Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-07, 09:11   #8
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Statusi i gruas para Islamit


Ajo qė mendohet me "para Islamit" kėtu ėshtė periudha e njohur si xhahilije [ditėt e injorancės], nė tė cilėn jetonin Arabėt nė veēanti dhe e gjithė bota nė pėrgjithėsi. Kjo ishte kur njerėzit s'kishin ndonjė tė dėrguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarė udhėzimi.

Nė shumicėn e rasteve, gruaja e kėsaj periudhe jetonte nė kushte mjaft tė rėnda, posaēėrisht nė shoqėritė Arabe, ku ata urrenin qė t'u lindte vajzė. Pra, midis Arabėve ishin ata qė i varrosnin vajzat e tyre ndėrsa ato ishin ende tė gjalla, gjersa ajo vdiste nėn dhé. Dhe, midis tyre ishin ata qė i linin tė jetonin vetėm qė tė jetonin njė jetė poshtėruese dhe degraduese. Allahu thotė:"Kur ndonjėrit nga ata i vinte lajmi pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij bėhej e errėt dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerėzit pėr shkak tė lajmit tė keq qė pranonte. A do ta mbajė atė me turpėrim apo do ta varrosė nė dhé?" Padyshim, i lig ėshtė vendimi i tyre."[Nahl:58-59]


Allahu thotė:"Dhe kur foshnja femėr, e cila ėshtė varrosur nė tokė, tė pyetet se pėr ēfarė mėkati ėshtė vrarė ajo."[et-Tekuir:8-9]


Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femėr qė ėshtė varrosur e gjallė dhe ėshtė lėnė tė vdesė brenda nė tokė. Dhe, po tė kursehej nga varrosja pėr sė gjalli dhe tė lihej tė jetonte, atėherė, vėrtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar njė jetė degraduese. Kjo meqė asaj nuk i lejohej qė tė trashėgonte hise nga prona e tė afėrmėve tė saj, pavarėsisht ēfarė pasurie posedonte ai dhe pavarėsisht nga skamja apo nevoja e skajshme qė ajo mund tė kishte. Nė fakt, ajo pjesėtohej si pjesė e pronės sė burrit tė saj tė vdekur, mu siē pjesėtoheshin paratė e tij nė trashėgimi!


Asokohe mund tė gjindeshin njė numėr i madh grash qė jetonin nėn njė njeri, meqė ata nuk kishin ndonjė kufi pėr numrin e grave qė mund t'i martonin. Kėshtu qė ata nuk shfaqnin kurrfarė interesimi pėr atė se ēfarė mund t'u ndodhte grave si rezultat i kėsaj, siē ėshtė jetesa nė kushte shtrėnguese, parehatia dhe drejtėsia.



Satusi i gruas pas Islamit


Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi kėto padrejtėsi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetėbesimin nė njerėzimin. Allahu thotė:"O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr."[el-Huxhurat:13]


Kėshtu, Allahu pėrmend qė ajo ishte ortake e burrit nė zanafillėn e njerėzimit dhe njėlloj, ajo ėshtė ortake mė burrin shprehur nė shpėrblimin apo denimin pėr veprat e bėra. Allahu thotė:"Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė mashkull apo femėr, ndėrsa ėshtė besimtar[e] i vėrtetė, atij do t'i japim njė jetė tė mirė dhe do ta shpėrblejmė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr atė qė bėnte."[en-Nahl:97]


Allahu thotė:"Kėshtu qė Allahu t'i denojė mashkujt dhe femrat hipokritė dhe mashkujt dhe femrat idhujtarė."[el-Ahzab:73]


Dhe, Allahu ka ndaluar qė femra tė konsiderohet si pasuri trashėguese nė pasurinė e burrit tė saj tė vdekur, siē thotė:"O ju qė besoni, ju ėshtė ndaluar tė trashėgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]


Pra, Allahu i dha asaj pavarėsi nė individualitetin e saj, nė mėnyrėn qė asaj iu mundėsua tė trashėgojė nė kundėrshtim me tė qenit objekt trashėgimie. Dhe, Allahu i dha gruas tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė afėrmėve tė saj. Allahu thotė:"Duhet tė ketė hise pėr mashkullin dhe hise pėr femrėn nga ajo qė lihet nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, qoftė ajo pronė e vogėl apo e madhe."[en-Nisa:7]


Allahu thotė:"Allahu ju urdhėron nė lidhje me trashėgiminė e fėmijėve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nėse ka vetėm bija, dy apo mė shumė, hisja e tyre ėshtė dy tė tretat e trashėgimisė; nėse ėshtė vetėm njė [bijė], pjesa e saj ėshtė gjysma."[en-Nisa:11]


Kjo vlen po ashtu edhe pėr tekstet tjera ku qėndron se gruaja mund tė trashėgojė, qoftė ajo nėnė, bijė, motėr, apo grua.


Nė sferėn e marrėdhėnieve martesore, Allahu e kufizoi martesėn e mashkullit me mė sė shumti katėr gra, me kusht qė ai t'i trajtojė tė gjitha gratė e tij me drejtėsi dhe barabartė sipas mundėsive tė tij. Dhe, Ai e detyroi burrin qė tė jetojė me to nė dashamirėsi, siē thotė:"Dhe jetoni me to ndershmėrisht."[en-Nisa:19]


Ai e bėri dhuratėn tė drejtė tė saj dhe urdhėroi qė ajo t'i jepet asaj tėrėsisht, pėrveē asaj ēka ajo lejon nga vullneti i mirė. Allahu thotė:"Dhe jepjani gruas dhuratėn me bujari. E, nėse ato, nga vullneti i mirė i tyre, e zvogėlojnė ndonjė pjesė tė saj, merreni atė dhe shijoni atė pa frikė nga pasojat."[en-Nisa:4].....


www.mburoja.net



__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė