Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-07, 11:47   #9
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Hidherimi per shkak te femijeve te gjinise femrore

“Dhe kur i vjen lajmi pėr lindje tė vajzės, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe pėrbrenda mbushet plot hidhėrim qė zien! Ai fshihet me turp nga njerėzit pėr shkak tė sė keqes qė ia njoftuan. A ta mbajė atė me dhimbje e i poshtėruar, apo ta mbulojė atė nė tokė? A nuk ėshtė me tė vėrtetė i ligė gjykimi i tyre
(Nahl, 58-59).

Ky gabim nuk paraqet vetėm gabim nė edukim, por edhe nė besim - akide
.
Pėr fat tė keq, madje edhe sot, nė kohėn bashkėkohore tė pėrparimit tė gjithanshėm, kemi raste mjaft tė shpeshta kur disa prindėr hidhėrohen e tėrbohen kur Allahu iu dhuron fėmijė tė gjinisė femėrore. Disave kjo u vie aq vėshtirė, saqė ndiejnė turp, kėshtu qė zemėrohen rėndė me bashkėshorten e vet duke ia bėrė tė pamundur fėmijės jetėn normale qė nė fillim. Nuk ka kurrfarė dyshimi se sjellja e tillė bėn pjesė nė zakonet e xhahilijetit dhe nė zakone e veprime tė xhahilėve (injorantėve).
Kemi tė bėjmė me njė gjė aq tė madhe e tė rrezikshme, saqė pėr tė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė flet edhe Zoti i gjithėsisė, Allahu i Gjithėmundshėm, i Cili thotė (shqipėruar nė kėtė kuptim):

“Dhe kur i vjen lajmi pėr lindje tė vajzės, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe pėrbrenda mbushet plot hidhėrim qė zien! Ai fshihet me turp nga njerėzit pėr shkak tė sė keqes qė ia njoftuan. A ta mbajė atė me dhimbje e i poshtėruar, apo ta mbulojė atė nė tokė? A nuk ėshtė me tė vėrtetė i ligė gjykimi i tyre?” (Nahl, 58-59).

Ekziston thėnia e njohur: “Dita e mirė njihet nė mėngjes”, andaj ēka mund tė presė fėmija i cili ėshtė pritur kėshtu nė kėtė botė???

Nėse nė ndonjė rast do ta vizitonit cilindo nga spitalet e mbarė botės dhe do tė pėrqėndronit vėmendjen nė pamjen e fytyrės sė njerėzve tė pranishėm qė nė atė moment kanė marrė lajmin pėr lindjen e fėmijės, e t’i dėgjoni e analizoni sjelljet e tyre, do tė mund tė vėreni pėrputhje tė habitshme ndėrmjet Fjalėve tė Allahut tė Lartėsuar dhe sjelljeve tė tyre.

E njėjta gjė vėrehet edhe nė spitalet ku, me anėn e ultrazėrit, shikohen shtatzėnat dhe zbulohet gjinia e foshnjes. Do tė mund tė vėreni qartė se si shumica e baballarėve gėzohen pamasė kur bashkėshortet i informojnė se presin fėmijė mashkull, ndėrsa atyre qė u thuhet se do tė kenė vajzė ngrysen nė fytyrė dhe thellohen nė mendimet e veta, e nuk ėshtė i vogėl numri i atyre tė cilėt haptazi tregojnė shenjat e tėrbimit e tė zemėrimit. Allahu i Lartėsuar na mbroftė nga sjellja e tillė!


Rreziqet e sjelljes sė tillė janė:
- Paraqet kundėrshtim tė hapur ndaj caktimit tė Allahut, kaderit.
-
Ėshtė pakėnaqėsi e qortim ndaj mėshirės dhe dhuratės sė Allahut tė Lartėsuar.
-
Ėshtė imitim i pabesimtarėve dhe pasimi i zakoneve tė xhahilijetit.
-
Ėshtė dėshmi e primitivizmit tė atyre njerėzve, e injorancės sė tyre, e jostabilitetit psikik dhe e prapambeturisė intelektuale.
-
Kjo ėshtė pėr gruan ngarkesė nė gjėrat tė cilat nuk mund t’i ndryshojė dhe nė tė cilat nuk mund tė ndikojė. Disa madje e urrejnė gruan qė pret dhe lind fėmijėn e gjinisė femėrore.
- Kjo ėshtė pėrbuzje, pėrēmim e pėrulje e personalitetit tė gruas pėr gjėra nė tė cilat ajo nuk ka ndikim.


Marrė nga libri: “Gabimet e rrezikshme nė edukimin e fėmijėve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė