Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=15348)

AKT 31-10-11 02:24

Asaj nate ne tetor...
 
[font="comic sans ms"][/font]

dua lotet nga jasteku yt te me i dhurosh
te te kafshoj pas veshit si dikur
kengen tende leht ta kendoj
se ne nuk do ndahemi me kurr...
Sepse
ti ke lindur per mua
dhe kenget e mia ty te kane pritur
une se lejoj eren qe te te preke
as enderren me te cilen je rritur

edhe ateher kisha dhimbje ne kraheror
por jo si naten e fundit ne tetor
edhe te tjerat kane dashur
te me dashurojne
por jo si asaj nate te fundit
ne tetor...
Me mbeten syte tek fotografija jone
qe e ruaj dhe shpesh
e mbaj ne dore...

emine 19-11-11 20:07

Titulli: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
Edhe mund te vi...

Mes hapash te heshtura nen shi kur te me kerkosh...
edhe mund te vi.
Nen tingujt vajtues te pianos kur te me kendosh...
edhe mund te vi.
Ne hapesirat boshe te mendjes kur te me imagjinosh...
edhe mund te vi.
Mes horizontesh te perflakta te diellit nese do te te duhem prane...
edhe mund te vi.
Ndoshta...
Edhe mund te vi...
Por jo tani...

AKT 22-03-12 17:49

Titulli: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
Nen hijen e buzeqeshjes pranverore perseri ti vjen...
Rritesh ne syte e mi
behesh farkatare e fatit dhe lumturise
zemres i dhuron dashuri
buzeqeshje,lote ,malllengjim ...
Pikellimin e shton ikja
nen hijen e henes tretet rinia...

AKT 24-04-12 00:13

shi ne shkoder...
 
fluksi i renduar per shkoder
shiu nga te gjitha anet
marramendje ,tollovi
pritje dhe zhgenjim
perseri...
te prita ,ta ndeznim nga nje cigare
dy fjale t~i nderrojme heshturazi
ne fshehtesi
me plot dashuri...
nuk me duket e rende ecja
gjurmeve te te pareve
kur pazarin e benin
ne shkoder..
nuk me lodhin skenat nga filmat
mbi uren e vjeter,
e imagjinoj lehte te kaluaren
sepse nuk kisha lindur
sot
eh, sot me lodhi shiu
kudo vec pritje,tollovi
te pres ketu
ne shi
me plot dashuri...

AKT 21-05-12 14:59

Titulli: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
nje jete e kam
nen driten e nemitur
flas dhe peshperis me te
me degjon dhe frikson
njekohesisht
deri kur ajo
gjumin do ma prishe..
nje jete e kam
qe iu vura pas
kur arrita
me zuri kollitja
andaj nuk mund
as te flase...
nje jete e kam
qe e pres
te vij e te me perqafoj
ta dua
ta perkdhel
dhe ta dashuroj...
me pyet a eshte e vertet
eh moj jete...

Denim 23-05-12 09:25

Titulli: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
Mes valėve tė jetės
ditėt ikin pa shprese
dhimbja flet heshtur
zemra rėnkon rėndė!


Fjalėn s’e flas
ngecet si halė nė fyt
druaj se do pėlcas
mė bėhet sikur po mė mbyt!

Jetėn la peng
grishem i tėri nė trishtim
zemra plagėt numėron
shpirti mbushur dėshpėrim!.

Frymoj zėshėm
me ritmin e lodhjes frikshėm
si rigat e shiut qė pikojnė
lotėt faqet m’i mbulojnė!

CICErrrIMA 26-02-13 19:27

Re: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
Jetė e vrazhdė lėndon
mike tė quajta nga lindja
tė mora me tė mirė
e kurr nuk tė trazova
shpinden ma ktheve
e tash tė njoha...
lėkunde ēdo gjė
prishe rėnditjen
pa rrallė i more njerėzit
tė strukur nga frika
tė lodhur e tė etur
asgjė nuk kėrkuan,,
vetėm pak qetėsi
qė ti pėr ta dhuruar
e ke bezdi...

CICErrrIMA 26-02-13 20:43

Re: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
E imja nėna...

e lodhur nga sėmundja
nga vitet mbi supe
kujtimet e lodhura
fryma qė nuk ze vend
e rėnkimi sjell qetėsi nė dhomė...
shpresa vallė po shuhet
qė pėrsėri tė mė pres
tė shkallet nė mėngjez
e shpesh herė tė mė qortoi
pėrse prap u ktheve vonė...

Nuk mė buzėqesh mė si dikur
vallė shpresat u zbehen
sikurse shiu qė bie
e nuk shihet hėna..
po...mė dhimbset si shpirti
e imja nėna...

CICErrrIMA 14-05-13 21:04

Nėnės sime...
 
[FONT="Comic Sans MS"][SIZE="4"][COLOR="Black"]
[/COLOR][/SIZE][/FONT]

Mbaj mend fjalėt tuaja nėnė
porositė qė nė vesh mi le,
puthjen e fundit
dhe pėshpėritjen tėnde
Ruaju biri im...
E ftohtė ėshtė vdekja
trishtuese ndarja
realiteti i hidhur
e kujtimet mė vrasin shpirtin....
Nuk pata kurajo
forca mė mungonte
buzėqeshja ime u lodhė
optimizmi u zbeh...
Kurse TI...
prisje fjalė inkurajuese
qė ishe mėsuar tė ndigjosh
e tani ato duken
krejtėsisht bosh!

Do shėrohesh nėnė
unė tė premtoj
unė tė garantoj..
por ja qė perėndia, nuk mė ndigjoi!!!

E tani mbeten kujtimet
qė fillojnė qė nė vjeshten e kaluar
e do pickojnė shpirtin
gjerė nė amshim!

CICErrrIMA 14-05-13 21:47

Nėna...
 
Ajo qė nga lindja tė rri pranė,ajo qė kurr nuk tė braktisė...ajo ėshtė vetėm nėna! Por njė ditė vjen ndarja.Ajo duhet tė ndodhė dhe ne japim forcėn e fundit nė pėrballje me realitetin e hidhur.Kėrkojmė ngushllim tek fėmijėt tanė,jetės i kėrkojmė ēaste tė reja, dhe ngrejmė kokėn lartė dhe me krenari themi: unė kisha njė nėnė qė askush nė botė nuk e kishte..por nuk mjafton,sepse, nė mbrėmje afrohesh krevatit tė saj dhe nuk e gjenė aty.Nė mėngjez nuk e vėren,nuk ndigjon hapat e rėnduar dhe ngadaltė duke u afruar fillimit tė njė dite tė re..e atėher dalngadalė fillon ta kuptosh se ajo me tė vėrtet u largua pėrgjithmonė.E pabesueshme mė pėshpėrit truri dhe e gjejė vehten duke pritur dhe kėrkuar paraqitjen e saj diku gjatė ditės.Po, ajo do paraqitet nė oborrin e shtėpisė,nė dhomėn e ndejes apo nė celularin e programuar ; Biri im, mos u vono prap sonte ! Nėnė, mė mungon sonte...do kisha edhe ca gjėra tė reja tė t'i tregoj.Disa ndodhi tė reja sodisin tė pėrditshmen,kam diēka tė re pėr tė rrėfyer por ti nuk do mė ndigjosh ! Eh sa kisha dashur edhe njėherė duart e tua tė i pėrkdhelė...fjalėt dhe porositė e mijėherė tė pėrsėritura nga shtrati i vuajtjes dhe sėmundjes tėnde prap tė i ndigjoja....Nėnė, tė dua dhe tė pėrqafi fort , nėse nė qiellin e hapur shpirti yt mė vėshtron dhe ndjen gjėmen e saj, tė lutem mė jep njė shenj qė tė besoj nė jetėn e atjeshme sepse kėtu mungesa yte po bėhet varrė nė shpirtin e lėnduar!

Jeta vazhdon,ruaju biri im,kujdes fėmijėt,rriju pranė...mos i qorto,pėrkdheli edhe pėr mua sepse ato janė shpresa e vazhdimit tė jetės sime nė atė botė ! E rėndė qenka ndarja nga kjo botė biri im..e ėmbėl qenka kjo jetė..nuk pat shėrim pėr mua...ani,ska lidhje ,tė rinjt tė jenė mirė...dhe shtėrngimi i duarve tregoi frikėn nga ndarja e cila erdhi pamėshirshėm, nė muzgun e njė mbrėmje qė nuk premtoi dhe nuk dhuroi pėrveē lotė nė sy dhe dhimbje nė zemėr! Dhimbje pėr nėnėn....po klithmat e rėnkimit pėr ēdo dhimbje trupore "Oh nėnė" , vallė a duhen larguar nga fjalori i pėrditshmėrisė sonė,kur nėna mė nuk jeton , e kujtimet lodhin pamėshirshėm!?

Zero Cool 13-06-13 20:19

Titulli: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
Shqipėri! moj nėna ime,
Mė ke rritur me thėrrime!
Shqipėri! tė qofsha falė,
Tė kam nėnė e mė ke djalė
Ē'u mbush mali me dėborė,
Ē'u mbush deti me pamporė,
Seē u mbush e shkreta Vlorė
Plot me krushq e me dasmorė,
S'janė Toskė e Malėsorė
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.
Ē'u zbardhė malet, ē'u zbardhė:
Nga ēdo anė seē na ardhė
Shqipėtarėt gunė-bardhė,
Seē na ardhė palė-palė
Duke rutulluar malė
Kush mė kėmb'e kush mė kalė
Kush mė shpejt, kush mė ngadalė;
Kush i lum e kush i gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė,
Mun nė Vlorėn e lirisė,
N'atė thelb tė Shqipėrisė.

[B][I]Lasgush Poradeci[/I][/B]

CICErrrIMA 04-09-13 20:37

Dikur...
 
Mė kanė dashuruar,
jetės bukurinė ia kanė shtuar
s'mė kanė harruar
e as tradhtuar!

Mė vonė...mė kanė pėrkdhelur,
nė zemėr mė kanė therur
mė janė afruar
mė kanė kujtuar..
Dikur, tė gjitha iken
e janė larguar..
Mė kanė kėrkuar
gjetur dhe tretur
nė gjurmėt e kohės..
nė ikjen e errėt tė netėve tė gjata dimėrore...
mė janė kthyer
dhe mė kanė urryer!

Sot,mė kanė gjetur
krejt mė kanė xhveshur
rrėshqanas tėrhequr
e zemrėn mė kanė djegur..

Kujtimi i vjetėr kam frikė se po tretet
nė dėfrimin e papritur
por aq shumė tė mirėpritur...

Jam i ngulitur
si gozhda nė murė
jam i thyer
marrėzisht i dashuruar
si dikur...

CICErrrIMA 04-09-13 21:17

Shoqa e klasės,Maturantja ime...
 
E takova kėtė verė shoqen e klasės .Po, ishte ajo,mė e bukura e paralelės IV 1,mė e bukura e gjeneratės,mė e bukura e shkollės,mė e bukura Maturante e vitit '88..Nuk e kam parė nga nata e Maturės,qė atėherė kur menduam se u rritem,shpėtuam,fluturuam nėn hyjnitė qė rrotulloheshin nėn shiun e argjentė,ikėm me valet e tėrbuara tė detit kaltėrosh,qė pėrpėlitej pėr tė hequr vėmendjen,nėn dritėn e shetitores sė Plazhit tė Vogėl.
Tė kapur dorė pėr dore,kėndonim kėngėt qė ishin fiksuar nga mbrėmja e pėrbashkėt,me zėrin tonė,me ritmin e kėngėve qė na kishte shoqėruar ditėve tė fundit,tė vitit tė fundit nė gjimnazin e Ulqinit...Pėshpėritnim sė bashku kėngėt qė zgjonin mallėngjimin e ndarjes,vargjet pėr dashurinė qė kishte mbetur e pathėnė,nė pragun e lamtumirės sė pėrhershme ! Eh, sa kujtime u trazuan pėrnjėherazi,me njė shiqim,nė shpejtėsinė e erės,nė takimin e asaj nate,verės nė kalim e sipėr !

Bukuroshe ! Bukurosheeee! Nuk u pėrgjigjė...I shpejtova hapat e mi me nxitimin e atletėve nė fund tė garės.Ktheu kokėn dhe u buzėqesh.Mė ėshtė plakur syri apo vėrtet ti nuk je plakur aspak,i thashė me njė ndjenjė dashurie dhe gėzimi ,ndjenjė e cila qė moti nuk mė kishte pėrshkuar.Mbetėm tė shtangur pėr njė moment.Opservuam vendodhjen fshehurazi dhe u pėrqafėm si dikur,siē bėn shoku me shoqen e vėrtet,me dashuri vėllazėrore,me epshe respekti dhe nostalgjie qė vetėm motra ushqen pėr vėllaun e vet...Vėrtet nuk ishte plakur aq shumė,nuk kishte ndryshuar fare buzėqeshja e saj magjepse...e zėri i saj qė dikur ngrinte nė vend ēdo lėvizje,nuk e kishte humbur ngjyrėn e vet !

U ulėm pranė hyrjes sė parė sikur natėn e Qershorit tė vitit '88,kur u ndamė pėr tė u takuar pas shumė viteve.Biseduam pėr shumė e shumė gjėra qė rridhnin nga kujtesa nė gjuhėn tonė...sa shumė pyetje pėr njė kohė tė etur pėr fluturim,qė nuk ndalon asnjėherė kur zemrat gėzojnė !!!

Nuk e zgjatėm shumė ... u lodhėm nga mallėngjimi qė ishte i pashmangshėm.Ēdo fjalė pėr tė kaluarėn nxiste ofshamėn e thellė,tė pastėr njerėzore,dhe dhimbjen pėr vitet e kaluara me nxitim !

Pėrse jeta ėshtė e bukur kur kujtimet e bukura vijnė si shėrim nė plagė...a thua ndoshta aq pak i kemi shijuar apo pangopėsia e njerėzve pėr tė shijuar tė bukurėn tejkalon limitet njerėzore pėr tė ēmuar mė shumė ardhmėrinė,pėr ta ndėrtuar mė tė mirė,apo ndoshta i frikohemi tė ardhurės,bėhemi pesimist...Nuk e dij,por jam i sigurt qė momentet e rinisė janė tė papėrsėritura.
Ngushllimi i vetėm mbesin pasardhėsit tanė...

Sa keq e ndjej vehten kur kujtoj se kanė kaluar gjithė ato vite pa parė njerėzit pėr tė cilėt dikur,isha nė gjendje edhe tė vdes !

CICErrrIMA 13-02-16 22:14

Re: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
sonte po tretem nė mendime
i lodhur dhe i dėrmuar tretem nė kujtime...
sot u pamė,nga largė u puthem pa u prekur
e nesėr do kishe dėshirė tė tė kem pranė...
mos mė thuaj qė dashuria mbanė vetėm njė anė...

CICErrrIMA 02-08-16 21:08

Re: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
[QUOTE=CICErrrIMA;2298166]sonte po tretem nė mendime
i lodhur dhe i dėrmuar tretem nė kujtime...
sot u pamė,nga largė u puthem pa u prekur
e nesėr do kishe dėshirė tė tė kem pranė...
mos mė thuaj qė dashuria mbanė vetėm njė anė..
dashuria ka lindur tė pėrjetohet
nga grimcat e saj askush nuk ngopet...

CICErrrIMA 02-08-16 21:08

Re: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
sonte po tretem nė mendime
i lodhur dhe i dėrmuar tretem nė kujtime...
sot u pamė,nga largė u puthem pa u prekur
e nesėr do kishe dėshirė tė tė kem pranė...
mos mė thuaj qė dashuria mbanė vetėm njė anė..
dashuria ka lindur tė pėrjetohet
nga grimcat e saj askush nuk ngopet...[/QUOTE]

CICErrrIMA 02-08-16 23:12

Re: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.
 
sonte po tretem nė mendime
i lodhur dhe i dėrmuar tretem nė kujtime...
sot u pamė,nga largė u puthem pa u prekur
e nesėr do kisha dėshirė tė tė kem pranė...
mos mė thuaj qė dashuria mbanė vetėm njė anė..
dashuria ka lindur tė pėrjetohet
nga grimcat e saj askush nuk ngopet..
duhet ta prekėsh,drithėrimėn ta shijosh
gojės sė tharė nga shkrumi,shijen t'ja ndėrrosh
e nė sytė e saj tė lexosh tė vėrtetėn..
ta prekėsh aty ku dhemb,se pėrveē shpirtit dhimbje tjetėr ska
edhe pse nuk duam,neve jeta na ka nda..
do vij prap njė pikė ku kthim nuk ka..
nėse kėsaj here u shkėputem me logjikė
dashuria do flasė e ne do bėjmė sehir...


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:12.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.