa nė faqen e parė pėrmban kėta tituj:
"Pesė ditė zie nė Kosovė, tri ditė nė Shqipėri";
"Liderėt nga Evropa e SHBA-ja, ngushėllojnė pėr Rugovėn";
"Kosova humbi Presidentin nė finale tė Pavarėsisė";
Koment i botuar nga Tim Xhuda: "Ndėrron jetė arkitekti i Kosovės sė pavarur". "Njeriu i cili ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė drejtimin e Kosovės drejt pavarėsisė do tė pėrkujtohet me respekt do t'i mungojė shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės", shkruan Xhuda.
Gazeta Lajm, ka dalė me njė numėr special dhe gratis, ku tetė faqet e saj ia kushton vdekjes sė Presidentit. Nė faqen e parė pėrmban: "Burrėshteti (1944 – 2006)".
"Ndėrroi jetė Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova: "Kolosi i brishtė i Kosovės".
Po ashtu e pėrditshmja Express, nė numrin special qė pėrmban 24 faqe ia kushton jetės dhe veprės sė Presidentit Rugova. Ndėrsa, nė faqen e parė paraqet fotografin e Presidentit me titull “Epoka e Rugovės (1989 – 2006) "Lamtumirė, Marathanomak!"; Kai Eide: "Gjiganti ndėrroi jetė". Medlin Ollbrajt: "Mbajmė zi".
Ndėrkaq Kosova Sot, nė edicionin special 11 faqe ia kushton vdekjes sė Presidentit, ndėrsa nė faqen e parė pėrmban kėta tituj: "Kosova humb liderin". "Po tani". "Vdekja e Profetit"
"Shtyhen bisedimet".

Psikologu 22-01-06 23:34

[size=6][b]Akademia e Shqipėrisė ngushėllon ASHAK-un pėr humbjen e shkencėtarit dhe eruditit dr.Rugova[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės me njė telegram e ka ngushėlluar Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nė tė cilin i shpreh dhimbjen e thellė pėr vdekjen e parakohshme tė dr.Ibrahim Rugovės, Presidentit tė Kosovės.
"Emri i Ibrahim Rugovės do tė jetė gjithmonė i skalitur me gėrma tė arta nė faqet e historisė sė kombit tonė si themelues i Republikės sė pavarur tė Kosovės, qė ai nuk arriti ta shohė tė realizuar", thuhet nė telegram.
"Me vdekjen e Ibrahim Rugovės humbėm edhe shkencėtarin e talentuar dhe erudit, anėtarin korrespondent tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, njeriun qė bashkoi pėrkushtimin pėr ēėshtjen e popullit tė vet me pasionin dhe punėn e palodhur nė fushėn e shkencės", thuhet ndėr tė tjera nė kėtė telegram tė nėnshkruar nga kryetari Ylli Popa.

Deklarata pas mbledjes komemorative tė ASHAK-ut

Sabri Hamiti: Prijėsi i luftės pėr liri tė Kosovės ishte dijetar i madh, qė ėshtė formula e prijėsve tė mėdhenj shqiptarė nė dy shekujt e fundit
"Sot jemi mbledhur kėtu pėr ta pėrkujtuar presidentin Rugova si anėtar tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Tė gjithė ata qė e njohin kulturėn shqipe, duhet ta dinė dhe unė besoj qė e dinė, qė Rugova ėshtė ta quaj njė nga anėtarėt mė tė fortė tė asaj qė unė e quaj Qarku Kulturor i Prishtinės, qė ishte themeluar nė fund tė viteve tė 60-ta dhe qė kishte tė bėnte me thellimet e studimeve shqiptare, si studime autentike, dhe lidhjen e kulturės shqiptare me kulturėn moderne perėndimore. Nė kėtė vijė ai ka krijuar protretin e fuqishėm tė dijetarit tė kulturės shqiptare, dhe tė kulturės pėrgjithėsisht. Pra, ne sot kėtu e kujtojmė Rugovėn si dijetar tė madh. Dhe natyrisht prijėsi i luftės pėr liri tė Kosovės nuk kishte si tė dilte pos si dijetar i madh dhe kjo ėshtė faktikisht matrica, ose do tė thosha unė formula e prijėsve tė mėdhenj shqiptarė nė dy shekujt e fundit.

Esat Stavileci: E dallonte qėndrimi njerėzor, guximi intelektual, maturia politike

"Kam ēmuar qėndrimin e tij prej njeriu, kam ēmuar nė mėnyrė tė veēantė guximin prej intelektuali, e kam ēmuar maturinė prej politikani. Ndoshta vetėm e ardhmja do tė dėshmojė se cili ishte dhe cila ishte figura e Ibrahim Rugovės. Duke qenė edhe vetė pjesė e dhembjes i dėrgojė ngushėllimet mė tė sinqerta familjes Rugova dhe gjithė popullit tė Kosovės dhe popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi".

Psikologu 22-01-06 23:35

[size=6][b]Shuarja e dijetarit, prijėsit frymėgjatė pėr pavarėsi ėshtė humbje e jashtėzakonshme pėr tė gjithė, tha akad.Ismajli[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės (ASHAK), ka pėrkujtuar sot nė lokalet e saj anėtarin e saj tė nderuar dhe njėrin nga studiuesit dhe personalitetet mė tė shquar tė letėsrisė dhe pėrgjithėsisht kulturės shqiptare dr.Ibrahim Rugovėn, presidentin e Kosovės.
"Shuarja e dijetarit, studiuesit tė letrave dhe tė kulturės, personalitetit tė shquar tė botės shqiptare, anėtarit tė ASHAK, bartėsit tė shumė ēmimeve e dekoratave ndėrkombėtare pėr paqe, doktor honoris causa tė universiteteve tė Parisit VIII dhe tė Tiranės, prijėsit frymėgjatė tė lėvizjes pėr emancipimin dhe ēlirimin, pėr pavarėsimin e Kosovės dhe pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė saj, personalitetit tė ēmuar pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane, dr. Ibrahim Rugovės ėshtė humbje e jashtėzakonshme pėr tė gjithė", tha akad.Rexhep Ismaili nė fillim tė fjalės sė tij.
Ismaili pėrkujtoi se Ibrahim Rugova u shfaq nė jetėn publike qysh nė vitet 1967-1968. "Qysh nė shkrimet e para ai manifestoi qartė mėvetėsinė dhe pavarėsinė e vėshtrimit dhe tė gjykimit, autonominė personale nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit letrar. Nė vitet '80 tė sh. 20 ai shquhej me hulumtimin historiko-letrar albanistik, me vlerėsimin kritik tė tendencave pėr klasifikime dhe pėrgjithėsime lidhur me rrjedhat e mendimit dhe tė shkrimit shqip", tha akad.Ismaili. Ai tha se nė mė pak se dy dekada ai arriti tė bėhej ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė, nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit letrar nė botėn shqiptare. Ai tha se dr.Rugova me veprimtarinė studimore nė fushė tė letrave e tė kulturės shqiptare Rugova "shėnoi rritje tė cilėsisė sė atyre studimeve e njėherėsh ndikoi nė ēlirimin e opinionit nė ato fusha nga shtrėngesa tė ndryshme ideologjike tė kohės".
"Rrezatimet e tij ēliruese intelektuale u pėrhapėn pėrmes veprave tė tij, pėrmes projekteve hulumtuese, udhėheqjes sė revistave shkencore e kulturore dhe Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės", tha ai. Akad.Ismaili tha se dr.Rugova kishte depėrtuar mė thellė me informimet dhe me formimin teorik nė frymėn e kohės, nė rrymimet qė merreshin me interpretimin dhe me teoritė estetike dhe nė veprat si ajo pėr Bogdanin, apo monografia e mendimit kritik shqiptar, ai i shkrinte njohjet, hulumtimin personal me interpretimin, kontekstualizimin dhe ndriēimin e fenomeneve letrare e implikimet shoqėrore tė tyre. "Nė mes tė kėtyre interesimeve estetike, filozofike, teorike letrare, vjen e rishfaqet natyra kontestuese e Ibrahimit dhe kjo ngjet nė kohė tė rėnda zhvillimesh intelektuale nė Kosovė e nė botėn shqiptare. Natyrė joimpulsive, e shtruar, kontempluese, kontestimet e tij vinin nga brenda, synonin qenėsoren, depėrtonin thellė", tha ai.
Ai tha se ishte fryma shoqėrore e pakėnaqur me klasėn e atėhershme politike, qė gjeti tek intelektuali Rugova -liderin, "kontestues konstruktiv, frymėgjatė, mjedisin pėr idetė e tij vepruese tė padhunshme nė drejtim tė realizimit tė idealeve ēlirimtare, emancipuese". Por, nė personalitetin e tij dhe nė lėvizjen shqiptare do tė mbrujė humanizmin dhe vlerat mė tė rėndėsishme politike e shpirtėrore evropiane e perėndimore tė kohės. "Nė vitet 1988-89, Dr. Ibrahim Rugova qe zėri mbi zėrat qė arrinin tė artikuloheshin publikisht nė mbrojtje tė interesave kombėtare, kulturore e tė tjera shqiptare dhe fare natyrshėm u bė bashkėbiseduesi mė i parapėlqyer i opinionit publik evropian. Nė dekadėn e fundit tė sh. 20 Rugova u njoh ndėrkombėtarisht lider i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lider i lėvizjes pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės", tha ai. Ai tha se presidenti Rugova nė vitet '90 me LDK-nė, u bė njė nga figurat e shquara tė lėvizjes politike nė Ballkan "drejt daljes nga shtrėngesat e pėrgjithshme tė regjimeve komuniste dhe ēlirimit kombėtar". Ismaili, tha se dr.Rugova ishte njė nga bashkėbiseduesit e rėndėsishėm nė kontaktet e Perėndimit me Ballkanin. Ai tha se presidentin dr.Ibrahim Rugova vdekja e gjeti nė njė situatė delikate pėr Kosovėn dhe fatin e saj tė mėtejmė, nė fazėn e fillimit tė pavarėsimit tė vėrtetė, pėr ēka ai luftoi gjithė jetėn.
"Na mban shpresa se lėvizja politike qė po le pas ai do tė bashkohet edhe mė shumė dhe ta ēojė mė tej kėtė proces pėr ta realizuar synimin e popullit tė saj, pavarėsinė e plotė tė Kosovės", pėrfundoi akad. Ismaili.

Psikologu 22-01-06 23:36

[size=6][b]KKSHA: Shqiptarėt kudo do tė jenė krenar me Presidentin Rugova dhe veprimatrinė e tij[/b][/size]

Uashington, 22 janar - Me pikellimin mė tė madh morėm lajmin qėe Presidenti i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, ndėrroi jetė. Ky ėshtė njė lajm tepėr i hidhur pėr Kosovėn dhe pėr mbarė kombin shqiptar. Eshte fatkqesi qe Dr. Rugova nuk arriti te shohe kurorezimin me sukses te perpjekjeve te tij shumevjecare per nje Kosove demokratike, te pavarur dhe sovrane, per te cilen ai punoi aq shume, thuhet nė deklaratėn e Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA).
Presidenti Rugova filloi veprimtarine e tij diplomatike ne Washington qe ne vitin 1989 per te siguruar perkrahje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per popullin e tij te pervuajtur. Ai vazhdimisht thoshte se ne shqiptaret kemi mjaft armiq e duhet te perpiqemi te bejme sa me shume miq. Fakti se pothuaj e gjithe bota i erdhi ne ndihme Kosoves ne castin me kritik te ekzistences se saj, eshte gjithashtu merite e ketij burri shteti i cili misheronte Kosoven martire dhe vuajtjet e popullit te saj.
Presidenti Rugova ishte nismetar dhe punoi dite e nate per nje identitet politik shteteror per Kosoven. Ne fillim te viteve 1990 ai u vu ne krye te levizjes shqiptare per pavaresi. Fale menyres paqesore me te cilen ai e udhehoqi popullin e Kosoves gjate kohes se regjimit te ashper te Milloshevicit, Dr. Rugova u kthye ne simbol i paqes dhe arriti te njihet ne arenen nderkombetare si Gandi i Ballkanit.
Ndonese i pllakosur me nje semundje te rende, Presidenti Rugova punoi deri ne castet e fundit te jetes per pavaresine e Kosoves. Shqiptaret kudo qe jane do krenohen me presidentin Rugova dhe veprimtarine e tij patriotike.
Mungesa e Dr. Rugoves ne jeten politike te Kosoves do te ndihet shume. I takon tani te gjithe klases politike te Kosoves qe ta nderoje kujtimin e Presidentit Rugova duke treguar nje pjekuri politike te madhe e duke bashkepunuar edhe me shume per arritjen e qellimit te perbashket, pavaresine e Kosoves. Gjate gjithe historise, kombi shqiptar i dhuroi njerzimit figura te medha krenarie. Shqiptaret kudo, do te jene krenar me Presidentin Rugova dhe veprimatrine e tij. I ndeshur me te keqen gjate 10 15 vjeteve te fundit, Presidenti Rugova, si gjithmone gjate historise sone, ofroi urtesine, miqesine, e qendresen qe kane perbere gjithmone qenjen shqiptare se bashku me besen, nderin e burrenine.
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan i shpreh ngushellimet me te thella familjes se presidentit Rugova dhe mbare Kosoves. Vdekja e presidenti Rugova eshte nje humbje e madhe jo vetem per Kosoven, por per mbare kombin shqiptar.

Psikologu 22-01-06 23:37

[size=6][b]Ollbrajt: "Isha e nderuar qė e njoha"[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, i ka shprehur ngushėllimet mė tė thella Familjes sė Presidentit Rugova dhe tėrė popullit tė Kosovės. Nė njė prononcim pėr Express, tė shtunėn, Albright ka rikujtuar edhe njė herė kohėn qė kishte njohur Presidentin Ibrahim Rugova, duke thėnė se ėshtė e nderuar qė e ka njohur atė.
"Mbajmė zi pėr ndėrrimin e jetės sė Presidentit Rugova dhe e kujtojmė trashėgiminė e tij. E ka prekur jetėn e gjithė neve... Dhe, unė isha e nderuar qė e njoha", ka deklaruar Albright.

Psikologu 22-01-06 23:38

[size=6][b]Bashkėsia Shqiptaro Amerikane e Virgjinisė, prej sot mban emrin e Dr. Ibrahim Rugovės[/b][/size]

Roanoke/SHBA 22 janar - Nė shenjė nderimi dhe respekti tė veprės sė tij prej humanisti dhe lideri shumėvjeēar kombėtar, Kėshilli drejtues vendosi qė sot e tutje, Bashkėsia Shqiptaro amerikane nė Virgjina (SHBA) tė emėrohet: Shoqata Shqiptaro Amerikane e Virgjinisė "Dr.Ibrahim Rugova".
Pjesėtarėt e Bashkėsisė Shqiptaro amerikane po e ndajnė pikėllimin me bashkėkombasit e tyre nė Kosovė dhe kudo nė botė, me rastin e vdekjės sė hershme tė presidentit Dr.Ibrahim Rugova simbolit tė demokracisė, urtėsisė dhe menēurisė shqiptare. Vdekja ishte e pamė shirėshme ndaj tij, nė kėto momente vendimtare e historike pėr Kosovėn, kur pritet tė realizohet synimi i rezistencės shumėvjeēare shqiptare tė prirė nga ai, u theksua nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues tė kėsaj bashkėsie.
Vepra e tij na obligon tė jemi unik dhe kėmbėngulės nė sensibilizmin e mėtejmė tė opinionit dhe qendrave tė vendosjės kėtu nė SHBA nė betejėn pėrfundimtare drejt njohjės sė pavarėsisė sė Kosovės, si shtet i paqės, harmonisė dhe lirisė qytetare. Ai na miqėsoi me popujt liridashės kudo nė botė, tė cilėt na
pėrkrahėn pa rezervė nė rrugėn tonė drejt lirisė dhe pavarėsisė, prandaj vetėm nė kėtė mėnyrė do ta mbajmė nė jetė amanetin dhe vizionin e pavdekshėm tė tij.

Psikologu 22-01-06 23:39

[size=6][b]Merkel e befasuar nga lajmi i vdekjes se Rugovės[/b][/size]

Berlin, 22 janar - Kancelarja gjermane Angela Merkel ėshtė shtangur, kur ka marrė lajmin pėr vdekjen e Rugovės. Pėrmes njė deklarate zonja Mekel ka ngushėlluar familjen dhe shoqen e jetės sė Presidentit kosovar, duke vėnė nė dukje reputacionin mirė qė ai gėzonte nė Gjermani:
"Pozicionimi i Rugovės nė anėn e rrugės sė padhunshme dhe demokracisė ka qenė porosia dhe amaneti pėr tė gjthė ata, qė mbajnė pėrgjegjėsi politike nė Kosovė," - ka deklaruar kancelarja Merkel, duke theksuar se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Evropė.
Edhe ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, u ka shprehur organeve zyrtare tė Kosovės dhe popullit kosovar ngushėllimet pėr vdekjen e presidentit Rugova, i cili sipas ministrit socialdemokrat ka qenė i lidhur ngushtė me Gjermaninė.
"Endėrra e jetės sė tij ka qenė pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur nė mėnyrė tė palodhshme, si edhe integrimi i saj nė familjen evropiane," - ka deklaruar Shtajnmajer tė shtunėn nė Berlin.

Reagime e tjera gjermane

Ekspertja e fraksionit socialdemokrat nė Bundetag pėr Ballkanin, Uta Capf, ėshtė shprehur e hidhurar pėr humbjen e Rugovės.
"Eshtė njė humbje e madhe, sepse si president i ekuilibraur Rugova gjithmonė ka qenė partner i preferuar pėr perėndimin," - i tha Capf Dojēe Veles. Politikanja socialdemokrate shpreson qė pasardhėsi i tij do t'i udhėheqė bisedimet pėr statusin me pėrgjegjėsinė e Rugovės.
Eksperti i liberalėve pėr Ballkanin, Rainer Shtiner, ėshtė shprehur i merakosur pėr boshllėkun e krijuar nė udhėheqjen kosovare. Shtiner i tha Dojēe Veles:
"Rugova ishte padyshim pika qendrore e politikės nė Kosovė. Nga boshllėku i krijuar me humbjen e tij ka rrezik tė pėrfitojnė grupet militante, prandaj ka rėndėsi qė tani Bashkėsia Ndėrkombėtare e nė mėnyrė tė veēantė, Bashkimi Evropian tė kenė kujdes, qė Kosova tė mbetet e qendrueshme."
Koordinatorja e tė gjelbėrve evropianė pėr Ballkanin, Angelika Beer, ka shprehur keqardhjen qė Rugova nuk arriti tė udhėhiqte palėn kosovare nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Beer i tha Dojēe Veles:
"E kam ndjekur pėr vite me radhė luftėn e tij pėr njė zgjidhje paqėsore, pėr njė Kosovė qė nuk ėshtė mė e kėrcėnuar nga Serbia dhe mendoj, se ėshtė njė humbje e madhe edhe pėr shqiptarėt."
Drejtuesi i sektorit tė Ballkanit Perėndimor nė fondacionin "Shkenca dhe Politika" nga Berlini, Franc Lotar Altman, nė njė intrvisė dhėnė televizionit tė Dojēe Veles, ka thėnė se gjetja e njė pasardhėsi pėr Rugovėn do tė jetė e vėshtirė.
"Ai luante njė rol atėror pėr shqiptarėt," - ka deklaruar shkencėtari gjerman. Altman parasheh qė konkurrenca ndėrmjet kandidatėve tė mundshėm pėr tė zėvendėsuar Rugovėn, tė ēojė deri nė pėrēarjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke vėnė nė rrezik bisedimet pėr statusin.

Psikologu 22-01-06 23:42

[size=6][b]Gjenerali Ēeku: Presidenti Rugova ishte njė pėrkrahės dhe mbėshtetės i madh i vizionit tė TMK sė[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Nė mesazhin e TMK sė drejtuar familjes Rugova dhe qytetarėve tė Kosovės, thuhet se lajmi pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, na ka tronditur dhe prekur thellė edhe ne pjesėtarėve tė TMK sė.
"Ne qėndrojnė pranė Jush nė kėto momente tė rėnda dhe bashkėndjejmė me Ju kėtė dhembje tė madhe pėr gjithė qytetarėt e Kosovės. Pranoni Ju lutem ngushėllimet mė tė thella dhe mė tė sinqerta nė emrin tim personal dhe nė emrin e gjithė oficerėve, nėnoficerėve dhe ushtarėve tė Kosovės. Me vdekjen e Presidentit Rugova, Kosova dhe qytetarėt e saj kanė humbur njė personalitet tė shquar dhe njė lider tė madh, nė njė moment shumė tė rėndėsishėm dhe vendimtar pėr tė ardhmen. Mungesa e tij qoftė si faktor prijės, qoftė si faktor uniteti do tė reflektohet shumė edhe ne procesin qe kemi pėrpara. Por ne jemi tė bindur se qytetarėt e Kosovės dhe institucionet e saj do tė vazhdojnė tė punojnė se bashku dhe me pėrkushtim pėr ta bėrė realitet shtetin dhe pavarėsinė e Kosovės. Presidenti Rugova ishte njė pėrkrahės dhe mbėshtetės i madh i vizionit tė TMK sė, tė cilėn e shihte dhe e ndjente si Ushtri tė Kosovės. Ne i jemi mirėnjohės pėr kėtė mbėshtetje dhe si shenjė nderimi dhe respekti pėr tė do ta ushqejmė dhe mbajmė gjallė kėtė vizion", thuhet nė mesazhin e TMK sė, nėnshkruar nga komandanti i TMK s , gjeneral Agim Ēeku.

Psikologu 22-01-06 23:43

[size=6][b]Bill Klinton: Rugova mė impresiononte me devotshmėrinė dhe pasionin e tij[/b][/size]

Uashington 22 janar - Ish Presidenti amerikan Bill Klinton ka shprehur dhembjen e tij tė thellė pėr vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilėsuar humbje tė madhe pėr Kosovėn.
"Nė rend tė parė, dua t'i shpreh ngushėllimet e mia tė thella popullit tė Kosovės, me rastin e vdekjes sė Presidentit Rugova.
Pėr mua ėshtė dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim tė madh pėr tė.
Me Presidentin Rugova jam takur shumė herė nė Shtėpinė e Bardhė. Ka qenė kėnaqėsi, sa herė e kam takuar, sepse ēdo herė mė impresiononte me devotshmėrinė dhe pasionin e tij pėr paqe, liri dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e tij.
Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn, por unė shpresoj se vdekja e Dr. Rugovės do t'i inspirojė tė gjithė kosovarėt qė tė vazhdojnė tė punojnė mė me ngulm pėr paqe dhe liri", thuhet nė njė deklaratė tė ish Presidentit amerikan Bill Klinton.

Psikologu 22-01-06 23:44

[size=6][b]Rugova bėri qė Kosova tė mos mbetet jashtė proceseve tė rendit tė ri botėrorė[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Pėr vdekjen e presidentiti tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Unioni i Inteligjencies shqiptare nė Maqedoni, ngushėllon familjen Rugova, kryekuvendarin Nexhat Daci, Institucioneve tjera tė Kosovės, LDK-nė dhe qytetarėt e Kosovės.
“Unioni i Inteligjencies shqiptare nė Maqedoni, me kėtė rast ndan dhembjen pėr humbjen e kryetarit tė Kosovės, i cili me atdhedashurinė e tij, vizionin e tij prej njė lideri tė mirėfilltė politik, i cili me strategjinė e tij paqėsore bėri qė nė momente mė tė rėndėsishme tė historisė, tė ndėrkomtarozojė ēėshtjen e Kosovės, qė edhe pas rrėnimit tė murit tė Berlinit dhe pas shumė ngjarjeve tė disfavorshme pėr ēėshtjen shqiptare nė Ballkan, bėri qė Kosova tė mos mbetet jashtė proceseve tė rendit tė ri botėrorė”, thuhet nė telegram.

Psikologu 22-01-06 23:45

[size=6][b]Presidenti Rugova ka qenė gjithmonė njė simbol dhe forcė kohezioni pėr Kosovėn[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - "Nė emėr tė pėrfaqėsuesve tė Bashkimit Evropian nė Prishtinė do tė dėshironim qė nė kėtė moment tė rėndė tė shprehim dhembjen dhe simpatinė e thellė Kryeadminstratorit dhe popullit tė Kosovė", shkruajnė nė mesazhin e tyre pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian nė Prishtinė.
"Presidenti Rugova ka qenė gjithmonė njė simbol dhe forcė kohezioni pėr Kosovėn. Parimet e tija tė palėkundura dhe vendosmėria e tij pėr tė punuar pėr tė mirėn e Kosovės dhe popullit tė tij e kanė bėrė atė tė ketė respekt, jo vetėm tė popullit tė Kosovės, por edhe tė krejt bashkėsisė ndėrkombėtare.
Ne e shohim si tragjedi shkuarjen e Presidentit nė kėtė moment krucial nė historinė e Kosovės. Presidenti Rugova nuk do tė mund tė shohė tė gjitha rezultatet e punės sė tij, tė cilave ua kushtoi jetėn.
Ne shprehim shpresėn se Kosova do tė vazhdojė trashėgiminė e Presidentit Rugova dhe liderėt politikė do tė qėndrojnė tė bashkuar nė periudhėn e mėtejme, nė mėnyrė qė tė pėrballen me sfidat e ardhshme. Kjo do tė jetė mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar kujtimin e Presidentit tė ndjerė dhe pėr t’i treguar botės pjekurinė e liderėve politikė. Ngushėllime tė sinqerta", thuhe nė fund tė mesazhit tė pėrfaqėsuesve tė BE-sė nė Prishtinė: i nėnshkruar nga Giorgo Mamberto, shef i Zyrės ndėrlidhėse tė BE-sė, Torbjorn Sohlstrom, Pėrfaqėsues personal i Pėrfaqėsuesit tė lartė pėr punė tė pėrgjithshme dhe politikė tė sigurimit dhe Aleksandėr Bayerl, pėrfaqėsues i Presidencės sė BE-sė.

Psikologu 22-01-06 23:47

[size=6][b]N.Pano: Vdekja e Ibrahim Rugovės trargjedi e madhe[/b][/size]

Uashington, 22 janar - Edhe komuniteti shqiptaro amerikan e priti me pikėllim vdekjen e Presidentit Rugova. Eksperti i ēėshtjeve shqiptare, Profesor Nikollas Pano, e cilėsoi humbjen e Ibrahim Rugovės si njė tragjedi tė madhe pėr familjen e tij si edhe pėr mbarė popullin e Kosovės. "Kjo, tha profesor Pano nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės, ėshtė njė ngjarje qė mund tė ketė ndikim tė madh mbi procesin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės".
"Ibrahim Rugova ishte simboli i lėvizjes sė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi. Ai ishte njė udhėheqės revolucionar, qė mund tė krahasohet me Mahatma Gandin e Indisė dhe Martin Luther Kungun nė Shtetet e Bashkuara. Rugova ishte njė udhėheqės qė kėrkonte arritjen e objektivave tė tij politike me rrugė paqesore dhe kjo i siguroi atij mbėshtetje dhe respekt tė madh nė komunitetin ndėrkombėtar", tha profesor Pano.
Pano tha se nė njė farė mėnyre, vdekja e Rugovės i kujton vdekjen e parakohshme tė Martin Luther Kingut. Sikurse Martin Luther Kingu, Rugova pati njė ėndėrr; ėndrra e tij ishte Kosova e pavarur dhe sikurse Martin Luther Kingu, Ibrahim Rugova nuk jetoi pėr tė parė realizimin e ėndrrės sė tij. Nė kėtė pikėpmaje theksoi zoti Pano, kjo ishte njė tragjedi e madhe.
Eksperti i ēėshtjeve shqiptare tha se ndikimi i menjėhershėm i vdekjes sė Rugovės do tė jetė njė vonesė nė bisedimet mbi statusin pėrfundimtar. Do tė jetė e nevojshme qė delegacioni i Kosovės nė bisedime tė plotėsohet, por zoti Pano tha se nuk mendon qė do tė ketė ndryshime nė qendrimin e pėrgjithshėm politik, pasi anėtarėt e delegacionit janė me tė vėrtetė tė bashkuar nė tė gjitha pikat, kryesisht pėrfaqėsimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės, i cili kėrkon pavarėsinė.
Profesor Pano tha se ēėshtja tani ėshtė tė zgjidhet pasardhėsi i zotit Rugova, i cili ishte edhe simboli i unitetit tė popullit tė Kosvės dhe shtoi se ēėshtja sesa do tė vonohen negociatat pėr statusin pėrfundimtar mund tė varet shumė nga negociatat pėr gjetjen e njė pasardhėsi tė Rugovės.
Megjithatė, ai nuk parashikon ndonjė krizė politike nė Kosovė: "Mendoj se do tė ishte gabim i madh sikur udhėheqėsit e partive tė ndryshme politike tė Kosovės tė angazhohen nė kėtė kohė nė grindje tė parėndėsishme politike apo luftė pėr pushtet. Ajo qė duhet tė ndodhė nė Kosovė, tha Profesor Pano, ėshtė tė hapen diskutimet midis grupive tė ndryshme politike nga tė cilat tė dalė njė udhėheqės i pranueshėm pėr tė gjithė".
Ai tha se ėshtė me rėndėsi qė populli i Kosovės tė tregohet i qetė dhe i pėrmbajtur nė kėtė periudhė kritike kalimtare tė historisė sė tij. "Ėshtė qenėsore", shtoi profesor Pano, "qė tė gjithė nė Kosovė ta kuptojnė gjendjen kritike nė tė cilėn nodhet Kosova dhe populli si edhe udhėheqėsit e tij politikė tė mos bėjnė asgjė qė do tė largonte vėmendjen nga objektivi pėrfundimtar, zhvillimi i negociatave qė shpresohet tė ēojnė nė pavarėsinė e Kosovės.
Edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr Nju Jorkun me rrethe, Marian Cubi, i cili shėrben tani si nėnkryetar i degės, shpehu pikėllim tė thellė pėr vdekjen e zotit Rugova. "Vdekja e Ibrahim Rugovės", tha zoti Cubi, "ėshtė njė humbje e rėndė pėr Kosovėn dhe mbarė kombin shqiptar. Ai ia pėrkushtoi gjithė jetėn lirisė e pavarėsisė sė Kosovės si edhe demokratizimit shqipėtar nė gjirin evropian dhe me miqėsinė e pėrhershme me Shtetet e Bashkuara".
"Kryetari Rugova", tha zoti Cubi, "na mėsoi sesi tė orientohemi politikisht dhe shpirtėrisht qė tė bindim botėn pėr lashtėsinė tonė, autoktoninė tonė dhe vlerat tona historike e tradicionale.
As zoti Cubi nuk pajtohet me zėrat se vdekja e Rugovės do tė pasohet me njė krizė politike nė Kosovė: "Mendoj se veprimtaria e tij ka ēuar nė krijimin e njė mjedisi ku tė mos ketė kriza e vėshtirėsi, tė mos ketė dyshime pėr vazhdimsinė politike dhe tė pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar".
Ėshtė e kuptueshme, shtoi zoti Cubi, se personaliteti i Rugovės dhe aftėsitė e tij nuk mund tė zėvendėsohen, por vepritaria, bashkėpunimi dhe duresa e tij kanė ēuar nė organizimin dhe krijimin e institucioneve tė themelta tė afta pėr ta udhėhequr popullin nė rrugėn e duhur.

Psikologu 22-01-06 23:47

[size=6][b]Shysel: Ibrahim Rugova i dha trajtė politikės nė Evropėn Juglindore me personalitetin e tij tė fuqishėm[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - Kancelari i Austrisė Volfgang Shysel (Schuessel) ka deklaruar: "Ibrahim Rugova i dha trajtė politikės nė Evropėn Juglindore me personalitetin e tij tė fuqishėm. Ai promovoi zgjidhje paqėsore pėr konfliktin nė Kosovė dhe punoi pėr tė ardhmen e Kosovės pa menduar as pėr shėndetin e vet".
"Austria do tė vazhdojė me gjithė fuqinė e saj t'i mbėshtesė pėrpjekjet pėr arritjen e stabilitetit dhe paqes sė qėndrueshme nė Kosovė", tha kancelari austriak Volfgang Shysel.

Psikologu 22-01-06 23:48

[size=6][b]Vdekja e parakohshme e Dr.Rugovės i ka pikėlluar thellė shqiptarėt nė Zvicėr dhe mė gjėrė[/b][/size]

Prishtinė, 22 janar - "Lajmi i hidhur pėr vdekjėn e parakohshme tė dr.Ibrahim Rugovės, Presidentit tė Kosovės, liderit tė madh, intelektualit dhe humanistit tė shquar tė Kosovės (Dardanisė), i ka pikėllluar thellė nė zemėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Zvicer dhe mė gjėrė", thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr.
"Vepra dhe emri i dr. Ibrahim Rugovės, kanė qenė dhe do mbeten simbol i Lirisė dhe i Pavarėsisė sė Kosovės. Ishte arkitekt i madh i pavarėsisė sė Kosovės. Dr.Ibrahim Rugova do tė mbetet i nderuar dhe i respektuar tek populli i Kosovės dhe populli shqiptarė nė pėrgjithėsi, brez pas brezi", thuhet ndėr tė tjera nė telegram.

Psikologu 22-01-06 23:49

[size=6][b]Volfovic: "Rugovėn e kujtoj si njė luftėtar tė madh"[/b][/size]

Nju Jork, 22 janar - Presidenti i Bankės Botėrore, Pol Volfovic, i ka shprehur ngushėllime popullit tė Kosovės pėr vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilėsuar si luftėtar tė madh pėr tė drejtat e popullit tė Kosovės.
"Dėshiroj t'i shpreh ngushėllime tė sinqerta popullit dhe qeverisė sė Kosovės pėr humbjen e presidentit Rugova.
Rugova ka lėnė pas vete njė trashėgimi impresive tė veprimit tė pėrkushtuar pėr paqe dhe pėr realizimin e tė drejtave tė popullit tė Kosovės. Unė e kujtoj atė si njė luftėtar tė madh pėr tė drejtat e popullit tė tij dhe si njė njeri modern dhe tė arsyeshėm.
Nė kėtė moment vendimtar pėr Kosovėn, shpresoj se shembulli i Presidentit Rugova do tė ndiqet nga liderėt e Kosovės.
Banka Botėrore do tė vazhdojė ta pėrkrahė Kosovėn nė luftėn e saj pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e saj", thuhet nė mesazhin e presidentit tė Bankės Botėrore, Pol Volfovic.

Psikologu 22-01-06 23:50

[size=6][b]BBC: Udhėheqės botėrorė Rugovėn e quajnė njė lider pėr pavarėsi dhe udhėheqės historik tė Kosovės[/b][/size]

Londėr, 22 janar - Liderėt ndėrkombėtarė nė deklarimet e tyre i kanė shprehur nderim Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, duke bėrė thirrje tė vazhdohet puna e tij pėr njė tė ardhme stabile pėr Kosovėn, bėn tė ditur BBCWorld nė njė koment tė saj.
Pasi jepen prononcimet e Kofi Ananit, Mari Ahtisari, Zhak Shirakut, tė cilėt Rugovėn e quajnė njė lider tė moderuar pėr pavarėsi dhe udhėheqės historik tė Kosovės, ndėr tė tjera, thuhet:
"Lufta e mosdhunės e z. Rugova pėr pavarėsi i ka siguruar atij respekt tė lartė nė bashkėsinė ndėrkombėtare.
Kur presidenti serb, Sllobodan Milosheviq, anuloi autonominė e Kosovės mė 1989, z. Rugova themeloi Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK), e cila krijoi sistemin e vet tė spitaleve, tė shkollave dhe tė taksave, duke bojkotuar kėshtu administratėn serbe. Kjo ia dha atij statusin e 'babait tė kombit' nė radhėt e shqiptarėve tė Kosovės", thekson seksioni botėror i BBC-sė.

Psikologu 22-01-06 23:54

[size=6][b]NGUSHĖLLIM I MINISTRISĖ SĖ SHĖRBIMEVE PUBLIKE PĖR VDEKJEN E PRESIDENTIT RUGOVA[/b][/size]

Familjes sė Presidentit dr. Ibrahim Rugova

Presidencės sė Kosovės

Lajmi pėr vdekjen e Presidentit dr. Ibrahim Rugova na goditi rėndė. Presidenti i Kosovės me urtėsi tė madhe pėr mė shumė se njė dekadė na priu nė rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės. Dr. Rugova ishte arkitekt i pavarėsisė, vizionar i madh dhe burrėshtetas me cilėsi tė larta njerėzore e kombėtare. Nė rrugėn plot sfida tė pavarėsisė sė Kosovės, Dr. Rugova krijoi shumė miq nė botė.

Vdekja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn. Ai u nda nga kjo botė nė momentet mė tė rėndėsishme historike pėr popullin e Kosovės. Ai ishte i pėrkushtuar pėr shtetėsinė e Kosovės , pėr demokracinė e saj dhe pėr vlerat civilizuese dhe perėndimore .Ishim krenar qė patėm President dr. Ibrahim Rugovėn i cili kultivoi frymėn e tolerancės tė paqes dhe unitetit.

Ai do tė kujtohet pėrherė si udhėheqės i urtė qė ka dhėnė kontribut tė pazėvendėsueshėm pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tė ardhmes sė saj.



Prishtinė, 21.01.2006

MelihateTėrmkolli Ministre e MSHP-sė

Psikologu 22-01-06 23:56

[i][b]Kryetarit te Kuvendit te Kosoves, z. Nexhat Daci
Kryeministrit te Qeverise se Kosoves z. Bajram Kosumi
Kryesise se Lidhjes Demokratike te Kosoves,
Familjes Rugova
Qytetareve te Kosoves [/b][/i]

Telegram ngushellimi
Me dhimbje dhe pikellim morem lajmin per vdekjen e kryetarit te Kosoves, z. Ibrahim Rugova.


Gjithe populli shqiptar, kudo qe te ndodhet, e ndien dhe ndane me Ju dhimbjen per humbjen e madhe per Kosoven, per Ju dhe per te gjithe ne.
Atehere kur kosova kishte me se shumti nevoje per fjalen e Tij te urte, per qendrimin e Tij te qarte, per rolin e tij te rendesishem ne permbylljen e paralajmeruar te procesit te pavaresimit definitiv te Kosoves, Ai nuk do te jete me ne mesin tone.
Duke Ju percjelle ngushellimet e mia, te bashkepunetoreve te mi dhe te gjithe shqiptareve te Maqedonise, Ju lus te beheni te forte dhe dhimbjen ta ktheni ne perkushtim edhe me te vendosur ne percaktimin jetik te kryetarit te ndjere Rugova ; - gjithcka ne sherbim te pavaresise se Kosoves.
Ftoj popullin e Kosoves qe ne keto caste te veshtira jo vetem per familjen Rugova, po per te gjithe ne, te jete dinjitoz ne pikellim, sepse edhe me kete sjellje tonen ne do te deshmojme se Kosova tashme eshte shtet.
Me ngushellime vellazerore.
21 janar 2006

[b]Ali Ahmeti Kryetar i BDI-se [/b]

Psikologu 22-01-06 23:58

[size=6][b]Pėr: Kryesinė e LDK-sė
Nga: Kuvendi Komunal i Deēanit[/b][/size]

Ndarja nga jeta e presidentit tė Kosovės z. Ibrahim Rugova, ėshtė humbje e madhe pėr institucionet e Kosovės nė mėnyr tė veēantė dhe popullin e Kosovės nė pėrgjithėsi. Kėtė humbje e rėndon edhe mė shumė kjo periudhė nėpėr tė cilėn po kalon Kosova, periudhė kjo e finales sė perpjekjeve tona pėr sovranitet dhe pavarėsi.
Urojmė qė faktori politik shqipėtar dhe ai institucional, kėtė humbje ta
shėndrrojnė nė njė frymė tė unitetit dhe mobilizimit, nė kėtė fazė delikate
dhe tė rėndė pėr ne.
Pranoni ngushllimet mė tė sinqerta tė Kuvenit Komunal tė Deēanit dhe tė
popullatės deēanase.

[i]Kryetari i Kuvendit
Nazmi Selmanaj[/i]

Psikologu 23-01-06 00:00

[size=6][b]LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS-DEGA NĖ RAHOVEC[/b][/size]

[i][b]TELEGRAM NGUSHĖLLIMI FAMILJES RUGOVA, KRYESISĖ SĖ LDK-sė, KRYEKUVENDARIT AKADEMIK NEXHAT DACIT DHE KRYEMNISTRIT B.KOSUMI[/b][/i]

Kryesia e Degės sė LDKsė nė Rahovec, pėrkatėsisht kryetari Ibrahim Kryeziu, bashkė me kryesinė e FR dhe FG tė LDK-sė, si dhe nė emėr tė anėtarėsisė sė gjerė tė LDK-sė nė kėtė komunė, shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta pėr vdekjen e presidentit tė Kosovės, themeluesit tė LDK-sė, kryetarit tė pėrjetshėm tė LDK-sė, vizionarit dhe arkitektit tė pavarėsisė sė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Kumti pėr vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova, ishte lajmi mė i rėndė e mė i dhembshėm pėr tė gjithė ne dhe miqtė tanė kudo nė Botė. Me kėtė rast, Kosova, humbi njeriun e ėndėrrave shekullore, burrshtetasin e parė tė Kosovės nė historinė e re tė saj, vizionarin, politikanin, liderin, njeriun e unitetit dhe intergimeve kombėtare e ndėrkombėtare. Nuk thuhet rastėsisht se njerėzit e mėdhenjė, vdesin heret dhe pa kohė, siē na la edhe presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, nė kohėn kur i duhej mė sė shumti Kosovės dhe popullit tė saj e gjithė shqiptarėve.

Vdekja e presidentit tė Kosovės, ėshtė humbje tepėr e madhe dhe e pakompensueshme, pasi ai ishte njė burrshtetas i urtė, largpamės, humanist, personalitet i pėrmasave kombėtare dhe ndėrkomėbtare, qė trasoi rrugėn e njė procesi tė ri tė shtetit tė Kosovės sė pavarur dhe sovrane. Kjo figurė e ndritshme do tė jetė gjithmonė dritė e pėrjetshme qė do tė ndriēojė mbi Kosovėn e lirė, tė pavarur e demokratike, si dhe tė integruar nė institucionet mė tė larta ndėrkombėtare, pėr tė cilėn dr. Ibrahim Rugova punoi, luftoi dhe sakrifikoi deri nė fund tė jetės sė tij. Nė kėtė rast, Kosova, vėshtirė ngushėllohet, sepse e humbi njeriun e ardhmėrisė sė ndritshme, ndėrsa miqtė tanė ndėrkombėtarė humbėn njeriun e paqes e tė demokracisė sė mirėfilltė.

Rahovec, 22 janar 2006 [i]Kryetari i Degės sė LDKsė

Ibrahim Kryeziu[/i]

Psikologu 23-01-06 00:03

[i][b]Presidences se Kosovės Kuvendit,Qeveris,dheInstitucioneve,Shtetrore Lidhjes Demokratike te Kosovės Familjes se Presidentit dr Ibrahim Rugova Mbar popullit Shqiptarė nė Pėrgjithėsi[/b][/i]

[b] TELEGRAM NGUSHLLIMI[/b]

Me njė pikllim tė thellė nė zemėr, tė prekur nė shpirt, dhe tė lėnduar nė palcė morėm lajmin pėr vdekjen e Presidentit,,dr Ibrahim Rugovės.

Presidenti Rugova mbeti nje drit e pashuar i cili i ben roje Pavarsises, se Kosoves.Aji ishte arkitekti i Shtetit te Kosoves.Vepra e ti ishte vepėr madhėshtore ku Kosova e shumvuajturė pati pėr fatė tė mirė qė nė momentėt mė kyqe tė historisė sė saji ta ketė nė krye tė saji njė burrė tė Shekujve, i cili me nje ndėrgjegje tė lartė Kastriotase i priu popullitė shqiptarė pėr dy dekada mė radhė. Presidenti Rugova nė rrugėn e ti tė pavarsisė krijoji miqe tė shumtė.Pasiqė njihte mirė rrethanatė kohore politike, si dhe dallonte miqtė e vėrtet tė shqiptarėve aji na bėri mikė dhe aleatė mė shtetin me te fortė nė Botė me Ameriken. Aji pėrmes shumė veprimtarėve kombėtarė qė vepronin ne Amerikė, e ku nė mesin e tė cilėve do ta veqojmė mikun e ti mė tė ngushtė atdhetarin dom Anton Kqirėn, depėrtoji thėllė tekė administrata Amerikane, dhe nxorri sheshazi pėr herė tė parė tė vertėten historike se populli shqiptarė nukė ėsht popullė fundamentalistė siqė trumbetoninė borit pansllaviste te Beogradit, porė ėsht nje popullė i civilizuar, me njė kulturė tė lartė Evropiane dhe mė njė miqėsi tė pashoqė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. E nderuara Familje e Presidentit Rugova Te nderuar Institucione te Kosovės Duhet te beheni te fortė nė kėto momente tė zisė dhe pikellimit, nė kėto momentė kurė nga ju dhe ne u nda burri i besės e burrnisė, burri i madhė i kombitė i cili preji fillimitė e deri sa shkoji nė jetėn e pasosurė punonte pėr njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, duke mosė lėnė anashė edhe opcionet tjera tė mėvonshme pėr Bashkim Kombėtarė. Madje ky bashkim kombėtarė i trojeve etnike dhe demokratike pėr njė Shqipėri Etnike, e la jetim Presidentin tonė qyshė nė moshėn njėvjeqare, sepse pėr kėt ideal tė shenjėt kombetarė ju flijuan babaji Uke Rugova,dhe gjyshi Rrustem Rugova. Nė kėto qaste tė dhimbjesė krenare duhetė tė jemi tė fortė,tė bashkuarė si kurrnjėher mė parė, pėr tė quarė nė vendė amanetin e Presidentit Historikė te Kosovės dr Ibrahim Rugova. Ne kėto qaste te pikėllimitė tė thellė edhe ne historianėt,studiuesitė dhe veprimtarėt kombėtarė qė kemi marrė pėrsipėr ndriqimine e historisė tonė ju premtojm se tė vėrtetėn historike do tė punojmė qė tja shkruajmė dhe lėm brezave, ku do tė kenė rastinė tė lexojn se ne fundshekullin e njezet dhe fillim shekullin e njezet e njė ishte njė burrė i madhė i cili me menquri,vizionė tė qartė kombėtarė,pėrmes miqėve tė jashtėm, bėri qė tja hapė rrugėn pavarsisė se Kosovės, dhe mė vonė bashkimitė tė trojeve Etnike Shqiptare e aji atdhetarė ishte dr Ibrahim Rugova.

I qoftė i lehtė dheu i tokės sė Atdheut Presidentitė tė Kosovės dr Ibrahim Rugovės. [i][b]Nė emėr tė Keshillitė Organizues pėr Ndriqimin e Historisė Shqiptare[/b][/i][b]Prof dr Muhamet Shatri Kryetar

Nue Oroshi Sekretar[/b]

Urata 23-01-06 01:47

Kosovo mourns Rugova
Sun Jan 22, 2006 3:13 PM ET

By Matthew Robinson and Shaban Buza
PRISTINA, Serbia and Montenegro (Reuters) - Thousands of Kosovo Albanians paid tribute to their deceased president, Ibrahim Rugova, on Sunday as the search began for a successor to lead the disputed Serbian province into independence negotiations.

Police said that by early evening tens of thousands had filed silently past Rugova's hillside villa, where he died of lung cancer on Saturday just days before negotiations Kosovo Albanians hope will clinch the independence Rugova championed for 15 years.

Flags hung at half-mast as the 90-percent ethnic Albanian majority contemplated a vacuum left by the two-time president, a charismatic and powerful figurehead who had no clear successor when he died at the age of 61.

The government declared 15 days of official mourning.

The head of the United Nations mission that has run Kosovo since NATO bombs drove out Serb forces in 1999 appealed for unity as direct talks with Serbia begin, postponed from next week to early February after Rugova's death.

"[b]The aim to which he dedicated his life is that of a free Kosovo[/b]," Soren Jessen-Petersen told a special session of parliament.

"It is a vision whose realization remains in the hands of you, Kosovo's political leaders, whose unity and commitment to the president's mission will be vital in the coming months."

Rugova will be buried on Thursday in the capital Pristina, four months after he was diagnosed with lung cancer.

Pristina's main street was to be closed to cars for three days from midnight to accommodate thousands more people expected to visit parliament, where Rugova's body will lie in state from Monday.

"[b]People came from across Kosovo to pay a last visit to a man who lived as proudly as he died[/b]," presidential aide Muhamet Hamiti said of the crowds filing past Rugova's residence.

[b]Parliament has three months to vote in a new president, but Kosovo's Western backers are keen for Rugova's Democratic League of Kosovo to overcome bitter factionalism and fill the void sooner. Analysts struggled to come up with a likely candidate[/b].

"After Rugova begins a period of true democracy, since he left no successor," the Kosovo daily Express wrote. "Now the political competition will be between equals."

Parliament speaker Nexhat Daci, a Rugova ally, was appointed acting president and is reported to want the job long-term.

Television broadcast archive footage throughout Sunday charting Rugova's rise from long-haired dissident scholar to passive resistance icon.

Legally part of Serbia, the province of 2 million people has been run by the United Nations since 1999, when NATO drove out Serb forces accused of the "ethnic cleansing" of Albanian civilians in a two-year war with separatist guerrillas.

The UN Security Council gave the green light to talks on Kosovo's future late last year, responding to growing Albanian impatience with the status quo and U.S. warnings of fresh violence.

The major powers want a decision within the year. Serbia says Kosovo is the cradle of the its nation and can never secede.

But the Albanian majority has ruled out a return to Serb rule after years of repression in the 1990s, when Rugova turned the other cheek while he created a virtual underground state.

His policy of peaceful resistance was eclipsed by the guerrillas in 1998, but he bounced back after the war and was twice elected president.

Diplomats say Western powers will likely override Serbian opposition and steer negotiations over the next six months toward a form of independence, under continued international supervision for years to come

Urata 23-01-06 01:51

Sunday, January 22, 2006
Condolences on Ibrahim Rugova’s death
[b]UN Secretary General Kofi Annan [/b]expressed deep regret over the death of
Kosovo president and said that Rugova’s death came “at an important stage of
final preparations for talks on future status of Kosovo.” Annan said the president’s
death will not hinder negotiations process.

[b]UNMIK chief Sųren Jessen-Petersen [/b]said that President of Kosovo Ibrahim
Rugova was a uniting force. He said the unwavering belief of President Rugova in
his vision for Kosovo led him decisively towards all his life. “The best tribute we
can pay to President Rugova is to stand united in the coming months,” Jessen-
Petersen said.

[b]UN Status Envoy Martti Ahtisaari [/b]said Kosovo lost a historic leader in a crucial
period. “He was symbol of aspirations of Kosovo people,” said Ahtisaari, adding
that he was impressed by Rugova’s visions on the future of Kosovo.
[b]Albanian President Alfred Mo[/b]isiu said the news on the death of Ibrahim Rugova
“touched the hearts and feelings of Albanians everywhere.” He said the loss of
Rugova is great not only for Kosovo but for all those that speak the Albanian
language. [b]Prime Minister Sali Berisha [/b]said Rugova was a symbol of “historical
resistance of Albanians for realizing a centuries-old dream of independence.” He
said he hoped Rugova’s dream for an independent Kosovo will come true as soon
as possible.

[b]NATO General Secretary Jaap de Hoop Scheffer [/b]stated that Kosovo President
Ibrahim Rugova was committed to the idea of a democratic Kosovo. “I am
convinced that his legacy will continue at this crucial stage and lead people of
Kosovo towards the future.”

[b]COMKFOR Giuseppe Valotto [/b]said he lost a great friend in Rugova. He called on
the people of Kosovo to continue to act according to Rugova’s thoughts and
ideals.

[b]EU Foreign Policy Representative Javier Solana [/b]said, “With deep sorrow I
received the news on the death of President Ibrahim Rugova”. Solana said Kosovo
lost a historic leader who dedicated his life to the protection and promotion of
human rights in Kosovo.

[b]Head of European Commission Jose Manuel Durrao Barroso [/b]said Rugova was a
“highly respected leader”. He encouraged all leaders to continue to work in
Rugova’s spirit.

[b]Ursula Plassnik, chairperson of EU’s presidency [/b]said that Rugova, during his
extraordinary political career worked tirelessly for the interests of Kosovo.
US State Department issued a statement where it says that Kosovo lost a dearlyloved
leader and USA lost and old and respected friend. State Secretary
[b]Condoleezza Rice [/b]said United States will work with all citizens of Kosovo to build
a society based on principles of democracy, human rights and interethnic tolerance
“so highly appreciated by President Rugova.”

[b]British Foreign Secretary Jack Straw [/b]said Rugova was one of the most popular
figures in Kosovo. He said people of Kosovo should continue work on a stable and
multiethnic society.

[b]German Chancellor Angela Merkel [/b]said Rugova’s commitment against violence
should be a “legacy to all politically responsible people in Kosovo.”
[b]French President Jacques Chirac [/b]said, “Today, France…pays tribute to historic
role and courage that led Ibrahim Rugova to protect democratic rights of Kosovo
people.”

[b]Italian Foreign Minister Gianfranco Fini [/b]expressed condolences of Italian
Government to the people and administration of Kosovo.

[b]Austrian Chancellor Wolfgang Schussel [/b]said that Rugova with his strong
personality contributed to the policymaking in the southeastern Europe.
[b]Bulgarian Foreign Ministry [/b]issued a press release where it stated that the death of
Kosovo President comes at a delicate moment. “We are convinced that the
wisdom and pragmatism of Ibrahim Rugova will characterize the goals of leaders
that are to replace him,” reads the release.

[b]Croatian President Stjepan Mesic [/b]said Kosovo lost a leader who’s peaceful and
calm politics is needed in this key moment Kosovo is going through. “Ibrahim
Rugova will be remembered not only as a regional politician but as one of the
main characters in the events that occurred in former Yugoslavia in years
following its disintegration.”
(Kosovo Media)

[b]OSCE Ambassador in Kosovo Werner Wnendt said President Rugova shall be
missed by all.[/b]

Arb 23-01-06 02:28

Fundi i gandizmit apo lindja e nje miti
E Diele, 22 Janar 2006
Nga Sokol Dervishaj



Vdekja e Rugoves nuk eshte thjesht fizike. Ajo eshte padyshim kryelajmi i rajonit dhe shqetesimi me akut i kancelerive me te rendesishme boterore. Kosova mbeti pa President dhe LDK pa kryetar. Vakumi qe krijohet do te kerkoje nderhyrjet kirurgjikale me te sofistikuara politike dhe diplomatike, pasi nuk jeton me njeriu qe i dha dimension boteror njeres prej ceshtjeve ende te pazgjidhura te gjeopolitikes globale me gjithe dritehijet qe e kane shoqeruar. Pa dyshim qe vdekja e tij fizike ishte e pritshme, pasi Rugova kishte kohe qe vuante nga nje semundje e pasherueshme. Por ajo ishte edhe e parakohshme, pasi Kosova gjendet ne momentin me te rendesishem te te gjithe ekzistences se saj pa liderin historik, i cili u be i njohur ne te gjithe boten, jo aq per shallin simbolik qe mbante rreth qafes, sesa per politiken e tij te rezistences gandiste dhe lidershipin e pazevendesueshem qe i dha nje populli martir ne ditet e tij me te veshtira. Figura shume komplekse e Rugoves eshte shume e veshtire te zevendesohet, pasi ai ben tashme pjese ne ate komunitet te vogel personalitetesh dhe shtetaresh qe i kane vene vulen historise, jo vetem te vendit te tyre. Mungesa e tij ne negociatat e arferta per statusin e Kosoves e le kete te fundit pa negociatorin e saj kryesor, nje hapesire qe veshtire se do te mbushet ne lartesine e tij nga dikush tjeter. Mungesen e Rugoves do ta ndjejne si miqte ashtu edhe armiqte e tij. Bashkeqytetaret e tij kosovare do ta ndjejne kete mungese ne jeten e tyre te perditshme dhe ate te perspektives, pasi guri me i rende i themelit te shtetit te ardhshem kosovar nuk eshte me atje. Shume do ta ndjeje kete mungese politika kosovare, e cila mund te marre konfigurime krejt te reja dhe te paparashikueshme per shkak te nje hapesire personaliteti dhe politike shume te madhe qe mbetet pas. Mungesen e tij do ta ndjejne te gjithe bashkeatdhetaret shqiptare, te cileve do t'u mungoje njera prej figurave me epokale dhe influente te historise se kombit shqiptar. Ai do t'i mungoje gjithashtu politikes dhe diplomacise nderkombetare, per te cilet ai ishte perfaqesuesi dhe udheheqesi kryesor i shqiptareve te Kosoves edhe ne ditet me te errta dhe te paqarta te karrieres se tij politike. Kete mungese do ta ndjeje gjithashtu edhe politika ne Beograd, e cila tashme duhet te ballafaqohet me nje drejtues te ri negociatash, i cili nuk mund te kete staturen politike te Rugoves dhe as ndikimin e tij absolut mbi ndjenjat dhe besimin e popullit kosovar. Prandaj vdekja, pervec se e largoi fizikisht nga kjo jete dhe kjo ishte me e shumta qe mund te bente, i jep atij dimensionin e nje miti dhe heroi te pazevendesueshem, qe ka lene gjurme ne historine e vendit te tij dhe qe ka qene nje nder aktoret kryesor te ngjarjeve megadimensionale ne kete rajon te trazuar te botes qe quhet Ballkan e qe ka shembur disa perandori.

doGzona 23-01-06 02:33

23 janar 2006 /TN

[b]Zėri i Amerikės [/b](22.01.2006) - Besim Abazi

Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili sipas Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, trashėgon postin e presidentit, tha sot nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se Prishtina do t’i dėshmojė botės sė Kosova ėshtė vend i stabilitetit nė Ballkan. Nė intervistėn qė i dha Zėrit tė Amerikės, ai tha se institucionet janė tė gatshme t’i pėrmbushin detyrimet e tyre nė pajtim me pėrgjegjėsitė kushtetuese e ligjore.

[b]Zėri i Amerikės[/b]: Zoti Daci, ku ėshtė Kosova 24 orė pas vdekjes sė presidentit Rugova?

[b]Nexhat Daci:[/b] Kosova ėshtė nė rrugėn qė 16 vite mė parė e ka filluar presidenti Rugova. Dhe unė i garantoj shqiptarėt jo vetėm tė Kosovės por shqiptarėt nė diasporė, nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė Luginė tė Preshevės, nė Mal tė Zi dhe nė Evropė, qė personaliteti i Rugovės ėshtė obligim shpirtėror i qytetarėve tė Kosovės, i shqiptarėve nė veēanti qė ta vazhdojnė atė rrugė qė jemi afėr finalizimit tė saj.

Kosova ėshtė nė dhimbje tė thellė pėr humbjen e personalitetit kryesor tė shekullit qė kaluam pėr Kosovėn. Por, Kosova ėshtė krenare mė tepėr se gjithkush nė Evropė qė pati fat ta ketė njė personalitet tė tillė qė tė jetė lider jo vetėm shpirtėror por dhe politik edhe krijues dhe janė obligime tė mia nė institucione, tė qeverisė, parlamentit dhe partive politike qė tė ruajmė njė unitet edhe mė funksional se sa e krijuam me presidentin dhe janė obligimet e mia nė institucione qė t’i shtojmė mundin dhe djersėn tonė pėr ta finalizuar atė qė presidenti Rugova i thoshte gjithkujt, njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės.

Nė tė njėjtėn kohė do tė doja t’i shprehja falėnderimet ose tė them ngushėllimet pėr presidentin Clinton dhe madam Albright qė aq shumė bėnė pėr idenė e Rugovės, pėr sjelljen e demokracisė nė Ballkan, por edhe NATO-s dhe tė gjitha vendeve tė Bashkimit Evropian.

[b]Zėri i Amerikės[/b]: Vdekja e presidentit Rugova ndodhi nė njė periudhė shumė tė ndjeshme pėr Kosovėn kur kanė filluar edhe bisedimet pėr zgjidhjen e statusit politik tė saj. Si mendoni se mund tė reflektohet mungesa e tij nė kėtė proces?

[b]Nexhat Daci:[/b] Unė mendoj duke e njohur mentalitetin e popullit tim, kjo ngjarje tragjike pėr ne do tė jetė mobilizim i shumėfishtė qė unitetin e krijuar nė institucione pozitė – opozitė jo vetėm ta ruajmė por ta forcojmė edhe mė tepėr. Tė mos bėjmė asnjė hap, asnjė gjest qė do tė dėmtonte kėtė unitet dhe me kėtė do t’i tregonim bashkėsisė ndėrkombėtare qė shqiptarėt janė faktor i rėndėsishėm nė Ballkan, faktor stabiliteti, ndėrsa Kosova e pėrgatitur pėr shtet sovran dhe tė pavarur.

[b]Zėri i Amerikės:[/b] Ndonėse ka vetėm njė ditė nga vdekja e presidentit, tashmė diskutohet pėr trashėgiminė politike tė tij, duke theksuar se ka lėnė njė zbrazėtirė nė udhėheqjen politike tė Kosovės. A do tė kenė institucionet e saj kurajė tė mjaftueshme pėr tė tejkaluar kėtė posaēėrisht kur bėhet fjalė pėr trashėgiminė politike tė tij?

[b]Nexhat Daci:[/b] Unė besoj qė kosovarėt kanė kapacitet, kanė vullnet, por mbi tė gjitha kanė obligim, qė atė barkė, atė anije tė udhėhequr nė mėnyrė brilante nga presidenti Rugova, nuk do tė mundohemi t’ia ndėrrojmė as kursin as ta destabilizojmė. Jam i bindur thellė se ka shumė vullnet nė kėtė drejtim nė LDK (Lidhja Demokratike e Kosovės) dhe nė Kosovė dhe institucionet janė tė gatshme qė obligimet e tyre konform pėrgjegjėsive kushtetuese, ligjore dhe shoqėrore t’i kryejnė dhe t’i udhėheqin si duhet.

Arb 23-01-06 02:35

[b]Profeti nga Cerrca [/b]

E Diele, 22 Janar 2006

[b]"Vetem Hazreti Muhamedi, tani Rugova, kane qene. Njeri si Rugova nuk mund te lind nene shqiptare mbi kete toke". Keshtu thone bashkefshataret e Ibrahim Rugoves ne vendlindjen e tij ne Cerrce te Istogut [/b]

Nga fshati Cerrce i Istogut

Nebih Maxhuni

Heren e fundit tashme me te ndjerin Ibrahim Rugoven ishte takuar para nje viti gjate ceremonise se perurimit te rruges Istog-Peje. Lokja Myze Hasanaj, rreth te 65-ve, prej se kishte marre vesh per vdekjen e Presidentit Rugova, asaj nuk iu kishin ndalur lotet per humbjen e fqinjit te pare. Kjo plake thote se Rugova ka qene njeri i urte dhe se ishte rritur jetim, ngase babai e kishte lene ate vetem nje muajsh.

Myza para 41 vjetesh ishte martuar ne Cerrce, ku kishte lindur Presidenti Ibrahim Rugova. Edhe pse ne moshe te shtyre, kujton shume qarte se si ishte rritur dhe shkolluar Ibrahim Rugova. "Une e mbaj mend shume mire. Eshte shkolluar per gazep, nena e ka shkolluar vete se Serbia ia ka vrare baben dhe babagjyshin e tina", thote plaka, e cila nuk pushon se qari per vdekjen e Presidentit dhe fqinjit te saj.

I kujtohet shume mire gjithe historia e Rugoves, por ne mendjen e saj sillen vetem dy gjera. Fotografia qe ka bere me Presidentin tashme te ndjere si dhe mbajtja peng me gjithe familjen e tij nga forcat e sigurimit shteteror te Sllobodan Milloshevicit. "Njeri ma te mecum nuk ka, pasi ai ka luftue shume per Kosoven vec ne burg cka ka hjek prej shkijeve gjate luftes, vetem ai e din dhe nuk ia m' rrini ymri me ba Kosoven shtet sovran dhe te pavarur", thote plaka Myze Hasanaj, e cila kishte dale para shtepise se saj dhe shikonte cdo njeri qe hynte ne familjen Rugova per te ngushelluar.

Ajo tere kohen sa po fliste, luste Zotin qe Kosova te behet ashtu sic kishte kerkuar Rugova ne cdo takim te tijin me burreshtetas te ndryshem per njohjen formale te pavaresise se Kosoves. "Ishalla more Zot bohet Kosova qysh ai ka pas qejf . Eshte dem i madh qe vdiq Rugova per Kosoven se nuk mujti me prit Kosoven te pavarur pas gjithe asaj qe ka bo", rrefen ajo.

Ndryshe, prej se mediat ne Kosove kane raportuar per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova, turma e njerezve ia kishte mesyre shtepise se familjes Rugova ne Cerrce te Istogut, per te ngushelluar per vdekjen e Rugoves. Ismajl Rugova, djali i axhes se Ibrahim Rugoves, thote se pak para ores 12 te mesdites vellai i tij, Naseri, kishte njoftuar per vdekjen e Presidentit.

"Ka qene lajm te cilin nuk e kemi prit ne keto momente. E kemi marre lajmin shume rende, eshte humbje e madhe per familjen si dhe popullin e Kosoves", thote Ismajli, i cili kishte dale ne hyrje te shtepise dhe priste njerezit qe vinin per te ngushelluar. Ismajli thote se shume njerez te Kosoves nuk e kane ditur se kush ka qene Ibrahim Rugova, por pas vdekjes se tij gjithcka do te merret vesh. Ai thote se eshte rritur si femije se bashku me Rugoven dhe se kane jetuar se bashku ne nje shtepi.

"Kemi jetuar ne bashkesi se kemi ndare kurre nga vellezerit ne jemi gjashte dhe Ibrahimin e kemi konsideruar si vellain e shtate", tregon Ismajli. Ai thote se karakteristike e Ibrahim Rugoves ka qene se qysh si femije ishte i urte dhe nxenes e student i dalluar. "Une shume e kam ngucur gjate jetes, s'ka dite me kthye dore kurre. Ai ka mbet jetim njemuajsh, e ka rrit baba im, e ka shkolluar deri sa ka shkue ne Prishtine per studime. Ka qene nxenes shume i zgjute. Vetem kujtime te mira kemi prej tij", thone ne familjen Rugova.

Ne familjen e tij ne Cerrce thone se Rugova ka qene nje intelektual i rralle dhe burreshtetas i mire, qe ka punuar per ceshtjen e Kosoves. "Ka punuar per me arrit qe ta beje Kosoven shtet enderr, kjo e secilit shqiptar, por Zoti i madh dhe qe ndodhi kjo..., por prape jemi te bindur se se bashku do ta realizojme endrren e tij", thone familjaret. Nga viset e ndryshme te Kosoves, njerezit vinin per te ngushelluar familjen Rugova. Sipas familjareve, ne oret e vona eshte paralajmeruar te vine shuam zyrtare te institucionesh ne Cerrce per te ngushelluar familjen Rugova per vdekjen e Ibrahim Rugoves.

"Fshataret shume jane te pikelluar, i gjithe fshati u organizua per te shkuar ne Prishtine, ne Velani, per te bere homazhe. E kemi deshte jo si President, por si bashkefshatar, ka qene shembull gjithmone", thone ne vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Pak para rruges qe con drejt familjes Rugova ishin mbledhur shume bashkefshatare te Rugoves per te udhetuar drejt rezidences, ku tashme gjendet trupi i pajete i tij. "Une Dr. Ibrahim Rugoven e njoh prej feminise. Ka qene 5 vjet para meje qitu i kemi shpijat vetem Hasreti Muhamedi, se njeri ma te mire se Ibrahim Rugoven nuk lind nene shqiptare ne Kosove. Sot kesi njeri nuk ka as kurre nuk ka me lind, u kon i urte, i sjellshmi, i shoqerum me cdo njeri po deri qaty e ka pas...", thote Muhamet Magjari, banor i Cerrces. Ne oret e mbremjes nje autobus me perplot cerrcas kane udhetuar drejt Prishtines ne rezidencen e Ibrahim Rugoves.

I ndjeri Ibrahim Rugova heren e fundit ne vendlindjen e tij kishte shkuar para nje viti per te prere shiritin perurues te rruges Peje-Istog. Presidenti Ibrahim Rugova eshte larguar nga fshat i tij i lindje, Cerrce, ne vitin 1970 per te jetuar ne kryeqytet. Por, ai here pas here kishte shkuar ne familjen e tij ne fshat per te vizituar me te dashurit e tij. Qe nga viti 1990 kur ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova ishte pare me rralle duke udhetuar ne Cerrce te Istogut.

Diten e varrimit, te merkuren, bashkefshatare te tij do te organizojne qe me autobus te vine deri ne Prishtine per t'i dhene lamtumiren e fundit bashkefshatarit te tyre si dhe njehere ish kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Ne qytetin e Istogut, me t'u kumtuar lajmi per vdekjen e tij, ishin ngritur flamujt kombetare ne gjysmeshtize ne shenje zie.

Arb 23-01-06 02:36

[b]Prishtina vajton Presidentin

E Diele, 22 Janar 2006
Qytetaret e Prishtines jane te merzitur me vdekjen e Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugoves. E cilesojne si njeri te paqes dhe mirekuptimit, i cili e ka treguar veten ne momentet me te veshtira qe ka kaluar dhe po kalon Kosova [/b]
Milot Hasimja

Artan Behrami

Vdekja e Presidentit i ka shkretuar dje rruget e Prishtines, te cilat ndryshe nga dite tjera te fundjaves, nuk gumezhinin nga qytetaret e shumte. Ne fytyrat e qytetareve verehej pikellimi, ndersa dhimbja edhe me shume shtohej kur nga radio transistoret per cdo ore perseritej lajmi per vdekjen e Presidentit te Kosoves, dr. Ibrahim Rugova. Fjalet nuk mjaftonin per ta treguar dhimbjen, por emocionet ne fytyrat e qytetareve tregonin qarte per gjendjen emocionale, e kesaj dhimbjeje i shtohej edhe qetesia qe mbreteronte ne rruget e kryeqytetit.

Fjalet qe me se shumti perseriteshin ishin "ngushellime, ngushellime", ndersa pas tyre pasonin shtrengimet e duarve te qytetareve te cilet ngushellonin njeri-tjetrin. Kafenete e kryeqytetit ishin te mbushura plote me qytetare, fytyrat e te cileve ishin te drejtuara ne televizionet e varura ne mure per te mesuar me shume rreth vdekjes se presidentit te tyre.

Te gjithe e kishin pritur se nje dite do te vdese, por e kishin te veshtire qe te besonin se e shtuna do te jete dita e zeze per Kosoven. Lejla Dyla e kishte te veshtire qe t'i shprehte emocionet e saj me fjale, lidhur me vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Asaj i dridhej zeri dhe faqet i kuqeshin, ndersa nga syte e saj pikonin lot qe tregonin dhimbjen e saj per Presidentin.

"Eshte nje humbje shume e madhe.....", ishin vetem keto fjale qe Lejla i nxori nga goja, ngase lotet dhe fytyra e ngrire e saj tregonin me se miri pikellimin qe ndiente ne ato caste per vdekjen e Presidentit Rugova. Per shume kryeqytetas, Ibrahim Rugova ishte mit dhe ne mendjen e tyre i pazevendesueshem, i tille ka qene dhe do te mbetet perhere edhe ne kujtesen e kitaristit te njohur kosovar, Shefqet Hoxha nga Prishtina. "Ibrahim Rugova eshte ba mit i shqiptareve kosovare", thote Hoxha, duke shtuar se vdekja e tij megjithate ka qene nje fakt qe tashme sa kohe pritej.

Ndonese shpresat per t'u sheruar plotesisht nga semundja e rende e kancerit qe kishte Presidenti Rugova ishin shume te vogla, Shefqeti megjithate ka shpresuar qe do ta priste pavaresine, per te cilen ai ka luftuar tere jeten e tij. "Edh pse eshte pritur kjo vdekje, me ngushellim shume te madh e kemi pritur, Ibrahim Rugoves i kemi shume borxh, ai ishte luftari i palekundshem gjate gjithe terrorit serb ne Kosove dhe asnjehere nuk iu treme syri dekada me radhe", tregon Shefqet Hoxha i pikelluar thelle me vdekjen e Rugoves.

Pikellimin per humbjen e jetes se Presidentit Rugova e shpreh edhe Aziz Salihu, boksieri me i mire kosovar i gjitha koherave. Vdekja e Rugoves per Azizin "eshte nje humbje per gjithe Kosoven, duke e cilesuar ate si nje njeri te urte i cili fale politikes se tij paqesore nuk eshte dorezuar as ne kohet me te veshtira". "Eshte nje humbje e madhe per Kosoven, eshte shume keq qe ai nuk e ka pritur pavaresine e Kosoves, ai ka ba cmos, i vetmi ai kurre nuk eshte dorezu dhe e pruni krejt boten ne Kosove", thote boksieri Salihu. Ndersa syte po i mbusheshin lot, Presidenti Rugova per Salihun eshte nje njeri qe veshtire se mund te nderrohet dhe te gjendet nje si ai. "Vec Rugoven nuk mundet me nderrua kerkush hic, duhet tash populli me zgjedh nje kryetar tjeter, por si ky nuk eshte kerkush. Nje kohe e gjate ka me shku per me pas nje njeri si ky. Ai eshte njeri i madh edhe kane me pa shqiptaret ca ka me bo bota per to", thote Salihu.

"Per mu si Azis, si sportisti ma i madh shqiptar, une vete , familja ime, gruja ime, f' mit e mi jane te hendikepum jane te merzitur , ai njeri eshte njeri i madh edhe do te shkon nje kohe e gjate e nuk do te kemi asi njeri", thote Salihu.

I tronditur rreth vdekjes se Presidentit Rugova ishte edhe qytetari i vjeter i Prishtines, Avni Plepolli. "Jemi shume te tronditur..., shume ai ka qene personi me i merituar gjate ketyre viteve Kosova duhet te mburret me veprat e tij', shprehet ai, duke kujtuar momentin kur e ka marre lajmin per vdekjen e Presidentit.

Alban Isufi, nje i ri nga Prishtina, ishte tronditur me vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cmuar ate si nje njeri te paqes dhe nje njeri te pazevendesueshem per vendin te cilin e ka pasur. "Dr Rugoven e cmoj si njeri dhe si politikan famoz i popullit tone, si njeri i paqes,. Eshte i pazevendesueshem", thote Albani, student i shkencave politike. Albani mendon se me vdekjen e Rugoves do te vine edhe problemet, posacerisht kur per disa dite do te fillojne negociatat, ndersa lideri mungon. Qamil Galimunes nga Prishtina i dhimbset tej mase Presidenti Rugova, duke e cilesuar ate si njerin nga personat qe ka marre detyren ne kohet me te veshtira. "Po mu dhimet shume valla se ai e ka marre ate detyre atehere kur u kane ma s' veshtiri", thote ai. Qamili tashme e ka hallin se kush do te mund te ta zevendesonte presidentin e ndjere dhe kush do te mund ta kryente punen sikurse ai.

Psikologu 23-01-06 02:59

[size=6][b]TRAGJIZMI I TE NESERMES[/b][/size]
[i]
KOLEC TRABOINI, Boston[/i]

Vdekja e Rugoves eshte nje dhembje deri ne fatalitet, eshte nje tragjedi qe e perjeton mbare populli. Por pertej dhembjes e tragjedise qe shoqeron cdo vdekje njerezore, vdekja e Ibrahim Rugoves eshte dhembja per nje humbje te pazevendesueshme ne nje moment kritik per fatet e Kosoves, nje prej sfidave me te rrezikshme qe koha e fati u ve perpara shqiptareve.
Ne kete kuptim tragjizmi me te cilin nisi dhe u mbyll jeta e nje lideri, kalon tek populli i tij pa mundur kurre te sherohet nga kjo dhembje deri ne fund. E kjo jo se Ibrahim Rugova kur ishte femije pa ti pushkatohej babai prej pushtuesve serb ne prak te shtepise, pa ti pergjakej femijeria e vet, cfare e shtyti mesaduket ne idete e tij paqesore dhe te urrente dhunen, por per faktin se askush nuk do te mund te kete ne te ardhmen profilin e tij si paqeberes. Ndoshta ky eshte shkaku qe populli i thjeshte, ndryshe prej politikaneve, e besonte ate dhe i kishte dhene qe ne te gjalle atributet e nje profeti, simbolit te paqes.
Te ishte vrare Ibrahim Rugova ne lufte sic i vra i paharruari Fehmi Agani, ndoshta nuk do te ishte ndjere kaq tragjike si sot vdekja e tij fizike, sepse ai moralisht kurre nuk ka vdekur e kurre nuk do te vdese, kjo per faktin se atehere ishte lufte dhe ne lufte faktori Rugova nuk ishte zoterues i gjendjes e i rrjedhojave, ndersa ne kohe paqe ai ishte e mbeti zoterues i plotfuqishem e i pazevendsueshem i situatave ne Kosove.
Rugova ishte paqesor i luftes dhe luftetar i paqes. Dhe pikerisht vdekja e tij ndodhi atehere kur paqja e triumfi i idealeve te tij per pavaresine e Kosoves kishte me shume se kurre nevoje per urtesine, pjekurine, mencurine dhe gjakftohtesine e Rugoves, cfare gjasat jane te mos mund ti gjejme tek asnje udheheqes tjeter ne radhet e atyre qe bejne sot politiken ne Shqiperi dhe ne Kosove.
Ibrahim Rugova vdiq duke lene pas enigmen se kush do te mund ta udheheq popullin e Kosoves me po ate siguri prej shkembi rugovian drejt lirise, pavaresise se plote e te pakushtezuar, drejt prosperitetit dhe bashkimit te plote ne familjen europiane. Kjo per faktin se shumica e atyre qe sot gjenden ne tribunat e politikes kosovare, jane nje brez luftetaresh qe njohin armet per tu mbrojtur, njohin rezistencen, kane aspirata te njejta me Rugoven sa i perket qellimit final, por nuk kane as aftesite e intuiten diplomatike dhe as autoritetin e tij per tju imponuar opinionit dhe qarqeve diplomatike nderkombetare. Keshtu qe ekipit qe perfaqeson popullin e Kosoves ne negociatat per te ardhmen, u mungon drejtuesi, u mungon kapiteni, ai qe me gjakftohtesi sheh fushen e lojes dhe jep keshillat, orjentimet, ve mencurine dhe argumentin ne sherbim te forces per tja arritur qellimit. Ajo qe e ben gjendjen akoma me te pikellueshme eshte kumti i te nesermes nese bashke me vdekjen e liderit vdes dhe endrra qe pershkoi dy skajet e jetes se tij
Ne sot shprehim dhembje, dergojme ngushellime, shprehim levdata te meritueshme per prinjesin qe vdiq atehere kur nuk duhej te vdiste,shpallim dite zie kombetare, e varrosim me nderime, i veme kurora lavdie mbi varr, mund tu veme emrin e tij rrugeve, shesheve e shkollave por pa mundur kurre ta kthejme pas, cfare do te thote pa mundur qe te shohim nje Rugove te ri, nje udheheqes ne formatin e tij, sa te perfolur dhe aq te admirueshem gandist, per te cilin te kene respekt dhe besim thuajse te verber si populli shqiptar i po ashtu edhe qarqet diplomatike nderkombetare.
Ne fjale te fundit, dhembjen per humbjen e Ibrahim Rugoves e ndjejme sot, por akoma me shume do ta ndjejme neser.

Psikologu 23-01-06 03:01

[size=6][b] LAVDI PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA[/b][/size]
[i][b]Sami Repishti[/b][/i]


Me 22 janar 2006, ne Prishtine, Kosova e Lire, pushoi zemra fisnike e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. Vdekja e tij, ne moshen 61 vjecare, megjithese jo e pa-pritun, ka trondite zemrat e miljona shqiptareve, dhe miqve e huej ne cdo kand te botes. Humbja e tij ne nji periudhe kritike per trojet dardane e per kombin shqiptar e ban kete humbje edhe ma te thelle. Ngushellimet tona ma te ndieshme per familjen Rugova, kole-get e tij, dhe te gjithe vellaznit e motrat tona shqiptare te Republikes se Lire te Kosoves.



Une e njoha Presidentin Ibrahim Rugova ne prill te vitit 1990, kur ai me koleget e tij erdhen ne Washington,D.C. I qarte ne mendime, i bindun ne drejtesine e kauzes tij, i frymezuem nga idete perparimtare dhe demokratike te botes euro-atlantike, Dr. Rugova kerkoi me binde Administraten amerikane ne drejtesine e kerkesave te tia per mbrojtje te popullsise shqiptare te persekutueme nga autoritetet komuniste serbo-jugosllave, dhe per njohjen e identitetit shqiptar te atdheut tij. Kete mision ai e kreu me sukses, tue fitue kre-dibilitetin e Kongresit dhe Ekzekutivit amerikan. Fale punes tij, sot “problemi shqiptar” ne ish-Jugosllavine ashte ne rendin e dites se diplomacise botenore, e sidomos amerikane.

(Ato dite, Shqiperia per Kosoven ka qene nji udhetare e hutueme ne mes te dy boteve: njena e vdekun bashke me ramjen e turpshme te komunizmit, dhe tjetra e traumatizueme nga mbas-efekti i ketij fenomeni te shemtuem,dhe e paafte me linde si “bote europiane”)



Qe nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar, e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare te Kosoves.



Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu dhe vepra, do te mbeten gjithehere nji individ-subjekt i mirenjohjes , dhe nji subjekt-objekt studimi e interpretimi qe do te pasunojne historine tone kombetare shqiptare. Per 16 vjet me rradhe, intelektuali i angazhuem shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ka jetue me litar ne gryke. Ma ne fund, e mundi smundja, e heshti vdekja fizike. Por Ibrahim Rugova ashte nga ata qe tejkalojne prakun e vdekjes e fitojne permasa universale, ne kohe e hapesine. Kjo figure e shqueme bujarie dardane, ka marre permasa te perhereshme qe mundin edhe vdekjen.

Pushofte ne paqe e lavdi te perjeteshme!

*

Madheshtia e personalitetit te Ibrahim Rugoves u realizue sidomos kur ai perballoi dilemen e terrorit millosheviqian : a duhet te terhiqemi para nji realiteti te ketill qyshe ne fillim, a duhet ta denojme, si duhet te reagojme? A duhet te perpiqemi me e tejkalue, tue e cveshe lakuriq murtajen e terrorit komunist serb para botes e qytetnueme, tue fitue keshtu simpatine e botes, si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin pa kushte? Pergjegja qe dha Dr. Ibrahim Rugova ka qene rezistenca aktive me mjete paqesore,- jo agresionit, jo shtypjes, jo nenshtrimit, dhe jo dhunes si arme e qendreses se patundun , deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.







2

“Levizja e jone- shkruente Dr. Rugova – ka linde nga nji domosdoshmeni (e imponue-me), dhe nga nji zgjedhje e jona ( e ndergjegjshme). Populli e kuptoi se me kohe, na do te fitojme. Ai kupton gjithashtu se nuk ka zgjidhje tjeter vec vete-permbajtjes kur ballafaqo-het terrori…Nji lufte ne Kosove, don te thote masaker… Ne pesojme dhunen shtetnore dhe segragacionin. Qe kjo gjendje nuk ashte nji lufte e hapun, ashte merita e politikes sone paqesore te rezistences.”

Dr. Ibrahim Rugova ka qene arkitekti dhe mjeshtri i punes qe zbatoi kete politike!



Si rrjedhim, nji shoqeni e re shqiptare ka linde ne Kosove! Sot, vellaznit e motrat tona po ndertojne nji jete te re, moderne: nji vazhdimesi kulturale, morale e politike ne Kosove Menjifjale, esencen e nji identiteti dardan te njimendte, para-ardhes i lirise se vertete per te gjithe. Filozofi shqiptar, Ibrahim Rugova, qe humbi gjyshin, dhe babajn 27 vjecar ne vitin e mbrapshte 1945, dy viktima te terrorit serb, dhe qe perjetoi ne Kosovne martire vitet e”vrasjes kolektive te nji populli te heshtun…” (Ch.von Kohl), shprehet keshtu:” Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje, na nuk do ta lejojme! Perndryshe, do te desh-tojme ne perpjekjen tone me kepute zinxhirin e dhunes (ne vendin tone)…Na jemi angazhue me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes (se perendimit)”

Kjo kethese shenon edhe lindjen e patriotizmit te ri e modern ne trojet dardane!



Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove ishte perbuzeja e ‘rendit politik’ dhe “qetesise” qe mbeshtetej ne bindjet terroriste qe perjashtojshin ekskluzivisht dhe sistematikisht qeverisjen e qytetareve, dhe te drejtat e tyne me marre pjese ne shoqeni e shtet. Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove nuk ishte vetem perbuzeja e nji qendrimi imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrfikonte te drejten e cdo individi me qene i lire. Ky kundershtim merrte formen e rezistences koshiente, kur shtypja e pushtetit te kuq poshtenonte qeniet njerezore, dhe ne formen ma te ulet- sido-mos te pambrojtunit., to dobettit, qe vuejshin pa za ne nji heshtje mbytese. Ky kunder-shtim qe u konkretizue ne rezistencen e organizueme kunder murtajes komuniste serbe ne Kosove ushqeu shpirtent e te gjithe pjesemarresve te revoltuem, sikur dojshin me thane:

O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmi e gjalle e mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!



Njeriu duhet te kete nji ndjenje te forte lidhje me nji tjeter njeri. Ne mungese te kesaje ndjesie, asgja nuk na afron. Dy qenie njerezore jane te huej per njeni tjetrin. Linde nevoja e pjesemarrjes se pandashme ne njerezimin mbar. Ushqehet e kultivohet ndjesia e bash-kesise, e afrimit, e unjisimit ne nji qellim te perbashket, ne nji rruge te perbashket…ne ndertimin e mbajtjes se nji bote te perbashket. Ky ashte revolucioni paqesor i Kosoves se okupueme. Dhe, ky ka qene edhe mesazhi i levizjes paqesore te Kosoves qe udhehoqi Dr. Ibrahim Rugova. “Kjo ashte rruga e rezistences politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise.” (Allain e Galmiche)

Ky ashte edhe patriotizmi i ri e modern qe zhvillohet sot ne trojet dardane!





3

Per shqiptarin Ibrahim Rugova, nji Kosove e lire dhe e pavarun ka qene esenca e mendimit tij. Trashegimi tij, deshira tij ma intime, bota e tij qe asgja tjeter nuk e zevendson ose ndryshon, ashte nji esence qe tejkalon cdo gja tjeter ne jeten e tij… Per boten e Rugoves, aty ku mbarojne vlerat e trashegueme shqiptare, aty fillon anti-shqiptarizmi. Per breznine e Rugoves, nevoja e absolutes ne boten e kaosit ka qene – e une mendoj se akoma mbetet – e zevendsueme nga shqiptaret me nji perqafim pa kushte te tokes dardane qe disa here ka marre edhe tone fanatizmi, dhune e agresioni. Kosova e lire dhe e pavarun qe andrroi Ibrahim Rugova, po kultivon patriotizmin e ri dardan…!



Per intelektualin Ibrahim Rugova nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja ne Europe kane qene dhe mbeten nji element i fatit shqiptar, nji paevitueshmeni historike. Ai mendoi per ate, e studjoi ate, e perfytyroi me nji konfidence te plote ne te ardhmen, dhe priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai ushqeu me kujdes, e dashunoi dhe e shperndau rreth e rreth vehtes, per miq e kundershtare njilloj. Intelektual i frymezuem nga idete e Renaissances europiane dhe idealet e humanizmit kontinental, ishte i pergatitun me pranue modernizmin.. Ne shekullin qe jetoi, mendimi i tij intelektual nuk ka qene nji kercim nga konceptet mesjetare ne modernizmin e shekullit njizet. Qe nga studjuesi i Pjeter Bogdanit deri te studenti i Roland Barthes ka nji vazhdimesi pa nderpremje kujdesi per njeriun. Per Dr. Ibrahim Rugoven, nji komb perbahet nga qenie te lira, te krijueme nga Zoti –qe ai besonte- si individe te lire me vullnet te lire (nji fryme kristiane qe ai njohu mire), individe qe jetojne, e mendojne me plot ndjesi.



Ai kuptoi se nji “ideologji” nuk duhet te jete per asnji arsye qofte, “la somma sapienza”, as jeleku i ngushte, ligji “hyjnor” i padiskutueshem dhe i paprekshem. Njeriu, duhet te mbetet qendra e vemendjes sone; cdogja tjeter mendohet ne funksion te sherbimit per njeriun, e vetem per njeriun. Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte kete aksiome, dhe nuk e trathetoi asnji here. Ai zgjodhi aksionin “…me qellim qe kombet e Ballkanit nji dite te pranojne jeten e perbashket, qe te provoje se ashte e mundun mbrojtja e nji kauze kombetare pa ra ne kurthin e nacionalizmit.” (Allain e Galmiche) Perndryshe, ai do te kishte kalue oret e gjata ne biblioteke…!



Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte diferencen ne mes te shqiptareve te shtypun, e serbeve shtypes ne Kosove! Te paret njohin vehten plotesisht ne imazhin e krijuem nga vete popullsia shqiptare e Kosoves. Ata identifikohen me vendin e tyne, shkrihen ne boten e vendit tyne, marrin pjese ne jeten e vendit tyne; menji fjale, ata pranojne me jetue ne nji gjendje te mbarsun me tragjedi. Te dytet,. mohojne identitetin kosovar, dhe interesi i tyne ashte vetem akademik, ose tregtar. Serbet nuk e “ndjejne” Kosoven. Prandej, shqiptaret vuejne, dhe luftojne kunder kaosit te ngjarjeve tragjike

qe, me ngulm, ata perpiqen me i transformue ne nji levizje njerezore e clirimtare…!



“Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje; nuk do ta lejojme! Ne qofte se qeveria jone qe neser vjen ne fuqi do te lejonte nji gja te ketill, kjo don te thote se qeveria jone nuk ka thane gja, nuk ka ba gja me kepute zinxhirin e dhunes. “Populi i Kosoves ashte



4

angazhue nga Ibrahim Rugova me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes.” (Allain e Galmiche). Perseri, kjo ashte filozofia e nji intelektuali shqiptar qe ka humbe gjyshin e baben 27 vjecar , viktima te terrorit kmunist, ne vitin e mbrapsht 1945. “ I vrane si kafshet…” shprehet Ibrahim Rugova qe predikon rezistencen paqesore…!



Sa e madhe ashte distanca, sa i nalte ashte superioriteti i udheheqsit Ibrahim Rugova, ne krahasim me ate te Sllobodan Millosheviqit qe zhyti Ballkanin ne furine e luftes e shkaterrimit. I pari ne piedestalin e respektit nderkombetar e kandidat per cmimin Nobel per Paqe; i dyti kriminel lufte para Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage…!



Kjo “levizje” per adoptimin e vlerave politike e shpirtenore te Europes perfaqeson esencen e nji identiteti dardan te njimendte per cdonjenin, dhe ashte para-ardhese e lirise fizike per te gjithe, pa perjashtim. Nga nji zhvillim i ketill, spjegon Dr. Ibrahim Rugova,

” njerezit angazhohen per nji te ardhme ma te mire; te bashkuem, ata angazhohen, mobilizohen. Ata jane koshiente per kete. Ashte ceshtje jete o vdekje”.

Linde solidariteti i te persekutuemeve!



“Ata (serbet) kane pushtetin; na kemi autoritetin,” shkruen Ibrahim Rugova. “Kjo ashte, ne fund te fundit, baza e qenies sone, paradokset e tyne, ‘te qeshurit nen hijen e litarit’” Kjo ashte arsyeja qe “…populli pa dyshim ma i shtypun ne ish-Jugosllavine ka linde popullin ma te lire”, shkruen gjykatesi francez Antoine Garapon.

“Ketu kam njohe Rugoven. Ai nuk ka ndryshue. Ai ashte gjithenji ai qe ka qene. Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.

*

Sot, vajtojme humbjen e ketij apostulli te paqes dhe lirise per te gjithe. Por nji dite, poeti, qe dielli e hana e yjet e shoqenojne ne boten qe per ne te tjeret mbetet e erret, do te kendoje…bashke me lyren e tij te prarueme. Sepse, sot para kesaje viktime te rame nga smundja e pasherueshme, njerezimi ushqehet me nji mesim, fisnikerine e te cilit vetem poeti goje-arte ashte ne gjendje me shprehe….



Poet! O kangetar i oreve te dallueme! Mbaje sot per ne te gjalle ndjenjen naltesuese te frymezimit qe na mbushe keto dite soditja e paepun e bujarit te shuem dardan…!



Baldwin, New York Sami Repishti

2006 ish i burgosun politik (1946-56)

aktivist per te drejtat e njeriut

Arb 23-01-06 08:07

[b]Ibrahim Rugova dhe shqiptarėt[/b]

[i]Shkruan: Mezo Baze[/i]

[b]Ibrahim Rugova mbylli tė shtunė nė mesditė, misterin e tij mė tė madh, jetėn. Me gjithėsej tri fjali qė shpjegonin dogmėn e misionit tė tij, ai nguliti nė mendjen e shqiptarėve dhe Perėndimit, rrugėn paqėsore, shtetin e pavarur tė Kosovės dhe vlerat perėndimore tė shqiptarėve. Askush me kaq pak fjalė, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk dot ė kishte arritutr atė qė arriti ai. [/b]

Miliona shqiptarė qė janė tė prekur sot nga ky lajm, janė ende tė shokuar nga pamundėsia qė patėn pėr tė konsumuar atė histori qė Ibrahim Rugova prodhoi pėr kombin e tyre nė 16 vite. Miliona ballknas dhe evropianė, po ashtu do ta kishin tė pamundur tė besonin se njė individ i vetėm me vizionin e tij origjinal do tė prodhonte njė histori tė re pėr vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore tė miteve dhe historisė sė Ballkanit. Pėr 16 vite jetė politike, ai ndėrroi tėrėsisht raportet e Kosovės me fiqnjėt dhe perėndimin, ēmontoi njė sistem tė tėrė qė prodhonte histori, politikė dhe vizion negativ pėr shqiptarėt.

Kur ballkanasit e ish Jugosllavisė, rrėmbyen armėt dhe nisėn luftėrat pėr pavarėsi nė fillim tė viteve 90-tė, Ibrahim Rugova arriti tė izolojė Kosovėn nga konflikti i pėrgjakshėm me njė kurajo dhe vizion i cili funksionoi. Ky vizion i dha Kosovės aleatė perėndimorė para fillimit tė luftės, u dha shqiptarėve emėr tė mirė para pėrplasjes finale, i dha shoqėrisė sė Kosovės shanse pėr solidaritet para fillimit tė masakrės, dhe mbi tė gjitha i dha njė orientim tė ri ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, duke e reformuar atė nga njė ēėshtje e pambyllur e “Bashkimit Kombėtar”, nė njė ēėshtje tė formimit tė shtetit tė Kosvės si shtet i pavarur. Ky vizion po ashtu shpėrbėu nė pak kohė mitet serbe pėr Kosovėn, dhe ēliroi energji tė reja edhe nė Serbi, pėr tė kuptuar se Kosova nuk ėshtė betjea e tyre pėr jetė a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinė e tyre.

Nuk jam i sigurtė nėse shqiptarėt e Kosovės e pranuan, si vizion, apo si obsion, projektin e Rugovės, por u pa qartė se nė fund ata e pranuan atė si fat. Ai nuk jetoi gjatė por pati aq kohė sė tė vdiste i pajtuar me tė gjithė ata qė i janė zemruar gjatė jetės pėr rugėn e tij. Dhe iku pak kohė para se sa shqiptarėt ta prekin me dorė produktin e jetės sė tij politike, pavarėsinė e Kosovės.

Nuk jam i sigurt se shqiptarėt zgjodhėn Rugovėn nė fillim tė viteve 90-tė pėr ti pėrfaqėsuar, por jam i sigurt se Rugova zgjodhi rrugėn e duhur pėr t’i shpėtuar shqiptarėt dhe pėr t’i bindur ata pėr rrugėn qė duhet tė ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atė si njė simbol.

[b]1. Paqja si fuqi[/b]
Nė mes tė viteve 90-tė, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartė pėr paqen qė po prodhonte. Brenda LDK, brenda Kosovės, por dhe nė Shqipėri, duket se kishte njė lloj paqartėsie pėr fuqinė e rrugės sė tij. Kishte presion pėr mė shumė veprim, dhe ndoshta pėr organizime klandestine ushtarake. Nė njė prej qėndrimeve tė tij tė shkurtėra nė Shqipėri, nė korrik tė vitit 1995, e pyeta miqėsisht Ibrahim Rugovėn nė Durrės, pėrse nuk u hapte rrugė elementėve mė radikalė.

Ishte njė njeri qė t’i zhvlerėsonte tė gjitha pyetjet pompoze dhe sidomos pėrpjekjen pėr t’i dhėnė mend. Por atė moment u bė serioz.

-Nuk mund tė bėj ushtri nė njė vend tė pushtuar, tha. Kemi zgjedhur rrugėn tonė dhe do t’i mundim.

Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha njė mister tė madh se si ky njeri arrinte tė bindtte tė huajt pėr kėtė qė thoshte. Ju luta tė shpjegonte privatisht se si ja ekspozonte ai tė huajve ēėshtjen e Kosovės. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?

Po mė dėgjonte pa shumė bezdi dhe unė pėrfitova t’ia ilustorja pyetjen me takimin e para disa ditėve qė kishte pasur me Sekretarin Amerkan tė Shtetit Uoren Kristofer.

-Thjeshtė ua them. U tregoj qė ka pas masakra mbi popullsinė civile. U them qė janė mbyllur shkollat dhe universitet dhe ne i kemi hapur ato nė shtėpia private dhe jemi vetogarnizuar t’i paguajmė. U them se po kėshtu kemi hapur shtėpi shėndeti pėr shqiptarėt se janė tė diskriminuar nga qeveria e instaluar serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndėrtojmė njė shoqėri tonėn, duke prezantuar rrugėn paqėsore.

Nė tė vėrtet pėr mua ato ishin fjali tė rėndomta, por misteri dhe simpatia qė ato ngjallėn nė kancelarit perėndimore ishin tė pashpjegueshme. Kancelaritė panė tek kjo filozofi e thjeshtė mundėsitė e njė shoqėrie pėr t’u vetorganizuart dhe sinqeritetin e njė lideri pacifist. Kėtė vizion nuk mund ta kishte kurrė njė njeri normal, njė shqiptar “me gjak” si gjithė tė tjerėt. Pėr kėtė arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarėve kėtė rrugė, rrugėn me kosto mė tė lirė pėr tė prodhuar njė histori tė re tė tyre. Kam frikė se askush tjetėr nuk do tė kishte zgjedhur atė rrugė qė prodhoi fuqinė relae tė shqiptarve pėrmes paqes.

Pėr tė pėrmbysur historinė qė serbėt kanė prodhuar pėr shqiptarėt nė Perėndim duhen qindra katedra historie. Opsioni i Ruogovės i bėri tė pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarėt dijnė tė bėjnė njė histori tjetėr nga ajo qė ėshtė thėnė pėr ta.

Pėr tė pėrmbysur fuqinė diplomatike tė ish Jugoslalvisė nė botė duheshin me dhjetra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbėshtetjen jo vetėm tė miqėve tė kombit shqiptar, por pėrmbysi vizionin e miqėve historikė tė serbisė pėr shqiptarėt dhe Kosovėn.

Pėr tė mundur ushtrinė jugosllave, shqiptarėt nuk do tė mundin dot sikur tė mobilzoheshin tė gjithė si komb, por vizoni i Rugovės dhe aleancat e tij bėn qė nė dispozicion tė kauzės sė tij tė vihej ushtira mė e madhe e botės, NATO e cila ishte pjesė e njė prej tri fjalive tė Ibrahim Rugovės pėr 10 vitet e para tė tij.

[b]2. Sinqeriteti kundėr ėndrrės sė shqiptarėve pėr Bashkim[/b]
Ibrahim Rugova ėshtė i pari qė ka formuluar nė mėnyrė tė siqnertė tezėn pėr pamvarėsi tė Kosovės. Prej Kongresit tė Berlinit shekullin e 19-tė e deri nė mes tė vitev e70-tė, ėndrra e shqiptarve ka qenė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn. Obsioni i pavarėsisė sė Kosovės shihej relaisht si hipokrizi. Ibrahim Rugova ėshtė udhėheqėsi i parė shqiptar qė e ka kėtė tezė tė sinqert. Ai e kishte tė modeluar nė vizionin e tij pamvarėsinė e Kosvės dhe punoi gjatė ta vizatonte atė pėr shqiptarėt. Ka shumė histori vulgare me simbolet e tij me gurėt qė dhuronte dhe flamujt qė qėndiste, me himnet qė prodhonte dhe traditat kosovare qė donte tė ringjallte, por kjo vinte pik sė pari se nė atelien e tij politike, modelohej sinqerisht njė Kosovė e pavarur. Pėr shumė tė tjerė nė Shqipėri dhe Kosovė ky ėshtė njė opsion politik, por jo i sinqert. Pėr Ibrahim Rugovėn ky ishte njė opsion i sinqertė. Ai e respektonte Shqipėrinė por kurrė nuk bėri asnjė gjest qė tė provnte se ishte nėn ndikimin e saj. Ai ishte njė indipendentist natyral qė refromoi platformėn e shqiptareve pėr Bashkim Kombėtar. Ai prodhoi njė histori tė re pėr ēėshtjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovėn e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare nė Ballkan.

[b]3. Vlerat perėndimore [/b]
Rugova po ashtu prodhoi dhe njė histori tė re tė lidhjeve shpirtėrore tė Kosovės me Perėndimin. Pėrkushtimi i tij ndaj vlerave kristaine tė Evropės, toleranca e tij proverbiale ndaj kundėrshtarėve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonės sė Nėnė Terezės dhe Papės, e ktheu ēėshtjen e aleancės sė Kosovės me Perėndimin, nė njė betejė tė re tė tij. Nė asnjė shoqėri imponime tė tilla si ajo qė Rugova i bėnte shoqėrisė sė Kosovės nuk dot ė kalonin pa probleme. Nė asnjė shoqėri me shumicė myslymane, predikimet pėr konvertim nė katolicizėm dhe shkuarja drejt rėnjėve kristaine tė Evropės nuk do tė kishte kaluar pa probleme pėr njė lider. Pėr Ibrahim Rugovėn kėto kaluan jo vetėm pa probleme, por me njė misticizėm i cili ka ēaramtosur ēdo zė kundėr tij. Ky dimension e bėri atė po ashtu njė lider tė pranueshėm edhe pėr qytetarėt jo shqiptarė tė Kosvės. Ai ėshtė lideri qė e pranoi Kosova, qė ai, vizatoi nė mendjen e tij.

* * *

Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetėsi sa pėrballoi gjithė betejat e pamigjunushme politike dhe historike, pėrballoi dhe sėmundjen e qartė tė tij. Aq tė bukur tentoi ta bėnte ikjen, sa shumė kush, nisur nga magjia politike e tij, filloi tė besonte dhe tek magjia biologjike e mundjes sė kancerit tė mushkėrive. Pėr vite tė tėra sa herė kam pas rastin ta takoj atė dhe t’i vizatoj si gazetarė miqtė dhe armiqtė e tij, mė ka injoruar pėrshkrimin qė i kanė bėrė. Nuk kam dėgjuar asnjėherė tė pranojė dhe tė shprehet pėr kundėrshatrėt pėr kritikėt dhe ata qė e sulmonin. Nuk jetoi gjatė, por tashmė shikoj se dhe kaq pak jetė sa pati, i mjaftoi t’i bindtte tė gjithė se kishte tė drejtė. Iku gati pa asnjė armik, pa asnjė kundėrshtar, pa asnjė rival dhe kam frikė, pa asnjė pasardhės.

Siē mund tė ikte njė i dėrguar i zotit pėr shqiptarėt.

Tiranė, 21 janar 2006
Autori ėshtė analist nga Tirana

Psikologu 23-01-06 09:38

[size=6][b]Institucionet arsimore tė tė gjitha niveleve nuk do tė punojnė prej datės 23 - 26 janar[/b][/size]

Prishtinė, 23 janar - Me rastin e ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, Ministria e Arsimit njofton se nuk do tė punojnė institucionet arsimore tė tė gjitha niveleve nė Kosovė, prej datės 23 26 janar 2006.
Ministria u shpreh ngushėllime nxėnėsve, studentėve, mėsimdhėnėsve dhe tė gjitha institucioneve arsimore tė vendit.
Kosova dhe arsimi shqip qė mbijetoi falė veprės sė Presidentit Rugova, humbėn njeriun e madh, mikun e arsimit e tė dijes.
Vdekja e Presidentit ndodhi nė momentet mė tė vėshtira, por edhe tė rėndėsishme pėr finalizimin e statusit tė Kosovės.
Kėrkojmė nga tė gjithė institucionet arsimore qė me pėrkushtim, disiplinė dhe mobilizim tė shtuar tė kontribuojnė nė pėrballimin sa mė tė lehtė tė momenteve tė vėshtira qė solli ndarja fizike me Presidentin, thuhe nė njė komunikatė tė MASHTT-it.

Murgesha 23-01-06 14:58

23 janar 2006 /TN /QIK
Shkruan: Shlomo AVINIER

Ibrahim Rugova, pėr shumė vite udhėheqės i shqiptarėve tė Kosovės, dhe qė nga viti 2002 edhe president i zgjedhur i Kosovės nėn protektoratin e pėrkohshėm tė OKB-sė, ėshtė krahasuar me Nelson Mandelėn dhe nė insistimin e tij qė shqiptarėt e Kosovės do tė arrijnė ēlirimin vetėm pėrmes mjeteve paqėsore.

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės militante, dhe nganjėherė terroriste, mendonte ndryshe, por pėrfundimisht politika e Rugovės mbizotėroi dhe i fitoi popullit tė tij bashkėndjenjen dhe pėrkrahjen ndėrkombėtare nė vitet e serta tė represionit serb nėn Slobodan Milosheviqin.

Fizikisht, ai ishte pikėrisht e kundėrta e asaj qė mund tė pritet tė jetė njė luftėtar shqiptar i lirisė: pėr tė mirė a keq, shqiptarėt e kanė imazhin e njerėzve tė egėr, tė pagdhendur malėsorė. Rugova dukej paksa si tė ishte intelektual hebre nga Varshava e kohės mes dy luftėrave - gojėmbėl, me sy tė pikėlluar dhe tė menēur, me zėrin qė nuk e ngrinte kurrė.

I diplomuar nė Sorbonė dhe profesor i letėrsisė shqiptare nė Prishtinė, ai sigurisht se dukej si profesor, me sytė tė mėdhenj e tė rėndė, rroba qė nuk i pėrshtateshin dhe njė shall leshi qė u bė simbol i tij. E megjithatė, ishte ky intelektual nė dukje i butė ai qė arriti sukses nė mbajtjen e kontrollit tė popullit tė tij.

E takova Rugovėn pėr herė tė parė mė 1990 nė Cavtat, afėr Dubrovnikut, kur Instituti Kombėtar Demokratik, me seli nė Uashington, bėri njėrėn nga pėrpjekjet e fundit pėr tė sjellė bashkė politikanėt, shkrimtarėt dhe intelektualėt nga grupet e ndryshme etnike nė Jugosllavinė qė asokohe shpėrbėhej me shpejtėsi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmė ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili nė drejtimin e vet - dhe tė pėrkushtuar qė kėtė ta bėnin me dhunė.

Megjithatė, duke i dėgjuar zėrat e ashpėr tė serbėve dhe tė kroatėve, isha i befasuar nga butėsia e Rugovės: ja ku ishte njė udhėheqės i njė grupi qė ėshtė viktimizuar mė shumė se tė tjerėt - e megjithatė aty nuk kishte aspak hidhėrim, asnjė sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishe arsye tė mjaftueshme personale pėr tė mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarė nga komunistėt e Titos nė konfliktet civile pas vitit 1945.

Me tė dėgjuar se unė isha nga Izraeli, ai donte tė dinte se si e mbante Izraeli sistemin demokratik nė kushtet e luftės dhe rrethimit; ai ishte po ashtu i impresionuar nga historia e vendit nė kombndėrtim, nga shkrirja sė bashku e grupeve ndryshme nė njė kombshtet. Ai ma dha njė libėr qė e kishte shkruar (nė shqip) rreth njė filozofi shqiptar tė shekullit tė 17-tė, Pjetėr Bodgani, i cili e kishte shkruar njė traktat nė latinishte tė quajtur Cuneus Prophetarum ("Ēarja e Profetėve"), dhe ma theksoi kapitullin ēėr Zoharin dhe kabalistin Sephirot.

Mė pas ai e shkroi, nė frėngjishte, njė pėrkushtim shpirtmirė personal pėr mua, duke e pėrfunduar atė me: "Kombet tona kanė fatin tė njėjtė historik". Kur e vizitova atė kah mesi i viteve 90 nė shtėpinė e tij nė Prishtinė, ai mė dhuroi njė mineral tė rrallė, tė nxjerrė, siē e shpjegoi, nga "malet tona".

Kur grupet e tjera nė ish-Jugosllavi po e pėrdornin dhunėn pėr tė formėsuar shtetet e tyre kombėtare, Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė njė bojkot paqėsor tė tė gjitha institucioneve jugosllave. Nė baza vullnetare, dhe i ndihmuar nga kontributet prej diasporės kosovare, Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė krijimin e institucioneve tė shtetit-nė-ndėr-tim: njė kuvend jozyrtar i zgjedhur, njė sistem vullnetar i tatimit, shkolla nė shqip, njė rrjet spitalesh dhe klinikash. Shembulli i Yishuvit hebre nė Palestinė ishte pjesė e inspirimit tė tij.

Vullneti i Shteteve tė Bashkuara dhe i tė tjerėve qė mė 1999 tė intervenojnė ushtarakisht nė emėr tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė parandalojnė spastrimin etnik dhe politikat pothuaj gjenocide tė Milosheviqit ia ka borxh shumė mėnyrės se si Rugova ishte nė gjendje tė prezantojė rastin e tij para demokracive perėndimore. Nė kėtė, Rugova po ashtu ndihmoi nė vėnien e njė standardi pėr justifikimin e intervenimeve humanitare.

Pas ēlirimit nga sundimi serb, Rugova insistoi nė pavarėsi nė bazė tė vetėvendosjes. Ai i respektoi lidhjet historike serbe me Kosovėn, por megjithatė ishte liria njerėzore, jo pretendimet territoriale, qė ishin prioritare nė mendjen e tij: me kohė, ai arriti sukses nė bindjen e shumicės nė bashkėsinė ndėrkombėtare se kosovarėt - qė janė mė shumė se 90% nė kėtė rajon - e meritojnė vendin e tyre nėn diell.

Duke reflektuar rreth kėtij personi tė pazakonshėm, patriotik dhe jo tė dhunshėm, njeriu nuk mund tė pėrmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do tė ishte skena jonė nė Lindjen e Mesme po tė kishin palestinezėt njė lider si ai. Rruga e Kosovės drejt pavarėsisė ende ėshtė e shtruar me gurė, por - me disa pėrjashtime tė pakėndshme -ajo nuk ka qenė e hapur me terrorizėm, dhunė dhe bombahedhės vetėvrasės. Populli i tij - dhe bota -duhet t'i falėnderohen Ibrahim Rugovės pėr kėtė:

[b][size=6]"Nė butėsinė e tij kishte ēelik." [/size][/b]


(Autori ėshtė profesor i Shkencave Politike nė Universitetin hebraik tė Jerusalemit. Ky vėshtrim ėshtė botuar nė tė pėrditshmen mė tė madhe izraelite "Ha'aretz").

Kercovari 23-01-06 15:00

Pristina. AP/baz. Das Kosovo nimmt Abschied von Ibrahim Rugova: Der Sarg des verstorbenen Präsidenten wurde am Montag im Parlament in Pristina aufgebahrt. Zahlreiche Minister erwiesen ihm die letzte Ehre, hunderte Albaner reihten sich vor dem Gebäude in eine Schlange ein. Die Flaggen in der Region wehten auf Halbmast, an den Strassen zeigten riesige Plakatwände das Bild des lächelnden Präsidenten. Rugova war am Samstag an Lungenkrebs gestorben.

Im Beisein von Rugovas Familie wurde der Sarg aus seiner Residenz zu einem Auto gebracht und begleitet von einer Polizeipatrouille zum Parlament gefahren. Der Sarg ruhte dort auf weissen Blumen und wurde von einer Ehrengarde bewacht. Auf dem Sarg war Rugovas persönliche Fahne mit einem doppelköpfigen Adler zu sehen. Der Politiker hatte die Fahne nach dem Kosovo-Krieg 1999 selbst entworfen in dem Versuch, eine einheitliche Identität für die serbische Provinz zu schaffen.

In Erwartung von tausenden Trauernden schloss die Polizei das Zentrum des verschneiten Pristina für den Autoverkehr. «Es wird schwer für ein solch kleines Land, einen so grossen Mann zu ersetzen», sagte Parlamentspräsident Nexhat Daci während einer Trauerfeier am Montag. Es wurde erwartet, dass Daci zunächst die Aufgaben Rugovas übernimmt, bis das Parlament einen Nachfolger bestimmt. Am Montag begann die offizielle 15-tägige Trauerzeit. Im Nachbarland Albanien sollte drei Tage getrauert werden. Rugova wird am Donnerstag in Pristina beigesetzt.

Espresso 23-01-06 16:01

Oto fon Habsburg: Zoti e shpėrbleftė nė pėrjetėsi Gandin e Evropės

Mynih, 23 janar - Oto fon Habsburg (Otto von Habsburg), kryetar nderi i Unionit Paneuropian nė mesazhin e tij tė ngushėllimit pėr Presidentin Rugova shkruan:
"I pikėlluar thellė nga lajmi pėr vdekjen e Presidentit Rugova ju pėrcjell juve dhe popullit tė Kosovės ngushėllimet e mia tė pėrzemėrta.
Zoti e shpėrbleftė nė pėrjetėsi Gandin e Evropės pėr pėrpjekjet e tij tė palodhshme nė shėrbim tė popullit tė vet, si mbrojtės heroik i tė drejtave tė njeriut, sundimit tė ligjit dhe vetėvendosjes sė popujve - synime bujare tė jetės sė tij nė tokė.
Duke pėrkujtuar pėrkushtimin e tij pėr ēėshtjen e bashkimit tė Evropės dhe Kosovės sė tij si njė anėtare e nderuar kėsaj bashkėsie, Otto von Habsburg, kryetar Nderi i Unionit Paneuropian".

Espresso 23-01-06 16:02

Rekuim pėr Misionarin


Shkruan Ndue Ukaj

Misionari nuk vdes. Ai si orakull predikon pėr misionin, bashkon grigjėn rreth idesė sė shenjtė tė misionit dhe shkon nė Pėrjetėsi, duke lėnė pas vete shpirtin, frymėn e misionit, qė enden si njė shkėndijė udhėrrėfyese pėr breza tė tėra.
Shpirti ti tij, menēuria dhe virtytet e tij rrezatojnė gjithmonė. Kėto janė tiparet e misionarėve tė mėdhenj tė njerėzimit.
Historia na dėshmon njė gjė tė kėtillė dhe ne besojmė.
Puna dhe veprimtaria e tij sa shumė i ngjason Profetit Biblik, Mojsiut. Ai nxori popullin e tij nga kthetrat sllave, por nuk e pėrjetoj pavarėsinė.
Kėto vlera tė larta, universale ishin sublimuar nė shkallė profetike, nga Presidenti shpirtėror dhe historik i Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
Kosova, shqiptarėt dhe bota e moderuar, nuk humbėn vetėm njė lider tė thjeshtė. Kjo ėshtė humbja e prijėsit, misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve tė mėdha qė ndodhėn nė Kosovė dhe mė gjerė. Kjo ėshtė humbje e njeriut qė ndikoj nė ndryshimin e relacioneve nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Magjia e filozofisė paqėsore, kundrejt njė politike vrasėse, qė prodhonte vetėm shkatėrrime dhe dhunė, ngazėllej zemrat e sa e sa prijėsve politikė tė kombeve tė mėdha. Ėshtė kjo magjia e fuqisė sė paqes, tamam magji Prometheane qė tregoj sa e fuqishme ėshtė kjo vlerė. Po ashtu, kjo fuqi bėri tė qartė se sa tė pafuqishme janė pengesat ndėrkombėtare, kur ishte nė pyetje domosdoja e mbrojtjes sė Kosovės. Bota e tėra u rreshta pas misionit tė tij tė pėrcaktuar jetėsor. Dhe besoj nė tė.
Presidenti Rugova kaloj nė amshim nė vigjilje tė jetėsimit tė realizmit tė tij.
Po a nuk ėshtė fat i gjithė heronjve tė mėdhenj ky!?
Si prodhim i filozofisė, urtėsisė dhe strategjisė sė tij, Kosova sot ėshtė afėr sė kurrė sendėrtimit tė idealeve tė saja.
Presidenti Rugova, herėn e fundit kur ishte nė Shqipėri, kur u pėrkul nė gjunjė para heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut tha: do t’i forcojmė aleancat me aleatet e tė madhit Skėnderbeu.
Po a nuk ėshtė kjo magjia e fuqishme, me njė vizion strategjik pėr tė rikthyer kombin shqiptar nė Familjen Perėndimore, me dinjitet tė plotė.
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbetet ideator i njė politikė moderne, jo vetėm shqiptare. Mjafton tė riciklojmė nė kėto ditė dhembje, strategjinė e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrim nė Strukturat Euroatlantike dhe Miqėsi permanente me SHBA-tė. Me urtėsinė e tij, Presidenti nė ēdo takim me rėndėsi, nė ēdo fjalim i ruante fjalėt si visare tė ēmueshme dhe pėrshėndeste miqtė dhe liderėt botėror, qė nga SHBA-tė deri tė Vatikani. Njė vizion, qė edhe nėpėr shekuj duhet tė ndiqet.
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte, dhe nuk do tė mbetet nė kujtesėn tonė kombėtare dhe botėrore, vetėm si lider i pėrmasave tė thjeshta politike, qė nė botė janė me mijėra; nė panteonin e vlerave tė mėdha, figura e tij hynė mbi tė gjitha me dimensionet e njė mendimtar tė madhe prej politikani, njė iluminist qė mishėroj dimensionet etike me ato politike, njė personalitet me shpirt tė gjerė dhe human, njė dijetar i madhe i shkencave shoqėrore dhe njė kritikė letrar me dije enciklopedike letrare, njė shpirt rilindės- dhunti kėto tė cilat diti mrekullisht t’i kanalizoj nė tė mirė tė idesė sė demokracisė, lirisė, Pavarėsisė dhe Integrimeve. Objektiva tė rrugėtimeve tė tij dy dekadėshe nė krye tė Kosovės. Nė kėto vite, forca shpirtėrore e programit tė tij, mbi tė gjitha virtyti i lartė i tij, bėri qė gjithė bota pėrparimtare Perėndimore tė dal nė anėn e Kosovės. Njė precedent i papėrsėritshėm. Dhe njė madhėshti prej Misionari.
Nė njė beteje tė rėndė, me sfida tė rrezikshme, Ibrahim Rugova niset me besimin e tij, si njė forcė shtytėse, me dijen e tij, si njė pasuri, qė i dha mundėsi pėr tė argumentuar njė kauzė, me pėrcaktimin e tij tė pa alternativė, si virtyt i pashoq qė u admirua nga gjithė bota e civilizuar.
Janė kėto virtyte dhe vlera kolosale qė kėtij njeriu i japin pėrmasa universale.

Nė rajonin e Eruropės Juglindore, portreti i fuqishėm dhe shumėdimensional i Dr. Rugovės, me vizionet e njė dijetari tė madh dhe me sensin e njė profeti, filluan ta trandin ideologjinė famėkeqe Komuniste dhe tė hapin shkėndijat e para tė vlerave tė demokracisė.
Sa vlerė sublime!
Nė kėtė rrugė, dr. Ibrahim Rugova u nis tamam si prijės, misionar e profetė. Me urtėsinė Sokratiane, me dashurinė pėr atdheut, tė frymėzuar nga modelit dhe ati i tij shpirtėror dhe intelektual, Pjetėr Bogdani, sė cilit ja kushtoj njė pjesė tė punės intelektuale; i frymėzuar nga vlerat e filozofisė jodhunore tė njohura nė Botė dhe tė pėrfaqėsuara pėrmes Gandit, me tė cilin ai u krahasua me tė drejtė, Rugova u bė Ikona e Shqiptarėve dhe e botės sė pėrparuar nė kėto dy dekada.
Duke qenė krenar se i pėrkiste atdheut tė tė madhit Gjergj Kastriotit- Skėnderbeu, tė sė madhes Nėnė Tereza, ai asimiloj dijen dhe guximin dhe besimin, me zėrin e thellė tė ndėrgjegjes kombėtare dhe tundi pluhurin shekullor qė kishte mbėrthyer qenien shqiptare. Filloj t’i rikthej dinjitetin shqiptar; tė rilidh ato aleanca tė vjetra me aleatėt e figurės markante, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeut.
Kėtė mision e realizoj..
Presidenti Rugova ishte, ėshtė dhe tė tė mbetet Hero, ashtu siē njihen nė histori heronjtė e mėdhenj, tė cilėve njerėzimi edhe sot jo beson: ai ėshtė njė hero sepse politikės i dha shpirt artistik, angazhimeve kombėtare ju dha dimensione universale. Si i tille personaliteti i tij do te jete i papėrsėritshėm; sepse heronjtė janė Njė, dhe vetėm si tė kėtillė kanė kuptim; nuk do te kishte kuptim civilizimi ynė ti ketė dy Dante Aligera, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter Bodana, dy Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim Rugova. Kėta nė histori mbesin tė vetėm, pa shėmbėlltyra. Si tė kėtillė janė unikat dhe shpirtra qė udhėrrėfejnė grigjėn.
Shekujt rrale prodhojnė heronj te kėso pėrmasave.
Ndėrsa shqiptaret ne fundshekullin XX dhe fillim shekullin XXI patėm fatin t'ia japin botes Nene Terezėn dhe Ibrahim Rugovėn.
Ndjehemi krenar qe e patėm dhe tė pikėlluar qė iku, nė kohėn kur na duhej aq shumė. Por ne i besojmė misionit tė tij.
Filozofia politike, kulturore e Presidentit te Kosovės pėr jetė tė jetėve do tė mbetet model pėr ne. Sepse ajo ėshtė mishėruar ne ēdo zemėr te shqiptarit, ka rrjedhur dhe rrjedhė neper dejtė e tij, dhe ka frymėzuar zemrat pėr njė pėrcaktim, besim ne te ardhmen.

Pushoftė ne paqe shpirti i tij fisnik, human dhe universal.
Amen

Prishtinė, 23 janar 2006


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:39.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.