Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-08, 00:06   #56
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

2.

Familja e Pinkuelitės ishte e mbushur me fėmijė. Pėrveē vetes kishte tre motra dhe njė vėlla tė vogėl. Ishte fėmija i dytė e njė nėnoficeri qė brodhi pėr vite me rradhė nga njė repart ushtarak tek tjetri. Fillimi i viteve nėntėdhjetė e gjeti nė njė repart diku nė rrethinat e kryeqytetit dhe jo nė humbėtirat e maleve. Pas pak kohėsh e liruan nga detyra nė kuadrin e reformės pėr demokratizimin e ushtrisė dhe mbeti mes katėr rrugėve me gruan e pesė fėmijė tė vegjėl. Duke qėnė se kishte njė apartament tė vogėl nė katin e parė poshtė njė pallati tre katėsh buzė rrugės nacionale, mori ca para borxh nga miqtė dhe hapi njė dyqan modest me mallra ushqimore. Ju mbeti vetėm njė dhomė dhe tualeti nė pjesėn e pasme tė shtėpisė ku mund tė flinin e tėrė familja.
Pinkuelita sapo kishte hyrė nė adoleshencė dhe megjithėse shtatshkurtėr, bukuria e saj ishte e rrallė nė tėrė zonėn. Kudo qė shkonte me shoqėrinė e saj adoleshente ishte nė qendėr tė vėmendjes, si pėr bukurinė fizike po aq edhe pėr karakterin sanguin. Tė mos qenit askush nė familje kompesohej me kėtė vėmendje duke e bėrė tė ndjehet e lumtur. Kur ishte e vogėl sa herė vinin vizitorė nė shtėpi nė ditėt e festave lutej tė hypte sipėr tavolinės e tė kėndonte njė kėngė, por kurrė nuk ja realizuan dėshirėn. E kujt i binte ndėrment tė merrej me Pinkuelitėn pėr ti plotėsuar njė dėshirė kaq tė "madhe"?
Dilte nė mėngjes nga shtėpia pėr nė shkollė dhe kthehej nė darkė vetėm pėr tė fjetur. Askujt nuk i binte nė sy mungesa, aq mė tepėr kur e shtrirė nė cepin e saj tė dhomės dėgjonte sherret e prindėrve pėr llogaritė e ditės, qė shpesh dilnin keq. Babai pinte dhe bėnte ēbėnte rrėmbente ndonjė lek nga arka e dyqanit duke provokuar sherr me tė shoqen nė darkė, por kjo nuk i bėnte aspak pėrshtypje Pinkuelitės qė sapo ishte njohur me njė djalė disa shtėpi mė poshtė. Ėndėrronte vetėm sytė e tij ēdo natė qė binte pėr tė fjetur, duke i vendosur nė errėsirė pėrpara syve tė saj. Ishte rreth dhjetė vjet mė i madh se ajo dhe gjithė kohės vetėm e pėrkėdhelte me fjalė tė bukura i mrekulluar nga bukuria e saj, ndėrsa ajo fluturonte dhe ngazėllehej, pasi kurrė nuk e kishte trajtuar kush nė kėtė mėnyrė.
Pas disa kohėsh vendosėn me tė dashurin tė shkojnė nė Itali, meqėnėse ajo mbaroi shkollėn e mesme dhe dėshėronte tė vazhdonte shkollėn e lartė qė e kishte ėndrrėn mė tė bukur tė fėmijėrisė. I ati kur dėgjoi kėtė vendim pa e zgjatur i rrahu paq atė dhe motrėn e saj tė madhe qė i doli nė mbrojtje. Kaq u desh dhe tė nesėrmen u pėrvodh nga shtėpia me disa plaēka brenda njė qeseje ushqimesh. Takoi tė dashurin dhe arritėn pas pak orėsh nė qytetin e gomoneve, ku u akomoduan nė njė hotel tė mjerė bashkė me dhjetra tė tjerė qė kėrkonin edhe ata fatin nė det drejt Italisė. Pritja nuk zgjati mė shumė se nata e dytė qė i ngjeshi si sardelet nė kuti konserve nė njė gomone drejt errėsirės sė qiellit dhe ujit. Pas orėsh mundimi, me shpirt e stomak tė trazuar mbėrritėn nė brigjet italiane.
Pėr tė nxjerrė paratė e rrugės, tė cilat i dashuri i saj i kishte marrė borxh, doli nė tregun e prostitucionit si shumė shoqe tė saj. Nuk ishte vendim i lehtė pėr tė, por ai e bindi me argumenta dhe pėrkėdheli pa fund, duke ja trajtuar tė ardhmen si shesh me lule ku ata do barisnin tė lumtur, e njėkohėsisht i thoshte se do tė ndahej nga ajo nė rast se nuk pranonte. Jo vetėm nuk kishte ku tė shkonte, por e donte atė dhe nuk mund tė rrinte dot pa sytė dhe pėrkėdhelitė e tij qė ja ngrinin shpirtin peshė. Mbi tė gjitha, sipas tij, do tė ishte njė provė pėr ti treguar asaj dashurinė pėr tė. Kur e kujtonte mė vonė kėtė frazė, qė dikur e kishte prekur, gjoksi i shkrumbohej si pemė e goditur nga rrufeja, duke urryer shpirtin e saj qė e shkalafiti nė kufijtė absurd tė ndjenjės, qė mbulon me errėsirė dritėn e mendjes.
Mėngjesin e natės sė parė tė "punės" u kthye nė dhomėn e ndyrė e me lagėshti nė njė lagje periferike tė qytetit ku jetonin. U ul e dėrrmuar nė dysheme me sytė tė fiksuar nė faqen e murit tė mufatur nga lagėshtia me vraga jeshile, qė nga reflektimi i rrezeve tė kuqerremta tė lindjes sė pėrflakur dukeshin si bakėr i oksiduar. Vėshtrimi ju vesh nga lotėt dhe vragat rrodhėn nga muri nė dysheme pėr tu ngjitur nė trupin e saj, ndėrsa ajo e pėrhumbur lėvizi duart nė trup si pėr ti fshirė. Ai ndėrkohė e ledhatonte dhe i fliste fjalė tė ėmbla duke ndėrhyrė midis saj dhe murit, me sytė e ngazėllyer qė nėn rrezet e diellit tė sapolindur shkėlqenin si metal i skuqur. E mori nė krahė dhe pasi e coi nė banjė e zhveshi dhe filloi ta lajė, ndėrsa ajo vazhdonte tė rrinte e pėrhumbur por e ngrohur nga uji i nxehtė dhe dashuria e tij. U shtrinė nė shtrat dhe ai e mbėshtolli nė gjoks. Sytė ju mbyllėn dhe uroi me veten tė mos ngrihej nga gjumi kurrė mė dhe tė jetonte e ngrohtė nė gjirin e tij pėrgjithmonė.
Koha kalonte me orėn e saj biologjike tė ndryshuar kryekėput. Punonte natėn dhe flinte ditėn. Trupi dhe shpirti i zunė kallo dhe ndjenja pėr tė dashurin e saj mori formėn dhe prerjen e liretave, ndėrsa sytė e tij qė i dashuroi qė nė momentin e parė kishin filluar ta ndrydhnin e friksonin cdo ditė e mė shumė. Ai vazhdonte ta pėrkėdhelte, duke e ditur karakterin e saj qė donte tė ishte vazhdimisht nė qendėr tė vėmendjes, me emėrtimin "gjeneralja ime" dhe jo "zemra ime", teksa arkėtonte paratė e saj nė ēdo fundnatė.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė