Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombëtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Drame Kushtuar Deshmorit Te Usht (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=20280)

FUKAJAMA 15-10-06 16:32

Drame Kushtuar Deshmorit Te Usht
 
[CENTER]
DRITA E ENGJUJVE
H. N.
kushtuar Abduselam Eminit
[/CENTER]
[B][FONT=Agency FB]Cdo sfidè qè qèndron mbi plagjiatèr politik reflekton idenè e varèsisè nga tè tjerèt, e vetmja gjè qè nuk varet nga askush èshtè trimèria.Ajo èshtè e mbjellur dhe e kalitur thellè nè zemrèn e njeriut tè lashtè sa lashtèsia.Kohè vjeshte.Stuhia e jetès kalon si pelegrinè rrugès plot gjemba diturie.Era e fort e lindjes vjen nè mesin e ditès nèn hijen e dèmtuar dhe tè kahèzuar tè flijimit si iterenar drite.I mbushur pèrplot gjallèri , qytet me historinè e vecantisè.Nèn pèrrockat e Sharrit harronè poeti mendèsinè.Bash kètu lind njè lule vjeshte qè do tè alarmojè pèrgjithmonè trimèrinè , mahnitjen me diturinè....
[/FONT]
[CENTER]Skena I[/CENTER]

[/B][FONT=Abadi MT Condensed][CENTER]---I ulur nè njè qoshe tè dhomès babai ka kapur digitronin nè dorè dhe po i shikon tv....[/CENTER]
[/FONT][B][I]
Babai[FONT=Abadi MT Condensed Light]( me nervozizèm) :[/I] Hè e paskan mbyllur edhe kètè fabrikè.Ah , ky vend i shkretè qè po uzurpon cdo skaj tè tokès arbnore , dhe unè , unè duhet tè jetoj....(mendimin ia ndalon njè lajm i keq i shfaqur nè tv pèr vrasjen e abduselam eminit)Horrat ,ah horrat , tè bèjnè argat , tè tregojnè si tè mendosh , si tè jetosh, dhe nè fund tè vrasin , ah , sikur tè isha nè vendin e kètij trimi dhe tè vdisja pèr dritèn e popullit tim ah , ah....(fillon tè qajè me zè)...
[/FONT][I]Nèna:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Cka ke o burrè ? Qetèsohu tè lutem , qetèsohu , cfarè ke?
[/FONT][I]Babai:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Si tè qetèsohem moj grua , kur koka e tè riut pèr dituri , shkon si qeni nè rrush.Kur pèrcdodit malltretohen studentat e mjerè , me tè vetmin preteks se janè shqiptar dhe dèshirojnè qè tè shkollohen dhe edukohen nè gjuhèn e tyre .
[/FONT][I]Nèna:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Zoti i mallkoft kèta tè mjerè qè po thumbojnè popullin tonè nè kètè mènyrè.A pak po i duket qè po udhèheqin me kètè vend a edhe shkollimi ynè po i pengojka.Zoti i vraftè tè gjithè ata zagar qè pèrdit rrahin mè tè dashurinè e nènave , bijtè e shqipes vrahen , masakrohen , oh , Zot tè lutem , oh , Zot na liro nga kjo katrahurè e marrishme....
[/FONT]
[/B][FONT=Abadi MT Condensed][CENTER]----tè pèrqafuar tè dytè dhe kètu lèshohet perdja e skenès sè parè----[/CENTER]
[/FONT][B]
[CENTER]





SKENA II[/CENTER]

[/B][FONT=Abadi MT Condensed][CENTER]--nè tè njejtin vend takohen djali dhe vajza---[/CENTER]
[/FONT][B]
[I]Djali:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Mirdita moter.
[/FONT][I]Vajza:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Mirdita vèlla si kalove sot nè shkollè?
[/FONT][I]Djali:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Po , mirè me thènè.Profesoresha e gjuhès maqedone mè nervozoi pak.
[/FONT][I]Vajza:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Pse vèlla cfarè tè tha?
[/FONT][I]Djali[/I]:[FONT=Abadi MT Condensed Light]Ishim duke mèsuar njè lekcion mbi historinè e gjuhès dhe profesoresha na tregoi se gjuha maqedone èshtè njèra prej gjuhève mè tè vjetra nè Ballkan dhe se popujt tjerè kanè pèrvetèsuar shumè fjalè nga kjo gjuhè , e mè sè shumti shqiptarèt.
[/FONT][I]Vajza:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Po , mirè o vèlla t’i e dinè se ajo nuk èshtè e vèrtètè.Neve duhet tè mèsojmè dhe tè kryjmè shkollimin qè njè ditè ne tè jemi profesor dhe popullit tanè t’ua mèsojmè tè vèrtetèn dhe realitetin e kètij trualli.
[/FONT][I]Djali:([/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]thellohet nè mendime) , sot nè shkollè tè gjithè nxènèsit ishin prezentè pèrvec....(fillon tè qajè)...
[/FONT][I]Vajza:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Hè , vèlla kush nuk ishte sot nè shkollè dhe pse qan?tregom tè lutem dua ta di?
[/FONT][I]Djali:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Tè gjithè nxènèsit sot ishin prezent pèrvec djalit tè Abduselam Eminit.Pèr shkak se babain e tij dje e vranè nè mbrojtje tè Univerzitetit tè Tetovès.
[/FONT]
[/B][FONT=Abadi MT Condensed][CENTER]----skena pèrfundon nè tè njejtèn mènyrè si e parè tè dytè tè pèrqafuar dhe duke ia fshirè lotèt njèri-tjetrit-----[/CENTER]
[/FONT][B]
[CENTER]SKENA III[/CENTER]

[/B][FONT=Abadi MT Condensed Light][CENTER]---babai i vetèm nè njè dhomè tjetèr fillon tè bisedoj me veten----[/CENTER]
[/FONT][B]
[I]Babai:[/I][FONT=Abadi MT Condensed Light]Kaluan shekuj , mote e vite.Njè jetè gjeneratash dhe trimèrishè mbi kèto troje.Pashallarè , agallarè , cetnikè e milic.Cdo gjè morèn me vehten , por zemrèn , nè asnjè moment nuk mundèn tè na vjedhin.Ajo èshtè e Arbèrit , e Ilirève tè lavdishèm.U munduan tè na zhdukin nga faqja e dheut, tè na internojnè ,e tè na largojnè , gjithcka shikuan nèn prizmin e asimilimit.Lindèn shumè elegji si :Horrat sonte festojnè , Vend i mposhtur dhe i mplakur , Sllavka ...Dhe nè asnjè moment nuk arritèn tè kundrojnè mbi themelet e shpirtit.Ah , sytè e mi sa gjakè panè , sa vlim tè trishtueshèm mbi zemrèn martire.Sytè mu kanè verbèruar dhe kèmbèt mu kanè lishtuar.Mè , nuk mundem tè jetoj mbi kètè vend qè horrat po e pèrbijnè.Historia flet mbi zemèr dhe nèn thembrèn e Akilit.Ajo na fton nè kèngèn e mjerimit , sot botèn e sjellè vèrdallè mjerimi.Ndèrsa ne jashta civilizimit jashta botès sè arsimuar.Motmotet kaluan , kaloi edhe ai moment i krimit i errèsirè...Nga errèsira nè errèsirè , jo pse unè desha , por ma imponuan , oh populli im i dashur.50 vite errèsirè , e mijèra vjet lavdi , ende nuk po ndikojnè qè peshorja e lavdisè tè rèndojè nè identitetin tonè.Pse o ju tè mallkuar u munduat tè ma merrni zemrèn dhe tè ma robèroni?Por , mos harroni nè asnjè moment se sa ekzistojnè bijtè e shqipes ju kurrèn e kurrès trungun nuk do ma merrni.Lavdi tè qoftè o Abduselam Emini se njè ditè do tè takohemi nè Parajsè.

[/B]

[/FONT]

evro_albi 03-11-06 14:28

urime fukujama. nje ide e mire.se si duket figurat e tilla po harrohen nga ne. disa personalitete qe sot gezojne autoritet dhe sot levdohen per arritjen e qellimeve per te cilat u sakrifikuan deshmoret si abdulselam emini e shoket e tij.
Zoti i shperblefte me gradat e [COLOR=red]deshmorëve[/COLOR].
Amin!


******************

shehidave

I nderuari evro_albi
të këshillojë për herë të dytë që, të përdorësh fjalët shqipe,përndryshe do të të fshihen postimet si të tëra.


[B]Kodra[/B]


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 20:17.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.