Tema: Ervin Hatibi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-03-08, 21:57   #11
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Ervin Hatibi

KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE NE KEMBET E ”PESEMBEDHJETEKATESHIT”

Nates
Vezullojne si peshq jetet tona
I diktojme me avullin tek hov
Nga goja
Tek brof si gisht fėmijė
Prej vrimes ne corap

I ftohti
Me tri pale dhemballe
Shtrengon duart e popullit si me prange
I ftohti po ashtu mpiks e zbardh
vesen e erret mbi trotuar

Natėn dimerore ne qytete
Drita ka marrė yjet mbi vete
Si ēuna te rinj nga provinca
E i puneson
Ne shkronja tabelash me neon
Bar ”London”
Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”
Hotel “Tirana International”
Shpejtesise se drites i kercen pėrsipėr
Anglisht
Pingul i ftohti si njė luzme me pinguine
Qe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete
Me kokė
dhjetra mijė cope pinguine te tejdukshėm
Ne ere
Qyteti bombardohet me frigorifere. Tė gjithė ne prize

Ne kėmbė te hotelit
I fshihen qiellit
Femije pa shtepi
Veshtrojne shkronjat nėpėr graffiti
Elektrike
Derisa sytė u digjen prej asaj drite
U bėhen hi
E kėshtu ne atė erresi/nis i merr
Gjumi i nates/e i grumbullon
Me autobusin e vet transparent
Xhamathyer/pa shofer

Mos i fol shoferit meqė s’ekziston
Nderro pozicion ne ēdo stacion
Qe tė mos mpihesh rrotullohu nga pak
Nga e djathta ne te majte
Si njė qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}
Me hurin pėrmes vetes qengji, si vija
Kur S-ne e dollarit penetron

kur isha me i vogėl, shkronja g
Me ngjante me njė milingone
Pastaj s-ne shikoja qe ne fakt ėshtė njė dhelper
A-te janė arinj
F-ja ngjan me njė kafshe krejt tjetėr
Gjirafe
Po ti ke ftohte, e veē kėsaj
Nuk di as te lexosh
Mbyll sytė dhe mbush koken me prushe bosh
Tabelash drite
Ku alfabeti rri nuseron
Mbi njė karrige elektrike
Ti mbeshtillesh me tepėr
Pas qenit qe fle
Bri dritareve te kuzhines se hotelit
Jeni mbeshtjelle
Ambalazhe pėr banane apo artikuj te tjerė
Femije dhe prapė fėmijė!Nise te trashegosh botėn
Duke u nisur nga i ftohti
Ngroh sytė me reklama
Nxjerr avull nga goja dhe je fėmijė
Nise ta trashegosh jetėn tonė, shoqėrinė
Pėr fryme
Nėn shkronja nomade qe ecin gjithė naten
E u shmangen shumė fjalėve pėr te dalė kėtu
Neper elektro-graffiti banale komerciale
Dhe hutohesh;
njė hallkez e vogėl je, ne zinxhirin
E te ftohtit klasor
Qe dėshmojnė
Tė gjithė
pėrfshirė dhe ata qe s’merdhijne
Njė halkez ende prej ari je
kapur ne renditje me njė qen
Dhe ai prej ari te ftohur krejt
Kapur rresht, pėrdore zinxhir
m
Me dyzinat e lypsave te mitur, prostitutave
Me ēmim te lirė
Dhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh ato
Patrullojne krahehapur, te gatshme pėr t’u vrarė
Ne shesh-masakrat e qyteteve te nates anembane

Rrethuar
Nga yjet prej neoni limoni
Tė flamurit festiv evropian

Tė ftohurit ne kėtė botė
Janė vete i ftohti
Janė ky zinxhir mishi prej politike dhe moti
Zinxhir ashensori
Vertikal trashegimie qe na vjen thelle nga historia
Qe nxjerr turma-turma me asfiksi
nga zgafelle e minierave fytyrendrakur
Pėr ne transhete adoleshente te luftės se pare,me debore
U lidhet pėr kercinjsh reumatike roberve rremtare
Ne galere
Njė zinxhir me ar minierash
Pėr sahatin me qostek te lare ne ar
Tė Bakuinit, Cese, Karlosit-Ilic
Bombe, flamur, draper, cekic
Ti nuk e kupton kėtė siklet qe vjen
Nga poshte ajrit
E te lidh
Pandalshem-pastaj gishtat nuk janė me te tute
Ke doren tėnde ne xhep, s’ėshtė hajdut
Ti veē shtyn orteqet e bardhenjta
Tė frymes
Qe te zgjatohen rreth fytyres
Si mjekra fallco
E plakut paftyre te vitit tė ri

Tė kesh ftohte
Do te thotė
Se s’di gjė pėr ty njeri
Gjalle ne botė
Qeveria dhe media te fsheh
Si monedha ne kek
Ne darken e bamiresise se fundvitit. Tė fshehin
Pas se vėrtetės se hidhur te druve te shtetit
Emri yt si formula e gazit te perditshem
Harruar nėpėr tuba
Verret
Perdhe nėpėr zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebap
Me mishin e vet
Teksa luhatet e dridhet bursa
Ti ke ftohte, jo fėmijėt e atyre qe te zhdukin
Nga ekranet, kopertinat me reklama/madama
Nuk merdhin femija
Qe si kangure mbartin nė fund
Tė matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduar
Tė afrohen kokezbuluar ngadalė
Pronare kantieresh, qeveritare
Me helmetat e mėdha publike ne duar

Femije si ti bėhen sapo i mallengjen ndonjė
vjershe e perkthyer apo gote shampanje
Femije,por qe s’kanė ftohte si ti janė
ministra, vipa, mendimtare zyrtare
Trashegimtare shtatė brezash
Rojtaresh pylli qe ngrohen
Me vatrat te ndezura
Si festa,
Me drute stive
Ata
Qe na vėnė revolucionin si alternative
Pėr te na qeverisur me friken nga ai
Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fenė dhe fjalinė
Pėr tė mos prishur rehatine
Pėr mos te te ngrohur
Mbrohen pas faktit se nuk te kanė njohur
Personalisht
Nise jetėn mbrapsht ta trashegosh
Me hipin nervat
Kam frikė
Mos behesh komunist;me keq
Frigohem mos harrosh
Tė ftohtin
I cili ėshtė ata qe te lane
Tė kesh ftohte
Frigohem se mos mendosh
se te ftohtin s’taka kush borxh
Semos te duket vetja tepėr
Se mos behesh i eger
Se mos behesh vrasės serial, ku i dihet
Dhe na fut ne shenjester
Si ne njė varr te perbashket
Tė gjithėve qe djegim drute e Zotit
Popullin Kain te te ngrohtit
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė