Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-02-08, 01:33   #25
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Diaspora uronė nga Zemra, Ngado qė jemi, Ne jemi me Zemėr aty

Atmosfera festive nė Toronto

Shkruan:Bahtir Hamza


Toronto kryeqytetin e Ontarios te Kanadase.

Kosova, nje vend i vogel ne siperfaqe, por me nam te madh ne bote, sot e arriti qellimin e saj!

Menjehere pas shpalljes se pamvarsise ne Prishtine,ishte organizuar manifestimi i kesaj ngjarje te shumepritur HISTORIKE nga gjithe qytetaret shqiptar atdhetare, kudo qe jane ne Kosove e diaspore.
Manifestimi Festiv Ne Toronto ishte organizuar nga shoqata Shqiptaro-Kanadeze,nga kryetari Muharrem Xhaferi dhe Kristian Bukuroshi kryetar i komunitetit organizues,si dhe pjestar i grupit organizativ Albert Muharrem Xhaferi.shtetas nga Shqiperia.

Moti nuk ishte i ftohte,me te reshura te ralla nuk i pengoi me shume se 2.000 (dy mije)shqiptare te vijne ne "Queen's Park"e te shprehin emocionet e tyre per kete dite madheshtore.
Te veshur me bluza kuq e zi e ne shqiponja ne zemer,me plisa te bardhe e me flamuj kombetare,rrinin ne shi e pritnin fillimin e manifestimit.burra,gra,pleq e femije te vegjel, e foshnje ne karroca.
Shqiptaret,perveq beses nderit dhe mikepritjes i karakterizon edhe durimi qe u pa ne kete dite te ftohte nga moti,por e ngrohte ne zemer e ne shpirt dita e SHPALLJES SE PAVARSISE. 17.Shkurt.2008.

Shume kohe eshte pritur per kete dite,shume jete jane dhene ,shume femije jetima kane mbete pa babe e pa nene,shume njerez kane shkalluar duke mos duruar veten te huaj ne vendin e vet, shume bashkeatdhetar te ardhur ketu rrinin me sy hapur e me emocione pritnin te filloje manifestimi!
Kosova,nje vend i vogel ne siperfaqe,por me nam te madh ne bote,sot e arriti qelimin e saj!
Shqitaret e Shqiperise,Kosoves,Maqedonise e Malit te zi, musliman e katolik per perkrahjen e deklarates se pamvarsise se Kosoves te bashkuar ne nje,me moton "nje komb nje qendrim"zgjoi kurreshtjen e mediave Kanaze ne Toronto.
Manifestimi Festiv Ne Toronto, filloi me vonese mbi 45 min,i paralajmeruar per oren 13.00,filloi ne oren 13.45.
Mediave Kanadeze dhe Shqiptare si dhe mases qe ishin ne kete tubim madheshtor iu drejtua Xhemi Agaj nje njeri me syze te zeza me unaza neper gishtirenje e me ze tė erret pa pershendetje dhe pa fjale hyrese,vetem me nje fjale tha:"U ba".
Popullata ne pritje te pershendetjes dhe fjales hyrese,brohoriti Kosova,Kosova dhe kenduan kengen "Besa-Bese."
Manifestimi i paralajmeruar per ne oren 13.00, e i vonuar mbi 45 min.dhe i filluar ne kete forme,shkaktoi hutine e pjesemarrseve!
Por gezimi e beri te veten,dhe masa brohoriste Kosova,Kosova,Rugava,Rugova,e me vone edhe Thaqi,Thaqi,Thaqi...UCK.UCK.UCK dhe vallzonte pa muzike...
Mbas kesaj,fjalen e mori kryetari i shoqates Muharrem Xhaferi, e me pas Kristian Bukuroshi e pas tij edhe Fisnik Prishtina,dhe ne vazhdim pasoi Sami Ademi i kompanise"Travel Agent" e me pas edhe Ilir Lena i TV "Pasqyra shqiptare" dhe vazhduan recitime ne gjuhen angleze.

Ne kete manifestim Festiv Ne Toronto nuk u tha asgje per rrugen e pergjakshme te popullit shqiptar te martirizuar,e te shumevuajtuar te nacinalisteve kosovare e te shqiptareve te Shqiperise e trojeve tjera te banuara me shqiptare,por u ndegjoheshin disa kenge te pergjysmuara dhe masa ne pritje te shpalosjes se vlerave te mirefillta shqiptare per arritjen e kesaj dite,te zhgenjyer filluan te shprendahen dhe te kalojne mbrapa tribunes,vallzonin e kendonin,brohoritnin dhe perqafoheshin me njeri tjetrin,duke uruar mbarsi dhe fat.




Ne tribune U lexuan disa poezi te femijeve shqiptaro-kanadeze me nje shqipe te thyer,dhe te kthyer ne gjuhen angleze.
Ne vazhdim manifestimin Festiv Ne Toronto ,e zbukuroi nje fjalim shume i bukur nje Ukrainasi-kanadez, emrin e te cilit nuk mundja ta ndegjoja.
Ai diti shume bukur te krahasoje Kosoven e Ukrainen,dhe tha"Rusia e Serbia,kane pase te njejtin qendrim per pavarsine e Ukraines,si tani qe kane per pamvarsine e Kosoves.prandaj kjo eshte pika e perbashket qe lidh Ukrainen me Kosove.

Ne kete manifestim Festiv Ne Toronto ishin present ne mase edhe Ēeēenet me flamujte e tyre,si dhe gazetare pakistaneze, mungonin Flamujt e Taivanit dhe te Kurdistanit.

Manifesimi Festiv Ne Toronto vazhdoi me kenget e Mahmut Fratit, Motrave Mustafa, dhe Shkurte Fejzese, ku shume gra ,burra femije e pleq vallzonin mbrapa tribunes dhe ēfaqinin emocionet e tyre duke mos i kushtuar vemendje zingjirit te perfaqsuesve ne tribune,qe nuk dhane ate qe pritej!
Masa para dhe mbas tribunes pyesnin se kush e organizoi kete manifestim!
Ne kete dite eshte per falenderim mundi i organizatoreve per kremtimin e kesaj ngjarje madheshtore nder shqiptari,por nuk u dha ajo qe pritej dhe nuk u mundsua te ipej ajo qe ishte per t'u dhene!Me vjen shume keq por kjo dite nuk perseritet asnjehere me!

Shume pjesemarres pyesnin se ku eshte Agim Hadri,i cili eshte perfaqsues i shoqates Kosovare-Kanadeze,dhe i cili do duhej te organizonte kete dite madheshtore,(sepse organizimi i'u perkiteke shqiptareve nga Kosova)dhe te ndihmonte organizimin aktual. Ndoshta,ky manifestim do te ishte ndryshe!

Shqiptaret mbare,duhet te ndjehen,NJE,jo te ndare por perjetimet jane te ndryshme.Shqiptaret e lindur ne Kosove nuk mund te shprehin shperthimin e emocioneve te revulucionitte vitit 1997 qe ndodhi ne Shqipėri,ashtu si shqiptaret e lindur ne Shqiperi nuk munde te shprehin shperthimin e emocioneve te ēlirimit nga thundra qindvjeqare e Serbise, e e serbve ne Kosove!
Megjithate angazhimi i shoqates shqiptaro - kanadeze eshte per t'u falenderuar.
Ne kete dite madheshtore,masa priste nderimin e njerezve qe kane kontribuar per arritjen e kesaj dite, luftaret e UCK-es,femijt jetima, familjen deshore, nacionalistet e Kosovese, studente e Revolucionit prill 1981,e jo paraqitjen e bisnismeneve!

Dje ishte dita e PAMVARSISE,e jo NOMINIMI i bisnismeneve me te afte,ketu shifet nje dallim ekstrem,sepse nasionalistet e atdhetaret sakrifikojne ēdo gje per liri atdhe e nder Familjar,ndersa biznismenet jane matrealiste,qe nuk njohin kufij,nuk njohin komb por vetem marveshvshje profitabile!
Dihet se pa bisnimen te afte nuk mekembet as Shqipria e as Kosova,por edhe pa nacionaliste,pa poet, pa shkrimtar,pa patriot e atdhetare pa luftar te mirefillte nuk arrihet kjo dite qe eshte arrite dje! Kujtoje:Heroin e gjalle te popullit shqiptar,z.Ramush Haradinaj i burgosur padrejtesisht ne Hage, as kush nuk e permendi ne kete menifestim te Pamvarsis se Kosovese, ….

Pyetjet e njerezve ne mase, dhe mundesia per nje organizim me te devotshem,krijoi paknaqesi sidomos per ata qe priten te shprehin emocionet e tyre per kete dite.
Kjo u pa ne fund te manifestimit Festiv, kur masa po shprendahej, dhe ne tribune u ndegjua zeri i nje vajze e cila pershendeti babain e saj te persekutuar neper burgje vetem per kete dite!

Kishin mbetur disa gra e pleq qe pritnin nen rimorkio me femije ne karoca,qe te shkonin nga kishin ardhur!


Familjet e shumta nga Kosova e Shqipėria, pershendeteshin e uronin urimet me te mira per njeri tjetrin,dhe rrethoheshin afer familjeve te deshmoreve,e patrioteve dhe nacionalisteve,dhe me lot ne sy shikonin shperthimin e emocioneve te kosovareve te pervuajtur!
Nga masa degjova nje ze te nje vajze qe me nje qiltersi pyeste"Mami a jane te gjithe keta shqiptare?Mami sa shume flamuj sa bukur,ndjehem shume e lumtur?"
Nana i tha"Eshte dite e madhe bija ime?"
Ky dialog i shkurte me gezoi zemren,dhe falenderoj organizuesit,por me vjen shume keq per luftaret e lirise,per anetaret e familjeve te deshmoreve,per nacionalistet, per poetet e shkrimtaret, per valltaret ,e per folkloristet qe nuk iu dha rasti ta permbushin te vertetn e Kosoves per shqiptaret e Kosoven.

Falenderoj shume shqiptaret e cdo krahine dhe republike e edhe keta ketu ne Toronto,Kanada dhe ne Amerike,Nju York,Nju Jersi,Texsas,Detroit , Kosove e Shqiperi qe permes telefonit e e-mailave me uruan kete dite madheshtore!
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė