Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-07, 02:20   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Margarita Xhepa ėshtė njė aktore shqiptare, lindi mė 2 prill 1932 nė Lushnjė- Shqipėri. Njė nga Zonjat e Mėdha tė teatrit shqiptar. Nė maj 2004 u rikthye nė skenėn e Teatrit Kombėtar, pėr tė shkėlqyer nė dramėn "Streha e tė harruarve", njė tjetėr sukses nė karrierėn e saj 50-vjeēare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste nė Teatrin Popullor (sot Teatrin Kombėtar) dhe njėkohėsisht studioi nė Liceun Artistik- Dega e Dramės.
Ka krijuar mbi 150 role nė teater, midis tė cilave mund tė pėrmendim: Majlindėn tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velēa i romanit me tė njejtin titull tė J. Xoxės), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Mėmė tek "Kush e solli Doruntinėn" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me tė njėjtin titull tė I. Kadaresė), Nėna "Pėrballė vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qenė njėsoj e suksesshme nė rolet e dramaturgjisė botėrore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dytė tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbretėresha Margaret tek "Rikardi i III", tė Shekspirit.
Nė rolet tjera nga dramaturgjia botėrore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtė" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Ēehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e njė komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjės Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nėn drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, nė Teatrin Kombėtar tė Greqisė, nė Athinė.
Veē roleve nė teatėr, ka realizuar edhe 32 role nė kinema, duke punuar me shumicėn e regjisoreve shqiptarė. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmėt", me I. Muēajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokė e pėrgjakur", "Njė djalė dhe njė vajzė" dhe "Apasionata", me V. Gjikėn "Gjeneral Gramafoni", me E. Musliun :Rrethi i kujtesės" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Ēashkun "Dora e ngrohtė", me Anagnostin "Gurėt e shtėpisė sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetėm", me S. Kumbaron "Koncert nė vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Nė vitin 1997 interpretoi nė filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Ēmimin e Madh nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit Mesdhetar nė Selanik, ndėrsa Margarita Xhepa mori Ēmimin e Nderit.



__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė