Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-08, 16:14   #120
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Policia izraelite lejon vetėm funeral familjar pėr militantin e vrarė palestinez, Ala Abu Daim

Jerusalem, 11 mars – Policia izraelite nuk e ka dorėzuar as sot (e martė) trupin e pa jetė tė militantit tė vrarė palestinez, Ala Abu Daim, nga friga se funerali i tij do tė mund tė shndėrrohej nė njė protestė tė madhe politike, njofton BBCVorld. Abu Daim kishte vrarė tetė studentė hebrej javėn e kaluar nė njė seminar nė Jerusalem dhe pastaj njė ushtar izraelit e kishte vrarė atė. Policia dėshiron njė funeral tė vogėl vetėm me pesė tė afėrm tė tij dhe tė mos ketė mbulim media, kanė thėnė burimet familjare.

Ban kundėrshton ndėrtimet izraelite nė territoret palestineze

Nju Jork, 11 mars – Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-s, Ban Ki Mun, ka kritikuar Izraelin pėr planet e tij mbi ndėrtimin e ngulmimeve tė reja nė territoret palestineze. "Ēdo zgjerim i ndėrtimeve tė ngulmimeve ėshtė kundėr detyrimeve tė Izraelit nė kuadėr tė planit ndėrkombėtar tė paqes, Road Map, dhe kundėr tė drejtave ndėrkombėtare", tha Ban nė Nju Jork. Ai kėrkoi nga qeveria nė Jerusalem ndėrprerje tė menjėhershme tė tyre. Mė parė SHBA- tė dhe shumė shtete, ndėr to, edhe Gjermania, kishin kritikuar po ashtu Izraelin pėr planet e fundit tė ngulmimeve tė reja.

Obama nuk pajtohet pėr t’u bėrė nėnpresident i zonjės Klinton

Nju Jork, 11 mars – Kandidati demokrat pėr president, Barak Obama, kundėrshtoi kategorikisht idenė pėr tė shkuar nė zgjedhje si nėn president i zonjės Hillari Klinton. Kėto komente i bėri ai pas aludimeve nga kampi i senatores Klinton, se dy kandidatėt demokratė mund tė pėrbėnin njė dyshe ideale me zonjėn Klinton nė krye. Edhe bashkėshorti i saj, ish-Presidenti Bill Klinton, e pėrkrahu kėtė ide, duke theksuar se secili kandidat do tė sillte energji nė njė dyshe tė tillė. Zonja Klinton dhe zoti Obama janė pėrfshirė nė njė betejė tė ashpėr pėr tė marrė emėrimin e partisė demokrate pėr president. Zoti Obama vazhdon tė kryesojė pėr nga numri i delegatėve me rreth 100 mė shumė, pas fitores sė tij tė shtunėn nė konferencat e partisė nė shtetin Uajoming. Zonja Klinton shpreson qė tė dalė nė krye me njė fitore nė shtetin e Pensilvanisė mė 22 prill. Sondazhet atje tregojnė se ajo ėshtė nė krye. Nė disa raste nė tė kaluarėn, kundėrshtarėt politikė tė sė njėjtės parti kanė bashkuar forcat pas fushatave tė ashpra presidenciale duke arritur rezultate pozitive. Kandidati republikan, Ronald Regan zgjodhi Xorxh Bushin si zv. presidentin e tij nė vitin 1980, ndėrsa demokrati Xhon Kenedi bėri tė njėjtėn gjė nė vitin 1960, ku zgjodhi Lindon Xhonsonin si kandidat pėr zv. President.

Guvernatori i Nju Jorkut akuzohet pėr prostitucion

Nju Jork, 11 mars – Guvernatori i shtetit tė Nju Jorkut u kėrkoi falje publike zgjedhėsve dhe familjes sė tij pas botimit nga gazeta “The New York Times” tė njė shkrimi qė e lidhte me njė rrjet prostitucioni. Zoti Spitzer kėrkoi falje sot nė njė fjalim tė shkurtėr, ndėrkohė qė bashkėshortja qėndronte pranė tij. Ai nuk pėrmendi shkrimin e gazetės dhe as nuk shpjegoi se pse po kėrkonte falje duke u shprehur se kjo ishte “ēėshtje personale”. Gazeta Nju Jork Tajms njoftonte nė faqen e saj tė internetit se Spitzer, demokrat, ishte zbuluar nėpėrmjet njė pėrgjimi nga shėrbimet federale muajin e kaluar, duke bėrė plane pėr t’u takuar me njė grua nė Uashington. Gazeta shkruante se pėrgjimi ishte bėrė gjatė njė hetimi pėr njė rrjet prostitucioni i njohur si Emperos Club VIP. Udhėheqėsi republikan nė legjislaturėn e shtetit tė Nju Jorkut, Xhejms Tedisko, bėri thirrje pėr dorėheqjen e zotit Spitzer.
SHBA-tė i premtojnė Polonisė ndihma ushtarake

Uashington, 11 mars – Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i ka premtuar Polonisė ndihma ushtarake pėr lejimin e satcionimit tė raketave mbrojtėse amerikane. Pas takimit nė Shtėpinė e Bardhė me kryeministrin polak, Donald Tusk, Bush tha se Shtetet e Bashkuara do tė ndihmojnė nė modernizimin e ushtrisė polake. Tusk tha nga ana e tij se nuk duhen bėrė spekulime lidhur me qėllimet e kėtij projekti, duke iu referuar shqetėsimit tė rusėve lidhur me sistemin e mbrojtjes nga raketat. Zyrtarėt e Varshavės kanė shprehur gatishmėri pėr tė lejuar vendosjen nė vendin e tyre tė 10 interceptuesve, nė kuadrin e sistemit global tė mbrojtjes nga raketat, por ata kanė vėnė si kusht modernizimin e ushtrisė polake.

Mospajtime pėr pjesėmarrjen e bundesverit nė Afganistan

Berlin, 11 mars – Konflikti mes NATO-s dhe qeverisė federale gjermane pėr pjesėmarrjen e bundesvehrit nė Afganistan, ishte temė kryesore nė konferencėn e komandantėve tė bundesvehrit, zhvilluar dje nė Berlin. Tė pranishėm nė kėtė takim ishte edhe kancelarja, Angela Merkel, sekretari i NATO-s Shefer dhe ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef - Jung. Para rreth 600 pjesėmarrėsve, Shefer kėrkoi pėrsėri qė Gjermania tė dėrgojė ushtarėt e saj edhe nė jug tė Afganistanit. Kancelarja Angela Merkel e hodhi poshtė kėrkesėn pėr zgjerimin e misionit tė bundsvehrit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė