Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-05-08, 17:13   #12
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Komente:Pavarsia e Kosoves

1)
Debati pėr tanė kėte kohė, deri nė kėte sympozium organizue “Forumi 2015” (Qershor 2007), mbeti i ndryem mbrenda numrave tė kėsaj gazete dhe mbrenda kėtij libri. Mediat tjera, as tė shkrueme e as elektronike, nuk guxonin ose nuk donin me i krijue hapsinė nji debati tė kėtillė. Debati pėr “kosovarin” mbeti “etiketė”, kryesisht negative, e kėtij produkti medial, “Java”, i cili bashkė me debatin tjetėr qė i kushtonte nevojės sė rishikimit tė Standardit Gjuhėsor tė vitit 1972, si dhe debateve rreth famurit, identitetit vizuel t’Kosovės si dhe islamit latent tė shumicės kosovare, u perceptue si provokimi dhe sfida ma e madhe qė i asht ba “kulturės shqiptare” deri sot.
Nga ana tjetėr, ashtu si spjegonim pėrgjithėsisht, por edhe n’editorialin e parė tė gazetės “Java”, me 1 Dhetor 2001, qė titullohej “NDRYSHE”[2], lansimin e kėtij debati e kuptonim si nji pėrpjekje me u bashkue n’reflektim e n’analizė me debatin qė po nxinte vend n’qendrat diversiteti;ulturore europiane, qyshmoti, mbi Identitetin Europian. Eksplorimi dhe debatimi i identitetit qė kushtimisht e quenim “Kosovar”, pėr ne kishte kuptimin e pėrpjekjeve shtesė me e hulumtue dhe eksplorue ate qė quhet ‘Identitet Europian’. Pėr ne nė “Java”, fjala “Kosovar” ishte vetėm fjalė tjetėr pėr “Europian”, sepse qė tė dy konceptet nuk gjeneroheshin etnikisht dhe kjo pėr ne kishte shumė kuptim. Ishin koncepte qė duhej me i veshė e me ju dhanė kuptim.
TEBDILI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR
Nėse ka diēka qė i ka determinue konfliktet nė ish Jugosllavi ishte etnia e kombi kuptue si fatalitete. Esencializimi i “Kombit’, “Etnisė”, idealizimi i Shtetit Kombtar dhe gadishmėnia me i flijue gjithēka ktyne nė tė vėrtetė “kimerave”, i jepte domethanie dhe iluminim ma shumė nevojės sė debatimit t’identiteteve supra-etnike. Tė debatimit tė”kosovarit” (lexo: “europianit”).
Vukovari, Sarajeva, Bllace[3]…s’janė asgja tjetėr pos ekstrapolimi i kėtij keqkuptimi ballkanik pėr Kombin, Shtetin, Etninė, Tokėn e Gjakun.
Derisa keqkuptimi i Serbisė sė Milosevic’it ishte nji ekstrapolim i gėrditshėm e brutal, i lamė n’gjak e n’eshtna, keqkuptimi i shqiptarėve tė Kosovės e pėrjetoi edhe nji episod trivial: nė hollin e Palamentit tė Kosovės, si nji institucion i pėrkohshėm si e quenin, kryetari i asokohshėm i Parlamentit, zoti Nexhat Daci, kishte porositė dhe lejue nji mural qė ishte replikė e nji pikture autorėsh nga Shqipnia, qė i kushtohej mitit pėr Skenderbeun[4]. Ky mural lidhet me gazetėn “Java”, sepse me shkrimin, komentin dhe foton qė “Java” botoi, u krijue opinioni i nevojshėm qė tė intervenohej dhe u kėrkue nga Parlamenti i Kosovės tė mbulohej ai mural. Arsyetimi: Parlamenti nuk asht parlament i shqiptarėve, por Parlament i qytetarėve tė Kosovės.
Edhe sot e kėsaj dite, ai mural qėndron tebdilue, si nji metaforė e pėrkryeme e keqkuptimit nacionalist pėr Kosovėn si shtet-komb. Murali vazhdon me mbet mbulue me nji perde, mbi tė cilėn ende s’ka asnji imazh vizatue e gdhendė. Nocioni “Kosovar” njisoj si nocioni “Europian”, ende asht paemanue, pakonstruktue. Mbi ate tebdil parlamenti asht vetėm nji pėrpjekje pėr ‘me shkrue’ e ‘me vizatue’ derisot: Gazeta JAVA.
“AMERIKA” asht prova se andrra supranacionale europiane s’asht naj nonsens e as naj ideal qė s’un rroket
Titulli i sympoziumit “Identiteti Europian i Kosovės” pėr mue asht i sforcuem, dhe buron nga po i njajti keqkuptim qė e ka pėrcjell gjatė gjithė kohės gazetėn JAVA dhe debatin rreth modeleve supra-etnike t’identifikimit: keqkuptimi i konceptit “Europa” dhe paragjykimi dhe keqkuptimi i projektit politik ”Europa”. Me kėte emnim, kihet pėrshtypja se “Identiteti Europian” asht diēka e definueme, e saktė, e matshme dhe e rrokshme. Kam frikė se kjo ka burimin te po ai simplifikim qė konceptin ‘Europa’ e definon dhe redukton si koncept gjeografik, qė gjenerohet nga autoktonia e popujve nė kėto hapsina, qė gjenerohet nga tradita e krishtenė e popujve dhe kombeve qė pėrbajnė Europėn, qė besojnė nė natyrėn intrinsike tė ‘Europės’.
“Europa” dhe “Identiteti Europian” asht diēka qė duhet me u emanue, ose ma mirė me thanė me u konstruktue e inventue nga pėrjekjet e pėrbashkėta me e thjeshtu jetėn dhe me e alternu Shtetin-Komb. Dhe nji model tashma e kemi, plot 200 vjet: AMERIKĖN. Si e tha Bernard-Henry Lévy, “Amerika” asht prova dhe argumenti i matshėm e i prekshėm se andrra supranacionale europiane s’asht naj nonsens e as naj ideal qė s’un rroket.[5]
Po ēka qenka “Europa”? Nuk gjej definim ma tė saktė e ma kuptimplotė pėr “Europėn” sesa ai i pėrfshimė nė preambulėn e Kushtetutės sė pafatė europiane (qė nuk u votue n’Francė e n’Holandė): - “Europa asht komunitet i vlerave”.
Mė lejoni me i kujtue vetėm disa:
-respekti pėr dinjitetin njerėzor;
liria
demokracia
-solidariteti dhe barazia mes femnės dhe mashkullit,
-sundimi i ligjit;

-respektimi i tė drejtave njerėzore;
-toleranca;
diversiteti
etj,

vazhdim




natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė