Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-08, 22:06   #39
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME*****

ADRIAN DULE
----------------


Ngjyra e syve te mi
---------------------

Im atė ka sy. Ngjyra e tyre ėshte dicka midis gjethes sė ullirit dhe trungut tė ullirit. Ime mė, gjithashtu ka sy. Ngjyra e tyre ėshte dicka midis thellėsisė sė detit dhe cektinės sė tij. Unė pjella e tyre, sigurisht kam sy. Ngjyra e tyre ėshtė pjesa ndarėse ndėrmjet; thellėsisė, e cektinės sė detit dhe gjethes, e trungut tė ullirit. Pėr kėdo qė ka sy e kupton qė ngjyra e syve tė mi ėshte dicka ndėrmjet detit dhe ullinjve. Shkurt, bregdet. C’ėshtė bregdeti pėr ata qė kanė sy, por se kanė parė? Ose shkėmbinj, ose rėrė… trashė e trashė, hollė, hollė, thjeshtė, thjesht. Sytė e mi ishin dicka e ndėrmjetme mes ngjyrės sė shkėmbinjve dhe rėrės.


Nė sensin romantik, ngjyra e syve tė mi i bie tė jetė njė peisazh i mrekullueshėm, ku ndėrthuret, ulliri, deti dhe bregdeti.Nė realitet(sipas syve tė mi qė shohin sytė e mi) sytė e mi kanė njė ngjyrė tė pėgėrash maceje, apo qeni, por gjithsesi kafshe shtėpiake. Ndonjėherė nė tė rrallė, kur jam mirė me veten(kur mė thonė fjalė tė mira megjithėse e di qė s’kam bėrė asgjė tė mirė) celen sytė e mi dhe marrin ngjyrėn e njė tė pėgėre foshnjeje, qė si ka kapur tė dyzetat ditė nė jetė.

Pėr kėdo qė ka sy , por nuk ka parė se c’ngjyrė ka e pėgėra e njė foshnjeje, nuk kam ci them pėrvecse, tė imagjinojė ngjyrėn e qumėshtit tė gjirit tė nėnės sė njė foshnjeje dhe pafajėsisė dhjerėse tė foshnjes, qė e precipiton qumėshtin jetėdhėnės, nė tė pėgėrė.

Pas gjithė kėtij sqarimi besoj se i keni pėrballė sytė e mi nė ngjyrėn qė dėshėroni dhe pėrzgjithni ,qė nga rėra, e shkėmbinjtė , tek e dhjera e kafshėve shtėpiake, e deri tek e pėgėra e njė foshnjeje. Madje jo vetėm sytė e mi, por edhe karakterin tim. Vė re, se karakteri im ėshtė si ngjyra e syve tė mi. Edhe jeta ime ėshtė si ngjyra e syve tė mi. Mbushur me tė dhjera macesh, qensh, foshnjesh nga njė anė dhe det,bregdet, gjethe ullinjsh e trungjesh, copa shkėmbinjsh e rėre, nga ana tjetėr.


Ndonjėherė ulem nė rėrė(si tani pikėrisht) dhe i grumbulloj tė tėra pranė vetes dhe bisedoj me to. Ndjehem mrekullisht mirė kur kam pranė ngjyrėn e syve tė mi, karakterin tim dhe jetėn time, nė formėn dhe ngjyrėn e atyre qė pėrshkrova mė lart. Kush mė sheh nga larg mė ka zili. Mė kundron tė ulur nė breg tė detit, me hapsirėn e tij tė pamasė pėrballė, i ulur nė rėrė, rrethuar me shkėmbinj dhe pemė ulliri gjetheshumė. Ka edhe nga ata qė kuturisin tė afrohen hedhtas tej zilinė. Dikush me ndrojtje, e dikush drejtpėrdrejtė, herė me lutje , e herė pa, dėshėrojnė tė rrimė bashkė. Me kėnaqėsi i pranoj tė ulen pranė meje. Tek e fundit mė shtohet edhe njė bashkėbisedues, qė ndoshta me ngjyrėn e syve, karakterit dhe jetės, mund tė na pasurojė ambientin dhe bashkėbisedimin.Ndoshta sytė mund ti kishin ngjyrėn e leshit tė deles, pėrzier me kakėrdhitė e saj. Ndoshta tė njė meteori, apo tė njė qielli tė mbushur me re. Ndoshta tė gjitha bashkė. Me kėnaqėsi do pranoja tė pasuronin situatėn, delen me kakėrdhitė, meteorin dhe qiellin e mbushur me re. Pėrvec anės figurative(tė njė peisazhi pasur, e tė larmishėm), do tė ishte njė kėnaqėsi e rrallė, e njė bashkėbisedimi gjithpėrfshirės. Madje a mund tė ketė bisedė mė interesante se sa dialogu midis tė dhjerave tė maces, me qiellin e mbushur me re? Detit, me kakėrdhitė e deles? Meteorit, me tė pėgėrave e njė foshnjeje? Kėtė tė fundit pa as mė tė voglin dyshim do ta regjistroja me njė diktofon, qė mė pas tė analizoja me nge thelbin filozofik tė dialogut.
Por nuk ėshtė e thėnė tė rrinė gjatė. Ose largohen vetė tė bezdisur nga era e tė dhjerave tė qenve dhe pėgėrave tė foshnjeve qė mė rrethojnė, ose fillojnė tė mė japin mėnd qė ta pastroj vendin rreth meje. Kėta tė fundit i pėrzė me ceremoni, por edhe pa ceremoni, sipas rastit dhe nivelit tė bashkėbisedimit me objektet e mia. E unė sėrish mbetem vetėm, me vetminė time tė pavetmuar. Tė pavetmuar, pasi kam njė konglomerat gjėrash qė mė rrethojnė dhe do tė prekeshin jashtmase, nėse do tė dėgjonin nga goja ime se jam i vetmuar. Do ta trajtonin si njė pėrdhosje e rėndė qė ju bėj.


Sidoqoftė ajo qė mė habit pamasė tek “dikushėt” qė mė vinė pranė herė pas here, ėshtė se nuk kanė kurajo tė sjellin nė peisazhin tim objektet e veta tė ngjyrės sė syve, karakterit dhe jetės. Vijnė vetėm dhe i mbajnė larg tė fshehura, duke patur turp prej tyre. Mė e keqja ėshtė se nuk i fshehin vetėm nga unė, por edhe nga vetja dhe nuk ulen ndonjėherė me to tė bashkėbisedojnė, apo tė dėgjojnė bashkėbisedimin e tyre. Punė e tyre gjithsesi. Tė bėjnė si tė duan, por kur tėrheqin hundėt nga era e keqe(sipas tyre) e gjėrave qė unė mbaj pranė pa i fshehur, sikur nuk shkon. Nga ana tjetėr nuk kanė faj. Kur nuk duron dot erėn e gjėrave tė tua dhe i mban larg, si do tė durosh erėn e gjėrave tė mia?
Teksa meditoj, rreth meje ka plasur debati. Ka plasur aq keq, sa mė duhet tė ndėrhy dhe tė ekuilibroj gjėrat dhe tė shkėputem nga ato qė meditoj nė mėnyrė tė pavarur. Pėrderisa i pranoj hapur pranė vetes, duhet tė pranoj edhe varėsinė ndaj tyre, po aq sa c’janė edhe ato tė varura nga unė. Jemi njė tek e fundit.
E dhjera e maces kishte filluar si me shaka pak mė parė, njė debat me thellėsinė e detit. Thellėsia e detit na ishte tėrbuar dhe i ishte lėshuar cektinės qė i kishte dalė nė krah tė dhjerės sė maces. Cektina e turbulluar ju lėshua rėrės me dallgė e leshterik, meqė rėra i kishte dalė ne krah thellėsisė sė detit. E dhjera e qenit duke mos qėnė me asnjė krah nė debat, ishte nervozuar keq me cektinėn.I ulėriste me tė madhe se nuk kishte taksirat ta merrnin dallgėt nga rėra dhe ta zhbėnin, vetėm e vetėm se ndodhej mbi rėrė si pjesė e imja. Gjethet e ullirit qeshnin, e shqyheshin gazit mbi tė pėgėrėn e foshnjes, qė as po merrte vesh se c’po ndodhte.Trungu i ullirit, i mėrzitur me mendjelehtėsinė e gjetheve u shkund fort pėr ti shpėrndarė sa mė larg tė mundėte nga vetja. Shkėmbinjtė, ehh…shkėmbinjtė e gjorė. Pa mundur tė lėvizin aspak, mė luteshin tė hypja sipėr tyre dhe tė shpėtoja nga e tėrė kjo zallamahi, derisa tė qetėsohej thellėsia e detit dhe cektina.
I fola thellėsisė sė detit me lutje, por s’mė dėgjoi. Cektina mė dėgjoi, por filloi tė qajė. Tė paktėn, gjethet e ullirit ndalėn tė qeshurėn dhe trungu shkundjen. Mblodha tė dhjerėn e maces, tė dhjerėn e qenit dhe tė pėgėrėn e foshnjes nė gji dhe u turra mbi shkėmbinj.
Dikur thellėsia e detit u qetėsua dhe filloi tė mė shpjegojė, se pse ja kishte ngritur nervat debati me tė dhjerėn e maces. E dhjera e maces betohej qė ja kishte thėnė me shaka.U bėra nervoz dhe ju ulėrita ta mbyllnin gojėn. Nuk mė inetresonin aspak arsyet e tyre tė debatit. I kėrcėnova qė nuk do rrija mė me to. Do ti fshihja e zhdukja sic bėnin tė gjithė. E dija qė ishte kėrcėnim i kotė pasi pa to nuk bėja dot.
Filluan tė mė luten njėzėri, e tė pėrqafohen, si pėr tė mė treguar qė duheshin mes vetes, por ndonjėherė i kapte marria e vetmisė, kur unė meditoja pa jua varur. Ju dukej sikur nuk jua varja dhe fillonin sherret mes tyre, vetėm e vetėm pėr tė mė tėrhequr vėmendjen, por nė shpirt as qė ju shkonte mėndja tė mė mėrzisnin. Thellėsia e detit shpalosi njė aromė prej tė dhjere macesh dhe qensh, si pėr tė mė treguar se sa shumė i donte. E dhjera e maces dhe e qenit mu lėshua nė fytyrė me flladin e thellėsisė sė detit. Gjethet e ullirit mu servirėn nė gojė(tė ngjyera nė salcėn e tė pėgėrave tė foshnjes) nga krahėt e trungut tė ullirit.
Kuptova se pa to nuk meditoja dhe jetoja dot. Ato ishin unė dhe unė ato. Kurrė s’mė ishin ankuar pėr “dikushėt” qė hynin nė jetėn tonė. Madje pėrgjėroheshin pėr elementė tė tjerė(tė dikushėve) dhe betoheshin qė do ti bėnin pjesė tė vetes. E kisha fajin vetė, qė pėr njė cast u pėrsiata pa i llogaritur. Pa biseduar me ta. Duhej tė gjithė sė bashku tė meditonim, e jetonim nė njė kohė, nė njė cast. Pėrgjithmonė.


------------------

P.s.marr sipas lejes se autorit,nga forumi i Tij.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė