Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-07, 14:22   #137
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Profeti Muhamed - mėshirė pėr tė gjitha krijesat

"Nė kėtė (qė u pėrmend) ka mjaft pėr njė popull tė dėgjueshėm. E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat." (Kur'an, 21: 106-107)
I Dėrguari i Allahut, alejhi selam, ishte njeriu mė i dashur dhe nė kėtė mėnyrė ai u dallua nga tė gjithė njerėzit e tjerė nė guxim dhe trimėri. Tė qenėt tepėr shpirtmirė dhe sytė e tij tė mbushur me lot ishin edhe nė sprovėn mė injoruese tė mizorisė. Sahabiu, Shedad bin Avs, radijallahu anhu, ka transmetuar: "Allahu ju ka urdhėruar juve tė tregoni mirėsi ndaj secilit, kėshtu qė nėse duhet tė vrisni, vrisni nė mėnyrė tė mirė, dhe nėse e therrni kafshėn, therreni atė me butėsi. Nėse dikush prej jush ka pėr ta therrur njė kafshė, ai duhet ta mpreh thikėn sė pari dhe ta trajtoj kafshėn si duhet."
Ibn Abasi, radijallahu anhu, tregon se e ktheu kurbanin nė anėn e tij dhe pastaj filloi ta mpreh thikėn e tij. Kur profeti, alejhi selam, e pa atė tha: "A dėshiron ta mbysėsh atė dy herė? Pėrse nuk e mprehe thikėn para se ta hidhje atė nė tokė?"

Mėshirė pėr besimtarėt

Mėshira e Pejgamberit, alejhi selam, ndaj besimtarėve ishte nė shkallėn mė tė lartė. Kur'ani pėrshkruan mėshirėn e tij nė ajetin vijues:
"Juve ju erdhi i Dėrguar nga lloji juaj, atij i vije rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt." (Kur'an, 9: 128)

Sa'd bin Ubade, radijallahu anhu, njėherė u sėmur, kėshtu qė i Dėrguari i Allahut, alejhi selam, e vizitoi atė nė shtėpinė e tij. Duke e parė shokun e tij besimtar nė gjendje tė mjerueshme, ai filloi tė qajė. Pastaj, ai tha: "Allahu nuk dėnon pėr shkak tė lotėve, as pėr shkak tė pikėllimit, por Ai dėnon pėr shkak tė kėsaj" dhe tregoi me gisht kah gjuha e tij. (Buhariu)

Mėshira ndaj armiqve tė tij

Robėrit e luftės tė zėnė nė betejėn e Bedrit ishin armiqtė e tij mė tė mėdhenj. Megjithatė, ai siguroi qė ata tė trajtoheshin nė mėnyrėn mė tė mirė. Nė mesin e tyre ishte edhe Suhejl bin Amri, njė orator i papėrmbajtur i cili e kishte kėrcėnuar Pejgamberin alejhi selam.
Omeri, radijallahu anhu, njėri prej shokėve mė tė afėrt tė Pejgamberit, propozoi qė t'ia shkulė dy nga dhėmbėt e tij tė poshtėm kėshtu qė ai mos tė mund tė jetė aq i ndyrė nė tė folurit e tij. Profeti ia ktheu: "Po ta bėj kėtė, Allahu do tė mė shėmtojė mua nė Ditėn e Gjykimit, pavarėsisht nga fakti se unė jam i Dėrguar i Tij."

Nė Mekė, populli i tij i shkaktoi atij ēdo lloj tė vuajtjeve, pėrfundimisht e detyroi atė tė emigrojė nė Medine dhe pastaj zhvilluan luftėra me tė pėr pesė vite. Sidoqoftė, kur ai e ēliroi Mekėn pa gjakderdhje nė vitin e njėzetenjė tė Pejgamberisė, ai i pyeti pabesimtarėt e Mekės tė cilėt ishin duke pritur vendimin e tij pėr ta: "Si mendoni se do t'ju trajtojė?" Ata u pėrgjigjėn njėzėri: "Ti je njė bujar, djali i njė bujari." Ai i njoftoi ata me vendimin e tij:
"Ju jeni tė lirė! Kėtė ditė nuk do tė ketė qortim pėr juve; Allahu ju faltė!"



Mėshirė pėr gratė

Muhamedi, alejhi selam, ishte gjithashtu shumė i sjellshėm dhe i dhembshėm ndaj grave. Nė ato kohė gratė kishin qenė tė trajtuara shumė keq. Profeti fisnik u dha atyre respekt dhe dinjitet baras me burrat nė xhemat. Omeri, radijallahu anhu, ka thėnė:
"Ne nuk kemi pasur shumė respekt pėr gratė sa ishim nė Mekė, por ato ishin tė trajtuara mė mirė nė Medine. I Dėrguari i Allahut i pėrforcoi tė drejtat e grave pėrmes thėnieve dhe urdhrave tė tij, tė cilat pėrmirėsuan pozitėn dhe statusin e tyre."

Mėshirė pėr fėmijėt

I Dėrguari i Allahut, alejhi selam, ishte i mėshirshėm posaēėrisht ndaj fėmijėve. Kur ai e pa njė fėmijė duke qarė, ai u ul pranė tij dhe i ndau ndjenjat e tij. Ai e ndiente dhembjen e nėnės pėr fėmijėn e saj mė shumė se vet nėna e tij. Njėherė ai tha: "Unė qėndroja nė namaz dhe dėshiroja ta zgjasė atė. Mirėpo, dėgjova qarjen e njė fėmije dhe e shkurtova namazin pėr shkak tė shqetėsimit qė nėna ndiente." (Buhariu)

Ai i merrte fėmijėt nė krahėt e tij dhe i pėrqafonte ata. Ai njėherė ishte duke i pėrqafuar nipat e tij tė dashur, Hasanin dhe Husejnin, kur Ekrem bin Habisi i tha atij: 'Unė i kam dhjetė fėmijė. Deri tani, nuk e kam puthur asnjėrin prej tyre.' I Dėrguari i Allahut, alejhi selam, u pėrgjigj: "Ai qė s'ka mėshirė pėr tė tjerėt, nuk do tė mėshirohet." (Buhariu dhe Muslimi)
Ndėrsa, nė njė transmetim tjetėr, ai ka thėnė: "Ēka mund tė bėj pėr ty nėse Allahu e largoi prej teje ndjenjėn e mėshirės?" (Tirmidhiu)

Mėshirė pėr robėrit

Pejgamberi, alejhi selam, fuqimisht urdhėroi sjelljen e mirė dhe bujare pėr robėrit, shėrbėtorėt dhe punėtorėt e angazhuar me punė fizike. Xhabiri, radijallahu anhu, transmetoi se Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė: "Ushqeni ata me ushqimin qė e hani ju, vishni ata me aso rroba qė i vishni edhe ju dhe mos u shkaktoni mundime krijesave tė Allahut."
Pejgamberi, alejhi selam, gjithashtu ka thėnė: "Ata tė cilėt Allahu i ka bėrė tė varur prej jush janė vėllezėrit tuaj, shėrbėtorėt dhe ndihmėsit tuaj. Secilit, qė vėllezėrit e tij i janė bėrė shėrbėtorė, duhet qė ta ushqejė atė me ushqimin qė e han ai dhe ta veshė atė me rrobat qė i vesh ai, mos ta urdhėrojė atė ta bėjė atė qė nuk mund ta bėjė vetė dhe nėse bėhet e domosdoshme tė bėhet ajo ai duhet ta ndihmojė atė nė kryerjen e punės."

Mėshirė pėr kafshėt

Mėshira e tij nuk i pėrfshinte vetėm njerėzit por edhe kafshėt.
Pejgamberi, alejhi selam, i ndaloi shokėt e tij qė t'i mbajnė kafshėt tė uritura ose tė etura, t'i trazojnė ose t'i mbingarkojnė ato. Ai urdhėroi se mirėsia dhe rehatia e tyre janė punė qė e meritojnė afrimin e njeriut te Allahu. Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė:
"Udhėtari i cili ishte i uritur e pa njė pus nė rrugė. Ai hyri brenda nė pus dhe kur doli jashtė ai e pa njė qen tė rraskapitur pėr shkak tė etjes. Njeriu e kuptoi se qeni ishte i etur sikurse ai, kėshtu qė ai hyri nė pus pėrsėri, e mbushi ēorapen e tij tė lėkurės me ujė dhe e sjelli jashtė duke e mbajtur atė me dhėmbėt e tij. Nė kėtė mėnyrė ai e largoi etjen e qenit. Allahu u kėnaq me kėtė vepėr tė mirė dhe ia fali mėkatet e tij." Sahabėt pyetėn: "O i Dėrguar i Allahut, a ka shpėrblim edhe pėr shkak tė egėrsirave dhe kafshėve tė gjahut? Profeti, alejhi selam, u pėrgjigj:
"Ka shpėrblim pėr kujdesin e ēdo gjallese.."

Abdullah bin Umeri, radijallahu anhu, ka transmetuar se Profeti, alejhi selam, ka thėnė: ''Njė grua u hodh nė zjarr vetėm pse ia ndaloi ushqimin dhe ujin maces sė saj dhe refuzoi ta lejė tė lirė nė mėnyrė qė ajo do tė mund tė sigurohej prej urisė duke ngrėnė krimba dhe insekte."

Njėherė duke u kthyer nga njė fushatė luftarake, disa sahabė i larguan tė vegjlit e zogut prej folesė sė vet pėr t'i ledhatuar. Nėna e zogjve u kthye dhe kur nuk i gjeti tė vegjlit e saj nė fole, filloi tė fluturojė pėrreth duke klithur. Kur u informua pėr kėtė ēėshtje, i Dėrguari i Allahut, alejhi selam, u zemėrua dhe urdhėroi qė zogjtė tė ktheheshin nė fole. (Ebu Davudi)

Pėrfundim

Dashuria dhe mėshira e tė Dėrguarit tė Allahut pėr tė gjitha llojet e krijesave nuk ishte sikur e quajnė sot 'humanizėm'. Ai ishte i sinqertė dhe i balanconte dashurinė dhe mėshirėn e tij. Ai ishte mė i mėshirshėm se ēdo person tjetėr. Ai ishte Profet, i Dėrguar i Allahut, Krijuesit dhe Mbėshtetėsit tė gjitha krijesave pėr drejtimin dhe lumturinė e krijesave tė vetėdijshme - njerėzve dhe xhinėve - dhe harmonisė sė ekzistencės. Pėr kėtė, ai jetoi jo pėr vete por pėr tė tjerėt; ai ėshtė mėshirė pėr tė gjitha botėt.

Pėrktheu: F. Kaēiu

__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė