Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Dashuria (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=110)
-   -   Pse po rritet % e ndarjeve martesore ?? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=13603)

Arsenal 10-04-04 21:49

Pse po rritet % e ndarjeve martesore ??
 
Kam pas rast te shoh dhe te degjoj disa raste te ndarjeve martesore. Nuk mund te besoj se si ndarjet mund te behen pas 5 ose 10 ose me shume viteve martes. Perqindja me e madhe e ndarjeve sipas statistikav eshte pas lufte pra sipas mendimit im teprimi i dhenjes se demokracis tek gruaja shkakton ndarje apo nuk besoj qe burri i cili ka qene i mire ne dashuri me te per gjithe ato vite te ndryshoj ne menyr negative dhe te humb aq dashurin e madhe qe e ka pas me heret tek gruaja.Apo vlla mos ka UNMIKU faj edhe per kete. Ju pyes se sa eshte % sipas vlersimit te juaj a e kena na shqiptaret moralin e fort qysh e kena pas para lufte apo eshte dobesuar tash

florian 10-04-04 22:06

'
 
E MORE ARSENAL E KIE MRAPSHT SHUM NUK ASHT BESIMI A LIRIA E GRUES SHKAKI I SHKATRIMIT TE NJE MARTESE .
NE SHQIPERI NJE PJES E MADHE NDAHEN SE QITA BABT TON E VLLAZNIT TON E NA VET SHUM MOTRA I KENA MARTUE PA I PYT HIC
VEC I KENA THAN QY BURRI E JA PAFSH HAJRIN .
E KA SHUM MUNSI ME I PA DHAN PER BURR NI MUSHK QE AS MIRMJES NUK I THOT , E ATO TE SHKRETAT MAS 10 VJETSH I HAPIN SYT E E MARRIN VESH CKA I KA GJET KSHU QE MOS JAU NO FAJIN ATYRE SE SIPAS MEJE NE 90 PERQIN TE RASTEVE JENA NA BURRAT ME ARROGANCEN TON QE E PRISHIM MARTESEN.
PERSHENDETJE TANVE .

Murgesha 10-04-04 22:14

Arsenal te pershendes per temen e hapur. Nuk e di se sa eshte perqindja e ndarjeve ne Kosove edhe pse do te me interesonte ta dija. Por nuk mund te pajtohem se jane femrat ato qe inicojne shkurorezimin. Kjo eshte kunder vet natyres se femres. Se femra ka deshire te jete e mbeshtetur dhe te ket nje burr per ta ndare jeten me te. Mendoj se bindja e juaj se femrat po e kerkojkan divorcin nuk qendron.

Florian te pershendes per fjalet e bukura dhe kuptimplote qe i ke shkruar per ket teme.
Te jap te drejte plotesisht ne menyren se si e ke paraqitur shkakun e ndarjes ne disa raste te grave prej burrave.

florian 10-04-04 22:49

PERSHENDETJE MURGESH FATKEQESISHT ESHTE NJE REALITET QE NE VENDIN TON VAZHDON TE JET I TILL NE SHUM RASTE .

KJO TEM ESHT SHUM INTERESANTE KOMPLIMENTI.

Barbaroza 11-04-04 10:23

As une nuk pajtohem me mendimin se femra qenka iniciatore e shkurorezimeve.Ndoshta mund te kete ndonje rast dhe ate per shkaqe te arsyeshme por nuk duhet te merren si raste te pergjithesuara.

Bekim Gashi 30-04-04 13:51

Ndarjet martesore tashme edhe ne Kosove jane bere gati te perditshme. Pse jo ne Kosove tash po instalohet nje sistem krejte tjeter dhe dhe ne duhet te mesohemi qe te mos jetojme me nje njeri te vetem 50 vite. Atehere kur lindin paknaqesite ne jeten bashkeshortore me mire eshte ndarja.

Barbaroza 30-04-04 14:28

[quote=Bekim Gashi]Ndarjet martesore tashme edhe ne Kosove jane bere gati te perditshme. Pse jo ne Kosove tash po instalohet nje sistem krejte tjeter dhe dhe ne duhet te mesohemi qe te mos jetojme me nje njeri te vetem 50 vite. Atehere kur lindin paknaqesite ne jeten bashkeshortore me mire eshte ndarja.[/quote]

Bekim Gashi,vertete m'u duket shume i paqarte ne kete fjaline tuaj:"[b]dhe ne duhet te mesohemi qe te mos jetojme me nje njeri te vetem 50 vite"!!!!![/b]
Athua c'fare eshte per ty kjo,civilizim,modernizim,perparim apo prosperitet i nje populli?????????
Ndersa nese e ke patur qellim te kjo fjali:"[b]Atehere kur lindin paknaqesite ne jeten bashkeshortore me mire eshte ndarja[/b]",mund te pajtohem me ty!

Cool_Boy 30-04-04 14:37

Tung Arsenal (Urime per titullin anglez edhe pse nuk jam simpatizuz ahah)

O njeri jun tranu njerzet,njerzt te pa ftyrshem jan keta qe i bejn keto pune,njerz qe nuk e meritojn te jetojn me,keta jan disa njerz qe e prishin te ardhmen e rinise tone,keta jan do njerz qe mendojn me prishje te fejesave dhe martesva do te hyn ne evrop,keta jan disa njerz qe thojn jetojm ne demokraci e ti bejm 100 te zeza,por jo keti jan gabime me serioze qe nje njeri mund ti bene ne jeten e ti apo te asaj dihet ne disa raste bene te prishet martesa e fejesa por jo p[er qef...

Mos mendoni se hyni ne Evrop keshtu por qka jeni ka beni ju eshte se ju jeni tuj e importu kulturen e jashtit qe me prish jeten e juaj...
Mos mendoni se eshte demokraci kjo se demokracija nuk ka lidje me fejesa e martesa....Per ate qe e kuptoj keta gjera ato keto fjal nuk duhet mi perdor...

Ky ke nje mesazh per ata qe i bejn kesi pune,por nuk ehste mire te bejm si ata keshtu...

Me respekt Cool_Boy

Vera 01-05-04 14:50

Pershendetje Arsenal. Une nuk e di perqindjen se sa jan kah ndahen qiftet por une mendoj qe:psh para sa vitesh femrat kan qen qa te varura nga burrat sa qe i kan keqtrajtu dhe nuk kan guxoft me qit zonin por tash cdo dit e me shum femra po behet e pavarur keshtuqe pse ta duroj nje burr ta keqtrajtoj kur ajo mund te jetoj edhe pa ndihmen e tij. Ky eshte mendimi im

:wink: Vera

Bekim Gashi 01-05-04 20:08

Barbaroza pershendetje

Kam qene shume i kjarte dhe jam prane asaj qe nuk jetohet me nje njeri 50 vite.

Barbaroza 02-05-04 12:14

Megjithate Bekim Gashi,edhe pse e keni shprehur mendimin tuaj,jeni teresisht ne qorrsokak :(

Bekim Gashi 03-05-04 17:34

Pershendetje Barbaroza
Desha te them vetem disa fjale dhe te mbroj vetem ate qe e kam thene. Kam thene se nuk jetohet me nje njeri 50 vite ngase duhet te kthehemi nga perendimi. Barbaroza a din ti se ne Kosove mbi 90 per qinde e njerzve pas 10 vite martese jetojne vetem sa per te thene dhe per hir te femijeve. Per te mos ardhur deri te kjo gjendje edhe ne duhet te veprojme ndryshe te mos jetojme me nje njeri qe dikur fillon te na behet si shoqe. Une po e shof se ti je nje tip jo perendimor , thjeshte e mbyllur. A budall jane gjermanet apo amerikanet qe nuk jetojne me shume se nje vit me nje grua perveq ne ato raste kur bashkshortesia eshte ok. Nese lindin paknaqesite , nga fjalet e shumta , atehere me e mire eshte ndarja a Barbaroza, shpresoi se tash jam i kjarte. Tung te pershendes. Do te doja qe me ty te bisedoja me gjate, nese ke msn ma siguro disi.

Barbaroza 03-05-04 18:21

Bekim,te pershendes edhe njehere.Edhe une jam dakord per ate kur shpreheni se nese paraqiten pengesa ne nje lidhje martesore,kur nuk shkon gjithcka ne rregull,atehere te pasoje ndarja,por asesi nuk pajtohem kur thoni se duhet te marrim model nga perendimoret qe duhet te nderrohen partneret cdo 1 vit,vertetet ketu jeni shume i tepert ne komentin tuaj.Ne shqiptaret kemi patur traditat me te mira ne bote,prinderit tane kane jetuar ne bashkeshortesi 50 vite dhe kane qene te lumtur,kane krijuar familje qe per ne shqiptaret familja ka qene shume e shenjte.Perendimoret ndoshta nderrojne partneret cdo vit,por mos mendo se jane te lumtur,ketu gabohesh shume rende.Cka thua per femijte qe mbesin pa prinder rrugeve te botes?A mos kjo te duket ty moster e mire qe duhet te ndjekim edhe ne??

Bekim Gashi 06-05-04 15:33

Pershendetje Barbaroza, me keni bombarduar qe te dyte me ato fjale por ne realitet me keni keqkuptuar pak. Edhe une kam gjak shqiptari dhe more ti koleg qe thua do ta marresh nje vajz qe e ka pas dikush. Qka ta merr mendja ka vajza te paprekura sot a , te rralla jane ato ose nuk ka fare. Sa i perket femijes ai duhet te jetoi me njerin prinde. Nuk kam thene se duhet me i nderru per qdo 1 vit , por jo edhe te jetosh 50 vite a. A me mire femija eshte te jetoi i qete me nje prinde apo te degjoi se si hahen qdo dite me fjale , kete kam dashur ta them. Tek e fundit po shkojme nga perendimi a, te cilin po e dojme aq shume. pershendtje

Barbaroza 07-05-04 11:39

Bekim Gashi,une e kuptova shkrimin tend por nuk u pajtova aspak me te.Per te mos e zgjatur me shume,mbeshtes plotesisht shkrimin e AlbMuslim-Ku!

Bekim Gashi 10-05-04 16:40

Pershendetje Alb Muslim-Ku dhe Barbaroza

Sa per ty more kumanovar e dij se ju femrat e juaja ende ne rruge i qitni me shami ne koke metod kjo tashme e tejkaluar per te gjithe. Pa me trego more tetovar si do ta ndjeshe veten nese babi dhe mami yt zihen qdo dite ne mes vete me fjale, qka te duket kjo. Zotri ju jeni shume fetare dhe ndoshta ato fjale te duken keq.
Barbadoza nuk e di nga je dhe ku jeton . Une te uroi qe te mos kesh nje fat te tille sikurse po ndodh sot ne Kosove. Dhashte zoti qe ti te jetosh me nje djale deri ne vdekje. Kumanovar nese eshte babi i keq mos ndoshta edhe djali duhet te jete i keq a. Tash pasi qe babi ka jetuar me mamin 50 vjet apo 70 , duhet te jetojme edhe ne a. Gabim je . Tash ka ardhe kohe tjeter a. Do ta kuptoni edhe ju kete.

Cool_Boy 10-05-04 16:56

Bekim Gashi-Vetim nje deshta me ta thene te bre njeri nuk paske lidhje me jete ok....Ti tu kje nifare kosovari i cili do ti kopjon jeten e ketyre Evropianve dhe qe don ta qosh nje jete qenqe me njeqind gra por mos ta nin se nje qind nuk mundehs me i marr ok......Pse i thua ti njerit i qitni grat me shamija etj????Aja eshte feja e vete feja mslimane dhe uen ate e dua e jo si ti me dal krejt c****** shokit shiqo se keto jan ofendime e jo shkrime dhe keni dal jasht temes krejt....

Bekim Gashi--a po i merr lakmi nje vashes qe del qdo dite ne disko,e rren derii ne ora 4/5 e mengjesit qe shkon me nje qind qe nuk te respekton as ty e akende e qe nuk beson qe ka Allah permi krye a????Jojooj shokit nese don nje kesi shko e merre ja pafsh hajrin e mos fol palidhje ok.

Barbaroza 12-05-04 09:22

Bekim Gashi,te flm per urimin qe me paske bere.Ashtu i lutem edhe une Zotit cdo dite,qe te kem prane vetes nje djale per tere jeten,qe do ta dua dhe do te me doje,por asesi nuk pajtohem me ate se duhet nderruar partneret nga pika e qejfit cdo dite.
Une te shkrova me lart se edhe une jam e pajtimit qe nese dy bashkeshorte nuk kane lidhje te mire ne martese,e mira e se mires do te ishte te ndaheshin,por asesi qe te nderrohen partneret duke menduar se kjo do te na shpieje drejt civilizimit.Paramendo pak i nderuar edhe pasojat qe do te lindnin nga nderrimi i shpeshte i partenereve,paramendo pak per semundjet venerike qe vijne si pasoje e ketyre gjerave qe sot po vuajne me miliona njerez ne bote e qe ty te duket perparim dhe rruge drejt Europes!!!!!!!!!

Bekim Gashi 13-05-04 13:37

Barbadoza pershendetje- Me vjen shume mire qe me ke kuptuar edhe une te them te drejten nuk jam per ate qe dashnoret apo fati i jetes te nderrohet qdo dite, por kam thene nese ska mirekuptim duhet te behet kjo. Une te uroi te gjesh nje djale te mire per tere jeten se e meriton kete.
Per ty Kumanovar- Nuk dua te komunikoi aspak me ty. Ti je shume mbrapa ne kete bote andaj mos me shkruaj me aspak. Nuk dua te komunikoi me nje njeri qe eshte ne enderr ne kete jete, ti i nderuar komonuvar ende je ne gjume, zgjohu i nderuar. Eshte puna e imja se qfare grua marr, por nje gje ta them ty i nderuar se as ti qik nuk ke me e marre kurre. Te rralla jane ato qika ore zotrote qe nuk bejne sex para martese. Ti jetoje jeten tende. Jemi vllezer te nje gjaku, por ja qe je ndryshe nga bota . Nuk mund te jetosh ne kete bote ndryshe nga te tjeter. tung

Bekim Gashi 18-05-04 12:24

Pershendetje
Ku keni mbetur pse nuk shkruani, harruat te shkruani per kete teme kaq interesante a

Cool_Boy 18-05-04 12:50

[quote=Bekim Gashi]Pershendetje
Ku keni mbetur pse nuk shkruani, harruat te shkruani per kete teme kaq interesante a[/quote]

Bekim me nje njeri si ti i cili keqyr ti nderron grat qdo dit askush nuk shpren deshiren me bisedu ok po shifen rezultatet e shkimeve te juaj dhe komplimentet e tjereve per ju ahah.

Bekim Gashi 18-05-04 14:57

Ti Col_Boy pershendetje
Tjeter gje eshte qe disa se thone, por more djal apo vajz qka je se di, pasiqe po fshiheni me emra te ndryshem, as une nuk jam per ata qe thua ti, por nese ka mosmarrveshje kam thene se me mire eshte, kupton a.
Nje njeri si ti qe deshiron ti mbaj grate te bllokuara, me shami ne koke eshte turp, me fal ndoshta jam pak i ashper por me te vertete e meritoni te jua thoni kete. Nese eshte per mua pse ju atehere nuk bisedoni ne mes vete. O te nderuar kthenu pak nga bota e qytetruar. Te them te drejten nje grua e kam dhe nuk mendoi kurre ta nderroi vetem ju qe paraqiteni ne kete menyre do ti nderroni dhe i nderroni qdo dite.

Cool_Boy 18-05-04 15:39

[quote=Bekim Gashi]Ti Col_Boy pershendetje
Tjeter gje eshte qe disa se thone, por more djal apo vajz qka je se di, pasiqe po fshiheni me emra te ndryshem, as une nuk jam per ata qe thua ti, por nese ka mosmarrveshje kam thene se me mire eshte, kupton a.
Nje njeri si ti qe deshiron ti mbaj grate te bllokuara, me shami ne koke eshte turp, me fal ndoshta jam pak i ashper por me te vertete e meritoni te jua thoni kete. Nese eshte per mua pse ju atehere nuk bisedoni ne mes vete. O te nderuar kthenu pak nga bota e qytetruar. Te them te drejten nje grua e kam dhe nuk mendoi kurre ta nderroi vetem ju qe paraqiteni ne kete menyre do ti nderroni dhe i nderroni qdo dite.[/quote]

O shok ti nuk paske lidhje ti paske problem me fej e me njerz qe i respektojn fejt e tyre shko mesov mos dil ketu kan me ofendu shko bene ate jeten tende te cilen ti e don mos hy ketu mi prish te tjeret,se ti tu kje je nje diskriminuese ashgje ti nuk paske lidhje me asgje...

Cool_Boy 20-05-04 14:41

Perhsndteje AlbMuslim-Ku,Barbarozen etj

Pajtona me ju e lehene kete njeri se si thuani ju"AlbMuslim-Ku" nuk e ka te kryme as shkollen fillore.

Bekim Gashi 22-05-04 15:29

Pershendetje te gjithve e me se shumti atyre qe me kritikojne.
Mua me vjen mire qe dikush me kritikon , por atyre zoterive qe me kane thene se jam me shkolle fillore desha te jua perkujtoi se kam te kryer fakultetin e Historise, nese nuk besoni ejani dhe vertetoni.
More zotrote sa te papjekur jeni me gjithe shkallen e larte te shkolles qe thoni se keni. Mendimi ndryshe nga ju duhet respektuar apo jo. Si mund te ma mohoni mendimin tim a. Zoteri mund te thoni qfare te doni por edhe une kam te drejte ta them mendimin tim sikurse edhe ju. Tjeter eshte pse une mendoi ndryshe nga ju. Mos po doni te beni si ne komunizem, thote kryetari keshtu, duhet te pajtohemi te gjithe. Une e them mendimin tim , ti tendin e gjdo kush tjeter mendimin e vete a. Nuk dua te bej polemika me ju qe me kritikoni ne thjeshte vetem kemi shfaqur mendimet tona te ndryshme. Ne demokraci duhet respektuar edhe mendimi tjetrit. Ti more zoteri mbaje gruan sa te jeshe gjalle , eshte pune e imja se sa e mbaj une a. Andaj mos te vjen inati per asgje. ne jeten qe jetojme gjithqka eshte e mundshme.

Cool_Boy 25-05-04 13:41

I shkollum tu kje a???po me vjen mire por ate shkoll nuk po e deshmon ketu askund.....

Si historian duhet te vjen marre me i thane keto fjal sidomos per tradiiten Shqiptare.....

A po me tregon ne qfare demokracije jetoni????besoj se jeni tuj jetu ne nje demokraci diskriminuese qe keqyrni te tejret ti lendoni me fjal diskriminuese....Qfare problemi ti ke me nje njeri qe e respekton fejen e vet??aje nuk ehste si ti pa fej .....

keqyre punene tende e leje keto llafe se marre per ju eshte me shkru ketu...

Barbaroza 25-05-04 13:47

[b]Kisha dashur qe te mbarojme ketu me grindje dhe te shprehim secili mendimin tone ne lidhje me kete teme.Ben nganjehere edhe te kundershtohet tjetri,por asesi nuk duhet kaluar kufiri i miresjelljes.
Andaj kisha apeluar qe nese dikush ka deshire te inkuadrohet ne kete teme,le te urdheroje dhe ta shpreh ate qe mendon,le t'i numerojme shkaqet e verteta pse ka ardhur deri te kjo cfare na defton tema![/b]

DoLcE_QiKi 25-05-04 19:10

te gjith dim dicka
 
Me falni me ket qe po shkruaj,nuk e bej as ta mbroj AlbMuslim-Ku e po ashtu as Bekim Gashin,por fjalen e kam pirisht tek ju Cool-Boy ju ekeni hap temen ktu,dhe me bezdis fakti pse nuk pajtoheni me mendimet qe japin ktu personat ne FORUM por ti personalisht nderhyjn dhe kundershton,ose i lendon njerzt me fjal,si psh ti je i pa shkoll ose as me fillore te kryer etj etj,Cool Boy ju jeni moderator i Forumit,te pakten duhesh te jesh pak me diskret dhe i sjellshem ndaj pjesmarrsve te forumit,te kisha propozu mesov ose te them merr shembull nga Moderatorja BARBAROZA e disa te tjer qe jan ktu operator-e,ne te gjith kemi knaqsin te hyjm e te lexojm ktu ne forum dicka ose te shkraujm dhe te jemi pjes e keti forumi,ama kur has dikush ne shkrime te tilla me fjal ofenduse e te shkruara pikrisht nga nje operator,nuk do te ndihemi te lir atehere te j emi pjes e ketij forumi,mos eharro nje gje, TE GJITH DIJM DICKA,po EDHE TE GJITH KEMI MENDIME TE NDRYSHME flm per mirkuptim.

VARDARI 25-05-04 19:36

Tungatjeta
 
-Mendimi im eshte qe ritja e % e ndarjeve martesore cendron se ne vetvetiu jemi largu nga traditat tona kombetare-fetare.Ke ne ka fillu me te madhe me hi Amerikanizmi Evropizimi neper medija, shtyp dhe keshtu me radhe dhe vlerat e jona fisnike autoktone kombetare lihen ne hares. A kulturat e huaja nese mundet te quhet kultura ju ipet primat ma te madh dhe ja keshtu degjenerohen shum familje fatkeqsisht pra ne duhet ma shum me punu sidomos me rrinin Shqiptare qe ti rujn doket tona tju spjegohet se ne kemi KANUN dhe ky KANUN i pershtatet natyres Shqiptare e jo qfar na plason perendimi ne TV DROGEN- BIXHOZIN-PORNOGRAFIN e tjera veze prandaj mendimi im personal ketu qendron shkaku qe RRITET%NDARJEVE MARTESORE ..... :!:

Cool_Boy 25-05-04 19:59

DoLcE_QiKi-zotri falm qe po e tregoni qe duhem te jem me i sjellshem ama une askend nuk e shajta dhe kur te shof diskrimim fetare athere kryetar i shteiti me qene kam me fol se jo moderator,pa keq kuptime...

Me respekt dhe plot dashuri Cool_Boy

Bekim Gashi 26-05-04 08:20

Col_boy, me te vertete ti qenka gati idiot, mos eshte faqja juaj kjo a. Nese don te shkruash shkruaj dhe mos me fyej me. Ate mendim qe e kam e kam dhe kurre nuk e ndryshoi degjove. Ti je i pa fe thjeshte je nje njeri i humbur ne kete shoqeri.
Nese don te shkruash shkruaj nese jo, mjaft me idiot.
Ti po deshiron te me mohesh te drejten time aaaaaa.
Ik dhe mos mu pergjegj kurre me ne pytje sepse i takon kohes se gurit.

Bekim Gashi 26-05-04 08:25

Po i shof disa njerez qe jane shume te pjekur por ky far moderatori, eshte me i pa pjekuri ne kete faqe. Te kisha lute ty moderator cool_boy qe te fshihesh pas fustanit te gruas tende, dhe te mos besh asgje. Mos me fyej per asgje , sepse ai qe fyen dikend eshte fyesi me i madh. Ti je thjeshte nje njeri qe nuk jeton me realitetin. Ti je as ne toke as ne qiell. tung

lolasito 26-05-04 10:33

hahah folni
 
[b]Valla ju paska ter ky Bekim Gashi Folni more tash shum mendim te mir paska jap Bekim Gashi [/b]

Murgesha 26-05-04 10:39

Lolasita
Qy, qy na paska tere Bekim Gashi. Prej nga e more ket bindje ti.
A po mos ndoshta je ti vet ai Bekim Gashi qe po e perkdhel veteveten me shkrime te ketilla.
Ju lutem shume qe te mos bani komedi, se askush nuk ja kemi nevojen.
Sa per shkrimet e Bekimit mos te mendoje se ka thene ndonje gje te madhe. E ka trguar vetveten se do te jet dominant ne mendimet e veta pa i rrespektuar ato te tjereve.
Me nderime Murgesha.

betimi_15 26-05-04 11:19

haha e moj Murgesh veq vetja po tu doke e madhe shum e vogel je a edhe bravo i koft bekim gashit sepse boll mir ka shkru ju ka lan me goj mshelun :? :? :? :( :( :oops: :roll:

Bekim Gashi 27-05-04 14:12

Pershendetje Murgesha
Me vjen keq te them por une e respektoi edhe mendimin tuaj , por kam te drejte ta them edhe mendimin tim. Ti thuaj mendimin tend dhe une timin, thjeshte kemi qene duke biseduar per kete teme mjaft te ndishmne koheve te fundit, por kane nderhyre disa njerez te cilet nuk dine ta shfaqin mendimin e tyre thjeshte sikurse ai Cool_boy. Me vjen keq por ai me ka akuzuar shume keq dhe per ata kam qene shume i ashper. Si mund te jete ai moderator bre, kur nuk e duron mendimin e tjetrit ndryshe nga ai. Po jetojme ne demokraci a, mos ja mohoni te drejten e tjetrit dhe mos i fyeni ata qe mendojne ndryshe nga juve moderator te nderuar. Pikerisht per kete e keni hape kete faqe a qe secili te thot mendimin e vet.

betimi_15 27-05-04 18:09

ALBMUSLIM-KU Dhe Bekim Gashi ju lutna leni perqarjet [img]http://www.betimgashi.4t.com/images/4cdac8eeed7c427f9fe1cbacad25891a[1][1].jpg[/img]

betimi_15 27-05-04 18:10

[img]http://beta.easyhitcounters.com/counter/index.php?u=betimiii&s=flame[/img]

Bekim Gashi 28-05-04 13:03

Pershendetje Alb Muslim-KU, une e respektoi qdo njeri qe me respekton , une nuk e fyej askund derisa ai nuk me fyen. Nuk me intereson qka shkruaj ai tipi tjeter Cool Boy, aspak hiq.
Nese hyme per nga ana luftes, i nderuar , ju keni dhene kontributin tuaj , flm per kete e keni pas borgj se jemi vllezer te nje gjaku apo jo. Ju lumte per luften heroike por mos harroni se edhe popullata juaj gjate luftes ne Maqedoni dhe Kumanove eshte strehuar ne Kosove a. Ndoshta kete se harroni aspak. Nese e harron te kaluaren do te thote ajo perseritet, dashte zoti te mos i harrojme perjetimet tona te luftes ne menyre qe ato kurre me mos te perseriten.
Une jam per te mos e fyer askend por thjeshte ai fare moderatori me ka fyer, dhe une kam shpreh vetem mendimin tim me pare, tjeter gje eshte se ai nuk e ka pranuar dhe nuk ka menduar si une. Edhe nese mundohesh te ma imponosh mendimin tim beso se nuk do te mundesh ti easkush tjeter, ka kaluar ajo kohe. Dashte zoti te behet si mendoni ju dhe dashte zoti te behet si mendoi une, keto jane dy mendime te kunderta. Do te behet mire besoi dhe te gjithe ta kuptojme njeri tjetrin

turisti 10-08-04 12:43

Tung juve. Ka shume shkaqe pse rritet % e ndarjeve martesore.Secili mund te ket shkaqe personale per bashkjetese ose ndarje. Gjate jetes bashkshortore,burri dhe grua i tejkalojne shume problemet,nderkohe behen me te afert dhe i ja dijne pikat e dobeta njeri tjetrit ashu qe ndonjehere,ne jete,ndodh qe jane MIKU dhe ARMIKU me nje jastek.Me fjale tjera,nese vjen deri te ndarja," pikat e dobeta " dalin ne siperfaqe. Shkaqet e ndarjeve te shumta jane kushtet e reja posakrijuara pas lufte.Ta spjegoj:para lufte,popullata ka pas nji problem-qlirimi nga roberia.Dhe,me ne fund- LIRIA.Qka po ndodh tash?Mashkujt e shohin shansen me te madhe sepse ka femra me " SHUMICE ",ose ndikon te disa familje dhe skamja,plus duheni me llogarit me " profiterat e pasluftes,per te cilit nuk vlen a jemi Shqiptare a jo,ose qka do tjeter per veq interesit finansiar ",deri sa grat mund te jane gjithashtu te shkateruara nga skamja e perditshme,nervozen e krijuar ne gjirin familijar,te shtypura me oroblemet e njejta pa shansa te medha per ndonji rrugedalje ose zgjidhjen e problemit. Ne kohen e sodit,shume gjerat qe nuk kan qene perpara,tash jane ne TV-njerzit po LAKMOJNE,njerzit po NDRYSHOJNE... Dhe mos haroni:MJESHTĖRI ĖSHTĖ TA PĖRVETSONI FEMRĖN ,MJESHTĖRI ĖSHTĖ TA PĖRVETSONI MASHKULLIN, POR,MJESHTĖRIA MĖ E MADHE ĖSHTĖ- NDARJA PA HIDHĖRIM. Per mendimin tim,kur nuk ka rrugedalje tjeter,pranohet ndarja,por duhet te jemi te vetdishem se perparimi i shkences,kultures :wink: dhe modernizimit te jeteses, lojne pa tjeter pasoja ne jeten private,andej njeriu si qenje e gjelle me te gjithat vetite qe e karakterizojne,shpeshhere deshiron t'i ket te gjithat- JAVASHLLEKUN E LINDJES DHE STANDARDET E PERENDIMIT-kombinimi i cili eshte i pa KOMBINUAR. Ju pershendes. :P


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:33.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.