Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=144)
-   -   Ndėrroi jetė presidenti i Kosovės Dr Ibrahim Rugova (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=18727)

Barb|Ka 29-01-06 01:13

[quote=Psikologu]Ne vargune kengeve , nė kengen e ardheshme tė trimeris, burreris e ndershmeris je TI , dhe do tė jesh TI, e cdo here vetem TI.
Pse , e kush pėrpos teje , e kush pas teje, a thua ne token tonė tė shtrenjet do tė lindin burrat , dijetaret, studjuesit , kombtaret sikur TI.
Jo, duhet kohė e kohė qe tė lindin e tė rriten , por mudnen tė frymezohen , tė mesohm nga TI , por jo tė jenė si TI.
TI, zerin e Dardanisė e pėrhape dh e percjelle ne cdo skėj tė botes, ne cdo vend ku ka ecur dhe shkelur kemba e njeriut. e TI , tash pushon nė paqe dhe nė amshim , por NE , pa ty , i kalojmė keto ditė me plotė merzi , me munges dhe me mallengjim.
Jetimet e kan keshtu , se ne kohen mė tė duhur u vdesė baba, u vdesė gezimi, qė tė mbesin me lot pėr sy , e mė zemer tė thyer.
A thua pse?
Tė pakten sikur tė na shifje nga mergata se sa shumė na mungon , e dij se do tė vije prapė qė tė na dhurosh edhe njehere buzqeshjen tende trimerore, tė na dhurosh e thuash fjalet me tė urta e me tė matura qė kurrė nuk munden tė peshohen , kurrė nuk munden tė jėnė tė dobeta, fyese e as ngacmuese.
TI dhe vetem TI ,je dhe do tė jesh e mbetesh flamurtar i parė nė historin tonė.
Pushofshė ne paqe e lavdi pėr ty cdo herė , cod hre , pėrderisa ti themi bukes bukė , e ujit uji.

Lavdi vepres.
Lavdi jetes.
Lavdi dituris dhe Lavdi menuqris , burreris dhe trimeris tende.

Je dhe do tė jesh cdo here ne zemrat tona, ne kujtimet tona, ne krenarit tona qė tė kishim ne mesin tonė.


Lavdi dr:Ibrahim Rugova.[/quote]

Me pelqej shume [b]Analisti ose Psikologu :wink: [/b]

Psikologu 29-01-06 12:09

[size=6][b]Rehn: Standardet ēojnė Kosovėn drejt Evropės[/b][/size]

[b]
Rehn:[/b] [i][b]Plotėsimi i standardeve qė Kosova tė shkojė drejt Evropės
Komisioneri pėr zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, i tha BBC-sė se rruga mė e mirė pėr Kosovėn qė tė sigurojė perspektivėn evropiane ėshtė vazhdimi i pėrmbushjes sė standardeve.
Zoti Rehn, qė mori pjesė nė varrimin e presidentit Rugova, tha se vdekja e tij erdhi nė njė moment kritik pėr procesin e bisedimeve.
Ai, sė bashku me shefin e diplomacisė evropiane, Havier Solana, u ka bėrė thirrje udhėheqėsve shqiptarė qė tė bashkohen.
Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Rehn nė Prishtinė.[/b][/i]
[b][i]Mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar perspektivėn evropiane ėshtė qė tė punohet pėr pėrfundimet e suksesshme tė procesit tė statusit. Kjo gjithashtu nėnkupton pėrmirėsimi i standardeve nė kuptimin e decentralizimit, mbrojtjen e pakicave.[/i][/b]
[i]
Ollie Rehn, komisioneri evropian pėr zgjerimin [/i]
[b]
BBC:[/b] Zoti Rehn, Kosova po hyn nė njė fazė tė re, atė tė pas Rugovės. Si e shihni tani situatėn kėtu?
[b]Zoti Rehn:[/b] Kam ardhur qė tė ndaj ēaste tė dhimbjes me njerėzit e Kosovės dhe tė shpreh simpatinė tonė e tė mbaj zi. Tani ėshtė me rėndėsi qė tė respektohet trashėgimia e presidentit Rugova dhe kjo mė sė miri do tė bėhej nėse sigruohet se Kosova e kupton perspektiven e saj evropiane.
[b]
BBC: [/b]Nėse ju besoni se perspektiva evropiane ėshtė e ardhmja e Kosovės, atėherė si do tė arrihet kjo rrugė deri nė Evropė?
[b]Zoti Rehn:[/b] Mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar perspektivėn evropiane ėshtė qė tė punohet pėr pėrfundimet e suksesshme tė procesit tė statusit. Kjo gjithashtu nėnkupton pėrmirėsimi i standardeve nė kuptimin e decentralizimit, mbrojtjen e pakicave. Me qėllim qė kjo tė ndjek negociatat pėr statusin, unė besoj se do tė ketė unitet tė udhėheqjes nė Kosovė dhe kapacitete efektive pėr tė negociuar pėr statusin.


[i][b] Ėshtė menēuri pėr tė bėrė thirrje pėr stabilitet dhe unitet nė mesin e udhėheqjes politike.[/b][/i]


[b]Ollie Rehn, komisioneri evropian pėr zgjerimin [/b]

[b]BBC:[/b] Tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė po bėjnė thirrje pėr unifikim tė faktorit politik shqiptar nė kėtė kohė. Keni parė ju apo mos po parashihni probleme nė mesin e udhėheqjes kosovare pas Rugovės?
[b]Zoti Rehn:[/b] Ne tė gjithė i dimė tensionet e tė kaluarės brenda shoqėrisė kosovare dhe gjithashtu i dimė edhe ngjarjet e tė kaluarės. Prandaj ėshtė menēuri pėr tė bėrė thirrje pėr stabilitet dhe unitet nė mesin e udhėheqjes politike. Ėshtė nė interes tė Kosovės qė tė ndjek me sukses bisedimet pėr statusin dhe qė tė krijojė njė vend tė Kosvės nė Evropė.

[b]BBC:[/b] Cka mund tė bėjė tani Evropa dhe ju si komisioner i BE-sė, pėr Kosovėn.
[b]Zoti Rehn:[/b] Parasėgjithash ne po e mbėshtesim Martti Ahtisaarin nė pėrpjekjen e tij pėr tė ndihmuar njė zgjidhje pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Mbi tė gjitha ne po planifikojmė qė nė fazėn e ardhshme, pavarėsisht nga rezultati i bisedimeve pėr statusin, tė bėjmė detyrėn tonė sė bashku me udhėheqjen e Kosovės qė tė sigurojmė pėr Kosovėn njė pėrputhje me perspektivėn evropiane. Ne po ofrojmė burime tė rėndėsishme dhe do tė vazhdojmė t'i ofrojmė ato, psh nė fushėn e ligjit dh e tė rendit, polici, sistemin juridik si dhe nė fushėn e zhvillimit ekonomik. Besoj se kur tė kemi njė zgjidhje pėr statusin ne tė gjtihė do tė kemi mė shumė mundėsi tė zhvillojmė ekonominė nė Kosovė. Natyrisht ne duhet tė punojmė pėr standardet dhe kjo nėnkupton se Kosova do tė mund tė bėhet njė shoqėri zemėrgjerė dhe shumėkombėshe.

[b]BBC:[/b] Ju e pėrmendet zotin Ahtisaarin. A parashihni ndonjė problem pėr bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pas vdekjes sė zotit Rugova.
[b]Zoti Rehn:[/b] Natyrisht se vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Vdekja e tij erdhi nė njė moment kritik pėr procesin e bisedimeve. Por kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė tė tregohet uniteti dhe njė organizimin mė efektiv i negociatave nga ana shqiptare me qėllim qė kur presidenti Ahtisaari ėshtė i gatshėm t'i ftojė pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe Beogradit pėr bisedime, pala kosovare tė jetė e bashkuar dhe me njė mandat tė qartė qė do tė ndihmojė pėrparimin nė bisedime.

[b]BBC:[/b] Ju takuat udhėheqjen shqiptare gjatė kohės sa po qėndronit nė Prishtinė. Dhe pėrveē thirrjes pėr bashkim, ēfarė porosie tė qartė u dhatė atyre?
[b]Zoti Rehn:[/b] Ne takuam udhėheqjen kosovare dhe zotin Soren Jessen-Petersen dhe nė ditėn e varrimit tė presidentit ne shfaqėm simpatinė tonė dhe ndamė dhimbjen me popullin e Kosovės. Ne gjithashtu diskutuam me ta tė ardhmen sepse kjo ėshtė ajo qė presidenti Rugova do ta donte. Ne kemi nėnvizuar vendosmėrinė tonė pėr procesin e bisedimeve dhe kemi nėnvizuar faktin se na duhet stabiliteti dhe uniteti i udhėheqjes kosovare.

[b]BBC: [/b]U thatė ju atyre se e doni njė president konsensual pas Rugovės?
[b]Zoti Rehn: [/b]Pėrveē pėrqėndrimit nė kėto ēaste tė ndjeshme dhe tė dhimbshme ne kemi biseduar me udhėheqjen kosovare pėr tė ardhmen e Kosovės. Ne besojmė se ata do tė kenė mundėsi qė tė bashkohen dhe kjo do tė ketė efekte nė bisedimet pėr statusin.

[b]BBC:[/b] Zoti Rehn a i ka BE-ja dyert e hapura tani pėr Ballkanin Perėndimor?
Zoti Rehn: Po. BE-ja e ka pėrkushtuar veten pėr njė perspektivė evropiane pėr Ballkanin Perėndimor. Nė fakt ne sot do tė paraqesim njė numėr propozimesh pėr hapat e ardhshėm nė Ballkanin Perėndimor dhe pėr perspektivėn e kėtij rajoni nė BE. Kur vendet tė plotėsojnė kriteret pėr hyrje, nė ē'gjė ne po i ndihmojmė kėto vende janė tė mirėseradhura nė BE dhe kjo i referohet gjithė vendeve tė Ballkanit.

schütze 29-01-06 16:34

Ngushllimet e mia me te sinqerta per familjen Rugova,dhe per qdo shqiptar
jemi krenar per punen dhe vepren e [b]Dr.Ibrahim Rugova[/b]
jemi krenar qe populli yn ka pas dhe ka njerz te till,dhe gjithmon do krenohemi qe patem fat te kemi nje legjend siq ishte presidenti [b]Rugova[/b]
[b]LAVDI;QOFT I LEHT DHEU I KOSOVES[/b]
me dhimbje te madhe
schütze

Psikologu 29-01-06 21:41

[size=6][b]Kryetarja e Senatit belg An-Mari Lizen ka ngushėlluar Familjen e Presidentit Rugova dhe popullin e Kosovės[/b][/size]

Prishtinė, 28 janar - Kryetarja e Senatit belg An-Mari Lizen (Anne-Marie Lizin) me anė tė njė mesazhi ka ngushėlluar Familjen Rugova dhe popullin e Kosovės, me rastin e vdekjes sė Presidentit Ibrahim Rugova.
"Nė emėr tė Senatit dhe nė emrin tim personal i shpreh ngushėllimet tona mė tė thella Familjes sė z. Ibrahim Rugova dhe popullit tė Kosovės, me rastin e vdekjes sė Presidentit tė tyre.
Ne pėrshėndesim dhe respektojmė njė lider qė ėshtė munduar tė realizojė sa mė mirė objektivin e tij, nė njė mėnyrė joviolente dhe pėr ēka na vjen keq qė nuk ka pasur fatin tė shohė realizimin e pėrpjekjeve tė tij", shkruan ne masazhin e saj zonja Lizen.
Kryetarja e Senatit Belg, paoshtu tė enjtėn nė krye tė njė delegacioni zyrtar tė Beglgjikės mori pjesė nė ceremoninė mortore tė Presidentit Rugova nė Prishtinė.
Telegrame ngushėllime nga Belgjika kanė dėrguar edhe personalitete tė njohura tė institucioneve belge, Jos Chabert, nėnkryetar i parė i Parlamentit tė Brukselit dhe ish-kryetar i regjionit tė Brukselit, Jef Ulburgs dhe Ivo Mols, kordinatorė tė Komitetit "Balkan – Kosovo".

Psikologu 29-01-06 21:45

[size=6][b]Punohet pėr ngritjen e Mauzoleut, ndėrsa homazhet vazhdojnė
28.01.2006 14:31 ET Prishtinė (KosovaLive)[/b][/size]

Punimet pėr ndėrtimin e Mauzoleut po vazhdojnė, ndėrkohė qė shumė njerėz, zyrtarė institucionesh si dhe aktivistė politikė po i bėjnė homazhe varrit tė kryetarit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė Varrezat e Dėshmorėve nė Velani tė Prishtinės.

Psikologu 29-01-06 22:03

[b]PRISHTINĖ [/b]
Edhe nė ditėn e shtatė tė zisė sė pėrgjithshme shpallur pėr tė nderuar figurėn e presidentit tė ndjerė tė Kosovės Ibrahim Rugova, qytetarė tė shumtė kanė vazhduar tė bėjnė homazhe te varri i tij nė Prishtinė.
Qytetarėt thanė se kanė ardhur pėr ta nderuar kujtimin e tyre pėr presidentin Rugova dhe pėr ta falėnderuar atė pėr tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr Kosovėn.
Edhe sot flamujt kanė vazhduar tė mbeten nė gjysmėshtizė jo vetėm para institucioneve, por edhe nė sheshin kryesor tė Prishtinės.
[b] BBC[/b]

progoni 30-01-06 00:25

Pikllim edhe per mergates shqiptare


Ne pamundesi qe te jen pran gjithe atyre bashkombaseve te vete,sadokudo mergata shqiptare u organizua bile se paku ket dhimje ta ndiejen bashkarisht.

[URL=http://img12.imageshack.us/my.php?image=hpim01200wa.jpg][img]http://img12.imageshack.us/img12/7008/hpim01200wa.th.jpg[/img][/URL] perkulja e nje nene.
[URL=http://img5.imageshack.us/my.php?image=hpim01603zg.jpg][img]http://img5.imageshack.us/img5/1865/hpim01603zg.th.jpg[/img][/URL]
vaji i Elzes ,gazetares se B3gjermane qe enkas nga spitali kishte ardhur per tu perkulur per ket BURRE qe e keni dhurat nga qielli na tha AJO.
[URL=http://img71.imageshack.us/my.php?image=hpim01218gv.jpg][img]http://img71.imageshack.us/img71/937/hpim01218gv.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img41.imageshack.us/my.php?image=hpim01224bc.jpg][img]http://img41.imageshack.us/img41/8884/hpim01224bc.th.jpg[/img][/URL] ardhje te organizuar te familjeve.
[URL=http://img18.imageshack.us/my.php?image=hpim01242kv.jpg][img]http://img18.imageshack.us/img18/7135/hpim01242kv.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img31.imageshack.us/my.php?image=hpim01521er.jpg][img]http://img31.imageshack.us/img31/5935/hpim01521er.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img36.imageshack.us/my.php?image=hpim01518fc.jpg][img]http://img36.imageshack.us/img36/6333/hpim01518fc.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img36.imageshack.us/my.php?image=hpim01539nn.jpg][img]http://img36.imageshack.us/img36/1900/hpim01539nn.th.jpg[/img][/URL]ardhje te organizuara ne grupe.
[URL=http://img299.imageshack.us/my.php?image=hpim01283qa.jpg][img]http://img299.imageshack.us/img299/1276/hpim01283qa.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img299.imageshack.us/my.php?image=hpim01257xk.jpg][img]http://img299.imageshack.us/img299/8427/hpim01257xk.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img299.imageshack.us/my.php?image=hpim01275pw.jpg][img]http://img299.imageshack.us/img299/3174/hpim01275pw.th.jpg[/img][/URL] [URL=http://img54.imageshack.us/my.php?image=hpim01323bn.jpg][img]http://img54.imageshack.us/img54/1921/hpim01323bn.th.jpg[/img][/URL] gaditu para HEROIT
[URL=http://img54.imageshack.us/my.php?image=hpim01333xr.jpg][img]http://img54.imageshack.us/img54/87/hpim01333xr.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img54.imageshack.us/my.php?image=hpim01347ie.jpg][img]http://img54.imageshack.us/img54/654/hpim01347ie.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img54.imageshack.us/my.php?image=hpim01476bm.jpg][img]http://img54.imageshack.us/img54/473/hpim01476bm.th.jpg[/img][/URL][URL=http://img468.imageshack.us/my.php?image=hpim01611mp.jpg][img]http://img468.imageshack.us/img468/3858/hpim01611mp.th.jpg[/img][/URL] betmi para heroit.

p.s
Jan kto foto te vetem te oreve te para ne organizimin per ta kujtuar [b]
BABAIN E KOMBIT[/b]

Psikologu 30-01-06 15:59

[size=6][b]Vazhdojnė homazhet pėr simbolin e pavarėsisė - Ibrahim Rugova[/b][/size]



Prishtinė, 30 janar - Nderimet pėr Presidentin Ibrahim Rugova, po vazhdojnė me homazhe pranė varrit tė tij nė Velani.
Sot pėr homazhe ishin njė delegacion i Grupit parlamentar tė LDK-sė nė ora 12.00, tė cilėt kanė vendosė kurora lulesh. Ndėrsa, mė vonė ishte ministerja e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrmkolli me gjithė kabinetin e saj dhe tė strukturave tė tjera udhėheqėse tė ministrisė, pastaj kėshilltari i Presidentit tė Kosovės, Skender Hyseni,
Edhe sot po vazhdojnė homazhet pranė varrit tė Presidentit tė ndjerė tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova. Qytetarė tė shumtė nga vendi dhe diaspora po vazhdojnė tė bėjnė nderime te varri i tij nė lagjen Velania nė Prishtinė. Pėrveē qytetarėve, homazhe sot kanė bėrė edhe Grupi parlametar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė cilėt shprehen dhembjen e thellė pėr humbjen e Presidentit Rugova, ndėrsa apeluan pėr unitet dhe forcė, tė cilat thanė se duhet tė jenė nė prag tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Fatmir Sejdiu, i propozuar nga LDK-ja pėr trashėgimtar tė postit tė Presidentit Rugova, tha: "Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė humbja mė e madhe qė e kemi pėrjetuar dhe ai mbetet njė personalitet i pazėvendėsueshėm".
Kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova vunė edhe tre kėshilltarėt e Presidentit Rugova, Skender Hyseni, Muhamet Hamiti e Berim Ramosaj si dhe Elmi Berisha, pėrfaqėsues i ndėrlidhjes nė zyrėn e senatorit Bob Doll nė Uashington.
Ndėrsa, ministrja e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrmkolli qė ishte pėr homazhe me kabinetin e saj, dhe gjithė strukturat udhėheqėse tė ministrisė, tha se kjo ėshtė njė dhembje pėr tė gjithė e sidomos pėr ata tė cilėt punuan njė kohė tė gjatė me dr.Rugovėn. "Pėrfaqėsuesit e mekanizmave tė kėsaj ministrie erdhėm pėr t'i bėrė nderime Presidentit tonė tė dashur. Ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn ndėrrimi jetė i Presidentit, i kėtij kolosi tė pavarėsisė sė Kosovės”, tha Tėrmkolli duke shtuar se mbetet detyrė e madhe dhe supreme qė ta ēojmė deri nė fund vizionin, idealin dhe amanetin e tij.
Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, qė poashtu ishte pėr homazhe, tha se po punohet vazhdimisht nė pėrmirėsimin dhe rregullimin e infrastrukturės sė varrit tė Presidentit mė qėllim qė sė shpejti ky varr tė marrė pamjen e duhur, ēfarė i ka hije njė personaliteti siē ishte doktor Rugova. Mė vonė pėr vizitė ishte edhe kryesia e Forumit Rinor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė mesin e shumė delegacioneve tė tjera nga vendi ishin edhe ai i Kuvendit Komunal tė Prizrenit tė kryesuar nga Eqrem Kryeziu, kryetar. Poashtu homazhe kanė bėrė edhe anėtarėt e Ansamblit Kombėtar "Shota".
Qytetarė tė shumtė nga vendi dhe diaspora, kanė vazhduar si pėr uikend ashtu edhe sot tė bėjnė nderime te varri i Presidentit Rugova.
Deri mė sot nė varrin e Presidentit Rugova kanė bėrė homazhe me dhjetėra mijėra qytetarė dhe delegacione, ndėrsa pritet qė aty tė ndėrtohet mauzoleu kushtuar Presidentit.

Urata 02-02-06 19:41

[b]Rugovasit e 13 katundeve nderojnė Presidentin Rugova[/b]

[img]http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060202_rugovasit1.jpg[/img]

[img]http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060202_rugovasit2.jpg[/img]




Prishtinė, 2 shkurt – Tė paktė do tė kenė mbetur ata qytetarė qė s'kanė bėrė homazhe pėr Presidentin Rugova, qoftė derisa trupi i Tij, ndodhej ende nė shtėpinė e tij, pastaj nė hollin e Kuvendit tė Kosovės, dhe tash kėto ditė nė vendin ku po prehet pėrgjithnjė ai. Madhėshtia e personalitetit tė tij, i ka dhėnė kujtimin mė tė nderuar bashkėkohėsve tė tij, dhe ky kujtim duket se aspak nuk ėshtė zbehur qė nga 21 janari, kur filluan ta nderojė si njė shenjtorė.
Tė veēantė e ka bėrė peisazhin e dhimbshėm dhe krenarė nė "Varrezat Pėrkujtimore" nė Velani, prania e sotme e anėtarėve tė Ansamblit folklorik tė kėngėvė dhe valleve "Rugova", dhe tė burrave, grave e tė rinjve nga 13 katunde tė Rugovės, nga e cila krahinė e kishte prejardhjen Presidenti.
Vesel Nikēi, drejtues i kėtij ansambli, si i gjithė grupi i veshur me rroba kombėtare, ashtu si edhe kolėgėt e tij, tha se dhembja e tij ėshtė e madhe pėr vdekjen e presidentit Dr.Rugova, por njėkohėsisht duke shfaqur krenarinė qė kishim njė personalitet kaq madhėshtorė. Rugovasit kishin ardhur nė mėnyrė tė organizuar, me veturat e tyre, por edhe me autobusė, tė paktėn 400 veta. "Nuk e di as vetė saktėsisht, por e di qė kėtu janė njerėz tė farefisit tonė dhe tė Presidentit Rugova nga tė gjitha katundet e Rugovės", tha Agim Nikēi.
Kėta njerėz, pos veshjes karakteristike qė kishin, burrat e asaj krahine kryengritėse, mbajnė edhe shallin e gjatė, ndėrsa njė tė ngjashėm, por modern, e mbante Presidenti Rugova, tė cilin pos tjerash kishte thėnė se do ta hiqte ditėn qė do tė njihej pavarėsia e Kosovės. Disa nga ata, as sot nuk i mbanin lotėt. Vesel Nikēi, u thoshte burrave me shallė: mos u mėrziti, se loti nuk ėshtė pėr burra.
Tė ardhurit nga krahina e Rugovės ishin kryesisht nga fshatrat Malaj, Drelaj, Haxhaj, Shtupeē i Madh, Shtupeē i Vogėl, Koshutan, Kuqishtė, Pepaj, Stankaj, Bogaj, Reka e Allagės, Shkreli, i bėnė nderimin Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe vunė kurora lulesh.
"Dhembje kanė tė gjithė, por ne e kemi pasur edhe tė gjakut. Si mund tė dihet, tė parėt e Presidentit Rugova dikur herėt kanė jetuar nė katundin Malaj. Diku rreth vitit 1910 njė pjesė e familjes sė tė parėve tė Presidentit janė shpėrngulur dhe vendosur nė Cercė tė Istogut", tregonte Tahir Lajēi.
Ndėrkohė, derisa vazhdonim bisedėn tonė erdhi njė grup nxėnėsish tė shkollės fillore “Faik Konica” tė Prishtinės, duke mbajtur lule tė njoma nė duar pėr nderim tė Presidentit tė ndjerė.
“Nuk kanė tė ndalur kolonat e vizitorėve qė prej orėve tė mėngjesit. Po vijnė nga tė gjitha anėt e Kosoėvs. Vijnė mė shumė tė organizuar qytetarė jashtė Prishtinės, por edhe individualisht. I shihni edhe vetė kėto kurora lulelesh”, thotė Ukshin Haliti, njėri nga truprojet e Presidentit Rugova.

Urata 02-02-06 19:42

[b]Shqiptarė katolikė e muslimanė u lutėn nė Grac tė Austrisė pėr Presidentin Rugova[/b]
Grac, 2 shkurt - Tė dielėn e kaluar nė kishėn St. Leonhard nė Grac tė Austrisė, u mbajt njė meshė e pėrshpirtshme e quajtur "Mesha e dritės" nė gjuhėn shqipe pėr Presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Nė kishėn e pėrmbushur me besimtarė katolikė e muslimanė, tė gjithė i kishin tė drejtuar sytė ka qielli duke e lutur Zotin pėr shpirtin e Presidentit dhe duke e lutur Zotin pėr tė ardhmen e Kosovės me qytetarėt e saj.
Meshėn e celebroi Don Kolė Gjergji, prift nė famullinė Bruck an der Mur dhe njėkohėsisht pėrgjegjės pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Steirmark me seli nė Graz.
Nė aspektin muzikor tė kėsaj meshe u pėrkujdesėn motrat e nderit, shqiptare qė jetojnė nė Grac: Rita Marjakaj me kitare, Lumnie Frrokaj, Angjelina, si edhe Agneza Marjakaj dhe shumė besimtarė qė iu bashkangjitėn kėngėve kishtare.
Besimtarėt katolikė dhe qytetarėt e pranishėm ishin nga gjithė Kosova, Shqipėria dhe nga Maqedonia. Fotografia e tė ndjerit President ishte vėnė para altarit nė kishė me plot lule e stolisur dhe mė njė qiri tė ndezur duke u shkrirė sikur qė e shkriu jetėn e me punė vetė Presidenti.
[b]Meshtari Don Kolė Gjergji ndėr tė tjera theksoi Presidenti Rugova ishte njeri i durimit, njeri i paqes, qė i tregoi botės pėrkufizimin se ē'ėshtė paqja dhe si ajo duhet tė jetohet; njeri i qėndresės, i trimėrisė, i tolerancės, i guximit, i urtisė, i butėsisė, i menēurisė, i maturisė dhe i konstruktivitetit njerėzor, kulturor, letrar e politik. Pra ishte njė Njeri universal pėr tė gjithė, me tė gjithė dhe i tė gjithėve. Miku mė i madh i miqėsisė dhe dashurisė gjithėnjerėzore.
Njeriu qė me kohė e mėsoi mirė atė fjalėn e urtė popullore se "miqtė janė krahėt e njeriut!" dhe tė cilėn e bėri bazament dhe filozofi tė jetės dhe tė veprimtarisė sė tij. Njeriu qė fliste pak, por jehona e tij njerėzore e kulturore pėr paqe, shpresė e dashuri arriti te tė gjithė njerėzit e rruzullit tokėsor, tha ai. Kosova e humbi Rugoven, por fitoi miq, tash e pamė se kush ishte Ai, sepse e gjithė bota ishte me ne pėr tė. [/b]
Kur vdiq Nėnė Tereze, njė kardinal hungarez thoshte pėr tė: "Populli shqiptar nuk mund tė jetė njė popull i vogėl qė i dha botės njė nėnė kaq tė madhe"! Dhe sot: "Populli shqiptar nuk mund tė jetė njė popull i vogėl qė i dha botės njė njėri, njė babė kaq tė madh tė ditėve tona"!, tha meshtari Don Kolė Gjergji.

Medvegjalija 03-02-06 01:40

Vdekja e parakohshme e Ibrahim Rugoves
 
Me vdekjen e parakohshme tė Ibrahim Rugoves Kosova e humbi:


...Njė shqiptar.
...Njė intelektual.
...Njė doktor shkence.

Ibrahim Rugova e ka dhėnė kontributin e madhė nė rezistencen paqėsore tė popullit shqiptar nė Kosovė.
Ibrahim Rugova ishte njė shkenctar i madhė.
Gjat luftes dhe pas luftes nė Kosovė u bėnė diso lėshime dhe gabime nė prezidenc,por apsolutisht pa fajin e Rugoves.
I shprehi ngushlime tė sinqerta familes tė Ibrahim Rugoves dhe mbar popullit shqiptar nė Ballkan.


LAVDI JETES DHE VEPRES TĖ IBRAHIM RUGOVES




Ajet Ajeti nga Zvicėra

Kastri 03-02-06 17:46

................................
................................


Me pake vonese,por me SINQERITETINE Shpirtrore,shprehe ngushllimete nga Zemra,per familejene e PRESIDENTITE,edhe gjithe popullite.
LAVDI Dr-IBRAHIM RUGOVA.

Lulani 04-02-06 01:23

Tė nderuar,

Tė gjithėve shqiptarėve nė botėn mbarė, atyre qė pėrkrahė mė tė madhin e shqiptarisė DR. Ibrahim Rugovėn u shprehi ngushllime mė tė sinqerta njerzore.

Falenderoj edhe ata qė mė ngushlluan mua edhe nė forum por edhe nė shtėpinė time.

I lehtė i qoftė dheu i Kosovės Dardane Dr. Ibrahim Rugovės.

Urata 04-02-06 18:11

Njeriu vdes/varroset ashtu siq rrojti...
Rrojti per popull dhe me popull...
e nderuan populli...

Urata 04-02-06 18:12

ps: e nderuan per here te fundit populli...


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:07.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.