Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Biologji (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=181)
-   -   Biologji dhe Kimi! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27639)

Tomori 22-07-09 16:40

Biologji dhe Kimi!
 
[SIZE=2][B]Biologji dhe Kimi[/B][/SIZE]

Koncepti "Biologji" rrjedh nga fjala greke bios qe do thote:Shkenca e Jetes.

Kjo disipline shkencore hulumton si ndarjen e gjithe qenieve te gjalla, paraardhesit e tyre ashtu edhe maredhenit ndermjet gjallesave, dhe raportet e tyre me Mjedisin.

Kimia, ne te kundert meret me studimin e lendeve, ndertimin, vetite dhe cilesite e tyre.

Biologjia dhe Kimia nuk kane nje ndarje gjithmone strikte nga njera - tjetra. Ato jane nje krahine, Biokimi.
[SIZE=2][B]Greqia e Vjeter -- Themeluese e Biologjise.[/B][/SIZE]

Shkenca qe meret me studimin e gjallesave i nisi fillimet e saj ne Greqine Antike. Mendohet qe, greku Alkmeon, i cili ka jetuar ne shek VI p.K, te kete qene I Pari qe ka hulumtuar dhe pershkruar organet e brendshme te kafsheve.

I njohur eshte gjithashtu emri i Hipokratit (rreth viteve 460 - 375 para. K). Ai vepronte si mjek dhe i kushtoi vemendje semundjeve ne lidhje te ngushte me mjedisin, token ujin, klimen. Ai mohoi teresisht karakterin hyjnor te semundjeve..
[B]
Aristoteli[/B], filoz i madh grek, jep nje kontribut te madh ne zhvillimin e Biologjis. Ai pershkroi qe ne ate kohe nje numer te madh lloje kafshesh dhe i ndau ato ne kategori te ndryshme. Ai [B]vlen me te vertete te quhet themeluesi i Zoologjise[/B], domethene i shkences qe studion kafshet..

Nxenesi i tij [B]Teofrasi[/B] njihet si themeluesi i [B]Botanikes[/B], shkences se bimeve.
[SIZE=2]
[/SIZE]
[SIZE=2][B]Rilindja -- Gjallerimi i Shkencave te Natyres.[/B][/SIZE]

Ne mesjeten e hershme, pikepamja e e ketyre shkencave. nuk kishin vlere sepse popujt i njihnin si vepra te djajve. Por ne mesjeten e vone ndjehet nje rritje e interesit dhe per Biologjine.

Leonardo da Vinci ( 1452 - 1519 ), italiani i shume talenteve i jep nje shtytje te madhe zhvillimit te shkencave.. Ai beri carjen e trupave te kafsheve dhe njeriut dhe cdo gje cfare shihte ai e skiconte ne leter. Nga keto ai arriti te zbulonte ngjashmerite midis trupave te njeriut e te kafsheve..

Zvicerani Paracelsius )1493 - 1541), i cili studionte ne menyre intensive Alkimin, pararendesen e kimise se sotme, prezantoi teorine qe, lendet minerale mund te perdoren per sherimin e semundjeve.

~AnnA~ 22-07-09 23:48

Titulli: Biologji dhe Kimi!
 
Do doja te permend dhe Hukun ne kete artikull,i cili dha gjithashtu nje kontribut te madh mbi shkencen.
Zbulimi i qelizes dhe teorise qelizore eshte lidhur ngushte me zbulimin dhe perfeksionimin e mikroskopit.Huku ishte i pari qe i dha asaj kete emer. Ai ishte nje shkencetar qe dha nje ndihme te madhe ne zhvillimin dhe persosjen e mikroskopit. Mikroskopet e tij ai i provonte duke pare sende te ndryshme. Keshtu ai per here te pare vuri re membranat qe rrethonin zgavrat e zbrazura ne prerjet e tapes dhe i quajti keto qeliza.

Me vone Malpigi dhe Gry bene vrojtime te thella per qelizen sikurse Purkinie, Shlajden dhe Shvan. Keta dy te fundit jane edhe themeluesit e teorise qelizore e cila theksonte se qeliza eshte elementi strukturor i pergjithshem i organizmave bimore dhe shtazore. Nje mjek tjeter i shquar, Rudolf Virhovi gjithashtu dha nje interpretim te tij per qelizem dhe rolin e saj ne organizem....


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:26.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.