Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Anton ĒETTA ("Plaku i Dardanise") (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17286)

Arb 03-08-05 00:28

Anton ĒETTA ("Plaku i Dardanise")
 
Hapa kete teme per te postuar rreth Antropologut Kulturor, Figues Popullore te Anton Cettes.

Ata qe kane ndonje biografi rreth tij, apo artikuj qe kane te bejne me figuren e tij, le ti postojne ketu...

Arb 03-08-05 14:44

[b]ANTON ĒETA [/b]

Lindi nė Gjakovė nė njė familje tė shpėrngulur nga Fani i Mirditės. Arsimin e mesėm e mbaroi nė Liceun e Korēės, pastaj kreu studimet universitare nė Beograd nė fakultetin filologjik, dega e romanistikės. Qė nga fillimi i viteve '50 nisi gjurmimin dhe redaktimin e kėngėve popullore tė Kosovės, pėrfshirė nė disa vėllime. U bė njohės i thellė dhe studiues i spikatur i kulturės popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e mė gjėrė. Drejton Sektorin e Folklorit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės.

Njė nga shkencėtarėt e njohur tė Kosovės, autor i disa veprave studimore, bashkėautor, referues e kumtues nė konferenca e simpoziume kombėtare e ndėrkombėtare.

Fiton njė popullaritet tė jashtėzakonshėm nė ndėrmarrjen e nismės historike pėr faljen e gjaqeve dhe pajtimeve nė mbarė Kosovėn, duke u bėrė figura qendrore e kėtij misioni madhor nė vitin l990.

Nė vitin l991 vizitoi vendlindjen e tė parėve tė tij, Mirditėn, ku shkoi dhe nė Fan.

Vdiq nė vitin l995 nė Kosovė.

Domira 17-08-05 09:43

I nderuari Arb tė pėrgėzoj pėr temėn qė ke hapur pėr Antropologun Kulturor dhe Figurės Popullore tė nderuarin dhe me veprėn e Tij gjithnjė tė pranishėm ne mesin tonė,Anton Ēetta.

Momentalisht nuk kam ndonjė artikull pėr Figurėn tonė tė Madhe Anton Ēettėn por nė mungesė tė materialeve pėr te cilat ti ke shprehur interesim po iu percjell pjesė tė parathėnies tė vetė autorit pra nga botimi i Anton Ēettes te dalė me 1995, NGA FOLKLORI YNE III-PLEQNI E TREGIME ETNOGRAFIKE.

Pjesė nga PARATHĖNIA

[i]Tė shumta kanė qenė konfliktet dhe kontestet ndermjet njerėzve nė pėrgjithsi nė marrėdhėniet e tyre ndėrnjerėzore. Tė shumta kanė qenė edhe mėnyrat se si ata i kanė zgjidhur ato, duke u mbėshtetur nė normat etike nė fuqi nė stadet e zhvillimit tė tyre ekonomiko-shoqėror.
Nė shoqėrinė patriarkale tė rendit shoqėror fisnor, gjatė feudalizmit mesjetar, qė vende vende, pėr shkak tė zhvillimit tė ngadalshėm ekonomik, zgjati deri vonė, njė ndėr format e zgjidhjes sė kėtyre kontesteve dhe konflikteve bėhejme anė tė [b]pleqnive[/b] , ku zgjidheshin shumė ēėshtje civile, penale dhe konteste tė ndryshme. Nė kėto [b]pleqni[/b] , qoftė para njė plaku tė afirmuar e mė shpesh nė kuvend tė pleqve ("meshlis" apo "mexhliz"), vlerėsohej pesha e deliktit, e fajit apo dėmit, caktoheshin sanksionet, duke u mbėshtetur nė[b] Kanunin e Lekė Dukagjinit[/b] , sepse , gjatė sundimit osman ndėr ne, ligjet e Sheriatit zbatoheshin kryesisht ndėr qytete, ndėrsa popullsia fshatare, sidomos ajo e viseve malore, qė ishte larg qendrave administrative, u drejtohej pleqve nė kėso raste "ngatėrresash". [b]Pleqnari[/b] apo [b]pleqtė[/b] , njerėz tė mprehtė e tė ndershėm, tė cilėt gėzonin besimin dhe respektin e popullit dhe kishin autoritet, i zgjidhnin konfliktet dhe ēėshtjet me tė ndėrlikuara nė mėnyrė sa mė tė drejtė, qė tė mos dėmtohej i pafajshmi dhe t'i caktohej dėnimi adekuat fajtorit, duke u munduar " [i]jo me i lanė hasėm, po me i lanė vllazėn[/i]".
[i]Pėr ta lehtėsuar punėn e [b]pleqnarėve[/b] pėr zgjidhjen e kontesteve tė ndryshme, me njė anė kontribuonin shpeshherė, kur e kėrkonte rasti, [b]dėshmitarėt[/b] ndėrsa pėr plotfuqizimin e zbatimit tė [b]pleqnive[/b] janė caktuar [b]dorėzanėt[/b] nga tė dy anėt e palėve tė konfliktit.
Deri sot janė bėrė studime me vlerė mbi [b]pleqnitė[/b] dhe pleqnarėt nė bazė tė materialeve ekzistuese, qė fatkeqėsisht nuk kanė qenė tė shumta, madje nė traditėn tonė [b]pleqnitė[/b] deri vonė nuk janė mbledhur, sepse nuk konsideroheshin si lloj i veēantė i krijimtarisė popullore.
....................................................................................................
[b]Pleqnitė[/b] apo[b] kallėzimet juridike[/b] nga tradita i kanė tė gjitha veēoritė karateristike tė llojeve tjera tė prozės popullore. Ato shquhen nė trajtat e veēanta tė rrėfimit shumė konciz, pėr dialogun e shkathtė dhe pėr ecurinė tradicionale tė narracionit, qė ėshtė karakteristike pėr llojet e prozės popullore nė tė cilat mbizotorėjonė elemnete realiste, siq janė [b]kallėzimet[/b] dhe [b]anekdotat[/b].
.....................................................................................................[/i]
PĖR TRI RASTE NUK DUHET ME U BA NGATRRESĖ
(Ladrovc, Suhareke)

Tri marime janė pa sevap: ma s'pari me ja dhanė dy flakaresha naj djali t'vogėl kur e ka ba naj gabim. Kjo punė s'ā' kurgja e s'vyen me ēue punėn ma larg.
Edhe pėr bimė t'vjeshtės, kur hanė gjaja n'vjeshtė, nuk āsht gja m'u ngatrrue, se dimnit bjen borė e shi e edhe kerret me ra asajde, dy javė para shingjergjit nuk dihet rrugė qi aty āsht ra. Nuk āsht halli m'u ngatrrue pėr ksi sźnesh.
Edhe pėr qen t'kudrės, me ja vra njanit ni klysh t'kudrės, nuk duhet me e ba punėn t'madhe, se kudra pjell tri herė n'sene ka shtatė klysh qi bajnė nizet e ni klysh. Pra s'ā nevoja m'u ngatrrue pėr ni klysh t'kudrės.
Pėr ksi rastesh nuk āsht nevoja m'u idhnue, m'u rritė sherri e m'u marrė n'qafė nakush.
______________________

I nderuar Arb ishte kėnaqėsi te marr pjesė nė temėn domethėnėse qe ke hapur.
Dukem ksajde pėrsėri me ndonji tregim tė ri :D

Ju pėrshėndes

Krokodilli 17-08-05 11:39

[b]I ndjeri Plaku Anton Qeta,, njeri nder fytyrat me te njohura Ne Kosove[/b]
e kisha mik familjar,, e mbaj ne mend kur shkosha ne Kosove ne Pushime,, me merrte per dore dhe dilshim bashk ne Korzo te Prishtines,, isha 8 -9 vjeqar, heren e par e kam takuar ne Pr veren e 1994.. Ka jetu nje kohe te gjat tek Ish Lagja e Muhaxherve ne Prishtine,, tek stacioni Policor Nr 2

[i][b]Bashk me gjyshin tim te ndjer fali shum gjaqe neper Drenice, fshatra te Drenices, ishte plot dashuri per popullin e vet , popullin Shqiptar,, ..[/b][/i]

skam qka flas per biografin e Plakut Anton Qeta,, sepse shoku ARB i tha te gjitha,,,
ju pershendes i nderuar per kete tem te hapur

Domira 17-08-05 12:16

Krokodilli ti paske pasė fatin ta njohėsh mė mirė tė ndjerin Plakun Anton Ēettėn por edhe mua ma pėrkujtove takim tim me Plakun e Urtė tė Kosovės,Anton Ēeta.
Njė i afėrm i imi shumė i dashur pėr mua mė njoftoi me Anton Ēettėn nė njė vend ku ne ishim sė bashku pėr pushime. Prania e tij gjatė atyre ditėve, nė jetėn time ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme.
Shpesh herė, nė situata tė ndryshme gjatė jetės sime mė shfaqet urtėsia e tij dhe fryma pozitive e njerėzve tė cilėt e shoqėronin. Kjo kujtesė mė jep energji pėr tė mbarė.

Tė pėrshėndes

Domira

Krokodilli 17-08-05 12:56

[quote=Domira]Krokodilli ti paske pasė fatin ta njohėsh mė mirė tė ndjerin Plakun Anton Ēettėn por edhe mua ma pėrkujtove takim tim me Plakun e Urtė tė Kosovės,Anton Ēeta.
Njė i afėrm i imi shumė i dashur pėr mua mė njoftoi me Anton Ēettėn nė njė vend ku ne ishim sė bashku pėr pushime. Prania e tij gjatė atyre ditėve, nė jetėn time ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme.
Shpesh herė, nė situata tė ndryshme gjatė jetės sime mė shfaqet urtėsia e tij dhe fryma pozitive e njerėzve tė cilėt e shoqėronin. Kjo kujtesė mė jep energji pėr tė mbarė.

Tė pėrshėndes

Domira[/quote]
Pershendetje Domira,,[b]
Po Plaku Anton Qeta ishte nje Plak i urt , i menqur dhe shum i shoqeruar[/b], fytyren e ti e mbaj ne mend gjithmon te qeshur.., kishte shum deshir te tregonte jeten e tij si i ri, vuajtjet etj etj....

mbetesh e rrespektuar nga une...

Arb 17-08-05 14:20

Te nderuar Domira dhe Kroki,

Ju falenderoj per pjesemarrjen dhe komentet e juaja ne kete teme rreth figures aq popullore te te madhit Anton Cetta.

Arb 17-08-05 14:39

Po sa kemi te themi per Bace Antonin, plakun e urte qe i dha shkendije te re Kosoves, dicka qe Kosova kurre nuk kishte pare me pare.

Baca Anton u gjend prane nesh pikerisht ne momentin kur kishim nevoje per nje Personalitet si ai, si kurre me pare. Ai mori ne duar te ardhmen e nje kombi, te vej themelet e saj. Ishte i pandalshem ne rrugen e tij. Nuk zgjenjehej, nuk zbrapsej, nuk dyshonte ne rrugen qe kishte nisur.

Kemi shume respekt per punen e tij aq madhore qe beri per kombin. Gjyshi jone eshte nje nder figurat me te ndritura qe ka pasur kombi yne.

I qofte lehte dheu i Dardanise!

Arb 17-08-05 14:40

[b]Njė Baca Anton ishte[/b]

Shkruan: Meri (suksesi)

U mbushen 8 vite qyshse me 2 nentor 1995,ate dite te ftohet me shi qe e ndante me bore,kryepajtimtari i gjaqeve,plageve dhe ngateresave i mbylli syte dhe na la bashke me lamtumiren e fundit edhe nje zbrastesire zemre dhe shpirt.

Femijet e vegjel e therisnin gjyshi ANTON,pak me te rriturit axhi Anton,ata te moshes me te pjekur bace Antoni.Populli mbare e quante PLAKU I KOSOVES.

Njerezit e medhenje bejne emer me kohe.Me kohe beri emer profesor Antoni,i lindur ne qytetin e Gjakoves,i cili i dha historise kombetare vargun e figurave te shquara,kurse kuletures,artit dhe shkences emra te njohur.

I biri i lazer Qettes doli ne Shqiperi si foshnje,i kaloi vitet e femerise ne Tirane dhe ato te djaleris ne Liceun e njohur te Korqes qe,fill pastaj,ti nise studimet ne Itali dhe ti perfundoj ne Beograd.Me i dashuri dhe me i nderuari lektor i Katedres Albanologjike te Beogradit.Mbledhes si bleta i thesarit te foklorit me ate metoden rigoroze te perpikerise dhe te saktesise perta pasur qdokush lakmi.

Me strajcen ne krah dhe me kembe ane e mbane Drenices,fshat me fshat,pastaj ne krahinen shqiptare te Plaves e te Gusise dhe ne trevat e tjera shqiptare.Ligjerues dhe edukator i studenteve te Gjuhes dhe Letersise Shqipe te Universitetit te Prishtines.Qe prej rithemelimit te Institutit Albanologjik 1967 ne krye te deges se Foklorit dhe te Etnografise,qe nxorri vargun e gjate te vellimeve te visarit kombetar.

Ata qe lane gjurme te pashlyshme ne kulturen e shkencen s;kane nevoj pe tituj,mirenjohje e diploma.Prandaj,profesor Antoni kurre nuk u ba anetare i Akademise se Kosoves,kurre nuk qe laureat indonje qmimi apo shperblimi shteteror.Nuk i lypsej asnjera.Ai ushqehej me ndjenjen e modestise dhe te pervujtenise.

Me ket virtyt te bukur,jetoi, punoj dhe vdiq.
Ne vitin e madh 1990,ne beharin e pajtimit,afrimit dhe bashkimit kombetar,ne pranveren e dasmes sone te madhe,cili mund te ishte krushk i pare pos kryepajtimtarit,i cili levizjes se shenjte i dha jete e shpirt.

Dikur degjohej kushtrimi;prite prite Azem Galicen.
Ne vitin e madh 1990 rapsodi yne kendonte;prite,prite,Anton Qetten.Kur trimeria ngjizet me urti.Shume duar pajtimi u zgjaten me fjalet;fale i qofte gjaku Anton Qettes.

Femijve te prekur nga gjakmarrja iu kthye buzeqeshja dhe jeta,nenat,motrat,nuset dhe vajzat e reja u shkarkuan nga barra e rende e ankthit.Pas shtrirjes se dores se pajtimit kot na e shtronin sofren me te gjitha te mirat,se buka edhe nga gezimi nuk hahet.

Hyri ne zemren e popullit.Ne mendje dhe ne goje e kishte emrin e tij i madh dhe i vogel.

Tete vite pa Anton Qetten mendjendritur.Mall e kemi fjalen e tij te urte te shqiptuar ngadal me zerin e ulet,fjale pleqerie e menqurie qe i ngulitej secilit ne tru.Mall te madh kemi per ato kuvendime te logut te burrave qe vetem ai dinte ti pervijonte me meselet e tij antologjike.Mall kemi per ate fetyre fisnike me hunden e shqiponjes,me ata sy qe rrezatonin ngrohtesi dhe miresi.

Arb 27-11-05 15:54

[img]http://web.peacelink.it/kossovo/campagna/rugova.gif[/img]

andromeda_rock 30-11-05 10:17

me vdekjen e ktij njeriu mbaroj edhe urtesia shqiptarte

Arb 28-12-05 08:32

Veshtrim

Anton Ēetta shėroi plagėn tonė mė tė madhe kombėtare

Ėshtė mirė qė pėrmendorja e kėtij veprimtari, atdhetari e patrioti tė
ngritet nė ndonjė vend meritor, nė qendėr tė Prishtinės. Ose para Institutit
Albanologjik, ku edhe ka punuar. Kėshtu do t'i bėhej atij njė respekt pėr
atė qė ka bėrė nė jetė.

Rrok BERISHA
[email][email protected][/email]

Nė luftėn e madhe tė shtyrjes me bėrryla, qė po bėjnė liderėt e Kosovės se
kush po mund pozicionohet mė mirė, dhe nė kohėn kur garohet pėr tė
mbushur bagazh sa ma tė madh tė "meritave" pėr tė gjitha kėto qė i kemi, nė
fund tė kėtij viti ndjeva nevojė tė madhe tė pėrkujtoj njė njeri tė
ēmuar tė tė gjitha fushave, e nė veēanti tė humanizmit dhe tė bashkimit,
urtakun profesor Anton Ēetta.

I qetė, gjithnjė buzagaz e qė rrudhat e ballit ia shtonin krenarinė. I urtė e gojėmjaltė, i afėrt dhe i kuptueshėm pėr tė gjithė e nga tė gjithė. shok e mik, qė pėr ēdo njerin gjente vend qė tė jetė i barabartė nė sofrėn e pėrbashkėt shqiptare, duke mos ia mohuar askujt rolin e kontributin.

Profesor Antoni ishte ai qė mė kohė kishte kuptuar realitetin se nė ēfarė situate gjendeshin shqiptarėt nė ish-Jugosllavi, dhe nevojėn pėr tė shpėtuar kombin e vet nga e keqja mė e madhe e kohės, por edhe nga plaga e rendė qė pėr ditė e mė shumė zgjerohej e shkaktonte dhembje e lot -hakmarrja. Angazhimi i profesor Anton Ēettės pėr ta shėruar kėtė plagė tė rėndė qė dita- ditės shkatėrronte qenien tonė kombėtare.

Ai kėtė e ndjente si obligim prej njė intelektuali, studiusi dhe
atdhetari, duke mos kursyer asgjė nga vetvetja. Angazhimi i profesor
Antonit nė kėtė fushė, qė kishte sa karakter human aq edhe patriotik, ia
kishte shtruar vetes pėr obligim e kurrsesi pėr tė bėrė karrierė pėr t'u
ekspozuar.

Pos shumė veprave me rėndėsi tė madhe pėr kulturėn tonė, dhe
kontributit nė arsim, Anton Ēetta i doli nė ndihmė popullit tė vet atėherė
kur e kishte mė sė vėshtiri. Kur Kosova u ripushtua me tanke nga Serbia.
Profesor Antoni e kuptoi nevojėn se shqiptarėt duhej tė bėheshin sa mė
unikė.

Dhe tė mos e mbronte shqiptari shpinėn nga shqiptari, por tė
bashkoheshin nė njė front tė pėrbashkėt kundėr armikut shekullor. Pajtimi
duhej tė bėhej me falje. Pra, duhet ērrėnjosur hakmarra. Shi pėr ketė,
profesor Anton Ēetta i pari e pėrkrahu njė grup studentėsh nga Peja, me
nė krye Nurie Zekajn.

Atėherė filloi aksioni mė i madh patriotik e humanitar: pajtimi i gjaqeve dhe ngatėrresave nė Kosovė. Krahas profesor Anton Ēettės ishin edhe shumė intelektualė e prijės fetarė, si profesor Zekerija Cana, Don Lush Gjergji, Hoxhė Kokruku-Kosova, Kajtaz Reci, Xhevat Kryeziu, etj. Kjo ishte arma mė e madhe kundėr pushtuesit serb. Qe nga kjo kohė edhe filloi mobilizimi i pėrgjithshėm kombėtar nė luftė kundėr Serbisė.

Me pajtimin e gjaqeve, rrėnjosjen e hakmarrjes fituan tė gjithė nė Kosovė.
Me kėtė edhe u bė bashkimi kombėtar. Ishte ky sinjal edhe pėr Serbinė se
shqiptarėt e Kosovės kurrė nuk do tė pajtohen me robėrinė. Pas pranverės sė
madhe tė pajtimit tė prirė nga profesor Anton Ēeta, sipas veprimtarit tė
kohės Tadej Rodiqi, nė Kosovė kanė rėnė pėr 70 pėr qind veprat penale.

Pra, Kosova po pėrgatitej pėr ta luftuar armikun. Dhe tė gjithė ata qė deri
nė atė kohė ishin tė hasmuar mes vete, dhanė besėn pėr pajtim, qė ishte edhe njė pajtim kombėtar dhe luftė pėr liri. Vepra e profesor Anton Ēetės ėshtė e qėndrueshme po aq sa ėshtė edhe ky popull.

Sepse ai ishte njė fanar qė nė errėsirėn e kohės shndėrriti rrugėn drejt sė vėrtetės, drejt bashkimit tė shqiptarėve nė realizimin e synimeve tė tyre shekullore. Veprės sė profesor Anton Ēettės duhet dhėnė hapėsirė dhe publicitet mė i madh. Ėshtė mirė qė pėrmendorja e kėtij veprimtari ,atdhetari e patrioti tė ngritet nė ndonjė vend meritor, nė qendėr tė Prishtinės. Ose para Institutit Albanologjik, ku edhe ka punuar. Kėshtu do t'i bėhej atij njė respekt pėr atė qė ka bėrė nė jetė.

Dilaver 04-11-06 09:27

Nė 11-vjetorin e vdekjes sė Anton Ēettės (3 nėntor 1995)
 
[FONT=Book Antiqua][B][SIZE=3]Njė jetė nė shėrbim tė kombit[/SIZE][/B][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][I]Frrok KRISTAJ[/I][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]S[/SIZE][/FONT][FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]tudiuesi qė dha kontributin mė tė madh nė letėrsinė gojore shqiptare ishte Anton Ēetta. Rėndėsia dhe vlera e materialeve tė mbledhura e tė botuara nga Anton Ēetta nuk shprehet vetėm nė sasinė e tyre, por, para sė gjithash, nė cilėsinė dhe shumėllojshmėrinė e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi ato krijime qė kishin njė kuptimėsi tė qenėsishme pėr botėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr botėn shpirtėrore tė shqiptarėve nė veēanti.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Ato krijime ngėrthejnė nė vete aso kuptimesh e aso vlerash qė mund ta pasurojnė edhe mė shumė artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me njė fjalė, ai voli materialet folklorike tė kėsaj letėrsie tė pavdekshme, nė tė cilėn rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet kombėtare e universale tė tij.[/FONT][/FONT]
[FONT=Times New Roman][FONT=IliriaPostMeliorIR]Anton Ēetta ka lindur nė Gjakovė, nė vitin 1920. Ishte vetėm nėntėmuajsh kur prindėrit e tij u shpėrngulen nė Tiranė. [/FONT][FONT=IliriaPostMeliorIR]Atje jetuan tre vjet. Meqenėse i ati i Antonit – Lazėri, i takonte Partisė Demokratike tė Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimit nga burgu, Lazėri me familje kthehen nė Prizren. Nė kėtė qytet Anton Ēetta kreu tri klasė fillore. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan nė Francė, ku qėndruan deri nė vitin 1928, kur u kthye nė Tiranė e ku qėndroi deri nė vitin 1941. Gjatė asaj kohe, Antoni i kreu edhe klasat e mbetura tė fillores, pastaj ndoqi mėsimet nė Liceun e Korēės dhe mė vonė vazhdoi shkollimin nė Liceun klasik nė Milano tė Italisė.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Me tė kthyer nga Italia, gjen punė nė Post – Telegrafinė e Tiranės prej nga kalon nė detyrėn e [/FONT][/FONT][FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]pėrgjegjėsit tė Postės nė Prizren. Nė vitin shkollor 1945 – 1946 Anton Ēetta punoi nė Gjimnazin e Prizrenit. Gjatė atij viti udhėhoqi korin e shkollės, por njėherėsh ishte edhe ndėr anėtarėt e parė tė shoqėrisė kulturore-artistike “Agimi” tė Prizrenit e mė vonė edhe kryetar i saj.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Nė vjeshtėn e vitit 1946 u regjistrua nė Fakultetin Filologjik (dega e gjuhės frėnge) tė Universitetit tė Beogradit. Studimet i kreu nė vitin 1950 ku edhe u emėrua asistent nė Seminarin e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe, qė funksiononte nė kuadėr tė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Beogradit. Nė kėtė detyrė punoi plot dhjetė vjet. Dy-tre vjet mė vonė, sė bashku me Vojislav Danēetoviēin dhe Kadri Halimin, pėrgatiti (nė tri vėllime) kėngėt mė tė njohura popullore tė mbledhura nė Kosovė. Meqenėse nė ato vėllime kishte botuar edhe kėngė popullore pėr Spiro Kapedanin e Ramė Bllacėn, pushteti serb iu kėrcėnua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisė Beogradin dhe tė kthehet nė Prishtinė (1961), kohė kjo kur edhe nė Prishtinė u hap Fakulteti Filozofik. Nė kėtė fakultet ai emėrohet mėsimdhėnės i gjuhės dhe letėrsisė shqipe.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Nė vitin 1968 kaloi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Atje udhėhoqi degėn e folklorit. Plot tetėmbėdhjetė vjet punoi nė Institutin Albanologjik, pra deri mė 1986.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Pėr aktivitetin shkencor e kulturor, Anton Ēetta u laureua shumė herė me ēmime e shpėrblime tė njohura, e ndėr to edhe me Ēmimin e Dhjetorit.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Profesor Anton Ēetta kaloi nė amshim pikėrisht para njėmbėdhjetė vjetėsh, pra, mė 3 nėntor 1995, kurse u varros mė 4 nėntor nė Prizren.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Anton Ēetta ishte poet pėr fėmijė, shkencėtar, pėrkthyes, hartues i teksteve shkollore, humanist, mbledhės i folklorit shqiptar, veprimtar e patriot. Ai gjatė jetės sė vet botoi kėto vepra: “Kėngė popullore tė Kosovė -Metohisė” II e III, “Nė prehen tė gjyshes”, “Libėr leximi" pėr klasėn III-IV tė gjimnazit, “Nga proza popullore e Drenicės”, I e II, “Balada dhe legjenda”, “Kėngė kreshnike” I e III, “Albanske narodne balade”, “Pėrralla” I e [/FONT][/FONT][FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]II, “Kėrkime folklorike”, “Albanske zagonetke” (Kashelasha shqipe), “Kėngė dasme” I e II, “Nga folklori ynė” I, II e III, “Anekdota” I e II dhe “Vajtime, gjamė dhe elegji”.[/FONT][/FONT]


[B][FONT=BellGothicStd-Black][FONT=Times New Roman]Vjelėsi mė i njohur i letėrsisė gojore[/FONT][/FONT][/B]

[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Profesor Anton Ēetta pa dyshim se me punėn e vet, si mbledhės, botues dhe studiues i letėrsisė gojore, i dha kontribut tė ēmuar historisė sė letėrsisė gojore. Rėndėsia dhe vlera e materialeve tė mbledhura e tė botuara nuk shprehet vetėm me sasinė e tyre, por edhe me cilėsinė e jashtėzakonshme.[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Nė qendėr tė interesimeve shkencore tė Anton Ēettės ka qenė edhe kėnga historike si dėshmi e vetėdijes kombėtare. Nėpėrmjet kėngėve historike ai ėshtė pėrpjekur tė vėrė nė pah atdhetarizmin e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri e pavarėsi kombėtare.[/FONT][/FONT]
[FONT=Times New Roman][B][FONT=IliriaPostMeliorIR]Anton Ēetta ose siē e njihnin edhe si Plaku i Kosovės, ose edhe Plaku i Shqiptarizmit[/FONT][/B][FONT=IliriaPostMeliorIR] gjatė punės sė tij nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė pėrmbushi gati nė tėrėsi projektin prej 25 blejsh me materiale tė letėrsisė gojore nė Kosovė dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Me iniciativėn[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]dhe punėn e tij tė palodhshme ngriti edhe Arkivin e Degės sė Folklorit, ku u grumbulluan mbi 50 mijė njėsi folklorike tė mbledhura nė terren nga punonjėsit e rregullt shkencorė dhe bashkėpunėtorėt e jashtėm tė Institutit. Nė anėn tjetėr, shtatė vjet me radhė e udhėhoqi revistėn shkencore “Gjurmime albanologjike" (serinė pėr folklor dhe etnologji).[/FONT][/FONT]


[B][FONT=BellGothicStd-Black][FONT=Times New Roman]Pishtar i bashkimit kombėtar[/FONT][/FONT][/B]

[FONT=Times New Roman][B][U][COLOR=red][FONT=IliriaPostMeliorIR]Sidoqoftė, kontributi mė i madh dhe mė i ēmueshėm i Anton Ēettės ėshtė ai i pajtimeve tė gjaqeve dhe ngatėrresave tė tjera midis popullit shqiptar nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore, Maqedoni, Mal tė Zi e nė mėrgatėn shqiptare. Me humanizmin e bindjen e tij ai ishte nisur drejt unitetit tė shqiptarėve, unitet kėtė qė e trajtonte si ēelės pėr zgjidhjen e ēdo problemi tė sė ardhmes sė shqiptarėve, tė pėrforcimit tė vėllazėrisė dhe bashkėjetesės paqėsore si parim dhe themel i jetės sė qytetėruar[/FONT][/COLOR][/U][/B][FONT=IliriaPostMeliorIR].[/FONT][/FONT]
[FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Anton Ēetta me autoritetin e tij prej intelektuali, pedagogu, shkrimtari, mbledhėsit tė visarit kombėtar, pleqnarit, kryepajtimtarit e kryeplakut tė urtė tė Kosovės, u bė prijatar, pishtar e figura mė e shquar e intelektualėve, qė u aktivizua nė aksionet madhėshtore tė pajtimit tė hakmarrjeve ndėrshqiptare, aktivitet ky qė kishte filluar nga njė grup i tė rinjve shqiptarė tė Pejės.[/FONT][/FONT]
[U][FONT=IliriaPostMeliorIR][FONT=Times New Roman]Fryt i kėtij aksioni ishte pajtimi i mbi 1000 gjaqeve, afro 600 plagosjeve dhe i mė se 700 ngatėrresave tė rėnda. Me kėtė aksion Anton Ēetta me bashkėpunėtorė arriti tė bėjė pajtimin dhe bashkimin kombėtar tė shqiptarėve nė Kosovė dhe tė viseve etnike shqiptare jashtė Shqipėrisė.[/FONT][/FONT][/U]
[FONT=Times New Roman][B][FONT=IliriaPostMeliorIR]Mu pėr kėtė, edhe figura e profesor Anton Ēettės e ka vendin mu para Institutit Albanologjik nė Prishtinė, ku do tė duhej t'i ngrihet shtatorja pėr t'i frymėzuar brezat e ardhme shqiptare[/FONT][/B][FONT=IliriaPostMeliorIR].[/FONT][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:33.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.