Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-07, 19:20   #7
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Expert, i nderuar...
gjatė gjithė veprimtarisė sė Pashko Vasės, na bie nė sy dėshira e tij pėr ta parė atdheun tė lirė e tė pėrparuar. Nė kohėn e veprimtarisė sė tij, gjegjėsisht nė kohėn kur e shkroi vjershėn "O moj Shqypni!" (e cila ka ardhur nė ditėt tona si njė jehonė e atyre viteve tė lavdishme), vendit tonė i kanoseshin shumė rreziqe, e ishte koha e luftės pėr mbrojtjen e atdheut. Shqipėria, dikur <<zonjė e rėndė>> qė, <<burrat e dheut e quejshin nanė>> dergjet si <<njė lis i rrxuem pėr dhe>>, qė tė huajt e shkelin me kėmbė. Pashko Vasa, me theks tronditės emocionues, ka parashtruar mendimin romantik idealizues qė ushqyen rilindasit, e dhe ai vet pėr tė kaluarėn. Ai shkruante: <<Shqypnia, nuk ka kenun heret, ndėr ato kohna tė moēme, kėshtu e vorfėn, sikur asht sot, por ka kenun e madhe e e begatė, e me emėn tė mirė e tė madh, e fortė e e nderueshme prej tė gjithė botet>>.
Po pse ky fat i zi pėr Shqipėrinė? Sepse i huaji <<na rri ndė votėr>> e gjithkush kėrkon ta shkelė e ta poshtėrojė kėtė trevė lashtėsie e lavdėrie, kurse shqiptarėt, qėndrojnė duarlidhur, tė pėrēarė sipas feve dhe krahinave. Nė kėtė nyje tragjike tė historisė sė kombit, shpėrthen ngashėrimi:
Qani ju shpata e ju dyfeqe
se u zu shqyptari si zog ndėr leqe!

Njėri thotė <<kam fe, tjetri kam din>>, njėri <<jam turk, tjetri latin>>, harrojnė se janė tė gjithė vėllezėr, bij tė njė mėme.

"Nė qoftė se njė komb i tėrė do ta kishte me tė vėrtetė ndjenjėn e turpit, ai do tė ishte si njė luan qė mblidhet i tėrė para se tė kėrcejė"- shkruan Marksi. Kėshtu edhe P. Vasa synon qė ta prekė sedrėn kombėtare.
Pastaj, ai bėn thirrje:
"Ēoniu shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
tė gjithė si vllazėn nė'i besė shtrėngoniu,
e mos shiqoni kisha e xhamia:
feja e shqyptarit asht Shqyptaria!"

Vjersha drejtohej aq kundėr pushtuesve dhe lakmive imperialiste e shoviniste, sa edhe kundėr atyre forcave reaksionare tė brendshme, forca antikombėtare, qė pengonin bashkimin e popullit nė luftė pėr mbrojtjen dhe lirinė e atdheut, sidomos kundėr klerit tė lidhur me tė huajt.
Udhėheqėsi i shquar patriot, e parashikonte se thirrja e tij do tė kishte jehonė tė madhe, mbasi ai e kishte kundėrshtuar me kohė orvatjen e klikave tė huaja pėr t'i pėrēarė shqiptarėt sipas feve, duke ngritur besimin fetar nė parim kombėsie, dhe duke u pėrpjekur t'i prisnin hovin shpėrthimit luftarak.


Deri sa nė atė kohė ishim nėn thundrrėn e huaj, e ekzistonte rreziku i ndarjes sė shqiptarėve, sot, kur frymojmė lirshėm, kur themi se kemi liri, pse nuk i respektojmė mendimet, nė kėtė rast pėrkatėsitė fetare tė tė tjerėve?! Pse me ēdo kusht mundohemi qė t'i imponojmė edhe tė tjerėt?! Pse harrojmė se tė gjithė jemi bij tė njė mėme, e nė bazė tė pėrkatėsive fetare e fyejmė njėri- tjetrin, duke e hequr nga mendja se nė kėtė rast po e fyejmė veten, e po ia nxiejmė fytyrėn vetes para botės, e cila na kujtojn si njė popull i bashkuar!
Realitet qė tė kalb nė varrė!

Unė ia kam ndaluar vetes hyrjen tek nėnforumi "Bota shpirtėrore" nga fakti i rrėmujės qė ėshtė aty. Vet emėrtimi i nėnforumit BOTA SHPIRTĖRORE, tė bėn tė ditur pėr diēka personale tė secilit, por kjo nuk do tė thotė "mospajtim me botėn shpirtėrore tė tjetrit". Njerėz jemi, mendime tė ndryshme: "Sa koka aq mendime!" Duhet pajtur me kėtė.
Nuk ėshtė ky realitet i dhimbshėm vetėm nė kėtė forum...!
Dashtė Zoti, e u vetėdijesohshim, duke e ndjekur jehonėn e vargjeve: "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria".

p.s. Mund tė thuani se shqiptaria nuk ėshtė fe! E vėrtetė. Por t'i mbajmė bindjet fetare si diēka shpirtėrore, e jo si shigjetė therrėse pėr vėllezėrit tanė. Ta kemi mė primare shqiptarinė e tė punojmė qė ta ndėrtojmė rrugėn e pasardhėsve tanė me lule e jo me therra!
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė