Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-07, 09:01   #19
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Djalli/ Dreqi/ Shejtani?!

d) Dyshimi ėshtė si njė rrjetė merimange qė nuk e pengon dot njeriun tė shkojė mė tutje.

Me paqėndrueshmėrinė e vet karakteristike, dyshimi nuk ėshtė i dėmshėm kur njihet. Kur'ani konkludon: "Pa dyshim, dredhia e shejtanit ėshtė e dobėt!" (Nisa, 4:76) Pra, djalli ka dredhi, por tė dobėt, sikur tė mos e kishte. Pėr shembull, ju duhet tė kaloni pėrmes njė korridori tė ngushtė mes dy muresh, mirėpo, mu nė mes tė korridorit, njė merimangė ka thurur njė rrjetė nga muri nė mur duke e zėnė rrugėn. Por a mund tė jetė ajo pengesė qė ju tė shkoni mė tej? Pa dyshim qė jo. Ju s'e shihni si pengesė rrjetėn e merimangės dhe kaloni duke e pri*shur atė.
Profeti na thotė se nuk ėshtė djalli qė i detyron njerėzit pėr tė mohuar, pėr tė bėrė tė kėqija dhe mėkate. Ai nuk e kap dot nje*riun pėr dore pėr ta ēuar ose detyruar nė mėkat. Puna qė bėn djalli ėshtė vetėm stolisja dhe zbukurimi i tė kėqijave, kamuflimi i tyre si tė mira e tėrheqėse. Eshtė Allahu qė i krijon edhe tė mi*rėn, edhe tė keqen, qė edhe orienton, edhe ēorienton. Dyshi*met e djallit janė si pallate ngjyra-ngjyra prej fllucke sapuni. Ato duken tė bukura nga jashtė, por brenda janė bosh, janė njė gro*pė e rrezikshme!
Dyshimi nuk shkakton dėm kur dihet se ėshtė kalimtar, i pėr*kohshėm. Dyshimi ėshtė i dobėt si njė pupėl qė e merr me vete edhe flladi mė i lehtė. Dyshimi u pėrngjet reve qė mblidhen pėr njė ēast, por pastaj menjėherė shpėrndahen pa lėnė pas as shi, as fllad. Dyshimi ėshtė si gropa ajrore ku bie pėr njė ēast avioni; as duhet bėrtitur, as duhet vajtuar!


dh) Dyshimi nuk shkakton asnjė dėm po qe se nuk qėndrohet shumė mbi tė dhe nuk bėhet ēėshtje serioze.

Dyshimi nuk bėhet i dėmshėm kur e dini se s'ka pėr t'iu ngji*tur mendimit tuaj pėr ta fėlliqur atė. Dyshimi ėshtė, nė pasqyrėn e imagjinatės, njė gjurmė e pėrkohshme dhe e dobėt qė shuhet shpejt, njė pamje qė s'ka pėr tė lėnė njollė dhe njė reflektim shumė i lehtė. Po qe se gjėrat qė vijnė nė mendje dhe ima*gjinatė janė me burim tė dobishėm, u japin njė farė drite me*ndjes dhe mendimit, kurse po qenė njė dyshim me burim tė ke*qeje dhe intrige, prapėseprapė nuk ndikojnė mbi mendjen, me*ndimin dhe zemrėn, nuk lėnė papastėrti dhe nuk shkaktojnė dėm. Ju mbani nė dorė njė pasqyrė dhe ja tek reflektohet nė tė njė gjarpėr. A mund t'ju dėmtojė ju gjarpėri i reflektuar mbi pas*qyrė? Gjithashtu, a mund t'jua ndyjė duart njė papastėrti qė ref*lektohet nė pasqyrė? A mund t'jua djegė duart flaka qė reflekto*het nė pasqyrė? Po si kjo, produktet e katabolizmit qė bartim pėrkohėsisht nė trup, nuk na e prishin namazin, pluhuri pėrreth njė cope diamanti, nuk ndikon mbi tė ose mbi vlerėn e tij. Po si kjo, edhe sikur djalli tė ketė njė prani esenciale dhe individuale tė brendshme ose tė jashtme tek ne, shigjetat qė hedh, pamjet qė dėrgon nuk janė tė qena dhe nuk shkaktojnė asnjė dėm.
Dyshimi nuk shkakton asnjė dėm nėse nuk pėrqėndrohemi mbi tė, nėse nuk e mendojmė me kėrshėri e shqetėsim, nėse nuk e pranojmė e nuk i dalim pėr zot, nėse, duke e nėnvlef*tėsuar, nuk i japim mundėsi tė fryhet dhe nėse nuk e bėjmė ēė*shtje shqetėsuese. Atė do ta shihni gjithmonė nga maja dhe do tė thoni me vete: "Me lejen e Allahut, do tė godas nga poshtė e do ta mund!"


e) Dyshimi bėhet i dėmshėm kur pėrfytyrohet si i dė*mshėm.

Po tė veprohet nė kundėrshtim me ato qė treguam gjer kėtu, dyshimi mund tė shkaktojė dėm. Nėse nuk dihet se dyshimi ėshtė i padėmshėm, pėr pasojė, pėrfytyrohet si i dėmshėm, bė*het i dėmshėm. Dyshimi ėshtė i dėmshėm kur pėrqėndrohet mbi tė dhe trazohet me kėrshėri e shqetėsim. Sa mė shumė tė vlerėsohet, sa mė shumė tė zmadhohet, aq mė shumė fryhet ai dhe, duke u kthyer nė njė ballon, na thith pėrbrenda. Nė rrugėn tuaj ndodhet njė koshere bletėsh. Brenda saj ka me qindra bletė qė, po i ngacmove e tė sulmuan, tė shkaktojnė vdekjen. Pran*daj ti kalon i qetė pranė kosheres dhe s'tė ndodh asgjė. Kėshtu duhet vepruar edhe me dyshimin.
Djalli na hedh nė imagjinatė kuadrin e njė pamjeje tė dobėt dhe kalimtare. Po qe se na duket tėrheqėse dhe e zhvillojmė mė tej, ajo pamje e dobėt e pėrbėrė prej vetėm njė kuadri, shndė*rrohet nė njė shirit filmik disaorėsh, madje pa i rėnė ne mė tė! Sidomos kur njeriu mbetet vetėm dhe kur ky njeriu ėshtė njė i ri dhe pamjet kanė karakter sensual... Ai e merr kuadrin dhe e kthen nė njė film aventuresk. Ndėrkaq, i djallit ėshtė vetėm ai kuadri i dobėt. Prandaj, i duhet shmanguar atij grepi, nuk duhet t'ia lejojmė vetes tė biem nė atė grep, nė mėnyrė qė djalli, pas*taj, tė mos ketė mundėsi tė na vėrė nė punė pėr tė na i kthyer pėrfytyrimet nė realitet duke na bėrė tė biem viktimė e asaj pa*mjeje prej njė kuadri...


ė) Shpirtrat e ndjeshėm e nervozė nuk duhet t'i japin rėndėsi dyshimi tė djallit pėr tė mos u kapur pas ilu*zi*o*neve.

Mė shumė nė shpirtrat e ndjeshėm dhe nervozė, dyshimi mund tė kthehet nė njė sėmundje tė dėmshme dhe nė njė shqi*sė tė brendshme mė vete. Kur i vjen dyshimi, njė njeri i tillė, du*ke patur frikė se mos dyshimi do t'i shkaktojė dėm, shqetėsohet, e zė paniku dhe e lėshon veten pas iluzioneve. Pastaj, nė vijim, duke e zmadhuar kėtė me mendje, me zemėr dhe duke e parė nga kėndvėshtrimi i besimit, ia ngarkon vetes dhe, me kohė, e kthen nė shprehi dhe njėsohet me tė, gjė qė do tė thotė tė biesh nė pesimizėm para djallit dhe tė dėmtohesh plotės
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė