Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Jetė.. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33572)

zanaa 23-10-12 13:14

Jetė..
 
Pak zhgarravina nga une...
[CENTER][I][B]Jetė[/b]

Cfar me dhurove o jete?
Asgje,perveq lotin ne k'ta sy
Cdo dite e me e dobet po behem
Jete-u hidherova me Ty...

Cfar me dhurove e uruar?
Perveq zemres se plagosur
Mendoja qe jame e forte
Por...Ja qe nuk jame e persosur..

Cfar prite nga une o jete genjeshtare?
Te aktroj lumturin sa t'jame e gjalle..
S'ja dola,u mundova me mish e shpirt
Pra ti a u gezove,tani qe dole fitimtare..

Cfar fitove moj e ,,poshter''jete?
Qe mi morre gezimet e rinis...
Tani rrij e pres s'i e vdekur
Jam' futur ne burgun e vetmis...[/I][/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:17

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Ti s'me degjon...[/b]

Ēdo dite te them TE DUA!
Por ti s'me degjon dot
Te thrras ēdo dite o shpirt
Po krejt kjo eshte e kot!

Edhe ne gjume kur jame
Kto fjal me dalin nga goja
Me zerin e shterrur nga vaji
Te them TE DUA se vertet te DOJA..

Kto dy fjal te shenjta
Gjere ne varr do i them
Edhe atehere kur dua te vdes
TE DUA,peshperitjen do ta kem..[/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:18

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B] A e din..?[/b]


Fshehu lotet ata biejn
Vetem ata e dijn sekretin tim
fshehu lotet,nuk i lejoj te me thyejn
Ty te tregojn qe vjen ne endrrat e mija
Nuk dua vedi t'ia pranoj une
Ani qe e dij..edhe njiqind jete t'i kisha
Prap se prap,vetem me ty do isha
Cdo nate vetem Ty te pres
Lotet i fshehu e shkruaj poezi
Dhe vedi mundohem t'i largoj trishtim
A e din qe i doja puthjet e tuaja
Sepse vetem Ti e din rrugen e zemres sime
Lotėt fshehur, ata fshehin mallin,
vetėm pėr Ty, ata gėzohen,
Prej te gjitha dashurive do iku
Tere jeten per ty do flijohem...[/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:25

Titulli: Jetė..
 
[B][CENTER]---------[/CENTER]
[/B]

[CENTER] Nje nate u zgjova me nxitim
M'u duk qe dikush nga larg
Th'rriste emrin tim
U afrova tek dritarja,gjysem fjete
nga larg m'u duk sikur nje hije
Hije qe mua po me pret'
Atje gjeta nje trendafill
Dhe ne te nje mbishkrim
Ne te shkurt shkruante
,,Me fale shpirti im''
Ngadal lotet me rreshqiten mbi fytyr
Te pash ne fund te rruges...mbeta pa frym
,,Paske ardhur''lotet rridhnin nga friga
Zemra me rrahte me shpejtesi
Kur u ofrova..nuk besoja
S'e vertet ishe Ti,dashuria ime e paharruar
Ngadal lotin ma fshive,syrin ma puthe me nxitim
Dhe morre fryme thelle e me the ne vesh:
-Duhet te shkoj shpirti im,me fale
Atehere me doli gjumi,isha e perlotur
E dija qe nga atje,zemer kurr nuk do kthesh...[/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:29

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Kjo jame une... [/B]

Nuk e dua vjeshten
As gjithe ato ngjyra te trishtuara
Disi me pergjumin dhe me dehun
Nuk e dua vjeshten
As ato gjethe te zverdhura
Mbi fustanin tim
Te gjitha keto me duken
Nje vuajtje,nje trishtim..
Cfare te beje e till jame
Nuk mund te ndryshoj
Filloj nga vuajtja te qaj
Te gjithe largohen
Askush nuk me duron sot
Kur ne syt e mij nuk ka me shkelqim
Por....Ka vuajtje e lot...
Kjo jame une-vetem nje trishtim...[/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:34

Titulli: Jetė..
 
[B][CENTER]Mengjesi i fundit...[/B]


Te gjitha dashurit
Jane nje humbje e madhe
Vetem nje grumbull kujtimesh
Te mbledhura ne nje dhome gjysem te zbrazur
Atu ka mbet ende nje denim dashurie
E mesuar te fluturoj,tani rrezohem pa krah
Pse fati atehere u fsheh nga ne?
Kishim vizione per nje ardhmeri
Por...Ja mbeta pa shprese
Te gjitha u treten ,ne at mengjes
E dij u degjonte nje fryme e merzitshme
Edhe zogjet dhimbshem kendonin
Mos me shiqo ne fytyre-me peshperite
Une nuk kame lot
Tani e dij...I fshihje nga une
E dij qe nuk kishte k'thim
Edhe per Ty ky do te jete
Mengjesi i fundit-e jo fillim[/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:37

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Mė merr tė lutem.........![/B]

Mė merr tė lutem sa mė parė,
Po jetoj kotė,s'shijoj asgjė.
Mė shkuan vitet duke qarė,
Nuk kam ēfar pres,kjo jetė s'mė nxė.

Nė botėn tjetėr do jetoj mirė,
Do kem pranė vetes familjen time.
Kjo e kėtejmia e zezė,mynxyrė,
S'mė dha gėzim,mė dhuroi dhimbje.

Mė prit tė lutem engjėllushe e bukur,
Atje,atje do tė nis nuse.
Mbi ballė do tė qėndis njė flutur,
Tė arratisesh nga ato puse.

Mė merr tė lutem Parajsa ime,
Se Ferrin gjallė e pash' me sy.
Tė zhytem thellė nė pėrqafime,
Tė them dhe unė: Ka Perėndi.......[/CENTER]

zanaa 23-10-12 13:39

Titulli: Jetė..
 
[I][CENTER][B]Bredhje pa destinacion....[/B]

Bredh' rrugve te qytetit,si e pa koke
Degjoj zera femijsh te lumtur..
Me vije te bertas,por ndalem e heshtur
Peshperis ne vehte,,Oj toke a u ngope''

Pse ma morre e uruar?
At pjese te trupit tim'
Me le preherthate e duarlidhur
Askund s'po gjeje ngushllim..

Neper faqe me rrjedhe loti
Mundohem ta fshehi,por kot
Ka kohe qe ky ndrrim motmoti
Me sjell vetem dhembje e lot..

Edhe n'ket vit te ri
Njejt sikur n'vitin e vjeter
Pran bredhit po ngelen
Nje dhurate me teper..

Kur te gjithe t'shperndahen
Dhuraten une do t'a marr
E mbylli tek te tjerat
Me dry ne sirtar........[/CENTER][/I]

zanaa 23-10-12 14:28

Titulli: Jetė..
 
[COLOR="Black"][CENTER][I][B]Sot.....[/B]

Kėmbėt nuk mė mbajn
Kokėn e kam shum rėnd
Nuk dėgjoj asgjė tjetėr
Pėrveq vajit tėnd

E vogla ime Engjėllushė
Shpirti po me dhemb
Ishe e vogėl shum
Athua me mban ne mend..?

Te gjithe me mungoni
Ne kete ndrrim motmoti
Por...Une prap jetoj
Keshtu eshte shkruar nga Zoti..

Te gjallve Ju uroj
Gjithe te mirat ne jete
Juve qe nuk jeni mes nesh
Ju them:Pushoni te qete..[/I][/CENTER][/COLOR]

zanaa 23-10-12 14:30

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Atje......[/B]

Mė kėrkoni atje...
Ku jetė nuk ka fare
Atje do gjėndem unė
E strukur pėrmbi varre

Atje c'mallem me Ju
Lulet me lot i ujis
Pastaj ngadalė e pėrlotur
I flas edhe fotografis'

Asnjė pėrgjigjėje nuk marr
Apo unė nuk i dėgjoj
Shpirtdjegur zemėrplasur
Nuk dijė si po jetoj?

Gurvarret m'u bėnė miq
Krah hapur mė presin prore
Tė tjeret nganjėherė mė harrojn
M'duket qė mė lėnė pas dore..[/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:31

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]---------Mė merr'.......[/B]

Me ideale t'shkatėrruara eci gjatė natės
Dua tė sjell pjesėn e fundit tė gėzimit
Tė trokas mbi varr dhe tė bijė nė gjunjė
... Dashuri, tė lutem mė merr

Tė gjithė ata qė vodhėn dhe vranė shpirtin
Morrėn atė qė ju dasht, lumturin tonė
Hape derėn e varrit nė kėtė natė tė ftohtė
Unė nuk jamė njeri, unė jamė vetėm njė kufomė.

Mė merrė zemėr tė lutem,duarhapur mė prit
Me buzėt e plasaritura e mėrdhirė nga tė ftohtit
Dhe tė lutem pėr dashurinė
Duke u dridhur me ankth, dhe duke qarė per ty...[/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:33

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]----Sė shpejti do vij....---[/B]

Atėherė ne njė livadh tė qetė
Te gjelbėrur dhe me lule,
Dy varre do qėndrojnė sė bashku,
Nuk do t'ket asgje mė shumė.
Atu flejn dy tė rinj,i ndan...
Ata humben shansin e tyre,n'kėt botė
Njė gur tė bardhė mermeri do ta ken
Shkruar me shkronja tė arta:
" Athua tani do tė takohen
Kur dielli zgjohet tek varri...
Le tė vijnė te duhen si shpirtra
Pasi nuk mundėn per se gjalli?[/CENTER]

Dardanesha 23-10-12 14:35

Re: Jetė..
 
Zana, komplimente :smile:, motiii skam ndi-lexu diqka ma te bukur...

zanaa 23-10-12 14:37

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Pse te deshta aq shum'?[/B]



Jame merzitur shum
Per Ty sot moj zemer
Te gjithe m'kan harruar
S'me therret kush kete emer..

Kam ngele e vetmuar
Ne kete bote genjeshtare
Genjenin te gjithe kur m'thonin
Vuajtja eshte kalimtare

Ditenetet e gjata
Veshtir po i kaloj
Ē'mallem vetem atehere
Gurvarrin kur perqafoj

Eshte i ftoht si akulli
Ashtu sikur dhe une
Eh sa e mallkoj vetevehten
-Pse te doja aq shum-?[/CENTER][IMG]http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQv6-b4grgSRK-T4YDIxKbAm9QvlOzP4lyBkLqwmuyJXTQhKiwy[/IMG]

zanaa 23-10-12 14:39

Titulli: Re: Jetė..
 
[QUOTE=Dardanesha;2252998]Zana, komplimente :smile:, motiii skam ndi-lexu diqka ma te bukur...[/QUOTE]
Flm.E nderuar...qe me lexoni,ndoshta nuk jane aq cilsore,por per mua kane nje vlere te madhe..

zanaa 23-10-12 14:41

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Kjo jetė..[/B]

Kjo jetė ka ikur nga fiqiri
Kėrkon ca gjėra me zarar.
Ta merr me forcė foshnjėn nga gjiri
Dhe krejt pa pritur ta kall nė varr.

Ndaj pikėllohem dhe vrerosem,
Sa kėtė jetė nuk e kam hak.
Tek varri i saja syrgjynosem
Dhe nga e re u ktheva plakė

Po dhimbjen time se kuptokan,
E bėjnė si qėnie pa shpirtė.
Ndaj lutem shpesh tė hapet gropa,
Ti shkoj pranė e t'ia puth sytė.[/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:42

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Enderr budallaqe..[/B]

Me erdhi n'gjum te pare
Nje enderr budallaqe
Me shterngoje shum
Leht me puthje n'faqe...

Me ato duar te vogla
Floket mi ledhatoje
S'munda ti hapi syt
Sa shum qe m'shterngoje

Doja qe te ngritem
T'puth dhe une ne faqe
Nuk ja dola dot,..iku
Kjo enderr budallaqe![/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:45

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Nėse....[/B]

Nėse mė pyet, ku jam pėr festė, tė tregoj
Do tė jem kėtu ku mė ke lėnė kur ike
Nuk ua prishi tė tjerėve, edhe unė do festoj!

Ani qė zemrėn e kam tė shkrumuar
Lot nuk do tė mbaj nė kėta sy
Do tė jem e lumtur, gjithmonė duke aktruar!

Kur gotėn e parė ta zbrazi nė fillim
Dije qė do rrėnqethem e tėra nga kujtimi
Pėr Ty qė nuk je mė, dhe pėr fatin tim!

Kur akrepat e orės,do tė bijnė nė dymbėdhjetė
Njė shikim do tė lėshoj nga andej ku Ju jeni
Por s'do mė diktoj askush, qe ju kam pėrshendet!

Kur festimi tė mbaroj, dhe tė gjithė do bijnė nė gjum
Unė do tė filloj te festoj me kujtimet dhe fotografitė e Juaja
Do t'i ngre edhe ca gota, me Ju qė ju deshta aq shumė![/CENTER]

[LEFT][COLOR="Navy"][I]Nje mesazh me lot
Mbi varr do te mbetet
Ani qe keni vdek
,,Dashuria per ju nuk tretet!''[/I][/COLOR][/LEFT]

zanaa 23-10-12 14:47

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]----Jo nuk pres....----[/B]

Nuk pres dhurate nga Ti
Shum vite keshtu me gjene
Kjo dite e te dashuruarve
Tek une nuk e ka folen!

Une tek Ti do vije
Kete dite te jemi bashk
Le te din edhe toka
Sa shum jemi dasht!

Nje lule mbi varr
Dhe dy pika lot
Malli me ka marrė
Veshtirė e kam sot![/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:48

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]----Nuk festuam kurr,,Shėn Valentinin''!------[/B]

Unė dhe Ti i dashuri im
Nuk e festuam kurr kėtė ditė
Pėr ne ishte gjithė jeta,,Shėn Valentin''
E jo, vetėm njė herė nė vit!

Sa shkurt jetuam bashk zemėr
Ani qė u dashtėm aq shum
Shuaj mallin duke t'thirr nė emėr
E lotėt mė shkojn si lum!

Tek varri sot kur erdha
Njė lule ta lash dhe ika
S'doja tė mė duket loti
Ah,sa shum u mėrzita![/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:50

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]-----Nėnė!-Urime ditelindja!-----17-shkurt......[/B]

Dite-data e lindjes Nene
Te lidhet me fitore
Nena ime e shtrenjt
Ne shpirt engjellore!

E pervuajtura ime Nene
Cfar te beje a s'me thua
A te qaj per Ty qe nuk je
A festen me e festua??

Tani kur po shkruaj
Syt i kam me lot
Neser do festojm
Ditelindjen t'uroj sot!

Neser do te sjelli lule
Por nuk do lotoj
E dij qe keshtu do me thoje
Qe tjeret mos ti lendoj![/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:52

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][I]
-----[B]Shtatė Marsi-----[/B]

Tėrė ditėn do ju kujtojm
Juve qė na mėsuat shkrim-lexim
Nė mbrėmje ėshtė nata e zjarreve
Me Ju do jemi gjerė nė agim!

Bac Shaban,mėsues dhe atėdhetar
Ishe dhe do mbetesh gjerė nė amshim
Hero e mėsues i yni i gjallė..
Luftove,qė ne sot gjetėm shpėtim!

Do ti numrojm varret e Juaja
I vogėl e i madhė u flijua
Athua do Ju plotsohet dėshira
Trojet Shqiptare me i bashkua?[/I][/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:53

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Urime 8 Marsi,Nena ime![/B]

Kam mall per thirrjen tende
Nuk me beson askush
Nene,sa embel me thrrisje
Me emerin perkdheles-Drenushe!

Drenusha jote o Nene
Mbeti me dhembje e pikllim
E Ti ke mbesen pran vedi o Nene
Thirre Drenushe,eshte pjese e trupit tim!

Nje lule mbi varr
Nje lot mbi ate dhe
Asgje tjeter nuk mund t'dhuroj
Keto dy gjera, nga une i ke![/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:55

Titulli: Jetė..
 
[CENTER]
[B]----Prind te dashur!----[/B]

Kam shum brenge te madhe
S'e dije a me keni kuptua
Kur kisha flake ne zemer
Athua Ju kam lendua?

U mundoja ta fsheh dhembjen
Qe ne shpirt me pervlonte
S'doja te ju merzis kurr
Por loti me tradhetonte!

E dije qe shum gaboja
E perlotur ditenata me kalonte
Babi,Nene,me falni,s'duroja
Ky lot tradhetar s'me degjonte![/CENTER]

zanaa 23-10-12 14:57

Titulli: Jetė..
 
Prap te uroj e shtrenjta ime ..
[CENTER][B]Urime ditėlindja-Nėnė!
17 shkurt.....[/B]

Te varri te erdha
Ditelindjen tė t'uroj
Kur t'i vura lulet
Syri me lotoj..

Pran varrit u ula
Me lot ne sy mendoj
Athua kur une t'vdes
Kush do m'vizitoj?

Eh,k'to vite me shkojn
Me vuajtje e mallengjim
Me duhet t'pajtohem o Nene
Ky ishte fati ime

I largohem varrit ngadale
Frymemarrja m'veshtersohet
A e din o Nene e dashur
Ne Kosove n'kete date festohet![/CENTER]

[IMG]http://i2.ytimg.com/vi/wDs4IFQlCi0/0.jpg[/IMG]

zanaa 23-10-12 15:00

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]----Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё ......----[/B]

Jo jo nuk me pave lotin
As denesjet nuk mi degjove
Doja te qaj e heshtur
As hapat nuk mi degjove
E zbathur isha
Nuk doja te te zgjoj
Nga ai ,,gjum''
Ne heshtje doja
te qaj deri atehere
Kur ditenata te kaloj
Kurr nuk do m'i shohesh lotet
As te buzqeshur
As te vuajtur nuk do me shohesh
Nga atje nuk ke mundesi
As thinjat kur te me dalin
As rrudhat ftyren kur te ma mbulojn
Ti nuk do i shofesh
Te tjeret nuk te tregojn![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:27

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Engjėllushė.....[/B]

Sot unė bashkė me qiellin
U zgjuam me lot ne sy
Eshtė ditėlindja jote
S'i ta festoj pa Ty?

Nė vend tė urimit
Shkruaj njė pėrkujtim
Ti gjithėmonė do mbetesh
Engjulli i shpirtit tim...

Ngrita duart drejt qiellit
Njė ofsham lėshova
A me shefė o Zot
Pėr sė gjalli u pėrvlova..

Tani zemėr e nėnės
Lotin ta lash kujtim
Deri nė takimin tjetėr
Mbaje nė pėrqafim.....[/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:31

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]..........[/B]

Po shiqoja qiellin lart
M'u duk se me injoron
Edhe dielli nuk dukej fare
As hena nuk me shoqeron...
Ula koken ngadale
Kerkoja nje vend te qete
Po kembet nuk ndalonin
Tek varret ndalova une vet..
Me radhe i vizitova
E lodhur isha shum
Me shpirt te shkrumuar
U mundova,nuk ia dola
Te qendroj e forte,
T'largohem pa lotua[/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:34

Titulli: Jetė..
 
[CENTER]-[B]-------Per Ty qe nuk do ta lexosh kurr!-----[/B]

Per Ty po shkruaj sot
Me mburrje qe te dashta shum
Ani qe shum heret me ike
Me le me lot sa nje lum!

Me le te re e pa pervoj
U shkrive si nje fluske bore
Tani pa Ty qe jetoj
Asgje s'me le,te gjitha mi morre!

Pse s'mund te t'largoj nga mendja
As per nje moment
Sa me shum kohe qe kaloj pa Ty
Aq me shum ne zemer me vret![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:36

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]----------Babi----------[/B]

Neser do te festojm
E ti me ne nuk je
A e din ore Burr
Se sa keq me le?

Me le me lot ne sy
Mbeta me krih thate
E mundoj veteveten
Mos t'me shofin si te ngrat!

Kur te gjithe do te mblidhen
Festen me me urua
Te betohem Babi
Nuk kam me lotua!

E mbaj mend kur me thoje
,,Loti s'te ka hije''
E dij Babi e dij por...
Qohu he Burr fshije!

Nje lule mbi varr
Eshte nje urim nga une
Ma perqafo Engjellushen
Thuaj se e dashta shuuum!![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:37

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]-------Athua....????------[/B]-
Athua a e vrejtet pranin time
Tek koka kur Ju erdha
A mi degjuat lutjet-pa lot
Qe per ju i bera?

Athua Ju bezdisi fakti
Qe lot nuk leshova?
Jo,jo mos mendoni qe e kisha te leht
Me zemer vrrullshem vajtoja!

Engjellusha ime...
Te perqafova shum
Me mendje u mundoja
Atje te futesha edhe une!

Eshte e fort Nena
Me shum se dikur
Thuase ne vend te zemres
Me ka mbet nje gur![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:38

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]-----Me mungon...--------[/B]

Sa shum me mungon
Sa shum qe po vuaj
Ketu c'mallem ngapak
Here shkarravis-here shkruaj!

Here te kujtoj larg meje
Here ne boten tjeter
Por kursesi te me shuhet
Dashurija jone e vjeter!

Jete e pa definuar
Jeta qe e jetoj
Shume veshtir moj zemer
Pa ty ta kaloj![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:39

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]------Per Ty!-----[/B]

Me shkronja te zeza sot shkrova
As nje ngjyre nuk me shkoj per shtat
Si te shkruaj ndryshe zemra ime
Kur e dij qe dheun e ke shtrat!

Sdi a te mbeshtetem ne jastek
A te mbeshtes koken ne mur
E dij qe nen koken tende zemer
S'ke jastek,por vetem nje cop gur!

Mbi dheun qe te ka mbulua
Duart i mbeshteta ngadal
Drejtova syt tek fotoja,mu duk e perlotur
Sa veshtir,por duhet te beje ball!

Jame e fort une te betohem
Vetem ktu ndihem e ligeshtuar
Kur te kethej ne shtepi
Aktroj,kinse me humbje jame pajtuar!

Nuk u pajtova kurr,qe t'humba per jete
E fort qendrova dhe qendroj ballhapur
Ani qe me ty e humba gjysmen e vetevetes
Me vehte shpesh them:Ah vdekje e pangopur![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:40

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B].........[/B]


Bora mbylli rruget,mbeta te shiqoj nga largesija
Ferfellaza qe fryen me shpejtesi te madhe
Te merdhin,por quditrisht nuk ngriu ndjenjat e mija!

Ashtu si dikur,me duket qe te kam ketu pran
Mallengjimi eshte si dje si sot si gjithmone
Te dashta dhe do te dua,per sa jete qe kam!

E ti bore vazhdo e bjere,por rruget mos mi mbyll
Nese kjo rruge me ndalohet,te t'vij ne vizite
Dije qe do mbetem,si nje e humbur ne pyll![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:41

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Ndrrim-motmoti![/B]

Ku akrepat e ores,te bijn ne dymbedhjete
Vendi vend nuk me zihet,te kerkoj Ty Babi
Ne preherin tend me mall,koken dua ta mbeshtet!

Kur te shkelim ngadale,ne vitin e Ri
Ty t'kerkoj o Nene e dashur ne cdo skut
Kete lot qe rrjedhe nga syri,veq Ti din me e fshi!

E ty i dashuri im,te kerkoj me mallengjim
Ne kete fillimviti,ah sikur te kishe mundesi
Te behesh per pak kohe,mysafiri im!

Engjellushes sime,bredhin ja stolisa
Dhuratat ja blej per cdo vit te ri
S'ka mundesi t'i dergohen,dhe kurr nuk ja nisa![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:42

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Jetė ,,shtriga''[/B]

Nen kthetrat e ,,shtriges'' jetė
E venitur po jetoj,pa shprese
Me ankthe e endrra genjeshtare
Fundin e jetes,,shtrige''po e pres!

Mashtruese,genjeshtare ishe per mua
Asgje nuk me dhurove,veq shpirtit te vrare
E pra me thuaj si tė t'dua oj ,,shtrige''?
Edhe ato qe mi fale dikur,m'i merr dalngadale..

E pangopshme,e pakjarte u tregove
Te gjitha cfar i kisha mi morre,pa dhembje
Jete ta quaj kete me thua,vetem qe frymoj?
Jo,jo une me beso,kam krejt tjeter bindje![/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:44

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Lisi i kujtimeve..[/B]

[I]Sa fshehtesi mban ne vete
Nje lis n'mesin e lendines
E quanim Lisi i dashuris
Tani e quajm ,,lisi i gremines''

I ujitur me shi e lot
Eshte bere sa nje kala
Ne brendesi mban fshehtesi
Gjere me sot,kujt nuk ja tha..

Gjethvyshkur me duket ngajhere
Frigohem mos nga mallkimi ime
Prap shkoj e ujis te shkretin
Her' me uje, me shpesh me lotin tim...

Kur bilbili i qendron mbi dege
Asnje ze nuk leshon
I strukur ne deget e dendura
Me duket qe mua me vajton..[/I][/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:46

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]Vendosa....[/B]

Vendosa te hap syte
Kot, erresire ne cdo ane
Athua u verbova asgje nuk shof
Apo lotet nuk me lene...

Here bardhe e here zi shof
E kjart asgje nuk me duket
Prap mbylli syt e lodhur
Per mua,edhe kjo drite le te zhduket...

Kapaket e syve ngadale i mbylla
Vazhdova te rrij ne terr e vetmuar
Asgje e re nuk me intereson me
Mbetem ne nje kohe te shkuar..[/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:47

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]U mundova....[/B]

U mundova mos t'shkruaj per Ty
Te t'le t'pushosh i qete
Nuk ja dola zemra ime
Dicka ne shpirt me vret...

Pranvere,
Gjelbrove cdo skut te tokes
Mos harro t'gjelbrosh mbivarret
Ani qe jane ne anen tjeter t'botes!

E ti bilbil,
Kendo me zerin tend
Mos vajto te lutem
Vajtimi shum me dhemb...[/CENTER]

zanaa 24-10-12 07:50

Titulli: Jetė..
 
[CENTER][B]---Shiu dhe loti----[/B]

Keto pika shiu,qe me bijn mbi fytyre
Nuk po mund te ndaj fare
Pasi me lotin,e kan te njejten ngjyre..

S'dij cilet jane me te furishem,sot u ngaterruan
A eshte shiu i vjeshtes qe bie vrullshem
Apo jane keta lotet e dhembjes,qe me kapluan...

Asnjeren nuk po mund ta ndali,po mundohem kot
Qielli leshon shiun nga lartesia,nuk ndalon
E syri loton mbi faqet e mija,s'mund ta ndaloj dot?

Athua i bem marrveshjet,apo na erdhen papritur
Ti shi erdhe, e ke kohen-eshte vjeshta
E loti me erdhi,ndihesha shum e merzitur...[/CENTER]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:50.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.