Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:35   #18
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ndėr kėto kohėt e funtme pesha ėsht duke rėnduar mė tepėr nga ana e iliricitetit tė popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ė kėtij populli. Njė albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbėshtetur gjithnjė nė gjuhė e duke shqyrtuar fjalėt e huaja greke e latine tė Kishės qė kanė hyrė prej kohėsh mė shqipen, e gjen djepin e fisit t'onė nė njė vėnt qė duhet tė ndodhet pa tjetėr afėr Greqis nga njėra anė dhe afėr Dalmacis nga ana tjetėr, do me thėnė n'atė pjesė tė buzės lindore t'Adriatikut qė banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siē do tė shohim edhe mė pas, Autori i pėrmėndur ngul kėmbė pėr tė provuar se nė kohėn e shkeljes sė Sllavėve tė hershėm, hapsira jetsore e tė parvet t'anė kufizohej nė bjeshkėt e Shqipėris sė veriut e, pikėrisht, nė malet e nė luginat e krahinės se Matit. 3)

Pėrkrahsi m'i math i origjinės ilirike dhe i autoktonis sė Shqiptarvet ėsht profesori i Universitetit tė Palermos Francesco Bibezzo qė njihet prej tė gjithė botės si auktoriteti m'i lartė nė studimet mesapo-japige. Pėr tė provuar marėdhėnjet qė nė kohė e nė hapsirė lidhin shqipen me ilirishten e vjetėr dhe, pėr tė vėrtetuar vazhdimin historik e gjeografik tė Shqiptarvet tė sotshėm nga Ilirėt e lashtė, ai mbėshtetet nė monumentet dhe inskripcionet mesapike tė gjetura nė Pulje e nė Kalabri, tė cilat kanė pėrgjasim tė math me inskripcjonet e rralla ilirike qė janė zbuluar pėrkėtej detit Adriatik. Pėr spjegimin e kėtyreve duhet pėrdorur pa tjetėr shqipja e sotėshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janė tė barabarta me njė gjuhė tė tretė, duhet tė jenė tė barabarta edhe me shoqja shoqen. Nė kėtė studim shumė tė vlershėm, tė cilit Shkencėtari i math po i kushton mėnt e djersė prej vjetėsh, ai arrin duke ndjekur tri rrugė: «I. Rindėrton nė tė gjithė hapsirėn sipėrfaqen gjuhėsore t'ilirishtes sė herėshme; II. shtrin dhe thellon mardhėnjet leksikore, fonetike e gramatikore tė shqipes me japigo-mesapishten; III. nė suazėn e pėrkatsive t'ilirishtes intensifikon kėrkesėn e ndonjė isoglose qė, edhe nė se numri i mbeturive gjuhėsore ėsht i vogėl, tė lidhet posaēėrisht shqipja me dialektet e folura lashtė nė tokėn me iliricitet ethnologjik e glosologjik tė provuar. 4) Nė lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i ēquar e thjeshtėson mjaft punėn, pse ai nxjer prova tė shumta pėr tė vėrtetuar se Thrakas e Ilirė kanė folur njė gjuhė ti vetme. 5)

_____________
3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare nė pikėpamje tė Kombsis si problemė gjurmimesh», pėrkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritės, 1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L'originaria area etno-linguistica dell'albanese e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d'Albania, Viti 1941, faqe 129.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė