Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapėsirė filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   Sa e njohim vetveten? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=29302)

panta_rhei 25-02-10 16:58

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
OK, le te bejme, edhe nje here, nje permbledhje te mendimeve te shprehura rreth temes...

A e njeh njeriu vetveten?
Si mund ta njohim vetveten kur [B]psiqika ėshtė njė pus i errėt[/B]?
Udheton njeriu dhe mberrin ne fund te jetes me iluzionin se e ka njohur veten, ben nje bilanc dhe perseri nuk arrin ta percaktoje: kush jam une? Kush isha une? Ne kete pike, pavaresisht nese pretendon te jete ateist ose jo, njeriu ka nevoje per hipotezen e Zotit, te gjykatesit suprem per te dhene verdiktin e fundit - ne ferr apo ne parajse? :)
(Ps:Per ata qe e marrin seriozisht kete, keshillohet mbajtja e nje Bible/Kurani nen jastek :smile:)

Te njohesh vetveten do te thote te [I]kthesh vetveten kah vetvetja[/I], te mbash vazhdimisht veshtrimin nga jashte brenda vetes, dhe te kuptosh thelbin e asaj ēka te ben nje entitet a subjekt te vecante, te paperseritshem, unik.
Perndryshe, vetja njihet duke drejtuar projektorin edhe nga brenda vetes - jashte, dmth ne relacionet me te tjeret dhe mjedisin/njerezit qe te rrethojne. Pra, ne kete rast, [I]vetvetja per mua dhe vetvetja per te tjeret[/I].

Koncepti per vetveten nuk vjen vetem nga vetja por edhe permes te tjereve te cilet ndikojne ne krijimin e kuptimit tone per vetveten. Ne kete rast, [B]te tjeret jane "ferri"[/B], sepse jane pikerisht ata qe me detyrojne te modeloj sjelljen/qendrimin tim i cili mund te jete konformist ose kundershtues. Gjithsesi te tjeret, shoqeria, ne cdo rast jane nje telash i pashmangshem, dhe i perhershem.

Te njohesh veten, sipas meje, do te thote te jesh ne nje bisede te vazhdueshme me vetveten, te flasesh me veten, te reflektosh mbi te dhe ta korigjosh, te kesh nje prirje drejt se mires, te jesh ne vetezhvillim dhe vetekorigjim, te degjosh zerin e ndergjejges tende dhe zerat qe vijne nga te tjeret.
Zera simpatizues, lajkatare, miratues, na e perkedhelin egon sepse jemi te prirur per te qene te vleresuar nga te tjeret... por duhen degjuar edhe zerat qortues, kritike, kur kritikat vijne nga zemra, nga dashuria dhe jo nga smira dhe urrejtja.

Ēdo person ndodhet vazhdimisht nen presionin e ardhur nga vetja dhe nga te tjeret, presion qe ka dy ane: kontroll/vetekontroll, perceptim/veteperceptim, vleresim/vetevleresim, respekt/veterespekt.
Pra secili modelon veten nisur nga disa principe morale personale nga te cilat orientohet ne cdo situate dhe nderveprim me te tjeret. Nga ana tjeter kemi disa standarte (norma etike, rregulla) te cilat na imponojne te veteorganizohemi per te arritur suksesin dhe pritshmerite.
Tani (ne epoken e modernitetit) punet jane nderlikuar (pak) sepse ēdo individ e ka "shpallur" moralin e tij, principet e tij per t'u vetrealizuar si qenie unike.
Relativizmi ideor dhe moral i ka vene ne veshtiresi standartet. Gjithsesi, padyshim, sipas meje rendesi ka qe njeriu tashme eshte ēliruar nga grepat ideologjik, nga tabute dhe te jetuarit si vegel e nje mekanizmi kolektiv/grupor/nacional.

Ne kultuarat perendimore individi inicialisht edukohet qe te jete vetvetja, antikonformist dhe i prirur nga lumturia personale.
Ne kete aspekt, ne qe vijme prej kultures kolektiviste, keq e kemi punen. Ne, me shume vleresojme te tjeret se sa vetveten, sakrifikojme me shume per te tjeret, ndjehemi fajtore per deshtimet e miqve dhe te afermve tane dhe harrojme veten dhe vetveten. (te pakten [I][B]by default[/B][/I] jemi te tille, mendoj une).

Prirja e cdo njeriu eshte vetevlersimi i larte, te tregoje anen e ndritshme te vetvetes para te tjereve, t'i asgjesoje dhe t'i maskoje dobesite defektet e veta. Ne nje situate te re ka njerez qe kujdesen special per prezantimin me "masken" e ndritshme, te makiazhuar e cila me kalimin e kohes bie dhe cfaqet fytyra reale, e verteta, origjinalja.

"[B]Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,[/B]
[B]do te putheshim apo kishim per tu peshty?[/B]" -thote poeti Azem Shkreli.

Cdo person, besoj, e ka arkėn me disa sende te erreta, te qortueshme te demonėve te shpirtit, mekateve te vogla, gabimeve, defekteve, smires, egoizmit, lakmise... por e rendesishme eshte qe kjo arkė te mos jete me e rende se sa kutija me diamantet dhe rubinet e se mires.

Prirja e natyrshme per vetevleresim te larte, kur humbet aftesia reflektive dhe pezullohet introspeksioni (shikimi brenda vetvetes), ēon ne mbivleresim te vetvetes, ēon ne ndjenjen e superioritetit megaloman, ne narcisoizmin e semure (sepse ka dhe narcisoizem pozitiv dhe te domosdoshem).
Kjo eshte situata kur personi dashurohet me vetveten dhe perqafon vetveten. Ne keto raste mekanizmi veprues eshte ajo qe psikologet e quajne [I][B]egoja totalitare[/B] [/I]e shprehur nepermjet egocentrizmit, benefektivitetit dhe konsistences konservatore e te mbrapambetur te mendimeve.
Ne keto raste kur ideja e superioritetit total arrin nivelet e budallakise se madheshtise, egoja e semure shfryn, bubullon, merr pamjete nje Zeusi dhe qe nga olimpi i vetvetes se mbivleresuar, leshon rrufete, duke harruar se edhe te tjeret jane mish dhe gjak, jane te lendueshem, kane bote te brendshme, jane po aq te ndjeshem dhe me itegritet moral.

Natyrisht, njerzit nuk kane lindur te barabarte dhe nuk jane te tille ne prirje, aftesi, intelekt. Zakonisht per te qene ne paqe me vetveten krahasohemi me te ngjashmit dhe sidomos me njerzit perreth. Kjo e fundit eshte mjaft e theksuar tek ne shqiptaret por edhe ne popuj te tjere. Gjatesia e vales se egos arrin deri tek kojshia, deri tek kolegu perballe apo aty dikund, edhepse nje shkalle me tutje ekziston nje standard tjeter apo te tjeret jane ngjitur me lart ne hierarkine sociale dhe ate te suksesit.
Kjo ka dhe te miren e vet sepse sherben si [B]mekanizem ngushellues[/B]. Krahasimi me te ngjashmit tanė na ben te lumtur, krahasimi me te ndryshmmit na turbullon dhe na deshperon.

neyse...

Njerėz - njiheni vetveten edhe mos u bėni magarė :biggrin:

sherri 26-02-10 11:16

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[B]Vetvetja.......[/B]

Vetvetja ėshtė e vėshtirė,
Vetvetja ėshtė absurd.
Kur mendon se e ke mirė,
Ti del padashur huq.
[B]Vetvetia ėshtė e panjohur,
Ajo ėshtė mister.
[/B]Kur mendon se tė ka ngrohur,
Prit njė ngricė,njė erė, njė terr.
Vetvetia ėshtė ledhatare,
Shpesh ēfaqet cinike.
Kur tė ēfaqet si dele manare,
Tė del hipokrite.
Njė labirinth pa anė e fund,
Njė mbret pa spektėr mbretėrie.
Vetvetia parfum e
Vetvetia parfum e llum,
E cekėt e pa fund thellėsie.

Makresh 26-02-10 14:28

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
Ta njohėsh vetvetėn, dmth, tė jesh i aftė ta gjykosh [U]drejtė[/U] VETVETĖN !

panta_rhei 26-02-10 15:01

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
Mėnyra mė mirė pėr ta shkatėrruar veten ėshtė ta njohėsh atė.

Nietzsche


Dy njerėz mund te bien nė dashuri, vetėm kur nuk e njohin njėri tjetrin.

Bonaparti

Amina 26-02-10 19:02

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
Njohuria ndaj vetevetes shpesh kolidon me at se cfare mendon rrethi per ty, dhe at cfare presin te tjeret ndaj teje!
Ka raste kur ne nje moment te caktuar ndaj njer personi( ne familje apo shoqeri) bejme nje veprim te caktuar qe ai/ajo nuk e ka pritur qe do ta benim, por ti qe e mendon qe eshte e drejte dhe sipas ketij veprimi edhe do te karakterizosh ( i/e dashur, i/e fshtire, i/e egoiste etj.)

Duhet shpesh "ta shohim veten me syte e dikujt tjeter" .....ndoshta keshtu mund te kem nje "foto" te drejt te vetevetes.....?

turisti 27-02-10 11:40

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[B][SIZE=2][COLOR=red][I]Sa e njohim vetveten?[/I][/COLOR][/SIZE][/B]

[I][SIZE=2][COLOR=blue][B]Ndoshta aq sa i njofim deshirat e tona......[/B][/COLOR][/SIZE][/I]

halla e madhe 27-02-10 12:04

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=panta_rhei]Mėnyra mė mirė pėr ta shkatėrruar veten ėshtė ta njohėsh atė.

Nietzsche


Dy njerėz mund te bien nė dashuri, vetėm kur nuk e njohin njėri tjetrin.

Bonaparti[/quote]


...sa te erret kane qene filozofet e shekujve te kaluar....ju ka dale afati ketyre thenjeve,sote ndodhe krejte e kunderta e ketyre filozofive
1.Sa me shume e njef veten aq me shume reflekton shoqerija dhe te afermit ndaj teje:smile:
2. Ne dashuri bien dy persona qe njifen mire...qorraz nuk shkon asgje ne jete!:tongue:

...huh, sa mire qe akoma shtypim shkronjat e tastatures dhe reagojme ndaj mendimeve te tjerve...hm, e njofim veten apo nuk tolerojme t'na shkele kush edhe te drejten tone EGON!:redface:

panta_rhei 27-02-10 12:26

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=halla e madhe]2. Ne dashuri bien dy persona qe njifen mire...qorraz nuk shkon asgje ne jete!:tongue:
[/quote]

Pse ndahen???

SANTANA-29 27-02-10 12:29

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[I][SIZE=2]njeriu njeh veten mė sė paku..
esht` gjithmon me leht ti njohesh te tjeret..dhe ti kritikosh..sesa te njohesh veten dhe te ndryshosh..[/SIZE][/I]

halla e madhe 27-02-10 13:56

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=panta_rhei]Pse ndahen???[/quote]

..ndamjet ndodhin kur EGO_ja dine thellesisht cka done dhe cka nuk done....e keshtu ne kete teme munde te flasim me ore te tera.... filozofi hesapi, e fundi nuk i gjendet kurr!!..pse?...sepse secili ka mendimet dhe pervojat e veta...secili ka nuansat e EGO_s ...gjasht miliard njerze..po te njejtit Ego:cool:

panta_rhei 27-02-10 15:19

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=halla e madhe]...sa te erret kane qene filozofet e shekujve te kaluar....ju ka dale afati ketyre thenjeve,sote ndodhe krejte e kunderta e ketyre filozofive
1.Sa me shume e njef veten aq me shume reflekton shoqerija dhe te afermit ndaj teje:smile:
2. Ne dashuri bien dy persona qe njifen mire...qorraz nuk shkon asgje ne jete!:tongue:

...huh, sa mire qe akoma shtypim shkronjat e tastatures dhe reagojme ndaj mendimeve te tjerve...hm, e njofim veten apo nuk tolerojme t'na shkele kush edhe te drejten tone EGON!:redface:[/quote]

Jo zonje,
me kėsi qasje, je e ulur kėmbėkryq nė prehėr tė paragjykimeve.

"Me tė pas njoftė qė je kėshtu kurrė nuk do tė isha lidhė me ty"! "....... kurrė nuk isha martu me ty"! "........ kurrė nuk kisha bashkėpunu me ty"!

Pra,
"Njerėzit ndahen vetėm atėherė kur tė njoftohen. Dmth, kur tė njihen"!

Ose,

A ke dėgju ndėnjėherė pėr "Liebe macht blinden"! "Dashuria bėn qorra", "Dashuria tė verbon" ... "dashuria ėshtė e verbėr"!

Pse thuhet kėshtu???

halla e madhe 27-02-10 16:01

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=panta_rhei]Jo zonje,
me kėsi qasje, je e ulur kėmbėkryq nė prehėr tė paragjykimeve.

"Me tė pas njoftė qė je kėshtu kurrė nuk do tė isha lidhė me ty"! "....... kurrė nuk isha martu me ty"! "........ kurrė nuk kisha bashkėpunu me ty"!

Pra,
"Njerėzit ndahen vetėm atėherė kur tė njoftohen. Dmth, kur tė njihen"!

Ose,

A ke dėgju ndėnjėherė pėr "Liebe macht blinden"! "Dashuria bėn qorra", "Dashuria tė verbon" ... "dashuria ėshtė e verbėr"!

Pse thuhet kėshtu???[/quote]

..pse thuhet keshtu?...pyete boten e ndjenjave dhe produksionin e hormoneve te llojellojshme qe ta turbullojne taktin e jetes per nje kohe,e ti ju thua :"liebe macht blind"...pra ka edhe aso qe te duket rosa_rot sa jane te dashuruar dhe akoma jane te mplakur ne moshen 80vjeqare.... ne Egon tone mshifen shume mistere te cilat as ti panta djali as une e askushi s'do te dine tÄja jep definicionin perkates...veq perafesisht..ani sidomomos na(une,egoja ime) jemi shume te vegjel ta analizojme...i:redface:

panta_rhei 27-02-10 16:26

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
Interesant :smile:

nė fillim ia nise kogja konkrete,
e qitash kah fundi, s'ma merr mendja qė edhe vet je e bindur ēka ke dashtė me thanė :wink:

nejse, marre nuk osht

Ti vetė the nė fillim, se dashurohen veq kur te njihen shumė mire ndermjet veti... se qorraz nuk shkon ma...
Tash ia nise me hormone e me pandjenja e me do mistere...
Ēka u bo tash!

halla e madhe 27-02-10 16:40

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=panta_rhei]Interesant :smile:

nė fillim ia nise kogja konkrete,
e qitash kah fundi, s'ma merr mendja qė edhe vet je e bindur ēka ke dashtė me thanė :wink:

nejse, marre nuk osht

Ti vetė the nė fillim, se dashurohen veq kur te njihen shumė mire ndermjet veti... se qorraz nuk shkon ma...
Tash ia nise me hormone e me pandjenja e me do mistere...
Ēka u bo tash![/quote]

Cka u bo aa?..tash e merr vesh taman qe vetevetja eshte luhatese!!!:cool:

Ps:te pershendes !

sherri 27-02-10 16:57

Titulli: Sa e njohim vetveten?
 
[quote=panta_rhei]Interesant :smile:

nė fillim ia nise kogja konkrete,
e qitash kah fundi, s'ma merr mendja qė edhe vet je e bindur ēka ke dashtė me thanė :wink:

nejse, marre nuk osht

Ti vetė the nė fillim, se dashurohen veq kur te njihen shumė mire ndermjet veti... se qorraz nuk shkon ma...
Tash ia nise me hormone e me pandjenja e me do mistere...
Ēka u bo tash![/quote]
panta,si je ti e vet e !? e ke degju me siguri ket pyetje? gjithe mu esht duke ashtu kot,si shaka-provokuese ose.....? po tashe qe Halla...,po thu qe ndrroj mendje,a mose foli me vetveten,tashe po me intereson kure flasim me vet-veten,cili jemi une,e cili vetja,ai qe bane pyetje,,apo ai qe pergjigjet,gjithmon mbrenda UNI-it ton? gjithcka esht ne dysh,edhe njeshi i ka dy gjysma,ajo qe esht apsolutisht nje e vetme(thuhet qe Zoti,per ate nuk e njofim konkretisht esht mister),deri sa mose te njofim ket te vetme apsolute,s'do te mund ta njofim as veten.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:54.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.