Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kuzhina & Gatimi (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=130)
-   -   Sallata tė ndryshme! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=13772)

Barbaroza 26-04-04 12:52

Sallata tė ndryshme!
 
[b]Sallatė me speca tė pjekur [/b]

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10 minuta
Koha e gatuatjes: 15-20 minuta
Kategori: Salatė
Shkalla e veshtirsis: Kollaj

Prezentimi

Sallatė me speca tė pjekur

Pėr kėte sallatė zgjidhen speca tė mėdhej me tul,piqen nė zjarr tė ngadalshėm dhe pasi tė
jenė pjekur u hiqet cipa dhe farėzat.Priten nė formė rripash,vendosen nė
pjatė,u hidhet vaj,uthull,kripė dhe hudhra tė shtypura.
Pėrberja


Pėr 1 kg. speca duhen:

Vaj 4-5 lugė,
uthull 2-3 lugė,
hudhra 1 kokėrr,
kripė,piper sipas deshirės

Barbaroza 26-04-04 12:54

[b]Sallatė jeshile [/b]

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10-15 minuta
Koha e gatuatjes: 10 minuta
Kategori: Salatė
Shkalla e veshtirsis: Kollaj

Prezentimi

Salltė jeshile(e gjelbėrt)

Sallata jeshile pastrohet nga fletėt e demtuara,ndahet ne gjethe dhe zhytet nė sasi tė madhe uji
pėr tu larė.Eshtė mirė tė mbahet ghysėm ore nė ujė,pastaj tė kullohet dhe tė zhytet pėrsėri nė ujė tė pastėr.
Nė kėtė mėnyrė uji ndėrrohet 3-4 herė derisa tė dalė i kulluar.Sallata e larė pritet 10-15 minuta para ngrėnies,sepse
nė rast tė kundert ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj tė freskėt.Sallata pritet nė fije tė holla,nė kėte menyrė bėhet
me e bukur dhe mė e shijshme,sperkatet me vaj e uthull,kripė dhe koper tė grirė hollė,pėrzihet me kujdes me dy
pirunjė dhe vendoset ne mes tė pjatės.
Sipėr i hidhet qepė tė njoma tė grira hollė.
Pėrberja

Pėr 500 gr. sallatė jeshile duhen:

Vaj 3-4 lugė gjelle
uthull 2 lugė gjelle
koper 4-5 fije,
qeė 2-3 copė
kripė e piper tė zi sipas dėshires.
Udhezim


Pregatitje e shpejtė dhe me njė kunsumim.
Informata per ushqimin



[b]Tė kihet parasysh nga amvisat qė gjethet tė kontrollohen mirė dhe tė shpėrlahen disa herė nė ujė se janė tė marruna diekt nga toka dhe ato spėrkaten me medikamente dhe te kihet kujdes i madh tek pėrdorimi. [/b]

Rudi_1 30-10-04 22:03

Barbaroza pershendetje... 8)
Pak si teper din tej.haha
A ban ta dim cka hani ju me teper gjat nje jave???

Urata 03-09-05 06:43

Barbaroza, ka shije te holle.

Prishtinasja_ 05-02-06 10:01

[color=red][b]Sallate italiane me patate [/b][/color]

[img]http://www.shqipnet.com/images/sallateitalianemepatate.jpg[/img]

[color=blue]Perberesit per 4 persona:[/color] 450 g patate te reja, te paqeruara,ose 4 patate te medha te ndara me dysh, 4 luge kos, 4 luge majoneze, 8 domate te thara, 2 luge majdanoz i grire, kripe dhe piper.

[color=blue]Pergatitja: [/color]1. Pastroni patatet dhe vendosini ne nje ene te madhe me uje. Ziejini per 8-12 minuta derisa te zbuten. 2. Me nje thike te mprehte prisni domatet e thara ne feta te holla. 3. Per te pergatitur garnituren, perzjeni kosin dhe majonezen ne nje ene dhe shtojini kripe dhe piper sipas shijes. Hidhni aty dhe fetat e domateve te thara dhe majdanozin e grire. 4. Hiqni patatet nga zjarri dhe lerini te thehen. Nese po perdorni patate te medha pritini ne copa rreth 5 cm. 5. Hidheni garnituren mbi patate dhe perzjejini. 6. Lereni sallaten me patate ne frigorifer per rreth 20 minuta, me pas servireni si anitpaste ose si pjate shoqeruese.

Linka_pz 08-04-07 17:41

Meze e kombinuar me sallatė jeshile.

Pėr njė pjatancė pėr 8-10 persona nevojitet
Sallatė jeshile 500 gr,
sallam 150 gr,
kaēkavall
150 gr,
gjuhė ose proshutė 150 gr,
vaj 3-4 lugė gjelle,
uthull 2-3 lugė gjelle,
kripė, piper, majdanoz sipas deshirės.

Sallata jeshile e grirė hollė vendoset nė mes tė pjatės; rreth e pėrqark saj vihet sallam sipas dėshirės, djath kaēkavall, gjuhė e zier ose proshutė e prerė hollė. Nė kohėn e ngrėnies sallata spėrkatet me vaj e uthull tė pėrzier me kripė dhe me piper.

Shėnim: Po nė kėtė mėnyrė mund tė pėrgatiten dhe shumė meze tė tjera tė pėrziera, duke vendosur nė mes ndonjė sallatė tė stinės, si tranguj, ullinj, turshi tė ndrysh-me etj. Rreth e qark vendosen roduktet e lartpėrmendura duke zėvendėsuar njėri-tjetrin sipas mundėsisė.

Linka_pz 08-04-07 17:42

Sallate me laker te bardhe

Pėr 500 gr lakėr duhen
vaj 3-4 lugė gjelle,
uthull 2 lugė gjelle,
kripė,
sheqer
dhe 2-3 fije majdanoz

Pėr sallatė pėrdoret lakra e ėmbėl. Koka e lakrės pastrohet nga gjethet e dėmtuara, shpėlahet, pritet pėrgjysmė ose nė katėrsh dhe duke mbajtur koēanin pritet nė fije tė holla. Mė pas spėrkatet me kripė, piper tė kuq, dhe pak sheqer. Shtypet derisa tė lėshojė lėng, perzihet me vaj e uthull dhe vendoset nė pjatė. Pėr ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirė hollė.

Kjo sallatė mund tė pėrgatitet dhe ndryshe. Lakra e prerė hollė vendoset nė tenxhere, i shtohet kripė dhe uthull. Pastaj ngrohet e pėrzihet derisa tė shihet se eshtė zbutur pak. Lihet tė ftohet dhe rregullohet me vaj e uthull.

Linka_pz 08-04-07 17:43

Sallate me lulelakėr

Pėr 500 gr lulelakėr duhen
vaj 3-4 lugė gjelle,
limom 1 kokėrr mesatare,
piper,
kripė.

Pėr kėtė sallatė zgjidhen lulelakra tė bardha dhe tė dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile e koēanėt, lahet dhe vihet pėr tu zier nė ujė tė vluar me kripė. Qė tė ziejė nė tė njėjtėn kohė, koēanėt qė janė tė mėdhenj, ndahen nė 2-3 pjesė. Pasi tė jenė zier ndahen nė lule tė veēanta, vendosen nė pjatė dhe spėrkaten me vaj,lėng limoni ose limontoz tė shkrirė nė ujė; nė fund i shtohet kripė e piper i zi.

Arkza 14-05-07 20:24

Sallate Patatesh
Se pari e merrni patatet i zieni ne ene te madhe i zieni mir thuja si per Pire , tani i leni te ftohen thuaj krejt dhe i qeroni i preni ne forme qfare duash por jio te jen te vogla e te madhja jo , gati si per gjella pak me trash ,
tani shtohet mish te bardhe i ziem edhe mishi e coptoni me durt cop cop sikur patete diqka , pastaj e shtoni kastraveca nje tegull e preni rrathe rrathe ( bleni kastravecat me te vogla , aq me mir eshte per kete sallat ) ,tani e shton pak krip , pak piper te zi , vaj perafersisht nje got te vogel te qaijt, , gjysme litre Jugurt , qep e merre dikun ja 300 kr... i pren keshtu sipas deshires i hidhe te gjitha ketu nje ene te madhe dhe i perzin mir e mir qe mos mbesin dikun pa u perzi krejt keto , gati harrova pak uthell , dhe e shtnoni per fund Majonez koxha shume qet aty deri sa te perzihen mir me Majonez, nese i qet shume majonez ska lidhje veq bohet me emir , por ju per5feroj kete kur ta boni leni ne Frigorifere me se paku 8 oresh , pas kesaj i merrni i zieni ja 6-5 vez dhe i preni ne forme rrathe rrathe , siper qdi pijat e qitni nga ose nga dy rrathe vez per Zbukurim .
besoj se dote ju pelqen , dhe kush e bon kete nga ju kisha pas deshir me dit se a ju ka pelqu kjo juve ! ?

Arkza 14-05-07 20:51

Sallate me Magarona

edhe kjo eshte e ngjashme me Patate krejt matriali se qka shkon per me Patate veq nuk ka nevoj per Kastraveca e as per qep se keto te tjtrat krejt njesoj veq duhet me shtu edhe 500 gr Grashak ( si thoni ju Bisele apo qysh i thoni ju sdi ) dhe njesoj edhe kjo duhet te qendroj ne Frigorifer 7-8 oresh .
mos te harroj pra Provoni te dyjat jan shume te shishme , un per veti kur i boj , i boj te dyjat ose asnjerin nga keto su rri pa asnjeren :smile:


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:21.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.