Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Personalitete publike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=173)
-   -   Ndėrron jetė Teki Dervishi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31787)

Zero Cool 30-06-11 12:27

Ndėrron jetė Teki Dervishi
 
Mbrėmė rreth mesnatės pas njė sėmundje tė rėndė ndėrroi jetė Teki Dervishi.


[img]http://www.telegrafi.com/fo/cult/f.0630131019119_m.jpg[/img]


Teki Dervishi u lind nė Gjakovė mė vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i ra nė sy regjimit serb tė asaj kohe dhe u burgos e u dėnua qė nė moshėn 17 vjeēare, ku vuajti dėnimin disavjeēar me burgjet serbe.

Teki Dervishi gjatė gjithė jetės sė tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Ėshtė autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Ėshtė autor i romaneve: Pirgu i Lartė, 1972, Padrona, 1973, Skedarėt. 1974, Herezia e Dervish Mallutės, 1981, Palimpsest pėr Dush Kusarin, 1993. Ai shkroi edhe pėrmbledhjen e tregimeve: Etje dhe Borė, vėllimin e poezive Nimfa ,1970, Shtėpia e Sėmurė ,1978, Thashė, 1981, Nimfa,1986.

Ka botuar edhe kėto drama: Zbutėsi i njerėzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikėllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetėr Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat qė kthehen vonė, 2000, Nesėr nisemi pėr Parajsė, 1999, Ku ėshtė Populli?, 2003 si dhe i veprės me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia ,1978.

rastesishT 30-06-11 12:32

Titulli: Ndėrron jetė Teki Dervishi
 
Ngushellime familjes se Teki Dervishit me ka pelqy qdo gje e shkruar nga Teki Dervishi.

Giovanni 30-06-11 12:44

Titulli: Ndėrron jetė Teki Dervishi
 
Ngushllime per familjen Dervishi.

sherri 29-06-13 17:28

Re: Ndėrron jetė Teki Dervishi
 
(Dy vjet pa Teki Dervishin)

Mbetėm vetėm,
Se ishe dhuratė e premtuar, pėr dashurinė.
S`tė lanė kohė, pėr ta flijuar dhuntinė,
U mishėrove nė maestro pėr letėrsinė,
Shkollė e dinjitetshme pėr shqiptarinė.

Ta zgjojmė bekimin me dashuri,
E t`gėzohemi kur t`na braktisė kjo paudhėsi.
Ta shpėtojmė strehėn, e bėri porosi,
Pėrkulėn tė zgjedhurit, pėr kėtė hirėsi,
Dikur mjaftonte vetėm njė fjalė e tij.

Ligėshtimin tonė e kthente nė siguri,
Kujtojmė ndejat me qeshje, kur vinte nė shtėpi.
Ai ishte streha, ēliruesi, dhe muza jonė,
Ku po shkojmė kėshtu, po vonon shpėtimi jonė,
S`jeni tė braktisur, besoni nė bariun tonė.

Shtėpia jonė u bė erėz, u bė dashuri,
Por, misteri i fshehtė, mbretėron nė ēati.
Ke mėshirė pėr ne, jemi fėmijė,
Jemi tė dobėt, nevojtarė pėr frymė dhe dituri,
Na zė frymėn e keqja, le tė lind njė si Ai.

Ēfarė bėni kėtu?
Ngutuni, se do tė bie shi!
Pse kėrkon tė ndahesh prej nesh pėrsėri,
Akt i pendesės apo mrekulli,
Po ju dėgjoj, do tė takohemi nė pėrjetėsi.

Prof. Dr. Neki Dervishi
Gjakovė


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:03.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.