Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=12821)

anonim 24-11-03 17:11

Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire
 
A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??

Shpati 27-11-03 17:28

Re: Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire
 
[quote=anonim]A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??[/quote]



Keni te drejt ...

Gjuha Shqipe esht e embel e lezetshme dhe ma e bukura.



Ju pershendes



Shpati

Reana 07-06-05 05:40

Re: Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire
 
[quote=anonim]A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??[/quote]

Duke u nisur prej jush....
thuhet "fjale" e jo "llafe"

pershendetje....

Vajza 07-06-05 13:03

pershendetje
"reana"...

[quote]Duke u nisur prej jush....
thuhet "fjale" e jo "llafe"

[/quote]

reana shume e vertet kjo qe ke then !!!!

p.s
Gjuha shqipe ME E MIRA NE BOTE !!!

Tomori 01-03-07 18:48

Andon Zako Ēajupi

[B]Naim Frashėri[/B]
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri!
Mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipėtarka, shqipėtarė!
Naimnė kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarė!
..................................

Vdiq Naimi, gjithė thonė,
[B]qani turq, qani kaurė! [/B]
Bilbil' i gjuhėsė tonė
s'do tė dėgjohet mė kurrė!

Vdiq Naimi, qė kėndoi
trimėrinė, Skėnderbenė,
vdiq Naimi, qė lėvdoi
dhe nderoi memėdhenė!

Vdiq Naimi, po ē'tė gjeti,
o moj Shqipėri e mjerė!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s'ka tė tjerė.

Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretė,
pse more tė tillė burrė?
I ndritė shpirti pėr jetė,
mos i vdektė nami kurrė!

Albanian eX|PerT 08-04-07 00:52

Gjuha jonė, sa e mirė...
 
[CENTER][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=blue][B]Gjuha jonė, sa e mirė...[/B][/COLOR][/SIZE][/FONT][/CENTER]

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Gjuha shqipe e ruajtur pėr breza tė tėrė vazhdon tė jetė e rrezikuar... [/SIZE][/FONT]


[CENTER][URL="http://javascript<b></b>:NewWindow('form.htm')"][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][IMG]http://www.albemigrant.com/gjuha/images/reklame.gif[/IMG][/SIZE][/FONT][/URL][/CENTER]

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Pushtimi serbo-sllav i Kosovės dhe trojeve tė tjera nė ish-Jugosllavi; shpėrngulja e ēamėve nga trojet e tyre etnike prej grekėve; eksodi masiv i shqiptarėve nė fillimin e viteve '90-tė, i kanė shpėrndarė shqiptarėt nė tė gjitha anėt e botės... Pėrveē tjerash, shqiptarėt nė emigrim, kanė edhe njė problem madhor, atė tė ruajtjes sė gjuhės shqipe, dhe trashėgimin e saj tek brezat qė lindin jashtė atdheut. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Me temėn, [B]Ruani gjuhėn shqipe[/B], ne synojmė tė sensibilizojmė opinionin shqiptar, pėr tė bėrė mė shumė nė kėtė drejtim. Apelojmė njėkohėsisht para autoriteteve mė tė larta tė vendit tonė, qė ata tė tregojnė mė shumė kujdes nė ruajtjen e vlerave dhe kulturės shqiptare dhe shpėrndarjen e kėtyre e vlerave pėrmes gjuhės sė bukur shqipe. [/SIZE][/FONT]

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]C: Alb Emigrant![/SIZE][/FONT]

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]p.s. [B]Le tė jetė kjo njė temė tė dashur miq, ku do tė inkurajojmė vėllezėrit dhe motrat tona shqiptarė qė tė flasin gjuhėn e bukur e tė pastėr e burimore shqipe (ashtu si duhet -duke e nderuar-), njėkohėsisht qė tė ia mėsojnė edhe fėmijėve tė tyre kėtė gjuhė gjigante autentike. Shpresojė nė njė mirekuptim dhe zemėrgjėrėsi nė kėtė drejtim![/B][/SIZE][/FONT]

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Ju nderon![/SIZE][/FONT]
[B][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Experti![/SIZE][/FONT][/B]

Albanian eX|PerT 08-04-07 01:02

[CENTER][SIZE=1][FONT=Georgia][SIZE=3][COLOR=blue][B]Nji k'to gjuhė qė jam tuj ndie
janė tė bukura, me themel
por pėr mue, si diell pa hije
shqipja t'anave ua del...[/B][/COLOR][/SIZE][/FONT]
[/CENTER]
[/SIZE][CENTER][COLOR=red]- [B]Ndre Mjeda[/B][/COLOR]
[B][COLOR=#ff0000][/COLOR][/B] [/CENTER]
[LEFT][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=black]Tė dashur miq, kėto vargje kaq domethėnėse e me vlerė le tė shėrbejnė pėr tė na inkurajuar, qė ta duam e ta ruajmė, e ta nderojmė edhe mė shumė gjuhėn tonė tė bukur e gjigante shqipe.[/COLOR][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=black][/COLOR][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=black]Rrespekti reciprok mes nesh do shtohet atėherė kur e nderoni kėtė gjuhė tė tė parėve tanė![/COLOR][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=black][/COLOR][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=black]Ju pėrshėndet[/COLOR][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=black]Experti![/COLOR][/SIZE][/FONT][/LEFT]

sherri 08-04-07 01:30

Apel shume i qelluar,kemi nevoj per ruajtjen ,dhe trashegimin e gjuhes.
Pore se di a esht ne nje medium te qelluar,ne nje Forum,ku perjashtohen nenat,ofendohen,pse hyjn ne Forume....Kure dihet se kryesorja qe trashegon gjuhen,esht pikrisht nena,ajo i meson femiut te flas gjuhen qe flet ajo,,,nuk thuhet kot Gjuha e Nenes.

Une e kisha edhe nje apel shtes:...hyni ne Forume,Nena,Gra te martuara(se neser do te lindni Femi)lexoni,mesoni nga Expertet tan,si ruhet e trashegohet gjuha.............

Albanian eX|PerT 08-04-07 01:37

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Shumė bukur ka thėnė Naimi nė vargjet e tij aq me vlerė:[/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[B][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][COLOR=sandybrown]Gjuha jonė, sa e mirė
sa e ėmbėl, sa e dlirė [/COLOR][/SIZE][/FONT][/B]
[B][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/B]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Tė dashur miq,[/SIZE][/FONT]

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][B]Keto fjalė,[/B][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][B]le tė shėnohen me ngjyrė tė arit,[/B][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][B]e le tė pushojnė[/B][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][B]nė zemrėn e shqiptarit![/B][/SIZE][/FONT]
[B][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/B]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Ju pėrshėndet[/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Experti![/SIZE][/FONT]

rilinda 08-04-07 22:10

[CENTER][SIZE=3][COLOR=blue][B]Pėr fjalėn e bukur shqipe[/B][/COLOR][/SIZE][/CENTER]
[RIGHT][B]Simon Pepa[/B][/RIGHT]
[SIZE=3]Lufta pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ėshtė po kaq e gjatė dhe kėmbėngulėse sa dhe rruga e pėrpjekjeve tė pareshtura pėr shkrimin e lėvrimin e saj. Qysh tek autorėt tanė tė vjetėr shohim tė shprehet shqetėsimi pėr fjalėt e huaja qė po hynin nė shqipen, por shohim edhe pėrpjekjet e tyre pėr tė gjallėruar e formuar vetė fjalė tė brumit popullor. Buzuku thotė se e shkroi veprėn e tij "En se dashuni te botes sane". Bardhi, nė parathėnien e Fjalorit tė tij, flet pėr dėshirėn qė kishte "... me ndihmuem mbe nje ane gjuhene tane". Disa vite mė vonė Pjetėr Bogdani na rrėfen se "...me anshtė dashune me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė". Dhe thėniet e tyre ata i shoqėruan me mjaft pėrpjekje dhe shembuj tė gjallė, duke krijuar edhe vetė fjalė nga brumi i shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: dėftues, kopshtar, kangėtar, mbarim, pushim, letrar etj,[/SIZE]
[SIZE=3]Nė hullin qė ēelėn kėta dijetarė ecėn me dėshirė dhe kėmbėngulje edhe atdhetarė e tė dijshėm tė tjerė, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashėri, lani Vreto etj.[/SIZE]
[SIZE=3]Ėshtė pikėrisht kjo dashuri pėr gjuhėn dhe kjo pėrgatitje e gjerė gjuhėsore qė i shtyri ata tė krijojnė e tė gjallėrojnė fjalė vendėse, si: fletore, mėsim, shumicė, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatė, ndėrgjegje, pikė, presė, theks (nga Kristoforidhi); dėgjim, dritare, hapsirė etj, (nga Naimi); lindje, perėndim, qeveritar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veē tė tjerash, i janė vėnė themelet edhe terminologjisė gjuhėsore gramatikore. Nga ai janė krijuar fjalėt: abetare, nyje, rrokje etj.[/SIZE]
[SIZE=3]Puna e kėtyre dijetarėve u plotėsua mė vonė edhe nga dijetarė tė tjerė, punonjės tė palodhur tė shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprėn "Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ".[/SIZE]
[SIZE=3]Nė mėnyrė tė veēantė, kjo punė e vyer pėr pasurimin dhe pastėrtinė e gjuhės, mori pėrmasa tė mėdha nė kėtė gjysmė shekulli tė fundit, e zhvilluar kjo me kritere tė drejta shkencore, Kėshtu, nė sajė tė punės sė kujdesshme tė mjaft dijetarėve, u krijuan dhe po krijohen mijėra e mijėra fjalė, kuptime tė reja fjalėsh, pjesa mė e madhe e tyre 'me brumė vendės e sipas gjedheve (modeleve) tė shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: an'itje, bashkautor, miratim,ujėmbledhės, mbishtresė, vendburim, shpim-kėrkim etj.[/SIZE]
[SIZE=3]Por, me gjithė punėn e bėrė, pėrsėri nė gjuhėn tonė kanė hyrė dhe po pėrdoren pa vend fjalė tė huaja tė cilat mund tė shmangen lehtė. Kėtu nuk e kemi fjalėn pėr ato huazime tė rrėnjosura (siē janė huazimet nga greqisht ja e re: dhomė, pronė, qefull, qėndis etj), nga gjuhėt sllave (ēekiē, ēudit, grusht, kosė etj.), si dhe njė numėr fjalėsh nga italisht ja qė kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė, si: barkė, fitoj, paguaj, timon etj. Sė bashku me to nuk duhen nxjerrė jashtė gjuhe dhe fjalė ndėrkombėtare, si analizė, atmosferė, element, financė, miliard, kilogram, olimpiadė etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, qė mbartin nė vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: [U]vatan[/U] (pranė shqipes "[U]atdhe[/U]"), [U]milet[/U] (pranė shqipes "[U]popull[/U]"), [U]xhan[/U] (pranė "[U]shpirt[/U]") etj.[/SIZE]
[SIZE=3]Atėherė ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qėndrim dhe duhet shmangur nga pėrdorimi? Sė pari, tė mos pėrdoren ato huazime qė kanė hyrė gjatė kėtij shekulli, kryesisht nga gjuhėt neolatine e qė kanė pėrgjegjėset e tyre nė shqipe. [U]Kėshtu, pse tė pėrdorėn fjalėt e huaja "abnegacion" kur kemi "vetėmohim", "aboim", "abonohem" kur kemi "pajtim", "pajtohem"; "inspiroj", "inspirim" kur kemi "frymėzoj", "frymėzim"; "komplikim e komplikoj" kur kemi "ndėrlikim e ndėrlikoj"; "prioritet", "turn", "konditė" e "kondicionoj" kur kemi "pėrparėsi", "ndėrresė", "kusht e kushtėzoj"; "distancoj, distancohem", "distancim", "i distancuar" kur kemi "largoj", "largohem", "largim", "i larguar" (veēoj, veēohem, veēim, i veēuar); "identifikoj", "identifikohet", "identifikim", "i identifikuar", kur kemi "njėjtėsoj", "njėjtėsohet", "njėjtėsim", "i njėjtėsuar"; "paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalė) kur nė shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalė) e sa tė tjera tė kėsaj natyre.[/U][/SIZE]
[U][SIZE=3]Njė punė e madhe duhet bėrė edhe pėr tė nxjerrė jashtė dhe disa fjalė tė huaja dialektore e krahinore qė pėrdoren, p.sh. nė zona tė ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqishtja); buonogracie, kopertė, shendilet (nga italishtja), kur pranė tyre kemi fjalėt e bukura shqipe, pėrkatėsisht ujit, moshatar, njeri, shenjė, mbajtėse perdesh, mbulesė, rrugicė etj. Nė kėtė mes duhet patur kujdes qė fjalėt e huaja tė mos pėrdoren pa vend edhe nė tabela ose emėrtime tė ndryshme. Psh. pse duhet tė shkruajmė pasticeri (pėr ėmbėltore), berber (pėr floktore), saraē (pėr lėkurėpunues), sahatēi (pėr orėndreqės), teneqexhi (pėr teneqepunues), atrecaturė (pėr pjesė ndėrrimi) etj.[/SIZE][/U]
[SIZE=3][I]Puna pėr pastėrtinė e gjuhės duhet kuptuar si njė detyrė e tė gjithėve. Kjo bėhet duke pasur njė bindje tė thellė pėr vlerat e rėndėsinė politike e kombėtare tė kėsaj veprimtarie. Brezave tanė u del si detyrė e rėndėsishme qė kėtė gjuhė kaq tė bukur ta pasurojnė pareshtur pėr ta ngritur nė njė shkallė edhe mė tė lartė.[/I][/SIZE]

[I](Marrė nga "Gjuha shqipe - 2004/1) [/I]

Albanian eX|PerT 09-04-07 02:47

[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]E nderuara Rilinda, pergjithesisht pajtohem me postimin tuaj, i cili njekohesisht me nderon, porse nuk ju pengoje, do kisha shtuar nje mendim timin rreth nje mendimit qe eshte shprehur aty tek te nenvizuarat (porse pjeserisht)![/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]E nderuar, mendoje dhe them qe nuk eshte problemi aq i madhe tek perdorimi i fjaleve nderkombetare e te tjera (qe pasurojne te shprehurit), si shprehje alternative, pra te mos perdoret vetem nje fjale per nje ceshtje porse te behet nje laramani (termilogjike e etimologjike) duke perdorur edhe te tjera fjale, e sidomos neve si shqiptare, aspak s'eshte problem perderisa te gjitha keto gjuhe pretendojme (e qe kemi fakte) qe jane bija te gjuhes se madhe shqipe, si p.sh. gjuha greke, italiane e latine, e te tjera, keto kane rrenje ne gjuhen ėmė shqipe, e qe njekohesisht kjo prove na bene edhe mė krenar per identitetin tone, mbase faktet jane te shumta, si psh; nese shikojme etimologjine e shumices se fjaleve greke ato kane zberthim nga gjuha shqipe, e qe per kete ka deshmuar edhe dr. Rober d'Angley ne librin e tij "Enigma"! [/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Problemi per te cilin jemi te brengosur eshte tek ceshtja e atyre qe fusin e perdorin barbarizma (sllave, franceze e turke e gjermane) ne gjuhen e embel shqipe e qe nje veprim te tille e llogarisin te justifikueshem, e duke vazhduar problemi ne rritje e siper tek ata qe femijeve te tyre iu flasin ne gjuhe te huaj (sikur rastet jo te rralla ne diaspore)! Apo edhe problemi tjeter, i atyre qe nuk nderojne gjuhen, e nderimi per gjuhen eshte te rrespektuarit e rregullave te saj, sikur lloji i atyre qe i lakojne shprehjet ne menyre katastrofale (si "kullerat" :lol:), apo edhe te tjeret qe shkojne ne ekstremitetin e urryer, duke i dhene perparesi te madhe lakimeve dialektore aq shume, sa qe shuhet mundesija e te kuptuarit e dy shqiptareve pos me perkthyes, sikur rasti i tetovareve, -fatkeqesisht- ata vecse e kane poshteruar gjuhen shqipe me pranimin e fjaleve sllave qe kane bere![/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Edhe nje gje ta them e nderuar, se ne zemer kam nje bindje shume te forte se gjuha jone e bukur eshte nene e shumices se gjuheve boterore, dhe kur me vjen ndonje fjale e re latine apo greke e italiane e angleze qe perdoret ne gjithe boten, e pranoj pa problem, mbase e kam parasysh se ato jane thene nga te paret tane, pellazget! Ne forum kemi zotri Kontinentin, i cili me ndihmon ne kete drejtim shume, e mi zberthen fjalet greke me etimologji shqipe, e qe se shpejti shpresoje se gjithe keto zbulime ai t'i permbledh ne nje liber, i cili do jete shume i cmueshem per neve si shqiptare.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Ju pershendet, e ju nderon, i juaji![/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Experti![/SIZE][/FONT]

rilinda 15-04-07 13:27

[quote=Albanian eX|PerT] [FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]mendoje dhe them qe nuk eshte problemi aq i madhe tek perdorimi i fjaleve nderkombetare e te tjera (qe pasurojne te shprehurit), si shprehje alternative, pra te mos perdoret vetem nje fjale per nje ceshtje porse te behet nje laramani[/SIZE][/FONT][/quote]

“Caqet e gjuhės sime janė dhe caqet e botės sime” - Wittgenstein

As unė nuk jam kundėr neologjizmave nė gjuhėn shqipe. Jam pėr pėrdorimin e fjalėve ndėrkombėtare siē janė:analizė, element, financė, olimpiadė... sepse asgjė nuk na pengon tė kemi njė diapazon mė tė gjerė nė mėnyrė qė mendimet tona t'i bėjmė mė tė qarta.
Jam kundėr atyre huazimeve qė gjatė kėtij shekulli kanė hyrė nė gjuhėn shqipe kryesisht nga gjuhėt neolatine, e qė nuk iu mungojnė pėrgjegjėset e tyre nė gjuhėn shqipe. Se po t'i pėrdorim ato huazime, fjalėt pėrgjegjėse tė tė cilave i kemi edhe nė gjuhėn tonė, atėherė ku do tė mbeteshin fjalėt shqipe!?

[quote=Albanian eX|PerT] [FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]ne zemer kam nje bindje shume te forte se gjuha jone e bukur eshte nene e shumices se gjuheve boterore [/SIZE][/FONT][/quote]

Ėshtė vėrtetuar me argumente tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijnė shkencat e gjuhėsisė dhe arkeologjisė:
[B]Gotfrik Lajbnik [/B](1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
[B]Hans Tunman[/B] - arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.
[B]Johan Fon Han[/B] (1811-1869) - iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxori pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
...

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra.

Albanian eX|PerT 15-04-07 17:31

[quote=rilinda]“Caqet e gjuhės sime janė dhe caqet e botės sime” - Wittgenstein

As unė nuk jam kundėr neologjizmave nė gjuhėn shqipe. Jam pėr pėrdorimin e fjalėve ndėrkombėtare siē janė:analizė, element, financė, olimpiadė... sepse asgjė nuk na pengon tė kemi njė diapazon mė tė gjerė nė mėnyrė qė mendimet tona t'i bėjmė mė tė qarta.
Jam kundėr atyre huazimeve qė gjatė kėtij shekulli kanė hyrė nė gjuhėn shqipe kryesisht nga gjuhėt neolatine, e qė nuk iu mungojnė pėrgjegjėset e tyre nė gjuhėn shqipe. Se po t'i pėrdorim ato huazime, fjalėt pėrgjegjėse tė tė cilave i kemi edhe nė gjuhėn tonė, atėherė ku do tė mbeteshin fjalėt shqipe!? .[/quote]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Po e nderuar pajtohem me juve, porse ate qe thash une, rreth pranimit te fjaleve te "huaja" (e them ne thonjeza -kushtimisht- mbase ato jane tonat, perderisa kane etimologjine nga gjuha jone), pra si shprehje sekondare, pra si ne rast konkret, te mos perdoret nje fjale shqipe disa here ne nje fjali ku eshte e nevojshme te perseritet, porse e permendim fjalen tjeter aleternative, pra ketu ishte esenca e asaj qe deshirova te them e nderuar.[/SIZE][/FONT]

[quote=rilinda]Ėshtė vėrtetuar me argumente tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijnė shkencat e gjuhėsisė dhe arkeologjisė:
[B]Gotfrik Lajbnik [/B](1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
[B]Hans Tunman[/B] - arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.
[B]Johan Fon Han[/B] (1811-1869) - iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxori pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
...

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra.[/quote]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Te falenderoje nga shpirti per kete thesar dijesh qe solle. Te jam mirenjohes shume.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Ju nderon, i juaji :wink: [/SIZE][/FONT]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]Experti![/SIZE][/FONT]

Albanian eX|PerT 23-04-07 04:33

[FONT=Palatino Linotype][B][SIZE=3]Me tė tjera gjuhė,
edhe mund te flas,
po kur shpirti dhemb,
vetėm SHQIP bėrtas! :smile: [/SIZE][/B][/FONT]
[B][FONT=Palatino Linotype][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/B]
[FONT=Palatino Linotype][SIZE=3]p.s. E lexova nė njė forum,... shumė mė pėlqyen kėto vargje![/SIZE][/FONT]

Albanian eX|PerT 11-06-07 19:33

[FONT=Bookman Old Style][SIZE=2][B]GJUHA JONĖ
(Our Language)[/B][/SIZE][/FONT]
[FONT=Bookman Old Style][SIZE=2]Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.
Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.
E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.
Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.
Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!
Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.
O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.
Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.
pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.
Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.
Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.
Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Bookman Old Style][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Bookman Old Style][SIZE=2]Naim Frashėri[/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:26.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.