Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-08, 21:38   #25
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjon Marka Gjoni Kapidan I Mirdites

Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit me djemtė e tij dhe mergimi i detyruar.


Duke parė se nuk ka rrugė tjetėr dhe se komunistėt nuk njohin kurrfarė gjuhe tė dialogut kombėtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni sė bashku me djemtė e tij Markun, Ndoun dhe Lleshin, do ta fillojė rezistencėn kombėtare. Kėshtu, qė nė vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me pėrkrahjen e plotė te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi „Grupin Nacional Independent” nė Shkodėr, nepėrmjet tė cilit zhvilloi veprimtarinė e vet politike. Pas njė qendrese tė pamposhtur qė e zhvilluan tre djemtė e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te pėrkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parė se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrė vendim qė ai se bashku me vėllain e tretė, Kapidan Llesh Gjon Markun, tė udhėheqi luftėn pėr Shqipėrinė Etnike, ndersa pėr babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytė, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrė vendime qe tė dalin nė perėndim pėr ta vazhduar luftėn antikomuniste, qė nė kėtė menyrė, mos tė shuhet plotėsisht trashėgimia e derės sė Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoi vendimin e tij dhe pas shumė tentimeve, arriti qė tia mbushi mendjen Kapidan Gjon Marka Gjonit qė ta lejė Mirditėn e tij tė dashur, nėn pėrcjellje tė djalit tė dytė, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Nė Kastrat me 27 Nanduer 1944, tue shterngue dorėn njėri-tjetrit e tue i marrė hallallinė e fundit, u ndanė pėrgjithmonė Kapidan Gjon Marka Gjoni i shoqėruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga tė dy djemtė tjerė Marku dhe Lleshi tė cilėt qėndruan nė Shqipėri duke luftuar kundėr komunizmit, deri sa ranė heroikisht, njėri me 14 Qershor 1946, ndėrsa tjetri me 9 gusht tė vitit 1947. Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit sė bashku me profesor Ernest Koliqin bėri qe tė pėrgaditet plani qė te formohet njė organizatė politike nė mėrgim.
Kėtė organizatė e pagėzuan me emrin Blloku Kombėtare Independent, i cili u formua me 6 nėntor tė vitit 1946 nė Romė. Meqė pėr Bllokun Kombėtar Independent kemi dhėnė shenime tė qarta, nė njė shkrim tė mėhershėm botuar pėr Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do tė ndalemi nė pėrshkrimin qė i japin bashkėkohėsit, tė cilėt e njohėn dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin. Profesor Ernest Koliqi nė njė Shkrim te Botuar nė "Shejzat" 5-6 1966, pėr Kapidan Gjonin do tė shkruajė: ”Na tė mėrguemit qė jetuam afėr Kapidanit, edhe patėm fatin ta takojm pothuash pėr ditė, me vjet rrjesht,do tė kemi parasysh fytyrėn e tij me viza bujare tė holla e tė mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunisht prej nesh, mirrte pjesė nė bisedime tona. Nuk i biente fjala nė tokė. Vėrejtjet qė bante tė matuna e tė urta, zdritshin kuvendimin. Pėrvoja e fitueme gjatė njė jete sė vėshtirė plot tronditje tė paprituna, melmente bisedėn gjithsaherė qė ai nderhynte. Nji dell i lehtė humori, qi nuk u mungon burrave tė malėve, njė kokėrr krypė shpotie pa thepa therės, ia bante tė shijshem tė folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store tė vjetra. Kishte njė mbamendje tė ēuditshme."
Vargje kujtimesh nė lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin nė kallėzim tė tij, si rrokela filmash ndėr ditė qė ishte nė qejfė” Ndėrkaq, profesor Zef Valentini nė njė shkrim te botuar poashtu nė "Shejzat" me titull „Per nji Flamur tė palisun” kur flet pėr Kapidan Gjonin thotė: ”Kujtimi i veprimit tė Dukagjinit tė vjetėr nė fushė tė Kanunit mund tė jetė ai qė i dha Gjomarkut atė kompetencė si me thanė orakulare nė punė kanunore. Kapidan Gjoni, si e njofta unė, vazhdon profesor Zef Valentini, atė kompetencė e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencė dijenore, tė cilėn veē nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, qė kush dijte ma tepėr mund tė ja qite poshtė."
"Pata fatin me e pėvetė shumė herė nė punė Kanuni, e me nxjerrė prej tij njoftime tė shumta e tė ēmushme, tė cilat mund tė gjinden nėpėr botimet e mija, shenjue me emėn tė tij. Por edhe u gėzova shumėherė, kur pėrgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unė, e mė lanė shtangė, ose nė dyshim, a e kishte marrė vesh mirė pėvetėn teme, a kishte pėrgjegjė me mendė e me dije, a por habitas. Mirė, por mbrapa tue studiue ma thellė, kam gjetė gadi pėrherė se ishin pikpamje tjera, qė unė nuk i kisha gjetė, e qė i nepshin njė masė e nji drejtpeshim, ma tė pranushėm diktatevet tė Kanunit.
Sjellja e ati farė Zotnisė mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e njė princi konstitucionar, asi princash demokratė, qė edhe sot nė kėtė botė republikane, moderne, janė kėnaqėsia e njierzvet tė vet. Sakt mund te thuhej,perfundon kėtė shkrim profesor Zef Valentini, e s’besoj se mund tė mohohet se dera e Gjomarkut, edhe pse ka patur kundėrshtimet dhe ashpėrsitė e veta, edhe pse nuk munguan as gabime as edhe gjaqe nė historinė e vėshtirė e tė gjatė tė saj, ėshtė unjisue me popullsinė e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka pėrfaqėsue edhe ka mbajtė prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit tė tij”.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-03-08 nė 22:46
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė