Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-07, 20:05   #21
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Po kadal bre mos u gutni ne at pavaresi ,se i niva do llafe qe e kan shty bre jazik u kofte.Mos pritofshi lexone ..e allahile n'pritofshi veq shlyne e veq mos me shani...
Zėri i Amerikės, Uashington
21-06-2007



Projektrezoluta qė qarkulloi dje nė Kėshillin e Sigurimit, bėn thirrje pėr
shtyrjen me 120 ditė tė zbatimit tė planit tė propozuar nga i dėrguari i
Kombeve tė Bashkuara Marti Artisari, pėr t’i dhėnė Kosovės pavarėsi tė
kushtėzuar nga Serbia. Profesori i Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes,
Stivėn Majėr, thotė se shtyrja ėshtė pozitive, nė se fuqitė e angazhuara
perėndimore, zhvillojnė negociata serioze. Nė njė intervistė pėr Zėrin e
Amerikės, profesor Majėr tha se rifillimi i negociatave bėn tė mundur
pėrfshirjen e shumė alternativave, si ndarja e Kosovės, votimi demokratik,
ndryshimi i kufijve, alternativa kėto qė mund tė jenė nė avantazh si tė
serbėve edhe tė shqiptarėve. Profesor Majėr e intervistoi kolegja, Zamira
Edwards.

Zėri i Amerikės: Zoti Majėr, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian
kanė propozuar njė projekt-rezolutė tė re nė Kėshillin e Sigurimit pėr
shtyrjen me katėr muaj tė zbatimit tė Planit Ahtisari pėr pavarėsi tė
mbikqyrur pėr Kosovėn. Si e shikoni ju kėtė shtyrje.

Prof. Majėr: Presidenti i ri i Francės Sarkozi ėshtė pėrpjekur tė luajė
njė farė roli udhėheqės nė kėtė ēėshtje dhe ėshtė ai qė e ka propozuar njė
shtyrje tė tillė. Rusėt tani pėr tani duan tė testojnė situatėn dhe nuk
janė gati tė dorėzohen. Mendoj se ėshtė nė interesin e rusėve qė tė mos
tėrhiqen nga qėndrimi i tyre kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe tė presin se
ē’mund tė pėrfitojnė me kėtė qėndrim. Shtyrja prej katėr muajsh varet nga
mėnyra sesi komuniteti ndėrkombėtar do ta shfrytėzojė kėtė kohė. Nėse kjo
kohė pėrdoret si mė parė, duke u pėrpjekur tė imponohen zgjidhje pa
zhvilluar negociata tė vėrteta, gjėndja nuk do tė ndryshojė. Nė se
komuniteti ndėrkombėtar i thotė Prishtinės dhe Beogradit se do tė
zhvillohen negociata tė rėndėsishme e tė sinqerta dhe duhen dėrguar
njerėzit mė tė mirė, mendoj se mund tė bėhet pėrparim nė negociata, por jo
brėnda 4 muajsh. Shtyrja pėr 4 muaj, nė se gjatė kėsaj periudhe zhvillohen
negociata serioze, do tė pasohet me njė shtyrje tjetėr sepse ēėshtjet, qė
duhen zgjidhur, janė shumė tė vėshtira.

Zėri i Amerikės: Pas rreth dy javėsh, presidenti Bush do tė takohet me
homologun e tij rus, nė shtetin Mejn. A mendoni ju se gjatė kėtij takimi
do tė bėhet edhe njė pėrpjekje tjetėr nga pala amerikane, presidenti Bush,
qė ta bindė zotin Putin tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės, e tė mos
pėrdorė veton.

Prof. Majėr: Absolutisht. Njė prej arsyeve tė kėtij takimi ėshtė fakti
se kohėt e fundit marrėdhėniet mes dy vendeve janė acaruar. Duhet vėnė nė
dukje se ky takim zhvillohet nė Kenibankport tė shtetit Mejn, shtėpia
verore e familjes Bush, diēka qė nuk ka ndodhur ndonjėherė nė tė kaluarėn,
dhe kjo tregon se me sa seriozitet i shkon Uashingtoni marrėdhėniet e
kohėve tė fundit me Moskėn mbi njė sėrė ēėshtjesh. Me siguri qė Kosova do
tė jetė nė rendin e ditės dhe presidenti Bush do tė pėrpiqet tė sigurojė
mbėshtetjen e homologut tė tij rus Putin pėr pavarėsinė e Kosovės. Shtyrja
me 4 muaj ndryshon deri diku dinamikėn me qė do tė vazhdojnė negociatat
dhe jam mėse i sigurtė se presidenti Bush do t’i kėrkojė presidentit Putin
qė tė japė kontributin e tij nė bisedimet e ardhshme.

Zėri i Amerikės: Njė argument tjetėr qė ėshtė bėrė pėr njė kohė tė
gjatė, dhe mė sė fundi nga nėn-sekretari amerikan i shtetit Daniel Fried,
nė pėrpjekje pėr ta bindur Serbinė, bashkė me Rusinė, qė tė mbėshtesin
planin Ahtisari, ėshtė fajėsimi i Millosheviēit, i spastrimit etnik tė
organizuar prej tij, qė Serbia e humbi Kosovėn. Sa i efektshėm ėshtė ky
argument?

Prof. Majėr: Ėshtė interesant fakti qė serbėt e varrosėn Millosheviēin,
ndėrkohė qė Perėndimi duket se nuk e ka bėrė ende njė gjė tė tillė. Nuk ka
dyshim qė Millosheviēi luajti rol nė gjithė kėto zhvillime. Pėrveē
zemėrimit etik dhe moral, qė ai shkaktoi me spastrimin etnik, veprimet e
tij ishin njė marrėzi e madhe nga ana strategjike, sepse ai bėri armiq
edhe ata elementė nė Evropė, qė nė tė kundėrtėn do ta kishin mbėshtetur.
Por tė gjithė ata njerėz qė e njohin historinė e Kosovės e tė Serbisė e
dinė se kjo gjendje i ka rrėnjėt shumė mė tė vjetra. Do t’u sugjeroja
njerzve, qė fajėsojnė thjesht Millosheviēin pėr zhvillimet e sotme nė
Kosovė, qė tė njihen me historinė e kėtij rajoni. Ndėrsa nė pėrgjithėsi
pranohet se Kosova nuk do tė jetė mė kurrė pjesė e Serbisė, ndarja e
Kosovės ėshtė e mundur, madje pėr mendimin tim duhet tė hidhet nė tryezėn
e negociatave si njė alternativė pėr t’u diskutuar edhe nėse nuk ndodh.

Zėri i Amerikės: Por ndarja e Kosovės ėshtė kundėrshtuar nga tė gjitha
palėt, e veēanėrisht nga vendi, qė mbėshtet mė shumė pavarėsinė e Kosovės,
Shtetet e Bashkuara. Si mund tė ndryshojnė tani negociatat dhe tė
pėrfshijnė alternativėn e ndarjes sė Kosovės?

Prof. Majėr: Kjo ėshtė diēka e vėshtirė pėr t’u bėrė, sepse fuqitė
perėndimore duhet tė pranojnė ndryshimin e qėndrimeve tė tyre, por vetė
fakti qė tė gjithė e kundėrshtojnė kėtė alternativė, mund tė jetė diēka qė
ia vlen tė shqyrtohet. Shtyrja, qė pėr mendimin tim ėshtė pozitive, dhe
rifillimi i negociatave bėjnė tė mundur pėrfshirjen e shumė alternativave,
jo vetėm ndarjen e Kosovės, por edhe votimin demokratik, ndryshimin e
kufijve, alternativa kėto qė mund tė jenė nė avantazh si tė serbėve edhe
tė shqiptarėve. Nuk ka arsye logjike se pse Shtetet e Bashkuara dhe vende
tė tjera ta kundėrshtojnė ndarjen apo ndryshimin e kufijve. Zhvillime tė
tilla kanė ndodhur gjithnjė nė historinė evropiane e atė amerikane pėr
300-400 vjet dhe nuk ka arsye qė tė mos merret nė konsideratė tani. Por
kjo do tė thotė qė fuqitė e mėdha, pėrfshirė kėtu edhe vetė Shtetet e
Bashkuara, duhet tė pranojnė se ndoshta ekzistojnė alternativa, qė
fillimisht u kundėrshtuan, e tani duhen shqyrtuar. Nė njė rast tė tillė
kėrkohen aftėsi udhėheqėse dhe nėse nė kėtė proces angazhohen udhėheqės tė
vėrtetė, tė interesuar pėr tė gjetur njė zgjidhje tė drejtė dhe me barazi,
mund tė pranojnė se ndoshta gjėrat duhet tė ndryshojnė.

Zėri i Amerikės: Zoti Majėr, dua tė kaloj tani nė ēėshjen e sigurisė
nė Kosovė. Shqiptarėve tė Kosovės iu premtua se ēėshtja e Kosovės do tė
zgjidhej deri nė fund tė 2006-s. Mund tė kalojė fare mirė gjithė 2007-ta
para se tė meret njė vendim pėrfundimtar. Si e shikoni ju ēėshtjen e
sigurisė, dhe mundėsinė e shpėrthimit tė dhunės nė Kosovė?

Prof. Majėr: Nuk ka dyshim se ekziston njė mundėsi reale pėr dhunė nga
tė dyja palėt. Nė se vazjdojnė pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės, mund
tė ketė akte dhuen nė veri tė Kosovės dhe nė komunitetet serbe nė pjesė tė
ndryshme tė Kosovės. Nė se pritet gjatė, pėrsėri ekziston mundėsia e
akteve tė dhunės. Pra sido qė ta trajtosh kėtė ēėshtje, ekziston mundėsia
e dhunės. Do tė doja tė shtoja se vendet e angazhuara nė kėtė proces,
Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, herė herė edhe Franca, bėnė dy
gabime tė mėdha: Nėse kėto vende menduan se mund ta zgjidhnin ēėshtjen
deri nė fund tė 2006-s, ata nuk e kuptuan gjendjen atje, dinamikėn,
rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje si pėr shqiptarėt e Kosovės edhe pėr serbėt.
Kėto vende menduan se mund t’i thėrrisnin tė dyja palėt nė Vjenė pėr tė
biseduar dhe ēdo gjė do tė zgjidhej. Sė dyti, kėto vende u treguan tė
papėrgjegjshme dhe tė padrejta ndaj tė dyja palėve, duke mbajtur qėndrimin
qė mbajtėn, nė vend qė tė pranonin vėshtirėsinė e zgjidhjes sė kėsaj
ēėshtjeje. Me vendimin pėr shtyrjen e zbatimit tė Planit Ahtisari, duhen
ndėrmarė hapa tė tjerė qė tė parandalohet dhuna, dhe kjo mund tė bėhet nė
aspektin ekonomik, duke krijuar mundėsi punėsimi, ndihma pėr Kosovėn, dhe
programe tė tjera qė kanė tė bėjnė me mirėqėnien e popullsisė. //ze//

(Zeri i Amerikes, Shqip)
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė