Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-10-07, 14:40   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

Gustavo Adolfo Bécquer
(17/02/1836 - 22/12/1870)

Gustavo Adolfo Domķnguez Bastida ka lindur ne Sevije ne 17 Shkurt 1836. Poet spanjoll. Djal dhe vella piktori, ngeli jetim nga i ati 5 vjec dhe nga e ema 9 vjec. Jetoi femijerine dhe adoleshencen ne Sevije, ku studioj humanizem dhe pikture.
Ne 1854 u zhvendos ne Madrird, me mendimin qe te bente karriere letrare. Pa dyshim qe suksesi nuk i buzeqeshi; prejekti i tij ambicioz per te shkruajtur nje Histori te tempujve te Spanjes deshtoi, dhe vetem arriti te publikonte nje pjese, vite me vone.Per te jetuar ju kushtua gazetarise dhe te bente pershtatje te veprave te huaja per teater, kryesisht nga frengjishtja, ne bashkepunim me mikun e tij Luis Garcķa Luna, adoptuan pseudonimin «Adolfo Garcķa».
Gjate qendrimit te tij ne Sevija ne 1858 pati nje semundje e cila e la 9 muaj ne shtrat; ka shume mundesi te kete qene turbekoloz edhe pse disa biograf mendojne se ka qene sifiliz. Gjate kesaj periudhe ne te cilen ishte nen kujdesin e te vellait Valerianit , publikoj legjenden e pare , Zoteria i duarve te kuqe, dhe njohu Julia Espin, sipas disa kritikeve muzen e Rimave te tij, mgjse disa te tjere mendojne se ishte Elisa Guillén, me te cilen poeti pati raporte deri ne 1860 kur ajo e braktici, dhe qe ka frymezuar pa dyshim krijimet me te hidhura te poetit.

Ne 1861 u martua me Casta Esteban, vajza a nje mjeku, me te cilen pati 3 femije. Martesa kurre nuk qe e lumtur dhe poeti gjente shpetim ne pune ne shoqerine e te vellait duke pikturuar.
Periudha me e frytshme e karrieres se tij ishte ne 1861 deri ne 1865, vite ne te cilat krijoi pjesen me te medha te Legjendave te tij, shkroi kronika gazetarse dhe redaktoi Letra nje gruaje , ku shfaq teorite e tij mbi poezine dhe dashurine.Nje periudhe qe kaloi ne manastirin e Verueles ne 1864 e frymezoi per Letra nga qelia ime,nje pershkrim i mrekullueshem i natyres dhe peisazheve.
Ekonomikisht gjerat permiresohen per poetin duke filluar nga 1866, kur u punesua si redaktor zyrtar per novelat, gje e cila i mundesoi te le kronikat e tij gazetareske dhe te perqendrohej ne Legjendat dhe Rimat e tij, te publikuara nje pjese ne Muzeun universal. Por me revolucionin e 1868, poeti e humbi punen e tij, dhe gruaja e braktisi ne po kete vit.
U shperngul me Toledo me vellain e tij Valerianin, dhe atje filloi te ndertoje doreshkrimet e Rimave, origjinali i pare i te cilave u zhduk kur shtepia u bastis nga revolucioni.Serish ne Madrid u emerua drejtor i revistes La Ilustración de Madrid, ne te cilen gjithashtu punoi edhe i vellai si piktor.
Vdekja e te vellait ne shtator 1870,ndikoi shume tek poeti, duke e cuar deri sa te kerkonte vdekjen e tij,i dergoi mikut te tij Narciso Campillo origjinalet e veprave te tij qe te merrej me to, dhe vdiq 3 muaj mbas Valerianit.

VEPRAT E Gustavo Adolfo Bécquer


Fama e madhe e Gustavo Adolfo Bécquer bazohet tek Rimat, qe filluan rrjedhen romantike te poezise intime dhe qe sherbyen si frymezim edhe per poetet me vone.Kritika e kohes nuk i priti mie poezite e tij, edhe pse fama e tij nuk do ndalonte se rrituri ne vitet qe do vinin.
Rimat, ashtu sic kane arritur deri tek ne, perbejne nje total prej 86 krijimesh.Nga ato,79 u publikuan per here te pare ne 1871 ne ngarkim te miqve te poetit, qe ben edhe disa korrigjime ne text (krijimet origjinale te tij ruhen sot ne Biblioteken Kombetare ne Madrid) Permbajtja e rimave eshte ndare ne 4 grupe: i pari (rimat I deri XI) eshte nje refleksion mbi poezine dhe krijimin letrar; i dyti (XII deri XXIX) ,trajton dashurine dhe efektet e saj ne shpirtin e poetit; i treti (XXX deri LI) kalon ne zhgenjimet dhe disfatat qe dashuria i ka shkaktuar; dhe i katerti (LII deri LXXXVI) tregon poetin duke perballur vdekjen, i zhgenjyer nga dashuria dhe nga bota. Rimat paraprihen nga “Brendia sinfonike” qe Bécqueri e pregatiti si prolog te gjithe vepres se tij.
Proza e tij karakterizohet, njesoj si dhe poezia, per muzikalitetin dhe ndjenjen e te shprehurit, duke ndjekur hapat e Hoffmanit dhe te Poe-se, Legjendat krijojne ambiente fantastike dhe kthime ne nje atmosfere mbinatyrore dhe misterioze. Keshtu , ne Suta e Bardhe ku personazhi kryesor transformohej naten ne nje kafshe, ose ne Malni e shpirtrave ku njesoj nje skene me nje peisazh dashurie kthehet ne nje fushe horrori fnatazmal; ose ne fund tek Syte jeshil dhe mbi te gjitha tek Rrezja e Henes , ku irrealja , duke u perballur me realen, i zgjedh personazhet nepermjet endrres, ne te cilet ata arrijne te jetojne ate qe ne realitet ju mohoet.

Perktheu Meri Lika


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante