Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-03-08, 21:23   #76
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njohja e shtetit tė ri.

Kur shqiptarėt e kėsaj gjendjeje iu pėrgjigjėn me dhunė, elitat serbe sėrish nuk pyetėn se pėrse kjo po ndodhte, por iu kthyen sulmeve ndaj fshatrave, civilėve, fėmijėve dhe grave. Tė qenit shqiptar ose shqiptare nėnkuptonte tė ishe i/e dėnuar me vdekje. Shumė prej tyre shpėtuan falė sasisė sė arit ose parave qė zotonin. Pėr tė tjerėt nuk kishte shpėtim. Vitet `90 janė turpi i historisė serbe, dhe kjo duhet tė thuhet qartė ku flitet pėr Kosovėn. Sot nė Kosovė, njėsoj sikur edhe nė Serbi dhe nė vendet e tjera tė rajonit, njė numėr i madh i njerėzve pyesin se ku ndodhen mė tė dashurit e tyre, ēfarė u ka ndodhur atyre dhe kush i ka vrarė. Pėrgjigjet nė kėto pyetje i mban tė fshehura Vojisllav Koshtunica dhe shėrbimi i tij sekret. Pėrgjigjen nė kėtė pyetje e mban fshehur edhe Boris Tadiēi, nė emėr tė "stabilitetit dhe tė ardhmes" dhe interesave tė oligarkėve. Nuk do tė ketė drejtėsi as pėr serbėt nėse tė tjerėve nuk u tregojmė se ēfarė u kemi bėrė. Nuk do tė ketė tė ardhme tjetėr nėse i mbajmė fshehur faktet. Kot bėrtasin pėr krimet ndaj Serbėve, pėr padrejtėsitė e botės, pėr fuqinė e pabarabartė tė Serbisė... Ivica Daciq na dėrgoi shumė qartė porosinė nga salla e Kuvendit se politika e viteve `90 u dėshmua sėrish tė ketė qenė e drejtė. Kur nė vitin 1999 nė Kosovė ndodhėn hakmarrjet dhe sulmet ndaj serbėve nė Kosovė, asnjė akademik ose shkencėtar nuk u pėrpoq tė gjente se burimi i kėsaj ishin sjelljet e shtetit tė Serbisė. Ata nuk e pėrcaktuan se kjo ndodhi pėr shkak tė zhvendosjes me dhunė tė 800000 njerėzve, vrasjeve masive nė Mejė, Gjakovė, Suharekė, Podujevė, Izbicė apo Vushtrri. Ndoshta njė konstatim i tillė do tė shpėtonte mė shumė jetė serbėsh sesa cilido libėr i shkruar nė emėr tė mbrojtjes sė Kosovės ose ndonjė prej atyre shkarravinave tė shumta gazetareske qė sot bėjnė thirrje pėr linēim.
I tėrė mekanizmi shtetėror ka marrė pjesė nė fshehjen e gjurmėve tė krimeve masive. Trupat janė varrosur anekėnd Serbisė, janė djegur nė fabrika dhe termocentrale, janė fundosur nė Danub ose nė Peruēanc. Nė kėtė kanė marrė pjesė policė, oficerė, pjesėtarė tė sigurimit shtetėror, politikanė, biznesmenė dhe liderė lokalė, gjykatės dhe prokurorė, qeveria dhe partitė politike. Dhe pas gjithė kėsaj qė ka ndodhur, Serbia prapė se prapė ėshtė e habitur me atė qė i ka ngjarė. Askund nuk shihet as edhe njė pikė pendimi, as edhe njė ndjenjė pėrgjegjėsie apo gatishmėrie pėr t`i ndryshuar sjelljet. Sot fatin tonė e udhėheqin njerėzit tė cilėt janė pėrgjegjėsit e drejtpėrdrejtė pėr humbjen e tė drejtės sė Serbisė pėr ta udhėhequr Kosovėn. Gabimin e tyre ata kurrė s`do ta pranojnė. Nė vend tė kėsaj po pėrpiqen qė tė drejtėn ndėrkombėtare t`ia pėrshtatin ėndrrave tė tyre. Po pėrpiqen ta shndėrrojnė nė njė diēka ngurtė qė s`mund t`u pėrshtatet rrethanave tė reja. Kjo pėr shkak se ata me kėto metoda edhe e sundojnė Serbinė. Nė kėtė mėnyrė ata i bėjnė kushtetutat dhe ligjet. Ato janė pėrplot me fraza dhe fjalė tė forta, por tė pazbatueshme. Nė mėnyrė shumė legjitime dhe legale, pjesa demokratike dhe e lirė e botės ka vlerėsuar se ne nuk mund t`i terrorizojmė banorėt tanė pėrgjithmonė. Ndoshta kėtė vlerėsim akoma s`e kanė bėrė Rusia dhe Kina, por edhe kjo kohė do tė vijė. Kur tė jetė kėshtu, edhe njerėzit nė Ēeēeni dhe Tibet do ta fitojnė vendin e tyre tė merituar nė bashkėsinė e popujve tė lirė.
Vendimin e botės (sė paku tė asaj pjese tė mirė tė botės) qė ta njohė Kosovėn e pavarur, Serbia nuk duhet ta konsiderojė si dėnim. Ky nuk ėshtė dėnim, por njė shans. Jo vetėm pėr Serbinė, por edhe pėr tėrė botėn nė rrugėn drejt forcimit tė mekanizmave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe kundėrshtimit mė vendimtar ndaj terrorit tė diktatorėve lokalė. Prej Pekinit deri nė Havanė, prej Teheranit e deri nė Moskė. Serbia sot e ka pėr obligim qė ta njohė Republikėn e Kosovės. Qė t`ua shtrijė dorėn pėrfaqėsuesve tė atjeshėm legjitimė dhe tė ndihmojė nė krijimin e njė shoqėrie moderne dhe demokratike. Jo pėr shkak tė ndonjė bindjeje se jemi mė tė pėrparuar dhe mė tė kulturuar, por pėr shkak se ky ėshtė minimumi i borxhit qė i kemi shoqėrisė kosovare.
Pėrmes Kosovės, ne duhet ta hapin edhe ēėshtjen e shoqėrisė nė Serbi. Duhet t`i rishqyrtojmė tė gjitha manipulimet dhe vlerat e gėnjeshtėrta, t`i reformojmė institucionet, tė fillojmė tė krijojmė njė mendėsi mė kritike te tė rinjtė, ta kthejmė pėr koke sistemin e vlerave dhe t`i vėmė gjėrat nė vendin e tyre. Nga gabimet e sė kaluarės, Serbia duhet t`i mėsojė leksionet tė cilat do tė na ēojnė drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie tė re dhe njė tė ardhme tjetėr. Pėrmes legjitimimit tė dhunės dhe sulmeve ndaj atyre qė mendojnė ndryshe, pushteti vetėm se po e vazhdon praktikėn e vjetėr dhe tashmė tė pėrjetuar. Mashtrohen shumė keq ata qė mendojnė se nė kėtė mėnyrė do ta shkatėrrojnė mendimin kritik dhe nevojėn pėr marrėdhėnie tė tjera me fqinjėt. Pėrmes "ngjarjeve popullore" tė mėdha ne kthehemi vetėm prapa dhe i pėrsėrisim gabimet. Kjo do tė na kushtojė shumė.

KohaJavore
__________________

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 03-03-08 nė 22:49
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante