Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-03-08, 16:23   #109
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ambasadori amerikan akuzoi qeverinė e Serbisė

Beograd, 3 mars - Ambasadori amerikan nė Serbi, Kameron Manter ka akuzuar qeverinė e Serbisė se nuk ka urdhėruar policinė qė ta ruajė ndėrtesėn e Ambasadės amerikane nė Beograd, gjatė trazirave pas tubimit tė protestės kundėr pavarėsisė sė Kosovės, qė ėshtė mbajtur mė 21 shkurt. "Jemi tė inkurajuar me premtimet e qeverisė se kjo nuk do tė pėrsėritet, por edhe pėr shkak tė herės sė kaluar dhe qėndrimit tė qeverisė, ėshtė e kuptueshme se pėr ēfarė arsye jam ngapak skeptik", i tha amabasadori Manter njė televizioni lokal. Ai mė tutje ka theksuar se prej se Shtetet e Bashkuara e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, nuk i ėshtė lejuar kontakti me ministrat dhe sekretarėt shtetėror nė qeverinė e Serbisė. Ambasadori Mnter ka ftuar qeverinė e Serbisė qė tė distancohet nga deklaratat e ministrave Velimir Iliq dhe Sllobodan Samarxhiq, duke vlerėsuar se nė Serbi ekziston atmosfera qė e krijojnė politikanėt e papėrgjegjshėm, nė tė cilėn, disa ministra thonė gjėra qė inkurajojnė dhunėn.

Kuvendi pėrmbyll sesionin plenar me miratimin edhe tė tri projektligjeve

Prishtinė, 3 mars Kuvendi i Republikės sė Kosovės pėrfundoi sot sesionin njėjavor me shqyrtimin dhe miratimin nė parim edhe tė tri projektligjeve, atė pėr taksėn e vendosjes, Projektligjin pėr tokėn ndėrtimore, privatizimin dhe dhėnien me qira si dhe Projektligjin pėr Inspektoratin e bujqėsisė. Gjatė pesė ditėve tė punimeve, deputetėt miratuan 30 projektligje sa i kishin nė rend tė ditės. Debati mė i madh gjatė seancės sė paradites ėshtė zhvilluar rreth Projektligjin pėr tokėn ndėrtimore, privatizimin dhe dhėnien me qira, tė cilin e paraqiti zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi. "Miratimi i kėtij ligji ėshtė i domosdoshėm nė kėtė fazė tė zhvillimit tė vendit", theksoi Kuēi. Pas paraqitjes sė ekspozesė, me disa vėrejtje tė vogla, tė gjitha grupet kuvendore e kanė mbėshtetur nė parim miratimin e kėtij projektligji. Sanije Aliu nga LDK ja tha se dhėnia e qirasė pėr 99 vjet ėshtė gabim, veēanėrisht pasi nuk janė zgjidhur ēėshtjet pronėsore, si pasojė e konfiskimit etj. Deputeti Ardian Gjini tha se projektligji ka elemente tė cilat do tė ofrojnė ndihmesė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Ai tha se duhet tė ekzistojė strategji e qartė e cila do ta pėrcjellė miratimin e secilit ligj. Me shumicė votash, deputetėt miratuan nė parim Projektligjin pėr taksėn e vendosjes si dhe atė pėr Inspektoratin e bujqėsisė.

Beogradi uzurpon kompetencat e UNMIK-ut tė trafikut hekurudhor nė veri tė Kosovės

Zveēan, 3 mars - Ndėrmarrja publike e Hekurudhave tė Serbisė nga Beogradi sot ka uzurpuar kompetencat e UNMIK-ut tė trafikut hekurudhor nė veri tė Kosovės, nga Leshaku deri nė Zveēan. Sipas drejtorit tė hekurudhave tė Serbisė Banisllav Ristivojeviq, hekurudhat nė drejtimin e UNMIK-ut nuk ishin nė gjendje t'i "kryejnė punėt" nė veri tė Kosovės siē kėrkojnė "standardet" e Serbisė. Mė herėt sot nė mėngjes serbėt e punėsuar nė hekurudhė kishin ndaluar trenin i cili qarkullon nė relacionin Fushė Kosovė Leshak, nė stacionin e Zveēanit, duke protestuar kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ata thanė se nuk dėshirojnė tė punojnė nė atė institucion tė Kosovės, sepse, ata nuk e pranojnė "shtetin e vetėshpallur tė Kosovės". Ristojeviq ka thėnė se deri mė tash nuk ka pasur kontakte me pėrfaqėsuesit e hekurudhave tė UNMIK-ut.

Artemie urdhėron klerin dhe besimtarėt tė ndėrpresin kontaktet me institicionet e Kosovės dhe tė BE-sė

Beograd, 3 mars - Peshkopi serb Rashkė-Prizren Artemie dhe i Kosovės u ka urdhėruar klerit dhe besimtarėve qė tė ndėrpresin ēdo kontakt me institicionet e Kosovės, me pėrfaqėsuesit e misionit tė BE-sė dhe tė shteteve tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Njėherėsh Artemie urdhėron qė tė mos pranohen nė vizitė dhe tė mos pėrgjigjen nė ftesat e institucioneve tė Kosovės. "Mosrespektimi dhe gabimet ndaj kėtij vendimi nė cilėndo formė do tė sanksionohet rreptėsisht", kėrcėnon peshkopi serb Artemie klerin ortodoks serb dhe besimtarėt.

Kushner: Pėrveē pavarėsisė nuk ka pasur zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn

Paris, 3 mars - Shefi i diplomacisė franceze Bernar Kushner ka deklaruar sot se pėrveē pavarėsisė nuk ka pasur zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn. "Nuk ka pasur zgjidhje tjetėr, pėrveē se t'i jipet pavarėsia asaj pjese tė Ballkanit, asaj pjese tė ish-federatės jugosllave", ka deklaruar Kushner pėr radion franceze. Pėr shefin e diplomacisė franceze ėshtė "njė parabolė shumė e bukur qė Sllovenia, vendi i parė qė braktisi federatėn jugosllave dhe e cila sot duke kryesuar me BE-nė mundėson, pėrkatėsisht organizon pavarėsinė e pjesės sė fundit (tė federatės), pėrkatėsisht tė Kosovės". Pasi shprehu keqardhje pėr shkak se negociatat midis serbėve dhe shqiptarėve qė zgjatėn 18 muaj nuk dhanė rezultate, Kushner konsideron se zgjidhja ėshtė qė Serbia dhe Kosova tė jenė pjesė e BE-sė. "Pėr Serbinė, duket qartė qė ne qėmoti i kemi propozuar (BE-sė), ndėrsa pėr Kosovėn ende nuk ėshtė koha", ka thėnė shefi i diplomacisė franceze

Kroacia do ta njohė Kosovėn

Zagreb, 3 mars - Zėvendėskryeministrja e Kroacisė, Gjurgja Adleshiq, ka deklaruar se Zagrebi do tė ndjekė rrugėn e shteteve tė tjera evropiane sa i pėrket Kosovės. "Ėshtė e sigurt qė Kroacia do ta njohė Kosovėn, por duhet zgjedhur me kujdes kohėn", ka thėnė Adleshiq nė njė konferencė shtypi. Mediat kroate raportojnė se 15 marsi mund tė jetė data kur Zagrebi do ta njohė Republikėn e Kosovės.

Thaēi u tha serbėve tė fshatit Banjė se Kosova ėshtė atdhe i tė gjithė shtetasve tė saj

Skėnderaj, 3 mars - Kryeministri Hashim Thaēi gjatė vizitės qė u ka bėrė banorėve serbė tė fshatit Banjė tė komunės sė Skėnderajt ka thėnė se Kosova ėshtė atdhe i tė gjithė shtetasve tė saj dhe i perspektivės sė re pėr ta. Ai pas i u dhuroi banorėve serbė tė kėtij lokaliteti flamurin e Republikės sė Kosovės, tha: "Kosova ėshtė vend i tė gjithėve, atdhe i tė gjithėve dhe i mundėsive tė reja dhe ne duhet ti shfrytėzojmė kėto mundėsi maksimalisht. Ka siguri pėr tė gjithė dhe institucionet do tė punojnė pėr tė gjithė". Thaēi u premtoi serbėve lokalė angazhimin e plotė tė institucioneve shtetėrore nė mbėshtetje tė interesave tė komuniteteve dhe hapjes sė mundėsive pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė. Njėherėsh ai ritheksoi se Kosova ėshtė njė dhe integriteti territorial i saj ėshtė i pacenueshėm: "Kosova ėshtė vend i tė gjithėve dhe nuk duhet ndarė assesi nė shumicė dhe pakicė pasi ajo ėshtė i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės me integritet territorial tė paprekshėm .ju kini fat qė jetoni nė kėtė vend shumė tė bukur, nė kėtė vend tė mundėsive dhe ne do tė jemi pranė jush dhe nė mbėshtetje tuajėn". Banorėt serb tė kėtij fshati nė komunėn e Skėnderajt theksojnė se atyre nuk u interesojnė ēėshtjet politike dhe problemet politike qė ekzistojnė por ata shprehin vullnetin qė tė vazhdojnė tė bashkėjetojnė normalisht shqiptarėt dhe tė zhvillojnė njė jetė tė re nė shtetin mė tė ri nė botė. Serbėt e kėtij fshati theksojnė se protestat e bashkėkombėsve tė tyre dhe bojkoti qė ata po iu bėjnė institucioneve tė Republikės sė Kosovės janė ēėshtje individuale tė secilit serb. Ata kanė besim se nė Kosovė i pret njė ardhme mė e mirė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė