Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Feja e Shqiptarit (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=112)
-   -   Historia e besimit ne Zot. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14409)

Auberoni 13-08-04 08:58

Historia e besimit ne Zot.
 
Zoti, sic e kam thene me heret, eshte pjese shume e rendesishme ne jeten e njeriut. Secili nga ne e tregon nenshtrimin e tij ndaj Zotit ne menyra te ndryshme, dikush ne Kishe, dikush ne Xhami, dikush sikur une duke e kritikuar e gjykuar se ka mundur te krijoj nje bote me te mire. Secili don te dije per Zotin.

Sidoqetejete, mendoj se shtjellimi i historise se besimit ne Zot, i kontribuar nga forumiste dhe burime te ndryshme, do te ve ne spikame shume gjera. Do te diskutojme gjenezen e besimit ne Zotit, evulimin e njeriut, zhvillimin shoqror dhe kompleksivitetin e natyres psikologjike te njeriut.

Lus secilin qe mendon se ka dicka per thene, te shkruaj ate.

Auberoni 13-08-04 09:39

Kemi dy periudha te besimit ne Zot, Politeizmit dhe Monoteizmit. Te dyjat kane pasur nje ndikim shume te madhe ne jeten e njeriut. Ne fazen e Politeizmit, njerzit kishin shume Zotra dhe luftonin njeri-tjetrin. Besimi i tyre ishte nje per arsyeve ne primitivizmin e tyre per te cilin zhvillonin luftra. Monoteizmi i ka bere njerzit me te bute, pasi i ka bashkuar rreth nje Zoti te vetem. Secili njeri ne bote, e din se "kemi" vetem nje Zot. Me nje fjale, njerezit, te shtyer nga arsyea e tyre e zhvilluar, apo nga domosdoshmeria e jetes praktike, i ka bere te bashkohen nen nje Zot.

Ne te gjithe kemi parardhesit tone. Nese shiqojme lart e me lart, ne fund, duhet te vijme tek nje qift i vetem, pra tek A dhe E/H. Ata jane njerezit e pare sipas Fese. Shkenca, me te arriturat e saja ka bere publike se E/H eshte shume me e vjeter se A. Pra, mund se supozojme se njeriu ka ndryshuar edhe si qenie biologjike, nga vetembarsimi kemi kaluar ne nje gjendje tjeter ku per mbarsim nevojiten me se paku dy njerez te gjinive te ndryshme.

Feja thote se ne nuk kemi ndryshuar si qenie biologjike, ne jemi product i A dhe E/H. Racat e ndryshme jane te mundura nepermes mutacioneve te mundshme dhe kushteve klimatike.

Kjo periudhe eshte shume e mjegulluar dhe mbase kurre nuk do te gjejme nje pergjigje te vertete per te gjithe njerzimin. Mund te japim nje pergjigje te pranueshme per te gjithe ne, por, a eshte ajo pergjigje e vertete apo jo, mbase kurre nuk do ta kuptojme.

Prandaj, po fillojme nga periudha e tranzicionit prej Politeizmit ne Monoteizem.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:16.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.