Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-08, 21:08   #66
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

- Nė qarqet e Bashkimit Evropian dhe tė SHBA-ve ėshtė duke u shqyrtuar mundėsia qė nė aspekt afatgjatė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės tė shfrytėzohet formula e pranimit tė dy Koreve nė OKB, nė vitin 1991, edhe pse Rusia atėbotė pati qėndrim se nuk do tė lejojė qė njė rast i tillė tė pėrsėritet.
Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se ende nuk ėshtė duke u punuar strategjia konkrete, mirėpo mendimi i tillė shkon kah synimi qė mė shumė se gjysma e shteteve anėtare tė OKB-sė ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa mė pastaj, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė tė arrihet pajtimi qė pėr pranimin e Kosovės nė kėtė organizėm tė vendosė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė.
Mu kėshtu ka ngjarė edhe me rastin e dy Koreve nė Kėshillin e Sigurimit - ku nuk ishte arritur pajtimi pėr pranimin e Seulit dhe Pjon-Jangut nė kėtė organizatė - ishte arritur marrėveshja qė pėr kėtė ēėshtje tė vendoste Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė. Pėr njė vendim tė tillė nevojiteshin dy tė tretat e votave tė shteteve anėtare tė OKB-sė. Atėbotė Koreja Jugore ėshtė pranuar nė OKB me emrin Republika e Koresė, ndėrsa Koreja Veriore si Republika Demokratike Popullore e Koresė. Por, njė gjė e tillė, tani pėr tani, sipas Brukselit, ėshtė vėshtirė tė paramendohet se mund tė arrihet nė njė tė ardhme tė afėrt, kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. Madje, nė Bruksel konsiderojnė se kjo mund tė zgjasė vite me radhė. Burime diplomatike pėr agjencinė "Beta" bėjnė tė ditur se nėse frenohet njohja masive e Kosovės, ėshtė e mundur qė Kosova ta fitojė statusin e "territorit doganor", qė do tė mundėsonte hyrjen e saj nėpėrmjet "derės sė vogėl" nė organizatat ndėrkombėtare.
Nga viti 2006, 192 vende janė anėtare tė Kombeve tė Bashkuara. Sipas statutit tė OKB-sė (neni 2, paragrafi 4) pranimi i anėtarėve tė rinj nė OKB varet nga vendimi i Asamblesė sė Pėrgjithshme me rekomandim tė Kėshillit tė Sigurimit. Sipas parimit, vetėm shtetet sovrane mund tė bėhen anėtare tė OKB-sė.
Njėkohėsisht do tė vazhdohet me strategjinė pėr mbetjen e UNMIKut dhe tė KFOR-it nė Kosovė, por edhe pėr vendosjen e misionit tė EULEX-it, qė ka synim tė qartė shtrirjen e tij nė tėrė territorin e Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė