Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-07, 19:55   #1
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Letersia Moderne

Nė fushėn e kulturės nė pėrgjithėsi dhe nė atė tė letėrsisė nė veēanti, gati pėr gjysmė shekulli, u ndie e ashpėr dhuna e shtetit diktatorial ndaj intelektualėve qė e kundėrshtuan me forcė atė, qoftė nėpėrmjet deklaratave apo artikujve nė shtyp, qoftė dhe nėpėrmjet veprave
tė tyre. Kėshtu prej ēensurės shtetėrore e pėsuan shumė rėndė mjaft njerėz tė letrave, tė cilėt ose u pushkatuan, ose qėndruan me vite tė tėra nė burg apo mundėn tė arratisen dhe ta kalojnė tėrė jetėn e tyre jashtė atdheut. Tė tillė janė: Arshi Pipa, Sejfulla Malėshova, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Bilal Xhaferi, Kasėm Trebeshina, Pjetėr Arbnori, Astrit Delvina, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti etj.
Sejfulla Malėshova (1900 - 1971), i njohur me emrin letrar Lame Kodra, ėshtė nga personalitetet e para disidente nė kulturėn shqiptare tė Pasluftės. Shumica e poezive tė Lame Kodrės janė botuar nė vėlllmin Vjersha (Tiranė, 1945), ku ai e quan veten poeti rebel. Sipas Malėshovės, Shqipėrisė i duhej integrimi kulturor dhe jo izolimi nga Evropa Perėndimore. Ai thoshte se detyra e intelektualėve shqiptarė: Eshtė qė tė vendosin lidhje tė ngushta kulturale me popujt e Ballkanit, me Bashkimin Sovjetik, me Anglinė, Amerikėn dhe me gjithė botėn demokratike e progresive.
Nė vitin 1953, me njė guxim tė hapur intelektual, Kasėm Trebeshina (1926) i dėrgoi njė "promemorie" Enver Hoxhės, duke e paralajmėruar se: ... shkatėrrimi mė i madh do tė ndodhė nė botėn shpirtėrore shqiptare. Shpėrblimi pėr guximin e tij ishin tėrė ato vjet burgimesh e persekutimesh dhe ndalimi i botimit tė veprave tė tķj. Edhe pse vepra e tij nuk ėshtė botuar e plotė, nga kritika serioze Trebeshina ka vlerėsime nga mė tė lartat.
Ndėrkaq, nė vitet '60 botohet nė Tiranė romani Shkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merret me fatin e artistit nė diktaturė. Ky roman ėshtė ndėr veprat e para disidente nė vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinė, internimet dhe burgjet komuniste dhe rifuti nė letėrsi tema dhe personazhe tabu, qė i kishte pėrjashtuar letėrsia zyrtare e kohės.
Po nė vitet '60, me pėrmbledhjen e tij tė parė me tregime Njerėz tė rinj, tokė e lashtė, Bilal Xhaferi (1935-1987) solli njė lirizėm tė ngrohtė dhe tepėr human nė letėrsinė shqiptare. Ai rishfaqi personazhin e punėtorit me virtytet dhe dobėsitė njerėzore, duke iu kundėrvėnė punėtorit tė trajtuar bardhė e zi nė letėrsinė skematike. Ndėrsa vėllimi i tij Lirishta e kuqe u ndalua dhe u hoq nga qarkullimi.
Pati dhe shkrimtarė tė tjerė qė talenti i tyre u ndėrpre nė mes dhe ata madje as nuk arritėn tė botojnė deri para viteve '90 veprat e tyre, si: Astrit Delvina (1920 - 1990), njė vėllim i tij me tregime "Ėndrra me ngjyra" u botua nė vitin 1996; Pjetėr Arbnori (1930), disa novela dhe romane tė tij janė botuar pas viteve '90.
Vėllimi poetik i Trifon Xhagjikės (1932 - 1963) Atdheu ėshtė lakuriq qė u botua mė 1994, ilustron nė mėnyrė bindėse jo vetėm evoluimin e tij drejt njė koncepti tė ri estetik, duke u shkėputur nga realizmi socialist, por ai bėn njė kthesė tė vėrtetė nė bindjet dhe ndjesitė e tij artistike. Nė vjershėn me titull "Apoteza e ditėve tona" autori e vizaton me ngjyra dramatike gjendjen e dyzimit tė individit dhe tė shoqėrisė shqiptare.
Ndėrsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij tė botuar mbas vdekjes "Buzė tė ngrira nė gaz" (1994), dėshmon se ėshte njė poet hermetik, me forma poetike tė panjohura nė poezinė shqipe. Poezia e tij ėshtė shenjė e njė tjetėr kohe, e kohės universale qė nuk e nxinin pėrmasat e kohės kur ai jetoi.
I lirė tė botojė pas viteve '90 ėshtė dhe poeti Visar Zhiti (1952), i cili nė disa nga vėllimet e tij me poezi (Hedh njė kafkė te kėmbėt tuaja - libri i burgut, Mbjellia e vetėtimave etj.) arrin tė reflektojė nė njė mėnyrė tejet tė ndjeshme raportin ndėrmjet tragjikes individuale dhe asaj kolektive dhe tė rrezatojė dashuri e paqe nė realitetin mė tronditės.
Por pėrveē kėtyre shkrimtarėve qė e pėsuan me internime apo burgje, ēensura shtetėrore do tė binte dhe mbi veprat e shkrimtarėve tė tjerė, paēka se ata kishin mundur tė krijonin popullaritet nė masėn e madhe tė lexuesve dhe nė njė farė mėnyre e kishin fituar njė status mbrojtės. Kėshtu vepra e tyre ose ndalohej fare ose detyrohej shkrimtari ta ripunonte atė pėrsėri. Kėshtu ndodhi me disa vepra tė Ismail Kadaresė, Dhimitėr Xhuvanit, Fatos Arapit, Qamil Buxhelit, Naum Priftit, Dritėro Agollit, Xhevahir Spahiut, Koēo Kosta etj.

Shqiperia,





__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante