Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapėsirė filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=12836)

enesi_21 01-12-03 17:10

KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Nese keni mundesi me dhane mendimin tuaj ne lidhje per keet tem

se kush e krijoj njeriun si dhe e dine pse ?

Pra cili eshte mendimi i juaj?

Pstaj do te dha dhe une mendimin tim?

mizi 12-12-03 16:29

TUNG
 
Ju pershendes .

Mendoj se pyetni jo se ju nuk e dini nje gje te till,por me qellime te tjera,pra mendoj te mira.

Une per veti nuk jam dijetar(hoxh)islam dhe nuk di shum ne kete drejtim.

Mirpo po e cek vetem nje argument nga Kurani,ku Zoti thot"O ju njerez

adhuronja Ate i cili u ka krijuar juve,dhe ata qe ishin para juve .

Ne baze te ketij argumenti sqarohet edhe pyetja e juaj,dmth,Krijues i njerzimit eshte Zoti ,kurse qellimi eshte ADHURIMI ndaj Tij.

Ju falemenderoj.

enesi_21 12-12-03 17:39

Pershendetje mizi, vertet qellimet e mia nuk mundesh me i dit ti se vertet ato jane gjera mbrendshme ...

Te faleminderit qe je inkuadrua ne kete tem, une e dije shume mire dhe me argumente se pse jemi krijuar , por duke pas parasysh se shume nga njerezit nuk e dine desha te dije se qare mendojne ata, se vetem me jetu me hanger me pire e me bla bla bla jemi krijue pastaj vdesim e ska asgje.... sa mendim i keq qe eshte dhe i gabushem....



Ka qellim njeriu se ska ardhe rastestesisht ne kete toke...

Murgesha 12-12-03 18:42

Enesi pershendetje per temen. Teme e bukur qe meriton te diskutohet por jo me ty. Zoti thote mos mu bej shok se shokė nuk kam. E ti po i behesh shok e bile me teper kur thua: Po citoj:

[size=6][color=blue][b]une e dije shume mire dhe me argumente se pse jemi krijuar , [/b] [/color][/size]

Askush perveq se Zotit nuk e din qellimin e krijimit, egzistimit dhe vdekjes sone.

Pershendetje Murgesha.

enesi_21 13-12-03 15:25

Pershendetje, murgesha ti mua me keqkuptuar .

Se kur kam then ashtu skam ber shirk (Shok Zotit) e dije se sban dhe nuk lejohet me i ber shirk Zotit.

E kam then e dije mire dhe me argumente qellimin e krijimit se e kam lexuar ne Kuran dhe ate qfare Zoti na ka treguar mas miri pse na ka kriju, dhe jo vetem une por kjo gje qellimi i krijimit nuk eshte gje e msheft se se dije askush veq Zotit se Ai na ka lajmeru ne Kuran duke thene:" Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as s'dėshiroj tė mė ushqejnė ata". (Dharijat)

Besoj se kam qen i kjarte .

Murgesha 13-12-03 16:11

Ska problem Enesi besoj se jemi duke biseduar ketu pa kurrfare keqkuptime. Se fundi i fundit secili mund te shfaq mendimin e vet.

enesi_21 15-12-03 17:39

Pershendetje.

Po ashtu eshte e vertet se ēdo kush ka te drjete ta shfaq mendimin e vet, por ama ne duam de dijme dhe se cila eshte e verteta.

Kemi pare shume raste shembull kur dy veta fjalosen per nje gje, dhe secili ka deshir ta mund tjetrin. E ajo qe kishte qen ma se miri qe ata te dy te mundohen me e gjete te verteten e se skishte pas lidhje se fjalaa e cilit ka qen ma e drejte.

Murgesha 15-12-03 18:55

[quote=enesi_21]Pershendetje.

Po ashtu eshte e vertet se ēdo kush ka te drjete ta shfaq mendimin e vet, por ama ne duam de dijme dhe se cila eshte e verteta.

Kemi pare shume raste shembull kur dy veta fjalosen per nje gje, dhe secili ka deshir ta mund tjetrin. E ajo qe kishte qen ma se miri qe ata te dy te mundohen me e gjete te verteten e se skishte pas lidhje se fjalaa e cilit ka qen ma e drejte.[/quote]





Te lumte Enesi per mendimin e bukur qe keni dhene. Kam verejt neper shume forume ndohin keto gjera. Persona te caktuar dialogojne ne politik e ne fe dhe mundohen te imponojne mendimin e tyre. Kur shohin qe kane kundershtime ne teorit e veta ateher fillojne te fyejn njeri tjetrin me teper se femijet e kjo vertet nuk na qone askund. Une mendoj se duhet te diskutohet ne menyre te qete dhe pa emocione.

Tung te pershendet Murgesha.

vullneti 17-12-03 10:40

ju pershendes

teme interesante dhe e nevojshme per me pase njohuri ne kete aspekt.mirepo,se di...tema eshte si pyetje...e mu ma merr mendja qe me mire kish me qene qe pyetja qe eshte bere nga enesi te jap edhe pergjigjen vete enesi(normal aq sa ka njohuri ne kete lami) e te tjeret te kyqen me mendimet ,pajtimet dhe mospajtimet qe per momentin mendojne ,e at'here ishin sqaru gjerat qe...edhe ata qe deri tani si kane dite gjerat kishin pase mundesi me i mesu .

une per vete kam lexu ne kete lami deri diku(po dija seshte e bollshme kurre) ...se per me i komentu Fjalet e Kuranit...duhet me qene studius i madh ...e ne kete forum se besoj qe kemi asnje te tille.

Komentuesi i pare ne gjuhen shqipe ne kosove ka qene Rahmetliu Mulla Sherif Ahmeti.E ai pas komentimit te pare ka thene:Vallahi,me pase mundesi njeriu qe cdo dy jave ta bej komentimin e ri te Kuranit...kish me pesu ndryshime" qe dmth...Kurani i Madherishem eshte burim i pashterrshem i dijes...po duhet pune dhe studim i panderprere qe njeriu te "nxjerr" gjera te reja e qe aty kane qene po skemi mujte me i "pa".

Edhe nje send per ata qe se besojne Zotin dhe Librin e TI te shenjte:

Ne Kuranin e madherishem diku shkruan (nuk eshte citat ...po perafersisht e them)" Do tju ringjallem ne Boten tjeter,do tju bejme si jeni tani...saqe edhe majet e gishteruinjeve do ti keni si i keni pase"

E sa kohe ju deshte njerezimit pas ketyre fjaleve te Zotit me e zbulu se asnje njeri ne bote nuk i ka shenjat e gishterinjeve te njejte?!...e sot kriminalistika pa keto shenja te gishterinjeve skish mujte sen me ba...e per njerez qe se besojne kjo dhe shuuuume sende jane argument...se Zoti egziston...dhe fjalet e tij jane ne KURAN>>.

Me falni..mbase nuk dola shume nga tema...po po ma merr mendja se Enesi ka lexua literature fetare...e me shkrime te tij dhe mendime te tij...besoj se edhe ne mundemi te mesojme dic cka skemi dite e eshte dashte me e dite... ju pershendes

mirolf 17-12-03 19:28

KUSH DHE SI EHSTE KRUJUAR NJERIU





Mire pra une do te mundohem qe te sqaroj sa me shume.

ne ket bote jan dy teori se si eshte krijuar njeriu;nje teori vjen nga shkenca dhe shkencetaret,kurse tjetra teori vjen nga njerezit qe besojne ne nje gje qe sduket dhe nuk shfaqet{Zoti]



teoria e shkencave;para miliona vitesh bota nuk ka qene asgje perpos nje rruzull pa jete dhe pa oksigjen.dmth ska ekzistuar jete ka pasur vetem nje pakice uje ska.pasur asgje vetem vullkane.por ne nje kohe lart nga universi ra ne toke nje gur i madh qe ne univers quhen yjet.kshtu qe kur ra guri ne toke

dmth explodoi dhe kshtu qe e beri te mundshem qe uji te rritet dhe gjallesirat te shfaqen ne toke dhe te mbijetojne.dmth qe aty filluan te shfaqen gjallesirat te cfare do lloji.por nga erdhen dhe nga u shfaqen ket gjallesira? kur guri i madh ose ti themi BIG BANG.ne gjuhen Angleze.aty i ka shperndare disa nutrone[nutronet jane nje gje te padukshme qe formojne sekte te gjalla si psh njeriun dhe shtazet.ne qofse ndonje di se cfare jane mikrobet dhe nga vijne ato?mire pra une do ua sqaroj,cdo njeri dhe cdo shtaze ka mikrobe mbrenda ne trup.pa mikrobe nuk mund te jetojme,dhe po ashtu edh po te kemi shume mikrobe ne trup semuremi.shkenctaret ende jan ne zbulim mrekullise se njeriut.

dhe jan gjitha ato pyetje qe kemi per ti bere kur te berthehet nje zbulim i ri.si psh;arritja ne mars?do te ket jet atje apo jo?sepse edhe planeti mars eshte ashtu sikur toka!OSE PLANETI EUROPA. po ashtu ky palnet ka uje

dhe gjallesira!



TEORIA ORTODOKSE{BESIMTARET NE ZOT}



ZOTI e krijoj adamin[ose ne shqip ademin]dhe e vuri ne nje kopsht me lule dhe me te gjitha te mirat qe ekzistojne ne kopsht qe quhet KOPSHTI I EDEN]pasndej Adami u ankua dhe i tha Zotit qe pse ai eshte vetem dhe pse sia sjell nje njeri sikur ai qe te ket me ke te rri.po ashtu zoti e formoj gruan nga nje pjese e trupit te adamit,dmth ajo gura u quajt Eva[ose ne shqip HAVA]por zoti i keshilloj Adamin[ADEMIN] dhe Even[HAVEN]qe te mos haj nga nje molle e kuqe.SEPSE DO TE VDESIN.kurse dita dites Eva i tha ADAMIT qe patjeter duhet te shijoj mollen dhe pasi qe e shijoj Zoti u zemerua dhe e hoqi nga kopshti,dhe e denoj per tert jeten i tha qe ti do te jesh gjithmon nen sundimn e e burrit.une ndoshta po e zgjas shume por keto tregime jan vetem Mitologji dmth jane pa fakte.kurse shkenca gjithmon te sjell fakte sidomos ne ket kohe qe i kemi arrit te gjitha.chimpanzee{shimpanza,ose majmuni]jane te nje grupi me njeriun

nuk ka edhe aq shume dallim po ti studiosh sepse cfare kemi nene trup edhe majmuni ka.dmth shume gjera i kemi te njejte dhe te ngjajshem.si psh;Skull[Kafka e njeriut]eshte identikale me ate te majmunit.duart jane te thajse te njejta,truri thuajse i njejte vetem majmunet nuk e kan trurin e foljes qe ne e kemi.shkenctaret thojne dhe eshte fakt po te pyesni ndonje profesor te shkences.qe shimpanza eshte 97%identical me Njeriun.

mire pra se e teprova pak por u mundova qe te sqarohem sa me shume ne qofse keni n donje pyetje ju lutem mos hesitoni ti shtroni pyetjet.



ju falemenderit...nga Edoni

sepse

uliksi31 18-12-03 00:59

HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA



O cka me ke kenaq te qeshurit.Po mendoj as mos je ti ai Cima dhe Leci kur Cima pergjigjet per not para profesorit.O mos mu hidhro se per bes me ke knaq sonde me kte shkrim.HHAHAHAHAHAHAHA

Paj ska me shqiptar e hajt toks.

enesi_21 06-01-04 13:29

Vėllezėr tė dashur, ua shkruaj kėto fjalė me gjuhė tė lirė duke thėnė: O Zoti im, mos mė dėno se unė e pranoj atė qė ishte prej meje, sa ka prej turpeve tė mia nė tokė, e ti ndaj meje je qė vlerėson dhe dhuron. Kur mendoj pėr pendimin ndaj mėkateve i kafshoj gishtat dhe kėrcėlloj dhėmbėt, dhe nuk kam tjetėr zgjedhje pos shpresėn time, faljen tėnde nėse mė fal dhe mendimin tim tė mire, njerėzit mendojnė pėr mua se jam i miri, porse unė jam mė i keqi nėse nuk mė fal Ti.
Lus All-llahun xh.sh. tė na i falė mėkatet dhe tė na i mbulojė tė metat, si dhe tė na i merr shpirtrat duke qenė i kėnaqur me ne. Ju pėrkujtoj thėnien e Muhammedit: "Shpėrndani dhurata ashtu qė tė duheni." Dhurata mė e mirė qė jep vėllai pėr vėllain e vet pėr hir tė All-llahut ėshtė kėshilla, qė tė jetė pėr tė furnizim, pajisje nė dunja dhe deponim nė ahiret, dhe shėmbėlltyra jonė mė e lartė ėshtė i Dėrguari i All-llahut.

Muhammedi a.s. e ka marrė pėr dore Muadhin (shokun e vet) dhe i ka thėnė: "O Muadh, pėr All-llahun unė tė dua, pastaj ka thėnė: Unė o Muadh tė porosis qė assesi nė fund tė namazit mos tė lėsh pa thėnė: All-llahumme, einni ala dhikrike, ve shukrike, ve husni ibadetik. - O Allahu im! Mė forco dhe mė bėn tė fortė nė pėrmendjen Tėnde, nė falėnderimin Tėnd dhe nė bukurinė e ibadetit Tėnd."

O ti njeri qė dėshiron shpėtimin e tij, lexo thėnien e kėshilluesit qė ndihmon. Ke kujdes fjalėt e mia, dėgjo kujdesshėm dhe thellohu me zemrėn tėnde duke ndier fjalėn e All-llahut xh.sh.: "Tė dėgjuarit, tė pamurit dhe zemra pėr tė gjithė kėto ka pėrgjegjėsi." (El-Isra: 36)

O vėlla, o dashamir i kėsaj feje, a je ulur njė ditė pranė librit tė All-llahut? A je ulur pranė librit, me tė cilin nėse pastrohen zemrat tona me tė, kurrė nuk do tė ngopeshin nga mėsimet e tij?!! Libėr me tė cilėn do tė vijė si ndėrmjetėsues nė Ditėn e Gjykimit pėr tė zotėt e vet. Libėr nė tė cilėn ka nė tė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt!! Libėr me tė cilin u hap zemra e Resulull-llahut dhe zemrat e shokėve tė tij dhe tė atyre qė patėn frikė All-llahun! A je ulur njė ditė tė lexosh jo vetėm me sy dhe me gojė por edhe me zemėr!? A i ke shikuar me vėmendje mrekullitė qė janė nė tė!? A je thelluar nė studimin e ajeteve!? A je kėnaqur me recitimet e tij!? A e kanė rrahur zemrėn tėnde trokitjet e tij!

Mendoj se do tė thuash po... Kėto janė shpresat e tua nė tė…, ėshtė pėrmendje e domosdoshme pėr ne dhe askush nuk ėshtė i pavarur prej saj.

Sirius 11-01-04 09:09

Pershendetje te gjitheve. Me vjen shume mire qe behen edhe keso diskutime ketu, qe kane per prapavije te shprehen mendimet e secilit prej nesh rreth pyetjes se parashtruar. Kush e krijoi njeriun dhe pse?

Eshte nje pyetje me te vertete shume provokative, por edhe shume e rende per nje pergjigje deri diku te pershtatshme. Mirepo, pasiqe diskutimet tona kane per qellim te verteten, atehere edhe une do te shkruaj pak rreth nje te vertete, e cila injorohet sot. Ajo e krijimit te njeriut nga Zoti.

Shume teori rreth krijimit te njeriut i kane mbushur librat e ndryshme, revistat, madje edhe neper mjediset arsimore, si shkolla fillore,te mesme e univerzitete, ne te cilat prezantohet krijimi i njeriut si nje pjese e evolucionit te qenieve, te shkruar nga Darvini. Kjo teori njihet si Teoria e Darvinit rreth krijimit te qenieve ne Toke. TAshme me shume argumente shkencore eshte hedhur poshte kjo teori, mirepo mendjet e njerezve, gjegjesisht ata te cilet nuk mund ta shohin apo kane frike qe Zotin ta pranojne si krijues te njeriut dhe te gjithckaje, dalin me teori te reja. Nje nder teorite me te reja thote se te gjitha qeniet kane evoluar, mirepo njeriu qe prej fillimit te krijimit te tij, ka qene ne dege me vete, keshtuqe prapeseprape i leshohet hapesire teorive te ndryshme te mohimit te krijimit te njeriut nga ZOTI.

Allahu shume mire ka cekur ne Kur'anin e nderuar, se njeriu u krijua nga Ai, dhe ketu nuk duhet te kete ndonje cudi. Njerezit nuk duhet te habiten qe te pranojne Zotin si krijues te tyre, sepse me kete rast njeriu vetem se eshte nderuar, e jo poshteruar. Mua do te me vinte shume turp dhe inat po te me thoshte dikush se njeriu e ka prejardhjen prej ketij apo atij majmuni?! Ndersa, pervec qe jemi qenie njerezore te krijuara nga Zoti, atehere vecori te dhene nga I Dijshmi, eshte mendja( arsyeja, logjika) te cilen nuk e kane qeniet tjera te krijuara gjithashtu nga Zoti.

Vetem ndalu dhe mendo rreth krijesave tjera, dhe do te shohesh begatine e dhene nga Zoti, mendjen e cila po te shfrytezohej ne maksimum, atehere do te arrinte te prekte Arshin e Allahut., sic ka thene profeti jone Muhamedi a.s.


Ndersa sa i perket qellimit te krijmit, ajo eshte e qarte sikur pastertine qe e ka drita. Per te adhuruar Allahun dhe krejt ne fund per te fituar perjetesine, per te cilen qe ne fillim Ademi a.s. dhe Hava, luftuan me epsh te madh per ta perfituar. Po adhurove Zotin, ke perjetesine e mbare, po mos adhurove Zotin, ke perjetesine e mjerueshme. Keto jane ceshtje eskatologjike, por qe ne vete perfshijne nje te vertete shume te madhe: " Cfar te besh mire e ke per vete, mirepo krejt njerezimi te ngriten ne kembe duke bere te mira, Allahut asgje nuk i shton nga lavdia e Tij. Po edhe krejt njerezimi te ngriten per te bere vepra te keqija, Allahut nuk i mbetet asgje mangut. Sepse Ai eshte i Vetlavderueshem dhe i Vetmjaftueshem. Krejt cka bejme e kemi per vete, per shpetimin tone. Pra, kotesia nuk ka vend ne kete bote, sepse harmonia ka mberthyer krejt gjithesine. Madje edhe nga shperthimet e medha qe ndodhin non stop ne gjithesi, krijohen harmoni te shumenumerta, per shkak se ato jane krijime te Allahut, nga fjala e Tij "Behu, dhe menjehere ajo behet".



Mos u frikoni te thoni se njeriu eshte krijese e Zotit, se ketu nuk ka turp. Turpi eshte kur gjeni paraardhesin tuaj ne kafazet e kopshteve zoologjike, duke pritur femijet qe t'u japin ndonje banane per te ngrene".

enesi_21 11-01-04 11:46

[b]Allahu te shperblefte Sirius se vertet ke shkruar mire, dhe vallahi deshem apo sdeshem feja e Allahut do te hyje ne qdo shtepi te botes.[/b]

Kjo jo nga ne njerezit por ngase e ka garantuar Zoti i Lartėmadheruar

Giovanni 24-02-04 16:00

Siq te gjite e dime krijimi i botes u be ne 6 dite

Pasi qe Zoti kishte krijuar gjdo gje pa se dikush duhej te jete pronar i krijesave keshtu e krijoj njeriun i cila jau ngjiti emrat gjallesave dhe eshte padroni i tyre...

turisti 09-08-04 12:39

Pershendetje Enesi_21. Per njeriun normal,pergjegjje ne kete pyetje gjithmone do te jet vetem SUPOZIM dhe asgje tjeter. Dnoshta ne te ardhmen do te kontaktohet me qenjet nga planetet tjera dhe dionia jone do te zgjerohet sepse jemi relativisht gjenerata e re ne gjithesi-2000 vjet...ndoshta ka civilizimet tjera me te vjetra...Une mendoj qe per keto kushtet ,qe i kemi sot,kjo pyetje nuk na nevojitet sepse eshte - lodhja ne kot... :wink:

qeqa&zana 01-11-04 11:16

mendimi im eshte keshtu:
neve na krijoj Zoti , ALL-LLAHU
na krijoj qe te rrime perkohsisht ketu ne ket bote (kjo bote nuk eshte e jona pergjithmon por pas vdekjes do shkojm ne at boten e perhershme)
qe te na sprovoj neve per veprimet tona (per te par se sa besojm ne Zot)dhe pastaj te na caktoj vendin (parajsen apo ferrin) kjo mvaret nga veprimet tona ketu .

nuk e di sa jam shprehur mir por besoj me keni kuptuar

pershendetje per te gjithe

gjani 10-12-04 14:24

kush dhe pse e krijoje njeriun
 
jame ganiju nga prishtina dhe dua te pershendes ate i cili e ka ber kete teme per diskutime sepse heret a vone secili prej neshe do ta pyesime veten se kushe jemi nga vime dhe ku shkojme pra ky nuk eshte ndonje pyetje te cilen ne e gjejme por e cila na imponohe dhe po nuk ditem dhe nuk patem njohuri ti pergjigjemi kesaj pyetje sakte dhe vertet atehere do te pasojne shume vuajtje shpirtrore dhe psikologjike dhe mude te pesoje keq ne kete bote por edhe ne tjetren.
pra se pari njeriu eshte krijuar ne menyre pefekte sepse dine te veproje asyetoje veprimin e vet dhe te mbushe nevojat e vet ne kohe te caktuare pra eshte ne gjendje qe te aryetoje veprimin e tije.
por sa i perket dije te cilen allahu i madheruar na ka dhene ne dipozicijon ne jemi te kufizuare pra munde te dime aq sa truri jone esht ne gjendje te marre informacijone por jo me shume se kaq,dhe gjithe qka ne na rrethone eshte e krijuare ne menyre perfekte pra ketu nuk ka vente me per dyshime sepse intuita jone na dergone dhe na shtyne te nje qenje e cila eshte ne gjendje te sundoje gjithe kete hapsire te cilen ne e shohime dhe e para mendojme e ai icili e kryen kete pune eshte pa dyshime ALLAHU.

lotoshi 22-12-04 13:32

interesant
 
ju pershendes te gjithve

por njeriun e ka krijuar zoti e jo disa qe thun se njeriu esht krijuar nga majmuni apo nga balta jo keta jan peralla te cilat njerezit krijon vec shpifje tek popujt ja nderojn kahjen

kaloni bukur

Gurbetqari 23-12-04 18:59

Bashkveprimi i rasteve dhe ngjarjeve qe ndodhen gjat milarda viteve, ne procesin historik qe quhet "EVOLUCION" rregullon formen dhe strukturen e qenjeve te gjalla qe jetoijin ne plantin tone dhe ne Universe.

uck_aksh 03-05-05 18:51

NJERIUN E KRIJOJ NATYRA SI GJDO SEN TJETER QE E KRIJON ASHTU EDHE NJERIUN E KA KRIJU NATYRA






NJE GJEJE QE NUK E SHE ,SE PREK NUK JA NDEGJON AROMEN MOS I BESO
PERSHENDETJE

modestja 24-05-05 11:29

ndjenje e mbjellur ne shpirt se Zotin kam krijues dhe kjo paksa gje me ethjeshte dhe se te gjithe pothuajse dime se ka Zot ai eshte krijuesi e per sa i perket faktit apo pyetjes se pse na krijoi?ketu me te madhe njerezit kane problem por bukur mire ne kuran thuhet"une nuk i krijova njerezit per asgje tjeter pos qe te me adhurojne"qe ka kuptimin perputhshmelia e ligjit te Zotit me ligjin ejetes se njeriut quhet adhurim

ARVANITI 24-05-05 11:51

[quote=giovanni]Siq te gjite e dime krijimi i botes u be ne 6 dite

Pasi qe Zoti kishte krijuar gjdo gje pa se dikush duhej te jete pronar i krijesave keshtu e krijoj njeriun i cila jau ngjiti emrat gjallesave dhe eshte padroni i tyre...[/quote]

Ouu..me gjithe mend qe ne 6 dite eshte krijuar Toka?!

Po cili ta tha?

Ndonje shkencetar, ndonje gjeolog, apo ndonje gjeograf?

Ti flet sikur te kishe qene vete i pranishem aty..pa na e pershkruaj pak

***
Debato mė me shume fakte

ARVANITI 24-05-05 11:57

se desh harrova..

Mendoj, se [b]NJERIUN E KRIJOI KOHA...[/b]

bbeessaa 29-05-08 19:10

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
ZOT na ka kriju veq arsyen pse nuk e di:confused:

panta_rhei 29-05-08 19:19

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=giovanni]Siq te gjite e dime krijimi i botes u be ne 6 dite

Pasi qe Zoti kishte krijuar gjdo gje pa se dikush duhej te jete pronar i krijesave keshtu e krijoj njeriun i cila jau ngjiti emrat gjallesave dhe eshte padroni i tyre...[/quote]

Nė ditėn e shtatė, pra nė momentin kur e krijoi njeriun, Zoti kishte qenė tepėr i lodhur! (besoj se kjo shpjegon shumēka) :wink:

PSYCHOPHER 01-11-08 18:58

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=uck_aksh]NJERIUN E KRIJOJ NATYRA SI GJDO SEN TJETER QE E KRIJON ASHTU EDHE NJERIUN E KA KRIJU NATYRA


NJE GJEJE QE NUK E SHE ,SE PREK NUK JA NDEGJON AROMEN MOS I BESO
PERSHENDETJE[/quote]

hmm mendoj qe ju keni nje mendim te gabuar sepse edhe natyra sikurse ne eshte krijes dhe jo Krijuese ashtu siq eshte gabim te besojm darvinizmin gjegjesisht "evolucionin" dhe ate perrallen qe njeriu vie nga majmuni ... ndersa sa i perket asaj qe nuk duhet te besojm ate qe nuk shohim apo nuk ja degjojm aromen,, ateher me thuaj A BESON TI QE EKZISTON OKSIGJENI ?!?!?!

~~~vera~~~ 03-11-08 23:02

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Njeriun e krijoj ALLAHU per ta Adhuruar ate (ALLAHUN).

gjini 04-11-08 09:05

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Nese zoti krijoj njeriun , une pyes po zotin kush e krijoj???

Murgesha 04-11-08 11:20

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=gjini]Nese zoti krijoj njeriun , une pyes po zotin kush e krijoj???[/quote]


E vetmja pergjigje logjike ne pytjen tende eshte se njeriu e krijoi Zotin.

gjini 04-11-08 13:51

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=Murgesha]E vetmja pergjigje logjike ne pytjen tende eshte se njeriu e krijoi Zotin.[/quote]

E nderuara Murgeshe, te falemnderit per mbeshtetje por kete thenje e kom then disa here maperpara ne temat e fes para tri viteve me duket
Njeriu imrovizoj nje mbikrijese qe quhet Zot, per te mundur ti sundoj te tjeret ne toke.
Eshte dashte te thuhet se ai eshte i madhe dhe gjendet gjithkund dhe ai shef krejt se qka boni ju dhe si silleni.
ai kujdeset per ju nese ju do jeni te ndegjueshem dhe nuk do beni gjera qe nuk do kundeshtojne ligjet e asaj kohe.
Pra, ata nga friga se ne secilen kohe dhe ne secilin vend jon te mbikqyrun kan fillue te besojne dhe keshtu ata gjithmon jon drejtue nga qielli se atje po jetoja zoti dhe ai na i fal edhe gjynahet qe i bojme ne ketu dhe nje munut para se me dek nese bjen shahadet mundesh me shkue ne gjenet sipas Muslimnve.......!!

Psikologu 04-11-08 14:25

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Krijesat njerzore por edhe krijesat tjera kan njė pikpytje se nga kush dhe si u krijuan, si erdhen nė ketė botė???!!

Nese kthehemi ne shkrimet Teologjike , atehere nuk ka pajtueshmeri tjeter se perpos Zotit , tjeterkush do tė kishte mundurė tė krijoj njeriun , por nese kthehem ne shkrimet Shkencore atehere ėshtė njė pikpytje e madhe se si , pse dhe kur dhe me cilen forcė.
Enigma e tillė mund tė ketė egzistuarė me miljona shekuj deri me sot.
Antropologjia si shkencė e cila studion njeriun nė tė gjitha kėndveshtrimet e tij/saj , por akoma kjo shkencė nuk ka mundurė tė konkludoj saktesishtė studimin e saj se si rrjedhin racat njerzore, ngjyrat e njeirut dhe si u benė zhvillimet trupore tė qenjes njerzore, edhe pse kjo shkencė mirret edhe me studime tjera shpirterore , fisnore etj etj
Paleontologjia deshmojnė se Dinosauruset janė zhdukurė qė afer 230 milon vjet, ndersa Teologjia e Krishter ne meson qė Zoti i flet njeriut qė 2000 vjet e kėndej, ndersa ajo Islame qė 1500 vjet dhe asnjera nga kėto nuk sjellė ndonjė deshmi se do tė kishte parė ndokush Zotin si krijes Lartmadherore, edhe pse , ne Bibel , bazohemi mė shumė ne fjalet e Moisiut.
Pra , enigma se kush dhe pse e krijoj njeriun mbetet akoma nė rrugė e hapur pėr studime tė reja, qofshin ato Teologjike por edhe Shkencore.

hasanmehmeti 04-11-08 15:04

AW: Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=Psikologu]
ne meson qė Zoti i flet njeriut qė 2000 vjet e kėndej, ndersa ajo Islame qė 1500 vjet dhe asnjera nga kėto nuk sjellė ndonjė deshmi se do tė kishte parė ndokush Zotin si krijes Lartmadherore, edhe pse , ne Bibel , bazohemi mė shumė ne fjalet e Moisiut.
Pra , enigma se kush dhe pse e krijoj njeriun mbetet akoma nė rrugė e hapur pėr studime tė reja, qofshin ato Teologjike por edhe Shkencore.[/quote]

Desha te theme ty se nuk eshte e vertet se Zoti i flete njerezve sipas Islamit qe 1500 vite,nese nuk ke dituri mos ja fut kot.
Zoti i flete njeriut prej qe e ka krijuar ne faza dhe kohe te ndryshme, e qe sipas perkufizimit fetare Islame , njeriu ishte krijese me e vone se shume krijesa tjera siq mund te jene llojet e ndryshme te shtazeve.Historin e njejt te Moisiut e permend edhe Kur'ani.

Nese mendojme si materialistat qe se pari te shofim dhe te prekim e mandej te besojme atehere ju theme se Zotin skeni per ta pare ne kete bote.Ndersa nese i leni hapesire shembujve, ngjarjeve ,ndjenjave etj siq eshte i krijuar njeriu me to atehere ka mundesi qe te arrini ne ndonje konkluze besimi,edhe pse kjo miresi nuk i eshte dhene qdo krijese nga njerezit.

me t'mira.
Hasani

gjini 04-11-08 16:47

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Hasan,

Pa paragjykime dua me te than se zotin eshte e veret qe skemi me e pa kurr dhe as qe ka shans dikush me e pa ate, jo qe eshte larg dhe i pa arritshem por eshte nje fakt se nuk ekziston fare dhe se as ne kete bote por as ne ate qe ju e quani gjenet e gjenem ska kush per ta takue
As ne ket bote nuk eshte taku e as qe ka fol kush me te por jon imagjinata e njeriut dhe besimi juaj dhe kjo tash merret si e vertet ashtu sikur te krishteret qe trumbetojn se Jezusi eshte djali i zotit!!!!!!!
keto jon kopalla te qarta dhe njerzit kur skamn me qka te merren i lejojn vetes kete argetim me perralla nga 1001 nate ne gjene.


Te lutem Hasan pa keqkuptime dhe te diskutojme pa dorza njeher ne dynje pa u shajt ne mes veti.

~~~vera~~~ 05-11-08 13:58

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Kjo pyetje nuk duhet te ekzistoj..
Pse lodheni ta zbuloni se kush krijoj ALLAHUN kur ska shans ta dini ne asnje menyre .
Pergjigjja eshte ALLAHU krijoj Njeriun te gjithe e dim qe eshte shume e saket,e ku ta dim tani se kush e krijoj ALLAHUN !?
Asnjonit prej neve nuk na kujtohet nata e pare e marteses se prinderve tone ,se s'ka mundesi te na kujtohet shume e thjeshte ,edhe kjo pyetja qe diskutojme eshte e njejta gje.
Me vjen keq Gjini qe s'beson qe ka ZOT...

gjini 05-11-08 18:58

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=~~~vera~~~]Kjo pyetje nuk duhet te ekzistoj..
Pse lodheni ta zbuloni se kush krijoj ALLAHUN kur ska shans ta dini ne asnje menyre .
Pergjigjja eshte ALLAHU krijoj Njeriun te gjithe e dim qe eshte shume e saket,e ku ta dim tani se kush e krijoj ALLAHUN !?
Asnjonit prej neve nuk na kujtohet nata e pare e marteses se prinderve tone ,se s'ka mundesi te na kujtohet shume e thjeshte ,edhe kjo pyetja qe diskutojme eshte e njejta gje.
Me vjen keq Gjini qe s'beson qe ka ZOT...[/quote]

E pash qe te vjen keq per mua qe nuk besoj ne zot.

Kam respekt per te gjith dhe respektoj besimin e secilit qe ka dhe qe deshiron.
Por perdersa ketu shtrohet nje pyetje e till e imja eshte te shkruaj apo mos te shkruaj .
Ne shkruaj du te them ate qe mendoj dhe shkruaj per ate qe jom i bindur.
Vera, me deshire dhe asgje skisha pa ma shum deshire vetem te takoj ate person qe me bind per te besue.
Pasi qe te vjen keq me shkruaj apo me bind se do me kesh aty ne ate besim qe je ti apo te atij qe me bind .
Pra mos te vjen keq as ty per mue ashtu qe nuk me vjen as mua keq per juve qe besoni.

Ti, nuk me kupton mua perse nuk besoj!
ashtu as une nuk mundem ti kuptoj ata qe besojne edhe pse nuk i gjykoj ashtu sikur se bajne disa qe besoj dhe jepin vlersimin per ne qe nuk besojm.

Psikologu 06-11-08 11:02

Titulli: AW: Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=hasanmehmeti]Desha te theme ty se nuk eshte e vertet se Zoti i flete njerezve sipas Islamit qe 1500 vite,nese nuk ke dituri mos ja fut kot.
Zoti i flete njeriut prej qe e ka krijuar ne faza dhe kohe te ndryshme, e qe sipas perkufizimit fetare Islame , njeriu ishte krijese me e vone se shume krijesa tjera siq mund te jene llojet e ndryshme te shtazeve.Historin e njejt te Moisiut e permend edhe Kur'ani.

Nese mendojme si materialistat qe se pari te shofim dhe te prekim e mandej te besojme atehere ju theme se Zotin skeni per ta pare ne kete bote.Ndersa nese i leni hapesire shembujve, ngjarjeve ,ndjenjave etj siq eshte i krijuar njeriu me to atehere ka mundesi qe te arrini ne ndonje konkluze besimi,edhe pse kjo miresi nuk i eshte dhene qdo krijese nga njerezit.

me t'mira.
Hasani[/quote]

Tė mos e bejmė ketu debatim sikur tė ishim te Nenforumi i Fesė.

Ėshtė fare e tjehstė tė e kuptosh pėrsa i pėrket Islamit se kjo fe njifet qe 1500 vjet pra qenga themelimi i saj nga Muhamedi.
Mesa e di jo vetem une por krejt bota , Muhamedi nuk ka jetuarė 100 vjet.
E pse, simbas shkrimeve ne Kuran ,mendojnė ata , se krejt bota ka qenė vetem Islame, kjo eshte njė mungesė e korigjimeve tė tyre nga librat e me hershme fetare.

Pėr mė gjatė e hollėsishtė, flasim tek Nenforumi i Fesė.

Obama 06-11-08 13:55

Titulli: AW: Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
Jasht teme

hasanmehmeti 06-11-08 17:56

AW: Titulli: AW: Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
[quote=Psikologu]Tė mos e bejmė ketu debatim sikur tė ishim te Nenforumi i Fesė.

Ėshtė fare e tjehstė tė e kuptosh pėrsa i pėrket Islamit se kjo fe njifet qe 1500 vjet pra qenga themelimi i saj nga Muhamedi.
Mesa e di jo vetem une por krejt bota , Muhamedi nuk ka jetuarė 100 vjet.
E pse, simbas shkrimeve ne Kuran ,mendojnė ata , se krejt bota ka qenė vetem Islame, kjo eshte njė mungesė e korigjimeve tė tyre nga librat e me hershme fetare.

Pėr mė gjatė e hollėsishtė, flasim tek Nenforumi i Fesė.[/quote]

Une vetem keqkuptimin tend qe ua servire forumistave ta permiresova,per te mos menduar tjeret se ashtu siq thua ti na qenka.

Kur'ani e thote se besimi qe ka ne thelbe Islami eshte i bartur qe prej njeriut te pare(Ademit a.s) e breze pas brezi, profet pas profeti (nder ta edhe Isa a.s)( devijohu nje popull dergo Zoti te derguar dhe libra per ti permiresuar ,nder ta jahidit dhe krishteret ) e deri te Profeti i fundit Muhammedi alejhiselam qe erdhi si sqaruesi i fundit i kesaj plejade te bartesve te besimit ne Zote.

kaq pasi thua se sosht vendi per me u bon kuvendi.

ps/ o gjini beso more qun qka te duash se nuk po me sjelle dobi gje mua,vetem mos me pengo mua dhe tjeterin qe beson ndryshe , edhe vet besimi ne mosbesim eshte besim ne vete.Stand parazitar ndryshe do e quaja.Udhezimi ne Besim nuk vjene nga njeriu, keshtu qe po ste dha knaqesin e besimit Zoti ne menyre terdhore permes ndoj sebepi kot eshte.

DUA 06-11-08 17:57

Titulli: KUSH DHE PSE E KRIJOJ NJERIUN ?!
 
KA SHUME PER TE THENE,NE KETE TEME...Sa mire do te ishte te mendonim,perse fillimisht jetuam ne barkun e nenes dhe tani ne kete bote, qe e quajme natyre?!

Padituria e madhe dhe urtesia per te kuptuar nje gje te tille njeriut nuk i merr me shume kohe se nje lexim i vemendshem nga librat e shenjte,njerez te ditur dhe pse te mos themi nga realiteti.

Do te mundohem te shkruaj diqka nga q'fare kam lexuar une deri me tash per kete qeshtje...

Allahu i Lartesuar ka thene;

O ju njerez nese dyshoni per ringjalljen,atehere(mendoni krijimin tuaj)Ne ju krijuam ju prej dheu,pastaj prej uji,pastaj prej gjaku te ngjizur,pastaj prej nje sa kafshate mishi,qe eshte krijese e formuluar ose e paformuluar,ne menyre qe t'ju sqarojme.Ne e perqendrojme ne miter deri ne nje afat te caktuar,e mandej e nxjerrim foshnje dhe ashtu te arrini pjekurine tuaj.Ka dikush qe prej jush vdes heret,e dikush te jetoje deri ne pleqeri te thelle,ne menyre qe te mos dije sagje nda dija qe ka pasur..."

Jam e sigurt qe shume prej jush dini per krijimin e embrionit,adoloshendcen dhe pjekurin po edhe per semundjen e Alzheimerit(humbja e kujteses).

Tani mendoj se do te jete shume e kapshme per ju kjo qe do te shkruaj ne vazhdim.
i Lartesuari ka thene;
''A menduat se NE u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te NE?I Larte eshte All-llahu,sunduesi i vertete,nuk ka te adhuruar tjeter pos tij,Zot i Arshit bujar''

Sa i perket ''natyres''
I lartesuari thote;
Gjithcka qe eshte mbi toke,ne e beme stoli te saj,per ti provuar ata cili prej tyre do te jete me vepermire''

Nuk jemi kot ketu jo,mendoni per veprat e mira...

''Ne te vertete ju do te na vini nje nga nje
te vetmuar)ashtu si ju krijuam se pari;keni lene prape shpines ate qe u patem dhene,...''

Te vazhdojme te jemi te mire...

''Ai qe ka punuar mire,qofte ajo e vogel madje sa therrmia-do ta shohin ate.Kurse ai qe ka punuar te keqe,qofte madje sa therrmia-do ta shohin ate.''

''S'ka dyshim se vdekja prej se ciles po ikni ka per t'ju zene, e mandej do te silleni tek AI i cili e di te dukshmen dhe te padukshmen,dhe athere AI do t'ju njohtoj me ate qe keni punuar''

Ne fund dua te ju them,qe une nuk dua qe asnjeri nga ne te jemi krijuar KOT.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:43.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.