Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-07, 13:44   #68
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Katėrshja evropiane kėrkon nga BE tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės

Bruksel, 10 dhjetor - Ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, dhe tre homologė tė tij evropianė, nė prag tė takimit tė shefave tė diplomacive, kėrkuan nga Bashkimi Evropian, qė tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė nė lidhje me zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės. Nė letrėn e pėrbashkėt dėrguar partnerėve nga BE-ja, Shtajnmajer dhe homologėt e tij nga Parisi, Londra dhe Roma theksojnė se hapėsira pėr negociata ėshtė shteruar dhe se vazhdimi i negociotave do tė ēonte vetėm deri edhe nė pozicionimin mė tė ashpėr tė qėndrimeve tė kundėrshtuara tė palės serbe dhe shqiptare. BE duhet tė jetė nė gjendje qė nė Kosovė tė dėrgojė ndihmėn e domosdoshme dhe gjithėpėrfshirėse policore dhe administrative, kėrkojnė nė letrėn e tyr e ministrat, duke pasur parasysh bllokadėn eventuale tė shteteve tė pavendosura. Kur Kosova tė shpallė pavarėsinė, BE synon qė atje tė dėrgojė misionin prej 1800 policėsh dhe ekspertėsh juridikkė, transmetojnė agjencitė e lajmeve. Nė kėtė mėnyrė evropianėt marrin pėrsipėr qeverisjen e Kosovės nga misioni i Kombeve tė Bashkuara e cila atje ndodhet qė nga viti 1999.

Ēeku kėrkon qė BE shpejt ta mbyllė procesin e statusit tė Kosovės

Prishtinė, 10 dhjetor - Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku ka kėrkuar nga Bashkimi Evropian qė shpejt tė marrė vendimin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. BE ja duhet "ta pranojė nevojėn e mbylljes sė shpejtė dhe tė qėndrueshme tė kėtij procesi", ka thėnė Ēeku pėr AP. "Serbia ka zgjedhje: tė shkojė bashkė me ne drejt ardhmėrisė apo tė kthehet nė tė kaluarėn. Shpresoj se do ta bėjė zgjedhjen e duhur", ka thėnė Ēeku.

Po tė kishin evropianėt qėndrim tė pėrbashkėt pėr Kosovėn, do tė shmangej pėrzierja e Rusisė, tha Busek

Berlin, 10 dhjetor - Mosmarrėveshjet rreth Kosovės brenda Bashkimin Evropian kanė shkaktuar pėrzierjen e Rusisė dhe Kinės, tha koordinatori i Paktit tė Stabilitetit per Evropen Juglindore, Erhard Busek. "Evropianėt duhet tė kujtohen se po tė kishim qėndrim tė pėrbashkėt, shumė gjėra kemi mundur t'i shmangim, si p.sh pėrzierjen e Rusisė. Eshtė e qartė se Kosova ėshtė problem evropian. Pozicionet e ndryshme tė vendeve tė BE sė rreth statusit tė saj e kanė ftuar Rusinė dhe Kinėn qė tė ndėrhyjnė", ka thėnė Busek. Paralajmėrimet e autoriteteve serbe pėr embargo ekonomike nė rast se Kosova shpall pavarėsinė, Busek e sheh si problem, por edhe si "nxitje tė palės shqiptare qė t'i shtojė pėrpjekjet pėr tė qėndruar nė kėmbėt e veta".
Shefi i diplomacisė dhe kreu i kishės ruse janė kundėr zgjidhjes sė njėanshme pėr Kosovėn

Nikozi/Moskė 10 dhjetor - Rusia paralajmėron Perėndimin qė njohja e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės mund tė shkaktonte "reagim vargor" tė problemeve nė Ballkan dhe pėrtej, tha Lavrov. Ndėrkaq patriarku i Moskės dhe i tėrė Rusisė Aleksej II u bėri thirrje tė krishterėve tė Perėndinit qė tė "rishqyrtojnė ndėrgjegjen" kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. "Dua tė theksoj se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e njė pavarėsie tė tillė nuk do tė mbetet pa pasoja", tha ministri i Jashtėm i Rusisė Sergei Lavrov, pas takimit me presidentin e Qipros, Tasos Papadopulos. Nga ana e tij, patriarku rus ka thėnė pėr shtypin e Beogradit se "problemi i Kosovės nuk mund tė zgjidhet nė mėnyrė tė njėanshme, pa njė dialog konstruktiv qė do tė merrte parasysh interesat e tė dyja palėve. Aleksej ka vlerėsuar se njė gatishmėri e Vatikanit qė tė thellojė dialogun me kishėn ortodokse mund tė gjejė shprehje tė plotė nė mbrojtjen e serbėve dhe tė vendeve tė kultit, duke thėnė se Kosova ėshtė "djepi i tyre shpirtror".
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė