Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Ditari i ndjenjave....! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=13183)

Murgesha 12-02-04 19:12

Ditari i ndjenjave....!
 
[color=blue][b]Sot tere diten kam ndejt mbrenda, koha ishte e ftohet dhe me mjegull.
Kur ka mjegull nuk me pelqen fare te dal. Zymtesia e natyres disi me kaplon edhe mua. Pasi qe nuk kisha edhe shume pune per te ber ne shtepi tere dita me kaloi duke medituar. Gjera te kota por qe me ben melankolike. Mendoja per vitet qe po me kalojne pa u dukur ne gyrbet. Njeher nje shok me ka pas thene.
"Dita ne gyrbet nuk shkon fare, ndersa vitet fluturojne pa i verejtur."
Sa me teper po kalon koha aq me teper po bindem se fjalet e tija kane domethenie te vertet.


Ps. Ju kisha lutur qe ne kete teme te shkruajme si nje lloj ditari per perditshmerine tone. Une e fillova ne ket menyre, jo shum optimiste por ju tjeret sdo te thote qe ta vazhdoni keshtu.
Ju pershendes te gjitheve qe do merrni pjese ne ket teme.[/b][/color]

RRUSHI 13-02-04 09:55

Si zakonisht edhe sot me zgjoi zhurma e mbytur e ores se kurdisur mu aty pran kokes , ndihesha i rraskapitur nga nje enderr qe kisha par , bente ftoft , sme zgjohet nga krevati, ahhh mallkoj gurbetin qe me nxiju shpirtin , koha spo pyet , vrapoj tek dushi , uji i ngroht me qetsoi disi , pij nje kafe duke u veshur ashtu i pergjumur , vajti von time to work............................u ktheva nga puna dhe shfletova disa shkrime tek forumi dardania i cili me eshte ber shoku me i ngusht--por sot disi e mbylla ket forum pak sa i deshpruar nuk me kishte shkruar askush privat :( andaj vendosa te dal dhe takoj ca shok....ishim ne club 23 astoria quins new york mbretronte nje atmosfer shum e gjall , ngritem ca gota dhe shkembyem ca fjal lidhje me hallet dhe jeten ton e cila na preokupon gjdo dit, u ndam ne drejtime te kunderta , prap futem tek forumi dardania por me kot , siq duket me kishin harruar ... a thua pse vall =======gjum o i dashuri gjum====================

lazdrani 13-02-04 10:57

Ora eshte 10 u zegjova nga posta,sot eshte e premte kam dite pushimi,bere nje cappuccino dhe shpejte e shpejt ne forum dardani,lexova disa mendime te lezeteshme te antareve,u gezova qe edhe Rrushi paska shkruar.......Telefoni me zingrroje me duhet nje dhurat per nje shoqe sot ka ditelindjen :wink: Kolege e punes......Pranadaj ika njehere dhe ju tregoje pastaj se si kam kaluar tung njehere lazdrani :wink:

Barbaroza 13-02-04 12:13

Tash eshte mesdita.Jam prane Pc dhe po shfletoj shkrimet e fundit ne forum.Nuk di pse cigaret po i thith nje pas nje.Dita duket me diell,por dielli sot paska dhembe te mprehte.Kjo pak po ma mpreh edhe shpirtin.
Po mendohem si ta kaloj pjesen tjeter te dites,te vizitoj ndonje shoqe apo te rri e te lexoj romanin qe kam filluar"Prilli i thyer"te Ismail Kadarese.Me shume se kjo e dyta,asgje tjeter.
Monotoni jeta cdokund,jo vetem ne kurbet siq mendojne kurbetqaret :(

Murgesha 15-03-04 12:00

[color=blue][b]Erresire!Nje trokitje e ngadalte deperton nga jashte ne heshtjen e dhomes: Duket sikur dicka kerkon te hyj brenda......dicka e murrme , e brengosur & e paforme,dicka me e trishtueshme se vet trishtimi........ nje kujtim i larget,anonim, nje vale e pafund qe do te te marri me vete dhe te te varros ne gjirin e saj ate qe e kishte pase sjelle dikur & e kishte pase harruar ne nje ishull :Nje grimez njeri,nje grimez drite, nje grimez mendimi.

Pse duhet ti kthejme nga bota e vdekur e kujtimeve disa caste?Ceshte kjo nevoje per te perjetuar?E kaluara kapet me thonjte e saj te gjate ne boten time te mendimeve.Kerkon te dali nga ajo bote e vdekur ku e kam strukur,te me afrohet,te me pushtoj.........


Dehuni
Gjithmone duhet me qene i dehur .....Ketu qendron ceshtja per te mos ndjere peshen e llahtarshme te kohes ,qe na thyen shpatullat e na perkul me fytyre nga toka,dehuni pa pushim.Po me se?...Me vere.....Me poezi....Me vyrtyt...sipas deshires.Vec dehuni....E nese ndonjehere ne shkallet e pallatit ,mbi barin e gjelber te hendekut,ne vetmine e urryer te dhomes,ju zgjoheni e nderko dehja eshte tretur e anulluar pyetni eren,dallgen,yllin,zogun,sahatin,gjithcka qe iken ,gjithcka qe gjemon,gjithcka qe rrokulliset,gjithcka qe kendon,gjithcka qe flet.Pyeteni cfare eshte?dhe era,dallga,ylli,zogu,sahati do tju pergjigjet :`` Eshte ora te deheni!Per te mos qene sklleverit e marterizuar te kohes,dehuni.....dehuni pa pushim!Me vere......Me poezi....Me vyrtyt....Sipas deshires......[/b][/color]

Gentiana 02-04-04 16:22

Sa mir bie Dielli ne Monitor te PC-s edhe pse me pengon te shkruaj ne forumin tim te dashur, prap nuk merzitna shum sepse esht nje dit shum e bukur. Edhe pse nuk e kuptoj vehten nganjeher apo diteve te tilla siq esht sot, me kte koh kaq te mir, ne mbrendin time ndjej njefar zbrastire qe as vet nuk e kuptoj. Do lloj mendimesh me sillen ne mend, dhe behna me vehten nervoz,pse vall mos mendoj un per krejt Boten, apo jan te gjith njerzit keshtu....
Sapo u ktheva nga nje Party e ditelindjes, dhe gjith njerzimi me duket se Boten e kan ne dor, e un.... O Zot sa e urrej vehten, se nuk die ta Gezoj diten ashtu siq vjen, po me duket gjdo gje e kot, ndoshta me kalon kjo ndjenj,mbase te dal pak dhe te marr air te paster.....

Naki 26-04-04 16:37

Ora 9 mengjese,u zgjova nga gjumi se bashku me bashkeshorten ngrenem mengjese Valet e radios prishtines per mese rrjetit satelitor na bejne shoqeri .disa pune administrative dhe mbushjen e formulareve i pregadita ku ne oeren 11 duhet ti dorzoja ne shkollen fillore ku vajza ime vijone.Nje takim i pa Pritur me nje nene shqiptare qe priste per te marre femiun e vete nga shkolla gjermane,nje bised e shkurter 15 minutash u njoftuam ajo qe me bere pershtypje ishte prezentimi i saj me emerqe rrale e perjetojme tek ne sidomos te gjeneratat e vjetra.
ora 12 vajzen time me vetur e dergova nga shkolla ne qerdhe,pastaj me bashkeshorten berem nje shetitje me vetur ne nje largesi 22 km,ishim ne nje shitore Media Markt ku planifikonim te blejme nje Aparatur digitale DVD.
koha e drekes me institimin time drekuam ne nje Restorant te keti kompleksi.
Pasditja erdhi kur koha u afrua qe femijet ti marrim nga qerdhja .
tani Pasi femijet lozin me shoqeri une dhe bashkeshortja pregaditim darken dhe Qajin.
e Hene 26.04.04 Mainz

lazdrani 26-04-04 22:11

Ti shpalosim ndjenat....
 
Tani eshte mesnate,jashte bie shi...e mua me behet sikur dikush troket ne porte.E hapi deren.Por ja qe ti nuk ishe,ishte vetem era ,shiu dhe heshtja qe me shoqeron mua...Te ndiej thelle ne zemer...ah zemer me mungon aq shume,buzqeshja e jote ne foto me shoqeron qdo hape ne dhome time qe akoma me ringjalle kujtimet e tyre neteve tona te pafunda ...Ylli tend e takova diku mbas henes dhe e zbrita teke dhoma ime...Jashte prape po bie shi,e ti nuk erdhe me kete shi..athua do te vish sonte me shiu e ardheshem, do te prese do te prese edhe ne ere e shi-me lote ne faqe,sepse ti je ajo qe une dashuroje ti je ajo qe me mesove se si dashurohet ....te dua shpirti im,do te prese ylli im qe ndriqove horizontin tim ....i juaji pergjithmone ....

Barbaroza 27-04-04 09:51

Rigat e shiut ne kete mengjes te ftohte,me bene te hudh shikim tej dritares.Shikoj larg ne horizont me shprese se aty,ne skajin e pafund te qiellit,do te mund te qetesohet shpirti i trazuar,i bere lemsh qe nuk i dihet filli.Gjithcka me kujton ne ty,edhe rigat e shiut qe bijne pareshtur.
Po pres se mos valle,me ne fund do te shoh ylberin qe me ngjyrat e tij te larmishme do me jap frymezimin tim t'i shkruaj ca vargje qe i kam palosur ne zemer qe sa kohe.Por,ylberi s'duket,prape ne zemren time mbesin vargjet.Por,le te rrijne aty,jane te sigurta,asgje nuk i lag,as shiu i ketij mengjesi...

Vera 28-04-04 19:42

Ne keto or te vona te mbremjes ri ulur ne balkonin e shtepis dveshstroj me kujtes pejsazhin e kaltert te Mitroveces se baltosur dhe te embel ne nje qetsi relative nga zhurmat e automjeteve qe po ndriqon hena si ne mes te dites ku shof edhe kafene ton te preferuar qe ka qen dikur ne te cilen castet me te bukura te jetes i kaluam ahhhh sikur te vishe sonte e te qlodhemi duke folur deri ne naten von “dhe yjet e nates roje do i kishim dhe ta na ndriqoj hena per jet.Lotet duke derdhur filluan disa riga te lehta te shiut dhe mendova qe ti do vish si gjithnje e do me rrembesh nga ai ballkon i mallkuar qe shum kemi ndej ne te do isha ardh me at perqafimin tend qe me jep dhe do ishim shkuar se bashku ne boten e pafun ku askush nuk do na gjente dhe do jetonim bash per jet. Por e pash qe u be von dhe shiu u ndal pas nje vaditje te mir qe e knaqi token po mendova me vete pse hena sonte e perqafon tekon e ti mua jo pse valet e perqafojn detin e ti mua jo pse? pse? pse? dhe asgje nuk u pergjigj askush shkova e deshpruar ne shtrat dhe si gjithnje ne enderr te pash ku tash per tash vendi me i shpesht i yni aty eshte...

Murgesha 28-04-04 20:04

Shetisja neper rruget e qytetit e humbur ne mendime, ne cast me vjen nje ze si i njohur, sikur dikush po me therret ne emer. Kthej koken shiqoj mbrapa, anash para meje askush qe e njoh. Eci e turbulluar ne koke me oshetimen e zerit te njohur por te padukshem. Prap humbem ne mendime.
Para dhe mbrapa kalojne shum njerez, fytyra te bardha sikur te zbehura, fytyra qe ju mungon dielli. Jane te lumtur shkojne duke biseduar ne gjuhen e vet. Buzeqeshja e tyre me vret, le gjurme ne shpirtin tim. Ata se paku kuptohen mes vete, jane ne qytetin e vet, e une, une cka kerkoj ne mesin e tyre?
Askush nuk me veren per ta jam e huaj, jam e huaj.
Prap me vie nje ze sikur dikush me therret. Kthej koken e tmerruarr. Askush qe e njoh nuk eshte. Veshet me bejne, se ska si te me njohin te huajt, qe per ta jam edhe une e huaj.......

Honesty^uk. 28-04-04 21:57

[color=green][b]Tek kthehesha i menduar, i dermuar, fizikisht nga "tortura e punes"ne makinen time qe me pelqen t'a quaj "slingshot into the future" ne shqip "depertimi me i shpejte ne te ardhmen", u ndodha perballe nje momenti te papershtatshem per mua dhe te pakujdeshem nga ana e shoferit te makines tjeter, i cili, dukshem, pa experience, pothuajse u turr ne menyre mizore ne korsine time.
Une, i zhytur ne mendime te thella, fatmiresisht, fale zotit ne qiellin pafund, munda te luaj rolin tim si nje "safe driver", "safety first", duke u perpjekur te shmang aksidentin dhe duke mos e prere "fijen e jetes" per askend, amator qe mori pjese rastesisht ne nje segment te pameshirshem te kohes .

......................................................................

Ndersa ngjit me pertese, shkallet pambarim te apartamentit tim, papritmas, ndodhem ne dhomen time plot objekte orendues,
I afrohem kompjuterit, i etur, per te zbuluar menjehere te rejat, qe mbajne peng kuriozitetin tim te pashuar.

Disa prej postimeve me japin zemer dhe ndoshta kenaqesi shpirterore, ndoshta me bejne edhe optimist, ndersa te tjera me bejne te vuaj mizorisht, mendimet e pahijshme, apo plot pesimizem dhe urrejtje, ndaj njeri-tjetrit.
Valle perse te ndodhe keshtu??!!

Perse nuk e hedhim tutje ne thellesine me te skajshme te se kaluares mendjen e mplakur nga mendimet keqdashese te fryme ezuara vecse nga cmenduria e pakufijshme e jetes plot halle, ne kembim te nje mendje teper te re me deshmitare petalet e para te paqes.

I kendoj poezise se nje femije, qe t'i kendoje zemres se semure nga ndergjegja pirate qe ka sunduar roberisht shpirtin e njeriut.

I kendoj hymnit hyjnor te paqes, qe, t'i kendoje bashkimit te zemrave te pervuajtura nga mbreterimi i hidherimit te papershkruar.[/b][/color]

Honesty^uk. 29-04-04 17:30

.......[color=darkblue][b]agimi nuk vonoi serisht as sot, po ashtu nuk vonoi aspak as pasditja, e as mbremja, ndersa tashme i erdhi rradha nates.......
.......nje ndjenje ngazellimi ka pushtuar mjeshterisht qenien, kete nate pranvere. Hija e heshtjes eshte duke ju afruar miqesisht , dhomes se mbushur me aromen dehese te ajrit te lehte pranveror.
........trupi dhe mendja, jane duke u nisur rregullisht, qetesisht, per ne udhetimin pa ndalesa te kesaj nate plot jete yjesh te llastuar nga prezenca e henes fatmiresisht te pa cenuar nga forma e saj e mirefillte, e cila eshte duke dhuruar serisht, pa kurrfare kushtezimi origjinalitetin e saj, duke regjistruar papushim gjurmet ende te dallueshme te kalimtarit te radhes.........deri ne mberritjen e perpikte te agimit......[/b][/color]

Honesty^uk. 29-04-04 17:32

[b]Apologjia e jetes...[/b]..



.a[color=green] nuk jam sot, kush isha die?!
A po shoh sot cka nuk pashe die?!
A mendoj sot cka nuk mendoja die?!
A po flet zemra me gjuhen e shpirtit?!
A do te flase ndonjehere, kjo jete memece?!

...ndoshta nje dite, ndoshta.

Vizite ne pallatin madheshtor me destinacion korridoret e pafund te imagjinates...
---------------- --- ------------------->
...stacioni i pare deklaron - [u]jam une koha[/u],
a mund t'ju ndihmoj - degjohet nje ze i mprehte
kush jeni ju - therret zeri i dyte
cfare kerkoni - belbezon i treti
jeten - pergjigjem menjehere
vazhdoni udhetimin - pergjigjen ne korr.
---------------- --- ----------------->
...stacioni i dyte therret - [u]jam une kujtesa[/u]
a mund t'ju ndihmoj - degjohet nje ze i dobet
kush jeni ju - kercen zeri i dyte
cfare kerkoni - thote i treti
...jeten - pergjigjem serisht...
vazhdoni udhetimin - fluturon pergjigja edhe kesaj here.
--------------- --- ----------------->
...stacioni i trete degjohet duke renkuar zbehet - [u]jam un jeta[/u], a nuk po me njeh?!

Si nje permendore e raskapitur nga shtrengatat e pameshirshme nen vallezimin e stuhishem te eres me shiun, interpreton me ne fund jeta apologjine e saj...[/color]

Honesty^uk. 03-05-04 11:19

[b]Ēfarė date ėshtė sot?
Nuk ėshtė me rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė se ėshtė ditė e re, e ka dhe ditė qė me vete sjellin njė jetė tė re. E tillė mė duket kjo ditė, sado e zakonshme qė duket me kėtė zhurmėn e veturave nė rrugė dhe rutinėn monotone tė pėrditshmėrisė.

Ėshtė ditė e re, aq e zakonshme dhe aq e pazakonshme...
Jeta ėshtė e bukur edhe kur ia mohon ca gjėra.
Thjesht janė tė tepėrta...[/b]

yllka 05-05-04 17:16

Sot tane diten isha ne qytet me mamin,kam blere shume gjera per veten dhe e pashe ne banese qe shume te holla paskna jap :D Me ju thene te drejten sot isha nervoz diqka,per ate shkake dola ne shop :wink: Pasi mami po pregadit ushqimin vendosa te ju vizitoje pake....e qeshtu
Mpuqi Dardani se pa ju me te vertet koha nuk po shkon :wink:

Murgesha 05-05-04 20:12

[color=blue][b]U zgjova ne ora 7.00, pas formaliteteve te rastit, qe shkojne ne mengjez, ne ora 8.00 jam ne veture, drejtimi eshte shkolla e femijeve.
U pershendeta me ta dhe tani drejtimi tjeter deri ne nje qytet 15 km larg prej vendit ku jetoj une. Pata nje bisede te rendesishme me nje punetore sociale. Biseda u kry ne ora 12.00 dhe prap ne veture. Tani me priste tregetimi neper shitore te ndryshme.
Pas nje ore prap jam ne veture, keset i futa ne bagazh, ndeza radion dhe nje muzike e lehte shqipe me percjell ne udhetimin tim per ne shtepi.
Drekova shpejt e shpejt, lava enet, pastrova shtepine gjer ne ora 17.00.
Ne ora 17.20 prap ne veture gjer te shkolla e femijeve ku kemi nje mbledhje prinderish.
Shyqyr ne ora 19.00 u krye edhe ajo mbledhje dhe u ktheva ne shtepi.
(harrova te shkruaj se para se te nisesha ne mbledhje e vura gjellen te behet gadi. Porosita vajzen qe te kujdesej se mos digjej.)
U ktheva ne shtepi. Shoku im oshte kthyer ne shtepi nderkohe, dhe kishte servuar darken e po me prisnin mua.
Pasi darkuam pime dhe nga nje kafe.
Dhe me ne fund pas kafese pata kohe te hyj ne forum e ti hjedh nje sy shkrimeve te sotme. Verejta se ehe sot po mungon Naki, Barbaroza.
Ne nderkohe hyri dhe Lazdrani ne forum, pime bashke ne kafen e forumit.
Edhe pak do te rri ketu e pastaj do skoj ne gjume se neser me pret edhe nje dite me e lodhshme se kjo e sodit.
Mirepo jam e lumtur. E lodhur por e lumtur :lol:[/b][/color]

Murgesha 09-05-04 17:44

[color=blue][b]Isha duke shkruar ne msn me vellaun, dhe ne ate moment po bisedonim per nje person te familjes sone.
Papritmas hyri nje qike e axhes ne msn dhe ..... a u merzite per .....?
Mbeta e ngrire, ajo mendonte se une e dija, se kisha ndegjuar lajmin e kobshem. Lotet me pershkuan faqeve, zemra deshti te me dilte prej vendit, syte kerkojne telefonin dhe pason shtypja e numrit. Dua tju shpreh ngushellimet e fjalet me ngecin ne fyt, degjoj nje vaj ne anen tjeter apo eshte vaji im?
Ne vend se te ngushelloj po me ngushellojne.
Shpreh keqardhjen time per te vdekurin. Leshoj telefonin dhe zhytem ne lotet e mij.
Gyrbeti i mallekuar, 5 vite pa e pare dhe sdo ta shoh me kurre. Me cfare te drejte fati jone eshte i tille. Ate qe e don ta merr pa marre parasysh a je cmallur per her te fundit me te.
Dola, dola nga shtepia te iki nga vetvetja nga dhimbja ime. Dal jasht, rruget jane te shkreta dhe nje rig shiu e percjell dhimbjen time. Valle po meshirohet natyra per dhimbjen time?
Smund te qetesohem, kthehem ne shtepi dhe prap telefonin ne dore marr, dua te flas dua te ndegjoj per momentet e fundit te te ndjerit. Dua ta hjek ket mall qe po me mbyt. Dua ta mposhti dhimbjen..........[/b][/color]

lazdrani 09-05-04 19:19

Jashte filloje te bije shi.Qaje une qane natyra...
Kety jam,jam vetem tani,ne kete moment per ty,me ty.Shpresoje se do ta mbijetojme jeten dhe te na mbajen kujtimet..
E ndjeje se ti ndjen dhimbje,fetyra jote tashe eshte vec kujtim....I tretur ne endrra te nates degjova zerin tend...Zgjohu te lutem zgjohu..
Disi i hutuar nga klithjet tuja te embela hapa syte,fetyren tende kishte kapluar pikllimi e nga syte e tu pikonin lotet...Mendova qe ti je hena ime qe me perqafone e une ylli i juaj qe shkelqen,por ne zemrat tona ra kjo plage qe ngadal na shkatrron...Me dore po shkruaj me zemer po vuaj,me lot ne sy po mendoje per ty... :cry: :cry: :cry:

florian 09-05-04 20:03

sot nje dit e vecant per mua dhe pse kam pasur plot 25 te tjera si kjo por vecantia e kesaj dite ka qen qe ne 10 vitet e fundit e kam festuar gjithmon vetem me ka qen gjithmon e pamundur te festoja me njerezit e mi dhe e kam festuar gjithmon vetem si i thon me mir vetem se me ke nuk te don .

dita me ka filluar qe ne oren 12 te nates me telefonin qe bien dhe nje ze shum i dashur me uron gezuar gje qe un e kam veresuar shum se ai person nuk ka mundesit qe kam un dhe per ate telefonat i ka takuar te dal nga shpia e te telefonoj ,
ora 7 nena vjen me kafen e me ben urimet me gjith vllezerit , ora 8 HANA me ben urimet (te falemiderit ) e me rradh te gjith ju ju falenderoj nga zemra edhe pse e festuam on line ora 12 nje dreke fantastike e nje tort shum e shishme dhe per fatin tim sot doli dielli dhe me nxehu shpirtin .

ora 7 e mbremjes dhe jam perpara kompiuterit duke punuar e duke shkruar her pas here ne forum .
ora 8,30 darke e prep fest te shkurter dhe ne oren 9 perseri perpara kompiuterit per te punuar dhe per te lexuar postimet e juaja te kendshme :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :wink:

Vera 10-05-04 06:59

Tash eshte mengjes ora 8:49 dhe kjo dit eshte shum e ftoht nuk e di pash nje enderr tmerruese dhe jam duke u qmendur. O ZOT dje kalova nje dit te mrekullueshme derisa me kujtuan ate qe kurr ne jet nuk dua ta kujtoj me prishi disponimin e jetes me zhgenjyen, asgje te bukur dua te vdes qe askush mos ta kuptoj perveq ditarit i cili me ka mbet ngushllimi i vetem.

Naki 10-05-04 22:02

e hene,nje pasdite e qete,telefoni cingerrone nje vizite familjare e paralajmeruar do te vijme,pas nje kohe mireseardhje ne shtepine time per musafiret .pasi drekuam se bashku dhe u freskuam me pije vendosem qe te reparojme pc time nga viret me njerin nga anetaret e familjes dhe pase 2 oresh pune intensive hyrem online ne boten internetit,qe me kishte munguar aq shume keto 10 ditete e fundit.
tani hobi im,nuk eshte i burgosur rilinde kurreshtja per forumin time te dashur dardania .

Murgesha 11-05-04 23:33

[color=blue][b]Uf sa e gjate me eshte duk kjo dite e sodit.
Tere diten kam qene e angazhuar dhe nuk pata kohe te lexoj apo shkruaj ne forumin tim te dashur.
Vetem tani kur syte po me mbyllen kam mundesi te shikoj.
Pash ze Z.Naki i kishte hjek virat nga pc-ja e vet dhe na qenka rikthyer ne forum. E kuptova plotesisht brengosjen e tij per pushimin e dhunshem te shkaktuar pa dashjen e tij, dhe mendova se sa shume ka perpuar teknologjia boterore. Para 10-15 viteve neti ishte shum i panjohur per ne shqiptaret ose shum pak veta dinin diqka rreth kenaqesis qe sjell elektronika.
Tani une njoh Nakin, kam rrespekt per te, njoh edhe shume te tjere me te cilet cdo dite ndaj mendimin, nganjeher gjate leximit qeshem me gjithe shpirt dhe kjo me duket se me ben mire.
I mire eshte neti per te gjithe por me se shumti per ne gyrbetqaret, qe aq shume e deshirojme vendin tone, aq shum na mungon komunikimi ne gjuhen tone te dashur, aq shume kemi nevoje te lidhemi me dikend edhe pse me pare kurr nuk e kemi njohur, por ja qe edhe shkronjat ofrojne magjine, ne qeshemi, hidherohemi, apo na vie keq kur degjojme gjera te keqija.
Te nderuar forumist, shkruani, argetohuni, qeshni e qani, keto gjera na i mundeson elektronika, qipat e vegjel qe sot per sot jane mrekulli.[/b][/color]

Vera 13-05-04 06:18

NESE AJO BOTE E LARTE


Nese ajo bot e lart,pėrtej sonės,
Eshte e shtrenjtė sepse dashuria mbijeton
Nėse zemra e dashurureshte plot me qetėsi
E syri ėshtė i njėjtė, por s'ka me lotė,
Sa mirėpitėse ato sfera virgjėrore na lartesi!
Sa bukur te vdesėsh edhe ne kėtė orė!
Nga toka ngresh sytėlart e te shiqosh si cdo drojtje
Tek humb ne dritėn tėnde, Pėrjetėsi!
Kėshtu duhet te jetė:jo pėr ne qe kaq shumė
Dridhemi mbi bregun,e nė pėrpjekjen
Pėr tė lundruar nė vorbullėn e kapemi
Prapė ne ankorėn e dobėt te Ekzistences.
Oh tė besosh se cdo zemėr nė atė tė ardhme
Mbetet zemėr e dashuruar, bashk tė ujra pavdekėsie, gjithnje te bashkuar
Pėrtej vdekjes, shpirt nė shprt![/url]

Naki 13-05-04 18:30

nje dite me perplote te pa pritura,luhatje emocionesh disi i lodhur syte duan gjume po nuk mundem te ignjoroje forumin time te dashur,qe me jepe energji te kyqem dhe te lexoje shume postime,tani sikur te isha i regeneruar me kfjellen syte mendja me thote ketu gjene rahatine shpirterore.
Nuk mundem te mos postoje ndonje shkrime per shoqerine qe eshte e mrekullueshme,ju doni Naki

Gentiana 21-05-04 12:08

Ndodhi qka ndodhi, dhe nuk di kujt tja ap fajin, vehtit qe te besova, apo ty qe nuk kishe besim ndaj meje. them nganjeher shyqyr qe nuk kemi mundur te kemi me shum se qe kemi pasur,sepse me nevet nuk qenka shkruar,kurse fjalet tua te embla,ohhhhhhh fjalet. Guha esht e tulit, shkon ka te don, ket thenje tash e kuptoj, dhe fjalet tua kan qen vetem te thenme.Nuk kam qen Naive per tju besuar te gjithau, po ja qe kam duruar dhe shikuar deri ku po shkon,dhe esht qudi, se tek ti kam duruar me shum se esht duft!! Nuk do ta kuptojsh qka dua te them, po ja qe tash nuk esht me rendesi, vetem se dua te gjej qetesi ne shpirt, dhe ksaj historia tja jap vien e fundit.


Genta

Honesty^uk. 21-05-04 22:33

Te ndaloj pak..
Te ndaloj kohen vetem per nje moment,ti marr edhe nje sekond borxh.
Vetem per te pare sa pata mundesi te bej.
Pse kerkon kaq shume nga mua.?
Nuk mund te kenaqesh ashtu si ben ?
Nuk mbaron kurre shkalla ime..
As kohen per tu kenaqur me nje konkuiste madheshtore ,se ne krah te njeri tjetrit jemi gati per sfiden e ardhshme.
Gezohu mike,jetoj nen driten tende,protagonist i vetem i eksistences tende ..

Murgesha 26-05-04 10:02

Ankth.
 
[color=blue][b]Ankth!!
Friga se po ndodh e keqja.
E une tere naten pa gjum. Kam shtrire krahun e djathte e ti ke ven koken tende ne gjoksin tim. I ndegjoj zemrat tona te rrahin me rrembim. Syte i mban gjysme te mbyllyr dhe flet percart. Kam frige kah te ndegjoj, e di se hijenat e zjarmise te kan ne dore dhe jetoj me frigen tende. Frigohem dhe vete. Paprimtas zgjohesh ulur dhe me bertet ik, me lere te qet. Se une nuk dua, nuk dua.Mundohem te te qetsoj, te marre ne gjirin tim e te ledhatoj floket e verdhe ngjyre ari. Jam une, jam mami yt. Qetesohu. Ti buzeqesh kur degjon zerin tim, strukesh edhe me shume ne gjirin tim dhe rrotullon syte me nje buzeqeshje qe nuk di se kujt ja drejton. Trupi yt i njome te digjet, digjet dhe zemra ime bashke mety. Te puth ballin e djersitur dhe zemra me vajton. Lutem te Zoti qe te gjitha ato mundime te zjarmise te mi jap mua e te ti qetesohesh. Te flesh biri im, te shohesh endrra femijerore.
Gjumi tinezisht me kaplon, enderr te tmerrshme shoh. Shoh se dikush po te rremben me force nga une. Zgjohem menjeher dhe te shikoj ku te kam. Ti je afer, trupi ende te ndizet flake, po flet perqart e ne enderr po me therret...[/b][/color]

Gentiana 31-05-04 15:29

[b][color=darkred]Sa shiu po bjen dhe nuk e ka kuptimin dita ashtu siq duhet ta ket,po un si gjithnje mundohem edhe kuptimin e dites ta gjej, a thua qfar kuptimi ka ajo sot??!! Kenga ne pc ne vend qe tme disponon disi me duket se e ben te kunderten,ohhhh Zot diq nuk esht ne rregull. Po ja le fajin Kohės, po pse ateher edhe sot ndjehem e vetmuar? Do te doja ta kam nje fuqi te jashtzakonshme, ti bashkoj te gjith ata se duhen, te dashuriarin me ate se e don, prinderit me femijet, shokun me shok.... dhe ti tregoj Botes se sa e mir mundet te jet JETA,po ja qe kjo esht vetem enderr e imja.... [/color][/b]

Barbaroza 01-06-04 14:10

[b]Kohe e bukur.Dielli sa percellon,sa te duket se rete behen me te mjegullta per te sjelle shiun,megjithate eshte bukur.Dal te shetis livadheve te gjelberuara,thith aromen e barit dhe luleve te shumellojshme qe kane ēilur.Ulem dhe mendohem.Sa e bukur duket natyra,them me vete gjersa bari i rritur valevitet nga era e lehte duke ma perkedhelur lehtas fytyren dhe me zgjon enderrat,enderrat qe i kam fshehur ne zemer aq sigurt sikur thesarin e fshehur me kujdes.Vazhdojne enderrat,vazhdon era e lehte,vazhdon gjithcka qe ka te beje me mendimet e mia qe imagjinaten time e bejne akoma me kurioze fale eres dhe vetem eres se lehte dites se sotme.[/b]

Honesty^uk. 03-06-04 11:07

[color=green][b]Sot mengjesi ishte i kendshem,rruga per ne shkolle me buzeqeshje,hyrja me gezim pastaj papritur entuziazmi u ul .Vetem 2 kg qiell peshuan mbi sy,4 reze dielli preken floket ,2 shetitje, 5-6 fleshe romantizmi neper tru
Pastaj qetesi ,e zhytur ne boten time .
Qetesi e permbajtur edhe kundra ca njerezve qe nuk ia vlen te mbash.
But there are always sweet hearts in this world.
5 here ndjeva tundimin te shkruaja,ne te fundit here arrita te gjeja pak kohe.
You are late -i was told-do u know what time is it?
E nga ta dija? Une s'mbaj ore dore .Edhe kur kam patur kohe me pare s'kam qene i interesuar te shihja oren.
-What took you so long? -
Une qesha. E di qe ka nje kenge te tille?
what took you so long
what tok you all night
what took you forever
to see i am fine
(baby Spice)
Cuditerisht shume gjerave sot i perngjita nga nje kenge. [/b][/color]

Naki 04-06-04 21:44

Duke perceptuar ethet e se premtes nje emision TV Argetues dhe Zbavites ne gjuhen Amtare shqipe te moderuar nga nje moderator nje artist qe aq bukur bene komunikim interaktiv,me ringjall emocionin duke
shfaqur nje optimizem qe ne rrjetin tone TV kosovar se shpejti do te kemi
Moderatore te Kalibrit te tille.

Murgesha 13-06-04 22:58

[color=blue][b]Kjo nate e qete me Yje qe shendrisin, me sjell kujtime.
Ne nje cep te qiellit shoh nje Yll, eshte i vetmuar, i vogel, dhe shum pak shendrit. E njoha menjeher, eshte Ylli i femijerise sime, eshte Ylli ku drejtoja lutjet.
Ylli qe me rriti, me dha shpresa per te jetuar. E une Yllin e kisha Nene, se me dukej se pikerisht aty si nje Engjell rrinte ajo me shikonte e me ledhatonte dhe se bashku me mua lotonte. E vogel isha ateher me paten thene se nena te eshte shenderruarr ne nje Engjull qe prej se largu te shikon e kujdeset per ty. E une e merzitura nenen e perfytyroja te mezitur per mua, une isha e vetmuar dhe ajo patjeter e tille do te ndihej. Sa nete pa gjume valle kam kaluar duke e shiquar kete Yll? Me mijera!!! Netet e vetmise sime, netet e merzise sime, netet e loteve te mia te derdhura per nje dashuri te mohuar, per nje buzeqeshje te pa zbuluar, per nje ledhatim te deshiruar.
Oh pa dashur me dalin lotet, kane te njejten njelmesi si dikur, zemra gjemon me te njejtin hov, dhe deshira eshte po e njejta, shpresa e pa tjetersuar, pa primtas ndjehem e dobet, e pa fuqishme dhe dora kerkon po te njejtin gjoks ku koka deshiron te mbeshtetet, te ndjej, ah sikur vetem njeher ta ndjeja ate ledhatim, vdekja do me ishte e embel, deshira e plotesuar, vetem ateher do isha qetesuar.[/b][/color]

Murgesha 13-06-04 23:22

[color=blue][b]Plage Dashurie ... mall qe pervelon...

--------------------------------------------------------------------------------

Fryn sot era dhe kaloj faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua aq shpejt sa nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre.
Por ti ekziston, ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjellen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!Pse ndodhi??
Pa e kuptuar krejt papritur ti fillove te beheshe vet persekutimi, nje persekutim i pambaruar.
Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rrihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh,po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten: Ēkam qene une per ty? Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Dashuri e paster apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta sdo arrij kurre ti sqaroj vetes se c“jane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Ēdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me thoje fjale te bukura dhe tani vuaj qe nuk me thua asnje fjale.
Kaloj kohe me shikimin e tretur nga rruga duke pritur nje telefonate...sigurisht telefonaten tende.
Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes. S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvarre njera tjetren dhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh. Sa deshire kam te qesh edhe une, te ndihem e lumtur, sepse kam dite qe vetem qaj, dhe qaj duke shkaterruar veten.Mos ndoshta e dija qe sdo te me doje kurre ashtu, sepse njeriu vetem njehere dashuron ne jete dhe ti me siguri s'me kishe mua dashurine e madhe. Ti flisje shume por une s'e besoja.
Ti e le cdo gje ne heshtje. Pse?! Apo mos valle isha une ajo qe nuk e vija re? Apo mos isha une ajo qe kerkonte kete heshtje per ne te dy??? Oh, une s'di me asgje, s'kuptoj me asgje.
Mua, qe dua te harroj veten me rritet pa pushim deshira te eci mbi lotet e mi, te shkel mbi dhimbjen time, per ty!
Po, eshte kjo qe me ben te shoh nga telefoni i heshtur. Ndoshta do te beja mire te shetisja dhe te takoja dike qe te me dashuronte, por jam e bindur qe kjo per mua ska asnje rendesi. Une te dua vetem ty me gjithe dhimbjen qe po me jep.
Ka ndodhur qe ka rene telefoni, kam, kam ngritur receptorin...por asgje. Thuaj qe je ti, se vetem ti kembengulje dhe ti e di se une kenaqem me ate pak qe me jep nga vetja jote. Po dal ...
Kjo zile s'do te bjere dhe per shume e shume kohe...edhe nese do te bjere une s'do dua te jem ketu. Do iki ne vetmine time, do mbyllem si guacka ne det. Qe ti mos te shohesh dhe ndjesh dhimbjen dhe mallin qe kam per ty.
Ani se ndoshta nje dite do te mbytem ne detin e loteve te mi, ti jeto se jeta pa ty, per mua spaska kuptim.[/b][/color]

VARDARI 14-06-04 17:12

[size=6]Toka ime

Me lindi kjo toke e munduar.
Ne djepin e saj me perkundi.
Me klithmat e dhimbjes mekuar,
Vajet e nenave - kenge gjumi.

Dhe hodha une hapat e pare
Mbi trupin e saj te plagosur.
Mesova te flas dhe pa fjale
Per hallet qe s'paskan te sosur.

Me rriti kjo toke e lashte
Me endrra dhe shpresa ne gji.
Sot zemra tek ti rend plot mall,
O balta nene - Shqiperi.

[/size][color=darkblue][/color]

Murgesha 19-06-04 03:01

[color=blue][b]Enderr e perhumbjes!!

Shetis rrugeve tė qytetit te shkrete,
As neser sdo jete me mire se sot.
Shpirti im ushqehet pa shprese
E mbrapa me mbeten ditet e humbura.
Gjate shetitjes takoj fytyra te njohura,
Por pa ty me eshte e zbrazet kjo rruge,
Ne fytyren time merr shprehje dhimbja
Ndergjegja e vrare do me zgjase netet e pa gjumsise
Une gjysme e fjetur marr arratine
Mundohem te ike prej teje, prej gjithckaje
Ne kafen me te afert sikur vajton Violina
Po ate ze vajtues qe me kujton cka ne ishim.
Ne zemren e vetmuar rendon malli i jetes
E mua ende me djeg zjarri i vjeter
Nga venat me rrjedh pika e fundit e gjakut
Eshte kah merr arrati jeta ime
Ne ulesen e afert nje qyqe ja thot kenges se vajtimit
Ajo me perkujton ashpersine e kesaj jete.
Ne zemer mbaj ftohtesine e dhimbjen shuaj
Po, do te zhdukem marr vendimin
Para pragut te shtepise sime, ne toke do te bie
Do te vdes e vetme, pa e pare lotin e tjerve
Do te vdes pa shikimin e nje njeriu te dashur
Se pa dashuri nuk kam force ta perballoj jeten.
Neser te gjithe do te thone. "Ai e deshti"
Vdiq se nuk mundi ta perballoj dhembjen.[/b][/color]

Loloku 20-06-04 09:12

Vjeshtė nė park

Gjethe tė verdha. Shi. Stola tė lagur dhe zbrazti. Vetėm nė plehra tė kalbura kundėrmon gjallėri. Lypsari i verdh kėrkon njė copėjete nė kontejner. Sa trishtim. Varfėri. Vjeshtė gjithandej. Lagėshti. Tmerr. Jeta ėshtė e lirė dėgjoj njė zė luksi nė parlament. Tė ngjitur pas foltores si lupsari nė kontejner...

qika_pr 21-06-04 14:56

Mesazh dashurie

Nnjoh mjerimin tend dhe mundimet e shpirtit tend,mangesit dhe semundjet e trupit tend,njoh ligesin tende,por nje lloj te them :”ME JEP ZEMREN TENDE ME DUAJ SIC JE”
Nese prźt te jesh engjull per ta braktisur veten ne dashuri ,nuk do te duash kurre!
Ndonse bie shpesh ne ato faje qe do te mos i beje me me nuk te te mos me duash ….MNe duaj sic je!
Dua dashurin e zemres tende te vobekt…. Dhe nese prźt te jesh i persosur nuk do te duash kurre!
Sigurishte,duq me kohe te te ndryshoj,por tani per tani te dua sic je,e deshiroj te besh te njejten gje … Dua te shikoj qe nga funderrinat e mjerimit te ngrihet dashuria!Dua net y nje britem te vazhdueshme zemre.Dua kengen e zemres tende,nuk kam nevoj as per shkencen e as per talentin tende,me intereson vetem nje gje te te shoh duke vepruar ne dashuri.
Sot,rri ne deren e zemres tende si nje “lypese”.Trokas dhe pres,pres,pres….Nxito te ma hapesh!Mos e pij mjerimin tende!Po ta njihje verte skamjen tende,do te vdisje nga dhimbja.dua qw edhe veprimin me te pa vlere te besh nga dashria.
Ma ked hen dashurin tende e une do jap dashurin time,e une te dua me shum se ti mund te mendosh….
Andaj mos harro”ME DUAJ SIC JE SEPSE TE DUA SIC JE”

Murgesha 03-07-04 20:39

[color=blue][b]U shetita per nja dy ore te mira ne temat e ndryshme te forumit. Rilexova shume kapituj, dikund me mberthente gazi e dikund vetullat e mia ngryseshin. Sa e bukur eshte te lexosh edhe njeher ato qe ti vet ke shkruar dhe reagimet e te tjereve ndaj shkrimit tend. Kete kenaqesi pata rast ta perjetoj ne kete dite monotone kur shiu ska mbarim, kur perjashta eshte nje natyre e egersuar dhe deshira per te dale jashte ka tretur.
Sa shkrime u bane, sa shkrime kane bere te tjeret, me nje harmoni qe rralle gjindet. Eshte i suksesshem ky forum nuk ka fjale.
Jemi bere nje familje e madhe e harmonishme dhe teper kerkuese per tu takuar e komunikuar me njeri tjetrin. Nuk i dihet ndoshta ne ndonje dite takohemi me ndonjerin prej nesh, me duket se do ta njihja menjeher qe ne fjalet e para, pa marre parasysh se cilin do te takoja.
Ne ket vend ku shpaloset shpirti i sejcilit prej nesh, nuk eshte e veshtire te bahet njohja. Jam e tera e futur ne boten e mendimeve. Sa e quditshme eshte jeta. Komunikojme, argetohemi, qeshemi e qajme me njeri tjetrin. A ka lumturi me te madhe se kjo???[/b][/color]

Honesty^uk. 04-07-04 12:01

[color=green][b]Ckemi ditaro,si ja ke kaluar keto dite..Spo me dukesh ne qejf..

He mor burr hajde ma thuaj te veshi ca ke...Mos e vrit shume mendjen se te gjithe ashtu jemi..Ja te tregoj cme ka ndodhur keto dite..Ndoshta i ndodh kujdo por e di qe te kam shok per koke dhe e di qe mund ti qaj hallet te ty.

Mendoj,enderroj,edhe me sy hapur ne te shumten e rasteve...Nuk e di cpo me ndodh...Nuk di pse prekem per cdo fjale dhe per cdo mendim..
Nuk e di pse mendoj kaq shume..sms-te pasonin njeri tjetrin dhe deshira per ti pare ishte aq e madhe sa edhe celi me binte nga dora kur i lexoja..Deri dje,,,,kur celi humbi..Ndoshta per fajin tim dhe per fajin e atij qe e gjeti dhe e mori.Por gjithesesi,celi me humbi,dhe mendoja si mund ti shkruaja dhe ti degjoja vetem per pak fjalet dhe zerin e embel te saj..
Akoma mendoj dhe jam duke enderruar edhe ne keto momente..Dicka nuk shkon,nuk e di cfare..Prekem me me te voglen fjale qe thote dhe me ben ta mendoj shume...Ndoshta edhe ajo eshte duke me menduar,nuk e di,ndoshta jo..Por gjithesesi dicka brenda meje me thote qe me mendon.
Perse gjithmone pas nje te mire vjen nje e keqe dhe mbas nje te keqe nje e mire..Mos eshte ndoshta nje ligj i pashkruar qe na pershkon te gjitheve dhe na ben te mendojme dhe per te..[/b][/color]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:46.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.