Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-07, 18:14   #30
Shqiptare
Besimtare!
 
Avatari i Shqiptare
 
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
Shqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shkrim i zgjedhur!

Dhe jeni tė dy mirė…?


Biseda, me mysafirėt e ardhur atė pasdite tė nxehtė korriku, pasi “kėrceu” sa nė njė ēukė, nė njė kodėr e sa nė njė mal, e natyrshme kjo pėr fillimin, u fut nė rrjedhėn e saj normale, tė zakonshme. Nė tė tilla raste televizorin e mbajmė nė stacione qė kryesisht transmetojnė nė tė shumtėn e kohės muzikė. Nė ekran kėngėtarja e njohur Artiola Toska. Dikush nga tė pranishmit kėrkoi qė tė ngrihej pak volumi. Teksti, muzika, interpretimi dhe aktualiteti bėjnė qė ajo tė dėgjohet me vėmendje, edhe pse ėshtė njė nga kėngėt e dėgjuara shumė e shumė herė. Kur “nusja” Toska dhe “vjehrra” Ēobani, pozuan nė fund kokė mė kokė, disa vunė buzėn nė gaz, ndonjė psherėtiu apo mėrmėriti diēka, kurse ajo qė ishte duke “menaxhuar” vitet e moshės sė tretė foli se kėtė ngrohtėsi do e kishte zili edhe nėnė e bijė. Sa mirė qė ka kėshtu, por ja qė ka dhe “Njė baba tepėr.” Kėshtu, si pa dashur, biseda kaloi nė njė temė qė mė shumė se kurrė ėshtė bėrė e ditės. (Nuk po bėj gjė tjetėr me kėtė shkrim veēse po jap pak a shumė tė sistemuar bisedėn qė u bė atė pasdite pėr ngrohtėsinė familjare.)
Kohėt kanė ndryshuar shumė. Ishte tjetėr kohė mė parė. Asnjė nuseje nuk i shkonte nė mendje tė thoshte ndonjė fjalė kundėr vjehrrės, pale kundėr vjehrrit jo se jo. Nė familje kishte shumė vetė, se dhe fėmijė bėheshin shumė, veē kėsaj duhej tė martoheshin tėrė djemtė pa tė fillonte ndarja e tyre. Mund t’u duket ēudi, por nga veriu ka pasur familje dhe me 40 apo 50 frymė, ndoshta dhe mė shumė. Atėherė fjalėn e kishin vetėm prindėrit e burrit dhe burri se kunetėrit dhe kunatat nuk bėnin zė edhe kur nuk i pėlqente. Vjehrra i ndante punėt nuseve me javė, punė tė shtėpisė, tė oborrit e bagėtive, tė fushės e kėshtu me radhė, qė asnjėrės tė mos i ngelej qejfi. Pėrjashtoheshin vetėm shtatzėnat dhe ato qė sapo kishin lindur. Pėr shpenzimet qė do tė bėheshin vendoste vetėm i pari i shtėpisė. Nuk mund tė thuhet se ajo kohė nuk ka pasur tė kėqija, por ajo iku, duhen netėt e gjata tė dimrit pėr tė treguar pėr atė kohė.
Ndryshimi i sistemit, ndryshimet nė bazėn ekonomike tė shoqėrisė do tė sillnin pa dyshim ndryshime edhe nė konceptimin, pėrbėrjen dhe funksionet e familjes. Por, familja sot ende nuk ka gjetur vetveten, ajo ėshtė shumė e tronditur, ėshtė nė krizė, dhe po kalon dramėn e madhe tė saj. Ne kėtė turbullirė, nė shumė raste, ėshtė e pėrfshirė e gjithė familja, tė gjitha moshat dhe kategoritė. Ēdo ditė njihesh me ndodhi rrėqethėse tė marrėdhėnieve midis prindėrve dhe fėmijėve, midis vėllezėrve, midis nuses dhe vjehrrit ose vjehrrės ose midis gjyshes e gjyshit me nipin apo mbesėn.
Gjendja ekonomike, papunėsia, mungesa e perspektivės, nxitimi pėr t’u pasuruar shpejt, emigracioni, mashtrimi, televizioni, interneti, etj. shumė njerėz i ka ēuar nė ankth, nė stres, dhe disa edhe mė tej, te alkooli, depresioni, droga, prostitucioni, vrasja e vetėvrasja.

Disa, vuajtjet dhe shqetėsimet i kanė dhe i mbajnė vetė, ka nga ata qė ia “postojnė” tė tjerėve. Por, dramėn mė tė madhe, nė shumicė, po e pėrjetojnė tė moshuarit. Moshat e vjetra, natyrisht mbartin me vete edhe mentalitete e zakone qė i ka perėnduar ylli, por ato nuk bėhen pengesė nė familje, nuk i ndėrhyjnė djalit dhe nuses nė jetesėn e tyre, nė shpenzimet qė bėjnė, edhe kur nuk ndajnė njė mendje, pasi tashmė pėr ta ėshtė e qartė se nuk i dėgjon njeri, veēse do tė shtojė shqetėsimet dhe hallet e vetes. Njė nuse, duke folur pėr vjehrrėn, renditte gjithė punėt e shtėpisė, fėmijėt ia mbante, drekė e darkė i gjente gati, mė do, nuk them se ėshtė e keqe, por mė mirė tė mos e kisha, tė isha vetė me burrin dhe fėmijėt. Por ka dhe mė keq. Jo vetėm kur djemtė me familjet janė nė emigracion, por edhe kur janė kėtu, nė shumė raste prindėrit e tyre jetojnė vetėm. Kur janė tė dy bėjnė si bėjnė dhe ngrysin ditėt dhe gdhijnė netėt disi, por kur ngelet vetėm njeri, nuk ka me kė tė shkėmbeje njė fjalė, nuk ėshtė nė gjendje t’i kryejė shėrbime vetes pėr shkak tė moshės dhe sėmundjeve. Ky ėshtė tmerri vetė. Ēfarė ndodh mė pas me ta? I gjejnė komshinjtė disa ditė, pasi kanė ndėrruar jetė. Kot nuk thuhet se pleqėria e vetmuar ėshtė vdekje e pa mbuluar. Edhe pse jo tė shpeshta, ka pasur raste qė nipėr apo mbesa, tė rritur nė prerin e gjyshes, mė dashurinė, pėrkėdheljet dhe nina-nanat e saj, njė ditė bėjnė krimin mė tė shėmtuar, vrasin gjyshen.

Njė nga tė pranishmit nė bisedė tregoi dialogun e shokut tė tij, mjek, me njė tė huaj. Ky i fundit e pyet se sa vjet kishte qė jetonte me gruan, dhe ajo mjeke. Shoku i ishte pėrgjigjur se kishte mbi 30 vjet. I huaji e pyet pėrsėri se e kishte pasur fjalėn pėr gruan qė ka nė krah, (edhe ajo ishte prezent nė bisedėn me tė huajin).
-”Po, i thotė,- me kėtė grua kam mbi 30 vjet, njė grua kam pasur gjithė kohėn.”
I huaji, i habitur, kishte vazhduar: “Dhe jeni tė dy mirė, asnjėri nuk ėshtė ēmendur, megjithėse kini kaluar mbi 30 vjet bashkė?!”

–”Jo, ishte pėrgjigja - ne vetėm vdekja na ndan, shkojmė pėr bukuri, e duam dhe e respektojmė njėri-tjetrin. Ndryshe kanė filluar kėta tė rinjtė tani.”
Familja mbėshtetet nė dashurinė e sinqertė midis bashkėshortėve, nė respektin dhe dashurinė e ndėrsjellė midis prindėrve dhe fėmijėve. Tė gjithė kanė tė drejta tė barabarta, por njėkohėsisht dhe detyrimin pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin e tė kontribuojnė sipas aftėsive dhe mundėsive pėr forcimin ekonomik dhe zhvillimin kulturor nė familje. Familja ėshtė konsideruar e shenjtė, por shenjtėrimi i saj vitet e fundit ėshtė zbehur shumė. Forcat lidhėse tė secilit anėtar me familjen janė dobėsuar. Nė edukimin e fėmijėve roli i familjes ėshtė ulur, ndėrsa shoqėria ka marrė pozicione indiferente.

Nė komunikimet e njė familjeje tė nderuar, prindėrit mėsues dhe dy djem nė shkollė, njėri nė shkollė tė mesme e tjetri nė shkollė tė lartė, dėgjon fjalėt: “Tė lutem; Faleminderit; Bukur; Tė lumshin duart; Mė kėnaqe;” etj. Por, ėshtė interesante se kėtė komunikim tė kulturuar e gjithė mirėsjellje, qė shpreh respekt dhe dashuri, shumė kolegė tė tyre nuk e quanin normal, e konsideronin tė tepruar, me doza zyrtarizmi apo lajkatare.

Nevojat pėr njė jetesė mė tė mirė, kanė ēuar nė emigracion mjaft familjarė, duke lėnė nė mė tė shumtėn e rasteve gruan e fėmijėt nė fshat apo nė qytet. Qėndrimi pėr disa vjet jashtė, nė emigracion, pamundėsia pėr tė ardhur shpesh pėr shkak tė mungesės sė dokumenteve tė rregullta, vėshtirėsitė e punės e tė jetesės vetėm, ndonjė thashethem e fillojnė dyshimet pėr gruan, xhelozia, grindjet, rrahjet e mė pas ndarjet, pse jo ndonjėherė edhe vrasje e vetėvrasje. Njėri ndahet nga jeta, tjetri shkon nė burg, fėmijėt ngelen jetim. Pėr ēfarė edukimi mund tė bėhet fjalė pėr kėta fėmijė sot?

Mė e ēoroditur sot nė shoqėrinė tonė ėshtė adoleshenca. Televizori, interneti dhe celulari, pėr tė mos folur pėr ata qė kanė makina, janė mjetet qė keqpėrdoren nga adoleshentėt dhe qė po ndikojnė keq nė edukimin e tyre. Kėto po i afrojnė me alkoolin, me drogėn dhe jetėn e shthurur e pa moral, me vjedhje e krime. Nga intensiteti dhe pėrhapja e kėtyre dukurive tė krijohet pėrshtypja se edukimi i ėshtė lėnė spontanitetit, se familja dhe shoqėria vetėm bėjnė sehir, ndėrsa media sikur i mėson tė keqen.

Ngritja e nivelit ekonomik, patjetėr do tė ēlirojė nga ankthi dhe shqetėsimi pėr jetėn shumė njerėz, kjo ėshtė kryesorja, por deformimet nė karakter nuk ndreqen aq shpejt dhe veēanėrisht kur janė futur thellė. Veē kėsaj, veset dhe amoralitetet nuk janė produkt vetėm i problemeve ekonomike. Ėshtė koha tė ngrihet e alarmuar shoqėria, shteti, gjithė organizmat, ēdo anėtar i familjes, secili nė pozicionin e vet e sė bashku me njėri-tjetrin tė marrė nė dorė seriozisht fatin e familjes, si bėrthama e shoqėrisė.

Marre nga revista "Familja"
Shqiptare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė