Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   POEZI NGA GURI SYLAJ (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=15912)

GURI SYLAJ 05-01-20 11:31

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
Nama e Shqypnise

Pran Keshtjelles, gjysme rrenue

rrin nje Zane ulun mbi gure

Gjama e vaji i shkundin lisat,

i fshine lotet me Flamur

Kam dale ketu, me ka qu Shqypnia

me djeme te saje dy fjale me i nderrue

Po su kethyne ne rruge per se mari

kam me i neme , kam me i mallkue.

Vend per varr s'keni me pase,

as varg kenge e as Murane.

Nama e jem ka me u shitue,

si ne Prishtine e si ne Tirane

Varre e gjame kam me i ba bashk,

ne gote te tradhtise keni me i pi

Emni i juaj qofte mallkue,

jo vec sot po ne shtate brezni

U bafshi truq ne Saraje te Mretit,

Ne Dere te Shkaut ju nxafte pleqnia.

Po s'ju bate krah njani tjetrit,

Po s'mi shnoshet plaget e mia!

Ne oxhak te kulles ju rafte rrufeja

gur mbi guri mos me mbete

Po s'ia quet zanin Shqypnis,

atje lart ku vallezojn e rete

s.b

GURI SYLAJ 05-01-20 11:35

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
KUR VJEN KJO STINE

Po rrefehen te heshturit e asaj nate,
ne vargun e fjaleve arome e harreses.
Kambana, te turpit, mbas fjaleve fshihen,
pergjerohen, n'perkulje, tek Guri i Pendeses.

Dhe,Guri ne trollin e vet, Murane perjetesie,
ndien ritmin e hapave,por jo si dikure.
Dhe ,hapetaret e gjore,dot nuk marrin vesh,
se varri s'eshte poshte por siper keta gure!

Vijne e ikin, ne perditesimin e motit,
te maten me stinen qe me lule eshte veshe
Kethehn te zgjebosur, me turpin e tyre,
se stina,si Stina,i nxjerre te pa peshe.

Mbajne fjale e fjalime,perjargen mbi leter
Te bemat e tyre i qesin ne kandar.
Harruar, moti, ne sirtaret e marrezive,
dhe krejt cfar kan, ne dore,e nxjerrin ne pazar.

Sa here vjen kjo Stine e ne dere ju troket,
keta pis-pillosen si krushqe te vonuar.
Cakorduar telash e trazojn ameshimin,
e kesaje Murane ne kete Vend te Bekuar.

Ne kete vend ku Zoti i ka zbritur zanat.
Ku gryka e pushkes i ban nder Atdheut.
Ne kete vend ku djepat i perkundin nanat.
Ne kete vend ku prehet Vellau i Skenderbeut.

s.b


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:02.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.