Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-07, 12:55   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim "pesė" Shqipėritė

"PESĖ" SHQIPĖRITĖ
Shkruar nga Titan TIVARI

1.Iliria Antike
Pėrfshin trojet e Ilirėve dhe kufijtė e Ilirisė, duke filluar nga Istra e Sllovenia, nė perėndim, deri nė kufijtė e Rumanisė, nė lindje dhe nga brigjet e lumenjve Sava e Danub nė veri, e deri nė More (Pelopone.ez, nė jug, si dhe nga brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit e deri nė kufijtė e Bullgarisė dhe tė Turqisė, me njė sipėrfaqe prej 400 000 km2.
2. Arbėria ose Shqipėria Ilirike
Ėshtė njė territor gjeografik e historik mė i madh se Shqipėria Etnike. Nė tė bėjnė pjesė, pėrveē Shqipėrisė aktuale Etnike, edhe disa territore tė Ilirisė, por tė cilat aktualisht nuk janė tė banuara me shumicė dėrrmuese tė popullit shqiptar, ose nuk janė fare tė banuara me shqiptarė, pėr shkak tė dėbimit tė tyre me dhunė nga vatrat e tyre ose asimilimit gjatė shekujve.

Arbėria ose Shqipėria Ilirike pėrfshin Principatėn e Gjergj Ballshės I nė shek.XIV, e cila pėrfshinte njė pjesė tė Bosnjės, Malin e Zi, Kosovėn dhe Shqipėrinė e Mesme. Dhe kjo Shqipėri Ilirike vazhdoi pastaj katėr shekuj mė vonė me Pashallėkun e Shkodrės, tė udhėhequr nga Kara Mahmud Pashė Bushati dhe me Pashallėkun e Janinės, tė udhėhequr nga Ali Pashė Tepelena. Pikėrisht tėrėsia tokėsore e kėtyre tri principatave apo pashallėqeve shqiptare, qė shtriheshin nga Bosnja nė veri dhe mbaronin nė fund tė Epirit (Ēamėrisė) te Gjiri i Artės nė jug, pėrbėjnė atė qė sot mund tė quhet Shqipėri Ilirike, me njė sipėrfaqe tokėsore prej rreth 200 000 km2.

3.Shqipėria Etnike
Ėshtė njė territor i caktuar gjeografik dhe historik nė hapėsirėn e Ballkanit, i cili ka qenė dhe ėshtė edhe sot i banuar me shumicė tė popullit shqiptar. Ėshtė territor kompakt e homogjen dhe ėshtė atdhe i shqiptarėve qė nga parahistoria dhe antika e deri nė ditėt tona.

Shqipėria Etnike pėrfshin territoret e katėr Vilajeteve Shqiptare qė ekzistonin para, gjatė dhe pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881): 1.Vilajeti i Janinės, 2.Vilajeti i Manastirit, 3.Vilajeti i Kosovės dhe 4.Vilajeti i Shkodrės.

Kufijtė e Shqipėrisė Etnike fillojnė te Gjiri i Artės nė jug tė Ēamėrisė dhe ngjiten lart nė veri te Molla e Kuqe afėr Nishit nė Toplicė, kurse mbarojnė nė Tivar tė Malėsisė sė Madhe nė veriperėndim. Po kėtė Shqipėri Etnike, me kėto troje dhe me kėta kufinj shtetėrorė e shpalli shtet tė Pavarur dhe Sovran Kuvendi Mbarėkombėtar, me Ismail Qemalin nė ballė, mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė. Shqipėria Etnike, atėherė dhe tani, ka njė sipėrfaqe tokėsore prej rreth 100 000 km2.

Derisa nė kohėn e sundimit tė Perandorisė Turke Shqipėria Etnike ndahej nė 4 vilajete historike:
1.Vilajeti i Janinės
2.Vilajeti i Manastirit
3.Vilajeti i Kosovės dhe
4.Vilajeti i Shkodrės

Sot Shqipėria Etnike ndahet nė 8 "vilajete" moderne:
1."Vilajeti" i Shqipėrisė (londineze)
2."Vilajeti" i Kosovės Qendrore (protektorat)
3."Vilajeti" i Iliridės
4."Vilajeti" i Kosovės Lindore
5."Vilajeti" i Malėsisė sė Madhe
6."Vilajeti" i Ēamėrisė,
7."Vilajeti" i Toplicės (Nishit)
8."Vilajeti" i Sanxhakut

Nga ky realitet i sotėm del se "vilajetet" shqiptare janė dyfishuar dhe se Shqipėria Etnike jo vetėm qė nuk ėshtė bashkuar, por ka shkuar drejt shpėrbėrjes sė mėtejshme, copėtimit dhe pėrēarjes ndėrshqiptare! Ky ėshtė realiteti i sotėm gjeopolitik i Shqipėrisė Etnike.
Por, ajo qė e bėn edhe mė tragjike, edhe mė tė dhimbshme kėtė mozaik gjeopolitik tė trojeve etnike shqiptare ėshtė qėndrimi indiferent, anacional e mosfėrfillės i klasės politike shqiptare tė kėtyre 8 vilajeteve mjerane, e cila kurrė nuk ka marrė inisiativė tė vendosur, tė qartė e serioze pėr hartimin e njė Programi Kombėtar pėr ēlirimin dhe ribashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar!

Motoja e rilindasve tanė kombėtarė, ”Njė komb, njė shtet”, ėshtė anashkaluar vazhdimisht nga qendrat e politikės shqiptare anembanė "vilajeteve" moderne tė Shqipėrisė Etnike! Udhėheqėsit dhe pushtetarėt shqiptarė ende nuk e kanė njė ėndėrr, njė ideal, njė aspiratė, njė opcion, njė strategji politike dhe njė qėndrim tė vetėm e tė pėrbashkėt zyrtar pėr shtruarjen dhe zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare – ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike.

Opcioni i pėrbashkėt dhe i vetėm i liderėve dhe partive shqiptare deri mė sot ka qenė karrierizmi, pushteti, pasurimi personal dhe asgjė tjetėr. Ata, jo vetėm qė kanė zhvilluar njė politikė antikombėtare, por kanė bėrė edhe njė poplitikė antipopullore.

Klasa politike e tė gjitha "vilajeteve" moderne shqiptare tė Shqipėrisė Etnike ėshtė sjellė e po sillet ndaj ēėshtjes shqiptare me njė nihilizėm e pėrēmim tė hapur e tė pa shoq, deri nė njė mohim e injorim tė plotė tė ekzistimit tė saj si njė ēėshtje e shtruar pėr zgjidhje! Ekzistojnė njė numėr i pambarim deklaratash e pohimesh kundėr ribashkimit kombėtar, duke e cilėsuar atė si iluzion, fantazi, tė tejkaluar apo si utopi e aventurė tė njė grupi idealistėsh, nacionalistėsh apo ekstremistėsh shqiptarė qė nuk marrin vesh nga politika, duke mos ngurruar qė t’i etiketojnė edhe si njerėz me maska, kriminelė dhe terroristė!

Shovenistėt fqinjė propagandojnė se Shqipėria Etnike nėnkupton pushtimin dhe aneksimin nga ana e shqiptarėve tė territoreve tė tyre etnike, pra, okupimi nga ana jonė e territoreve tė huaja. Por dihet historikisht se shumica e atyre territoreve ku sot banojnė popujt fqinjė kanė qenė territore ilire, pra shqiptare, dhe se po kėta popuj janė agresorė, sepse i kanė pushtuar me dhunė territoret iliro-shqiptare ku kanė ngritur sot shtetet e tyre. Themelet e shteteve tė tyre janė tė ngritura nė pronė tė huaj, mbi troje tė tjetėrsuara!

4.Shqipėria Natyrale
Kėto kohėt e fundit nė skenėn politiko-terminologjike ėshtė shfaqur edhe njė term i ri politik me emrin Shqipėria Natyrale, i cili, nė njėfarė mėnyre, pėrpiqet qė tė zėvendėsojė nocionin politik Shqipėria Etnike. Shqipėria Natyrale bazohet nė atė qė quhet realpolitika shqiptare, kurse Shqipėria Etnike bazohet nė politikėn historike dhe mbi tė drejtėn e pronėsisė sė Shqiptarėve, tė Kombit Shqiptar, mbi trojet e tyre stėrgjyshore.

Por, megjithatė, termi politik Shqipėria Etnike nuk ėshtė i njėjtė dhe i barabartė me nocionin politik Shqipėria Natyrale. Emėrtimi Shqipėria Etnike ėshtė nocion etnik (kombėtar), kurse termi Shqipėri Natyrale ėshtė nocion politik. Shqipėria Etnike ėshtė mė e madhe se Shqipėria Natyrale. Shqipėria Etnike shtrihet nga Tivari, Sanxhaku e Toplica nė veri dhe deri nė fund tė Ēamėrisė te Gjiri i Artės (Ambrakisė) nė jug. Kurse Shqipėria Natyrale nuk e pėrfshinė as Tivarin, as Sanxhakun, as Toplicėn, as Veleshin, Manastirin e Ohrin dhe as Ēamėrinė.

Shqipėria Natyrale ėshtė njė rrudhosje e mėtejshme e Shqipėrisė Etnike. Njė ithtar i Shqipėrisė Natyrale nė njė rast shkruan kėshtu: "Shqipėria natyrale nuk merret me Mollėn e Kuqe, as me Pargėn, as me Kosanicėn dhe Toplicėn. Por ajo ėshtė e detyruar tė merret me Mitrovicėn, me Preshevėn, me Ulqinin, me Strugėn etj etj." Nė kėtė mėnyrė, qė nė start, pa na kėrkuar kush, ne pėrmes Shqipėrisė Natyrale do tė bėnim kompromis tė madh, duke lėnė jashtė Shqipėrisė Etnike gjysmėn e trojeve shqiptare tė saj! Nė kėtė mėnyrė Shqipėria Natyrale nuk do tė ishte mė Natyrale, por do tė shndėrrohej nė Shqipėri Artificiale, siē ėshtė sot Shqipėria londineze e Tiranės!

Mė tej, nė tė njėjtin shkrim, autori i shkrimit Shqipėrinė Natyrale e quan "Dhimbje e sė Vėrtetės", kurse Shqipėrinė Etnike e quan "Dhimbje e Mashtrimit"(!) dhe Shqipėri artificiale(!). Po citoj nga origjinali i shkrimit: "Por dhimbja e se Vertetes eshte shume here me e lehte se Dhimbja e mashtrimit. Shqiperia Natyrale eshte pjese perberese e dhimbjes se realitetit, prandaj ka edhe te ardhme. Shqiperia artificiale eshte pjese e dhimbjes se mashtrimit, prandaj edhe nuk do te kete te ardhme."


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante