Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:26   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Berlinit dhe cėshtja Ballkanike

Nė kėtė situatė tė ndėrlikuar, shqiptarėt kishin njė qėndrim pozitiv sa i pėrket luftės sė pėrbashkėt me popujt e Ballkanit. Ata mbajtėn qėndrim korrekt lidhur me themelimin e federatės ballanike, duke mos qenė, nė parim, kundėr saj. Qarqet patriotike shqiptare pajtoheshin me kėtė ide vetėm nėse edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej njė status i barabartė me popujt e tjerė tė Ballkanit.5

Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanė krahė pretendimeve imperialiste tė disa shteteve evropiane dhe tė rretheve qeveritare tė shteteve ballkanike, tė cilat synimet territoriale ekspansioniste i kishin tė drejtuar posaēėrisht nga Bosna e Hercegovina, Shqipėria dhe Maqedonia. Ky Kongres me njohjen e tė drejtės Austro-Hungarisė pėr zgjerim nė Bosnje e Hercegovinė e pengoi rritjen e Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė atė drejtim. Kėshtu pėrpjekja boshnjako-hercegovase prė t'u ēliruar nė kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar.

Popullsia e Bosnes dhe Hercegovinės, nė kėtė kohė, u bė viktimė e kombinimeve rreth ndarjes sė sferave tė interesit dhe rivalitetit midis Rusisė cariste dhe Austro-Hungarisė. Austro-Hu-ngaria pėr tė penguar ēlirimin dhe bashkimin e sllavėve tė jugut, nėn ndikimin e borgjezisė gjermane, pėrpiqej tė ruante integritetin e Perandorisė Osmane, respektivisht tė pėrfitonte territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej tė pengonte ēlirimin e sllavėve tė jugut dhe tė rumunėve.

Pėrkundėr Austro-Hungarisė, Rusia cariste e konsideronte veten si mbikėqyrėse tė lėvizjeve kombėtare tė sllavėve tė jugut. Si e tillė, ajo qysh nga fitorja mbi Perandorinė Osmane dhe nė saje tė vendimeve tė Paqes sė Shėn Stefanit, pėrpiqej qė politika e saj tė zinte vend dominant nė truallin e Ballkanit. Me shtrirjen e protektoratit austro-hungarez mbi Bosnje e Hercegovinė, iu mundėsua zyrtarisht Monarkisė sė habzburgėve qė ta shtrijė imperializmin e saj nė Ballkan, e pėrmes tij edhe tė imperializmit gjerman qė mbėshtetej nė parullėn „Drang nach Osten".6
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė