Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:52   #14
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

III. Ēfarė duhet bėrė?

1. Pasojat e pavarėsisė

1.1 Detyrimi pėr njohje

a. Si shtet i pavarur Kosova ka tė drejtėn e njohjes diplomatike.
b. Meqėnėse njė njohje e tillė do tė mbėshteste luftėn kundėr gjenocidit jugosllav, nėnshkruesit e konventės kundėr gjenocidit, mes tyre edhe Gjermania, janė tė detyruar tė njohin sa mė shpejt shtetin e Kosovės nė mėnyrė qė tė bėjnė gjithēka tė mundur kundra gjenocidit.
1.2 Detyrimi pėr ndihmė

Shteti i pavaruar i Kosovės ėshtė sulmuar nga Jugosllavia. OKB ėshtė e detyruar tė ndėrhyjė nė pėrputhje me art.39 tė kartės sė saj. Pėr kėtė ėshtė i domosdoshėm njė vendim i Kėshillit tė Sigurimit. Duke pasur parasysh situatėn e tmerrshme nė Kosovė, kjo duhet kėrkuar edhe nga Gjermania. Megjithatė, tani pėr tani, duhet llogaritur me njė veto (tė paktėn nga RP e Kinės) kundėr ndėrhyrjes nga OKB. Nga Kėshilli i Sigurimit nuk mund tė shpresohet pėr mė tepėr se paralajmėrime pa asnjė lloj ndikimi "pėr pastrimin paqėsor tė situatės" (sipas art. 14 tė Kartės). Kjo megjithatė nuk pėrbėn justifikim qė KS tė mos thirret fare.
Mbėshtetja vetėm nė OKB-nė, duke pasur parasysh situatėn nė KS, nėnkupton inkurajim tė mėtejshėm qė udhėheqja kriminale jugosllave tė pėrdorė dhunėn kundėr kosovarėve tė dėshpėruar, tė cilėt do tė detyrohen qė tė mbrohen nėse nuk dėshirojnė qė tė zhduken, skllavėrohen ose tė dėbohen nga vendi i tyre. Tė mbėshtetesh vetėm nė OKB-nė, ēon nė kėtė rast vetėm nė ashpėrsimin e dhunės dhe me kėtė arrihet e kundėrta asaj qė kėrkohet nga statuti i OKB-sė.
Sipas Art. 51 tė Kartės sė OKB-s Kosova ka tė "drejtėn e natyrshme" tė mbrohet edhe pėrpara se t'i vijė nė ndihmė KS. (Analog, ngase Art. 51 bėn fjalė vetėm pėr shtetet anėtare tė OKB-sė, por kjo nuk pėrjashton qė tė mbrohen edhe shtete qė nuk janė anėtare tė saj). E drejta pėr mbrojtje tė detyrueshme nėnkupton edhe shfrytėzimin e ndihmės urgjente e ofruar nga tė tjerėt. Veēanėrisht nė Art.51 flitet shprehimisht pėr ndihmėn urgjente kolektive.
Prandaj kėtu nuk mjafton vetėm e drejta e Kosovės pėr mbrojtje tė detyruar. Asaj i duhet ndihmuar edhe pa vendim tė KS, nqs. kėtu mendohet seriozisht pėr sigurinė e paqes dhe nė qėllimet e formuluara nė dokumentat e OSBE-sė dhe KSBE-sė pėr Europėn demokratike dhe tė shtetit juridik. Nuk duhet qė njė bande kriminale t'i lihet fushėveprim vetėm e vetėm se ajo fshihet nėn maskėn e njė shteti. Edhe sipas konventės pėr gjenocidin, ēdo shtet ėshtė i detyruar qė tė ndėrhyjė kundėr gjenocidit, pra edhe pėr ndihmė urgjente nė Kosovė
2. Ndalesa e pengimit tė luftės ēlirimtare

Lufta e Kosovės kundėr kolonializmit serb duhet ndihmuar pėrkitazi me Rezolutat e OKB-sė pėr dekolonializim, tė cituara mė lart. Masat kundėr kėsaj lufte ēlirimtare janė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Edhe pengimi i luftės ēlirimtare tė kosovarėve (p.sh. mbyllja ose konfiskimi i mjeteve nė xhirollogaritė e UĒK-sė) janė po ashtu nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.
3. Masa ligjore ndėshkimore

Konventat e Gjenevės tė vitit 1949 vlejnė, qysh pas shtimit tė protokolleve tė 1977, edhe pėr luftat qytetare. Pėr fat tė keq ndalesat pėr zhvillim tė luftės kundėr popullsisė civile vlejnė vetėm nė rast tė luftėrave ndėrkombėtare dhe nuk parashikojnė kėrcėnim ndėshkimor pėr luftėn qytetare.
Nėse dėshirohet qė tė ndiqen penalisht sipas konventave tė Gjenevės ata qė ka marrė pjesė nė aksione nė Kosovė dhe ndodhen nė Gjermani, duhet qė njėherė tė sqarohet se nuk kemi tė bėjmė me luftė civile, ngase pėr kėtė Kosova duhet tė jetė shtet i pavarur (jo shtet i njohur nga njė apo disa shtete; njohja diplomatike nuk ėshtė kusht pėr pavarėsi). Megjithatė tribunali Ndėrkombėtar i Hagės mundet, duke u bazuar nė statusin e tij, qė tė n djekė tė gjitha shkeljet e Konventave tė Gjenevės.
Sidoqoftė Gjykata ndėrkombėtare e Hagės mund t'i ndjekė tė gjitha shkeljet e konventave tė Gjenevės nė pėrputhje me statutin e saj. Gjykatat gjermane mundet gjithashtu ta ndjekin gjenocidin nė fjalė.



Hamburg, mė 28.09.1998
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė