Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   PAVARESIA KOSOVĖS (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=176)
-   -   Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn ! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33868)

Zero Cool 11-06-13 16:25

Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn !
 
[B]Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn[/B]


[IMG]http://www.knninfo.com/repository/images/jemeni.jpg[/IMG]


Prishtinė, 11.06.2013 16:15

(E plotėsuar) - Ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj e ka konfirmuar njohjen e Kosovės nga Jemeni pėrmes rrjetit social “Twitter”.

“Kam folur me ministrin e jashtėm, Abu-Bakr Al-Qirbi, i cili ma konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare tė Republikės sė Kosovės”, ka shkruar Hoxhaj nė Twitter.

Prtishtinė, 11 qershor - Kosova ka marrė sot njohjen jubilare tė 100. Shteti i radhės qė e pranon pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės ėshtė Jemeni.

Lajmin e ka publikuar nė llogarinė e tij nė Twitter, sekretari i parė nė Ministrinė e Jashtme tė Jemenit, Marėan Ali Noman, raporton KTV.

Pritet qė gjatė ditės njohjen ta konfirmojė zyrtarisht edhe Ministria e Jashtme.

Virti 11-06-13 18:08

Titulli: Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn !
 
Merhaba Jemen. Po ku ishe bre deri tash?!
Sidoqofte, flm! :cool:

Zero Cool 12-06-13 18:42

Titulli: Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn !
 
[B]Kosova pranon notėn verbale tė njohjes nga Republika e Jemenit.[/B]


[IMG]http://knninfo.com/repository/images/yemen.jpg[/IMG]


Prishtinė, 12.06.2013

Kosova pranon notėn verbale tė njohjes nga Republika e Jemenit.

Lajmin e bėnė tė ditur ministria e jashtme, e cila konfirmon se Jemeni e mori kėtė vendim mė 11 qershor.

“Me kėtė rast, Qeveria e Republikės sė Jemenit ka marrė vendimin pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Republikėn e Kosovės dhe pėr tė punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė dy vendeve mike, nė tė gjitha fushat”, thotė njė komunikatė e lėshuar nga ministria e jashtme, e cila citon notėn verbale.

Nė letėr, autoritetet e Jemenit shprehin besimin e tyre se Republika e Kosovės do tė luajė rolin e saj aktiv si anėtar i ri i komunitetit ndėrkombėtar, duke i shėrbyer sigurisė e stabilitetit nė Ballkan dhe nė botė.

Nė notėn verbale tė nėnshkruar nga ministri i Punėve tė Jashtme i Jemenit Dr. Abu Bekr Abdullah al-Qirbi, shprehen urimet e Qeverisė sė Republikės sė Jemenit pėr vazhdimin e progresit e pėrparimit tė Kosovės, si dhe urimet personale pėr ministrin e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Enver Hoxhaj.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:15.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.