Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Biologji (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=181)
-   -   Nje menyre e re per te luftuar qelizat tumorale (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=25940)

~AnnA~ 13-11-08 00:24

Nje menyre e re per te luftuar qelizat tumorale
 
[IMG]http://1.1.1.5/bmi/www2.cnrs.fr/sites/communique/image/hadrontherapie1.jpg[/IMG]

Nje menyre e re per te luftuar qelizat tumorale eshte zbuluar nga kerkuesit e Laboratorit te goditjeve atomike dhe molekulare te Universitetit te Parisit 11 dhe nga ata te laboratorit te Gjenotoksologjise dhe cikleve qelizore te Institutit Kyri ([URL="http://www.curie.fr/"][COLOR=#36769c]Institut Curie[/COLOR][/URL]). Kjo metode konsiston ne futjen ne qeliza te atomeve te rende si platini. Keto te fundit duke u eksituar ionizojne molekulat rreth tyre, duke mundesuar rritjen me rreth 50% te mundesive te tyre per tu eliminuar. Nje tjeter aspekt i rendesishem i kesaj terapie eshte fakti se duke qene se jonet e leshuar sulmojne qelizat perreth vetem pasi humbin energjine, pra ne fund te rruges se tyre, duke kontrolluar rrezatimin mund te mbrohen me se miri qelizat dhe indet e shendetshme. Kjo do ta ulte se tepermi rrezikshmerine e terapise e cila do te kishte shume me pak pasoja tek pacientet (jo me humbje te flokeve, dobesim, zbehje etj.)
Hapja me 2012 e nje qendre ne Lion do te mundesoje zbatimin e nje terapie te bazuar mbi te njejtin koncept, por me te avancuar dhe te bazuar mbi jonet e karbonit (si qendra HIMAC ne Japoni).
[I]Ne figure paraqitet vrojtimi i atomeve te platinit ne qeliza ne faza te ndryshme te terapise[/I]. [I]Sic shihet ne foton e fundit therrmijat (pikat e verdha) nuk jane te perqendruar ne berthamen e qelizes por rreth saj.[/I]
Burimi: [URL="http://www2.cnrs.fr/presse/communique/1385.htm"][COLOR=#36769c]CNRS[/COLOR][/URL]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:54.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.