Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-12-07, 23:46   #12
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Kėshtu po thonė tė gjithė anėtarėt e LKĒK-sė qė kam intervistuar pėr kėtė problem: Fatmir Humolli, Sabit Gashi, Agim Kuleta...
Kėshtu po thotė Fatmir Humolli?!

Kėshtu po thonė tė gjithė! Kanė shkuar pėr t’u takuar me SHP dhe ata s’kanė dalė nė takim...
Kujtojau njė takim para Konferencės sė Rambujesė, pra pasi qė ėshtė marrė vendimi qė tė merret pjesė nė Konferencėn e Rambujesė...
Po, por nė kėtė takim nuk ėshtė biseduar rreth krijimit tė Frontit Politik Ēlirimtar...
Mirė de, mė lejo ta pėrfundoj tash unė. Kujtojau atyre qė nė Lladroc kanė pasur njė takim ku ėshtė biseduar edhe pėr Rambujenė edhe pėr pėrfaqėsimin politik tė UĒK-sė dhe ėshtė biseduar edhe pėr mosangazhimin rreth krijimit tė Frontit Politik tė UĒK-sė. Nuk qėndron fakti se LKĒK nuk ėshtė takuar kurrė prej majit 1998 me Drejtorinė Politike tė UĒK-sė.
Prej majit tė vitit 1998 e deri nė shkurt tė viti 1999 nuk ėshtė takuar asnjėherė! Dhe nė takimin qė ėshtė mbajtur nė shkurt tė vitit 1998 nuk ėshtė vendosur gjė rreth krijimi tė Frontit Politik Ēlirimtar... Pėr mė shumė, UĒK-ja e ka shkelur kėtė marrėveshje tė cilėn ti e ke nėnshkruar nė emėr tė UĒK-sė. Shkelja e parė ėshtė emėrimi i zėdhėnėsit tė UĒK-sė...
Ne jemi marrė vesh qė tė angazhohemi rreth krijimit tė frontit politik...
Por ju s’jeni angazhuar...
Ku e di ti qė s’jemi angazhuar?!
S’jeni angazhuar sepse prej 11 majit tė vitit 1998 deri nė shkurt tė vitit 1999 nuk jeni takuar asnjėherė...
O vėlla, UĒK-ja ka qenė faktor. UĒK-ja ka pasur strukturė. Nė kėtė kohė ka pasur mijėra njerėz duke i strukturuar nė radhėt e saj. Nė kėtė kohė, ju e dini, UĒK-ja ka pasur njė ballafaqim tė tmerrshėm me forcat serbe. UĒK-ja edhe pse ka qenė faktor, nuk i ka nėnēmuar faktorėt tjerė. UĒK-ja nuk ka pasur mundėsi qė nga Drenica tė thotė: kujdes mos ta bėjmė drejtorinė politike sepse nuk e kemi pyetur LKĒK-nė...
Po pse atėherė keni nėnshkruar marrėveshje pėr krijim tė frontit politik tė pėrbashkėt...
Formimi i Drejtorisė Politike ka qenė qėndrim nė pėrputhje me rrethanat shumė rapide qė janė zhvilluar nė atė kohė. Ne jemi angazhuar qė tė bashkėpunojmė me tė gjithė, pėrfshirė LPK-nė, LKĒK-nė dhe me partitė politike nė Prishtinė...
Nuk ėshtė fer qė tė nėnshkruash marrėveshje pėr krijimin e frontit politik bashkė me dikė dhe mė pas tė krijosh vet frontin politik! Shumė mė korrekte do tė ishte sikur ju t’i kishit thėnė LKĒK-sė se ne kemi nėnshkruar marrėveshje me ju pėr krijimin e frontit politik, por po e prishim kėtė marrėveshje sepse po duam ta krijojmė vetė frontin...
Nė kėtė marrėveshje shkruhet shumė mirė, nėse ju dini tė lexoni, qė merret vendimi pėr shkrirjen ose bashkėngjitjen e tė gjitha trupave tė LKĒK-sė nė UĒK dhe kjo ėshtė zbatuar, kurse hapi tjetėr s’ka mundur tė arrihet...
Pse s’ka mundur tė arrihet?
S’ka mundur tė arrihet! Tė dy palėt nuk janė angazhuar nė mėnyrė tė mjaftueshme!
Pse po thua nuk janė angazhuar dy palėt nė mėnyrė tė mjaftueshme?
Kjo marrėveshje nuk ka qenė obligative pėr UĒK-nė sepse nuk ėshtė e specifikuar se ēfarė duhet tė bėjė UĒK-ja...
Askund nuk shkruan qė kjo marrėveshje nuk ėshtė obligative pėr UĒK-nė!
Aty shkruan qė duhet tė angazhohemi pėr frontin politik.
Dhe s’jeni angazhuar pėr krijimin e kėtij fronit sepse nuk keni pranuar tė takoheni me LKĒK-nė dhe ta krijoni kėtė front...
Ajo pjesė qė mė ėshtė dashur mua nė terren ėshtė kryer dhe pėr kėtė pjesėn tjetėr as qė mė ka interesuar...
Nuk tė vjen keq qė e keni mashtruar LKĒK-nė?! Ata ndihen tė mashtruar dhe thonė se ėshtė dėmtuar interesi nacional me kėto veprime tė SHP tė UĒK-sė...
Ndoshta ndihen tė mashtruar, por unė nuk mendoj kėshtu...
Mendon se ėshtė mė mirė qė nuk jeni bėrė bashkė me LKĒK-nė...
Mos mė thuaj mua kėshtu sepse unė kam qenė i vetmi qė jam angazhuar dhe kam arritur diēka. Nė rastin e parė kemi dėshtuar, dhe ky dėshtim na ka kushtuar me jetė njeriu, pra, me jetėn e Mehė Ukės. Ne kemi arritur tė bashkohemi nė aspektin ushtarak...
Sabit Gashi thotė se nuk ke pasur ndikim pėr realizimin e pikės sė dytė se sikur tė kishe pasur ndikim atėherė do tė bėhej edhe Fronti Politik... Bile-bile, Sabit Gashi thotė se njė anėtar i SHP tė UĒK-sė (Azem Syla) mė ka thėnė se po tė ishim ne nė Kosovė nuk do ta kishim lėnė Rexhep Selimin ta nėnshkruante kurrė njė marrėveshje tė tillė...
Nuk dua ta komentoj kėtė! Pėr pikėn politike duhet t’i referoheni Drejtorisė Politike!
Ti e ke nėnshkruar kėtė marrėveshje nė emėr tė UĒK-sė. Pika e dytė e kėsaj marrėveshjeje nuk ėshtė respektuar. A ndihesh keq para kėtyre njerėzve qė kjo marrėveshje qė e ke nėnshkruar ti ėshtė shkelur?!
Tė them tė drejtėn po! Tė them tė drejtėn po! Pėr shkak se unė mendoj qė ėshtė dashtė qė ne tė jemi shumė mė tė zotė dhe qė asnjė forcė politike mos ta kontestojmė. LKĒK-ja ka qenė shumė konstruktive. Edhe pas kėtij mosrealizimi, prapėseprapė, LKĒK-ja nuk ka qenė destruktive sepse e ka marrė shumė seriozisht luftėn e popullit shqiptar pėr liri. Unė nuk jam ndier mirė qė nuk ka vazhduar angazhimi pėr krijimin e frontit politik dhe qė sot tė mos jetė temė kjo...
A mendon se sikur tė mos bėhej kjo marrėveshje do tė kishte luftė vėllavrasėse?
Nė asnjė mėnyrė! Asnjė ushtar i UĒK-sė nuk ka pasur armė pėr LKĒK-nė dhe anasjelltas. Krejt ēfarė do tė bėhej sikur tė mos bashkoheshim ėshtė se anėtarėt e LKĒK-sė do tė ballafaqoheshin me pushtuesin serb nė mėnyrė mė tė pavarur. Unė i kam takuar anėtarėt e LKĒK-sė nė shumė zona dhe ata kanė qenė djem dukat dhe kurrė ata nuk do tė bėnin luftė vėllavrasėse...
Shumė anėtarė tė LKĒK-sė mė kanė thėnė se ka pasur shumė probleme nė terren. Shumė anėtarė tė UĒK-sė kanė tentuar t’i ēarmatosin anėtarėt e LKĒK-sė...
Unė nuk kam njohuri pėr gjėra tė tilla. Luftė ka qenė. Megjithatė unė nuk besoj se do tė kishte luftė vėllavrasėse. Pa marrėveshje do tė ishte mė keq, por luftė vėllavrasėse...
Shumė herė anėtarėt e UĒK-sė kanė tentuar t’i ēarmatosin anėtarėt e LKĒK-sė... Madje-madje, gazeta “Ēlirimi” nuk ėshtė lejuar qė tė shpėrndahet nga anėtarėt e UĒK-sė... Paramendo gazetat qė janė nxjerrė nė Prishtinė janė lejuar tė shpėrndahen, por jo edhe njė gazetė qė ėshtė nxjerrė nė mal – “Ēlirimi”...
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė! Nė terren ėshtė zhvilluar gjithēka! Puna jonė ka qenė qė t’i strukturojmė kėta njerėz nė radhėt e UĒK-sė... Unė jam shumė i vetėdijshėm qė kjo marrėveshje ka sjellė shumė tė mira nė terren. Ka mundur qė kėta njerėz tė ndalohen dhe tė pyeten se kush janė dhe ēka janė e nga po shkojnė. Nė ushtritė mė tė rregullta ndodhin kėto gjėra. Ka mundur tė ketė incidente. UĒK-ja ka qenė faktor. UĒK-ja ka qenė e fortė nė terren. Urdhėr qė tė ēarmatosen ushtarėt e LKĒK-sė nė terren nuk ka pasur.
Ėshtė shqetėsuese qė gazeta “Ēlirimi” ėshtė ndaluar nė shumė zona tė luftės, kurse gazetat nga Prishtina janė shpėrndarė pa asnjė problem...
Nėse ėshtė ndaluar “Ēlirimi”, unė po them se ėshtė gabim! Unė nuk kam informacion se ėshtė ndaluar. Ne kemi pasur nevojė pėr mė shumė informata...
Drejtorinė Politike e kanė themeluar njerėz qė kanė ardhur nga perėndimi, pra jo njerėz qė kanė qenė brenda, dhe jo njerėz qė kanė kontribuar nė terren...
Hashim Thaēi nuk ka qenė jashtė! Hashim Thaēi ėshtė futur nė Kosovė diku nė mars tė vitit 1998, pra pas vrasjes sė Adem Jasharit, ndonėse edhe mė herėt ka qenė nė Kosovė, pra ka lėvizur, kurse nė mars tė vitit 1998 ka ardhur pėrfundimisht nė Kosovė. Drejtoria Politike ėshtė formuar nė qershor...
Po pra, ka ardhur nė Kosovė pėr ta futur nėn kontroll UĒK-nė...
E ke gabim! Hashim Thaēi ka ardhur si tė gjithė luftėtarėt...
Pse s’ka ardhur para 5 marsit?! Pse s’e ka pasur para 5 marsit mandatin pėr themelimin e Drejtorisė Politike tė UĒK-sė...?!
Deri nė qershor tė vitit 1998 nuk ka qenė pėrgjegjės pėr Drejtorinė Politike, por vetėm shef i njė departamenti pėr informim publik...
Kush ka qenė pėrgjegjės pėr politikė nė UĒK para Hashim Thaēit?! Ke qenė ti?!
Jo! S’ka qenė askush! Struktura e SHP nuk ka paraparė drejtori politike. Strukturė politike nuk ka asnjė shtab ushtrie nė botė... Drejtorinė Politike e ka themeluar SHP. Ne kishim dy drejtori: drejtorinė politike dhe tė policisė ushtarake. E kemi vėrejtur se na ka munguar pėrfaqėsimi politik prandaj dhe e kemi themeluar drejtorinė politike...
Mua po mė intereson pse Hashim Thaēi nuk ka tentuar tė krijojė Drejtori Politike para datės 5 mars tė vitit 1998?!
Mos thuaj e ka krijuar! Thuaj e keni krijuar!
Ju e keni caktuar Hashim Thaēin pėrgjegjės pėr politikė?
Ndoshta e kam pasur ndikimin tim pėr ta caktuar, pra, ndoshta i kam kontribuar faktit qė Hashim Thaēi tė jetė drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė...
Pse jeni pajtuar qė Hashim Thaēi tė jetė shef pėr politikė?
Na ėshtė dukur njeriu mė i pėrshtatshėm nė atė kohė...
N’ē’kuptim i pėrshtatshėm?! Dukej bukur?!
Jo, por, kemi qenė dakord qė tė jetė shef pėr politikė dhe qė ta udhėheq delegacionin shqiptar nė Rambuje dhe qė ai tė jetė Kryeministėr i Kosovės, dhe nė tri kėto drejtime kam investuar...
Edhe s’mendon qė ke bėrė gabim...?
Luftėn e UĒK-sė e kanė bėrė njerėzit idealistė. Nė mesin e tyre kam qenė edhe unė. Do tė thotė idealistėt bėjnė punė tė mėdha...
Dhe bėjnė gabime sikur puna jote qė ke ndikuar qė Hashim Thaēi tė jetė shef pėr politikė i UĒK-sė...
Ky ėshtė qėndrimi yt! Idealistėt bėjnė punė tė mėdha. Nė kėtė rast, idealistėt edhe krijojnė njerėz tė mėdhenj...
Doni tė thoni se ju e keni bėrė Hashim Thaēin njeri tė madh?!
Ushtarėt e UĒK-sė bashkė me mua e kanė bėrė. Idealistėt krijojnė njerėz tė mėdhenj dhe shpeshherė idealistėt janė viktima tė frytit tė tyre. Mos mė pyet mė pėr Hashim Thaēin!
Ke pėr tė shtuar edhe diēka pėr nė fund?
Unė e kam kuptuar qysh herėt dhe e pranoj formėn e intervistimit tėnd sepse kjo ėshtė produktive. Ėshtė produktive mė shumė pėr ty se sa pėr atė qė e interviston, por mendoj se e rėndėsishme ėshtė qė tė dal nė shesh e vėrteta qė ti po pretendon dhe s’ėshtė e rėndėsishme forma qė e pėrdorė edhe pse forma qė pėrdorė ti ėshtė unikate. Mendoj se kemi kaluar mirė nė kėtė intervistė.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė