TE BIRTE E SHEKULLIT TE RI
Na te birte e shekullit te ri,
qe plakun e lame ne shejtnin e tij
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue
Na te birte e shekullit te ri,
filizat e nje toke se rimun me lot,
ku djerse e ballit u diktonte kot
se dheu yne qe kafshate e huej
dhe ne marrzi duhej shum shtrejte t`u paguhej
Na te birte e shekullit te ri,
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast` i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane :
S`duem me humbe
Ne loje te pergjakte te historis njerzore,
jo! jo! s`i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim , ndergjegje dhe mendimi te lire!
S`duem , per hir
te kalbsinave te vjetra , qe kerkojne shejtnim ;
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap kangen e trishtimit,
kangen monotone , pa shpirt , te skllavnis-
te jem` nje thumb i ngulun nder trute e njerzis.
Na te birte e shekullit te ri,
me hovin tone e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m`u ndeshe
dhe per fitore kem` me ra fli.
|