Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-05-08, 00:07   #10
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dritėro Agolli ...

Proza
Komisari Memo (1970), ndoshta pėr shkak tė ngjyresės sė fjalės "komisar", ėshtė njė libėr qė shpesh ėshtė gjendur i ekspozuar kritikės. A ėshtė "Komisari Memo" njė vepėr tipike e realizmit socialist, nė kuptimin e nėnshtrimit ideologjik (ndaj frymės sė partisė) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethėnė njė vepėr skematike? Vėshtirė tė thuhet po. Sė pari, sepse vetė figura qendrore e romanit, komisari Memo, ėshtė brenda llojit tė "njerėzve tė krisur" qė pėrmban nė tėrėsinė e vet letėrsia e Dritėro Agollit. Ai nuk ėshtė njė komisar i ngrirė nė rregulla e mendime, si dy paraardhėsit e tij, qė komandanti Rrapo i kishte pėrzėnė pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i njė kohe tė re", e gjen pa vėshtirėsi gjuhėn e komunikimit me "shqiptarin e vjetėr patriot" komandantin Rrapo, qė ngjan si i thirrur prej kohės sė komitėve. Ai ėshtė njė hero qė herė-herė e shkel disiplinėn, bėn gabime, dashuron njė vajzė nė njė kohė kur pėr cėnim tė kėsaj tabuje, mund tė merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumė qė Kongresi i Helmėsit ta lejonte dashurinė), nuk bėn "trimėrira sokolash".
Zhurma e erėrave tė dikurshme (1964), njė pėrmbledhje me tregime, botuar mė 1964, u hoq nga qarkullimi pėr nxirje realiteti Nga pikėpamja letrare, kėto tregime, njė pjesė e tė cilave u ribotuan nė librin "Njerėz tė krisur", janė tė mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje tė paskalitura, me individualitete jashtė standartit, gjė qė pėrbėnte njė largim tė hapur nga parimet e metodės skematike zyrtare.
Nė romanin Njeriu me top (1975) Dritėro Agolli zbuloi njė marrėdhėnie tjetėr, krejt tė ndryshme nga ajo e "Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur" tė Kadaresė, sa i takon raportit tė njeriut shqiptar me armėn. Zot e rob i pushkės, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bėn ēudira e marrėzira nga mė tė pabesueshmet. Ky njeri ėshtė i denjė tė thėrrasė me dėshpėrim njėsoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ē'pret?!", ndonėse mund tė mos e ketė dėgjuar kurrė emrin e Shekspirit. Edhe nė kėtė roman shfaqen gjurmė tė babait patriark nė organizimin e bashkėsive bektashiane shqiptare.
Romani Trandafil nė gotė (1980) u prit nga mendimi letrar si njė "libėr rozė", por me kėtė vepėr Dritėro Agolli provoi tė bėnte njė sfidė tjetėr nė letėrsi, duke krijuar njė vepėr tė arrirė me njė personazh qė gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizėm dhe heroizėm. Me kėtė roman Agolli krijoi njeriun hero pėr merita tė dobėsisė, duke manifestuar njė hapėsirė lirie vetjake jashtė asaj lirie qė ofrohej prej mendimit shoqėror tė kohės.
Dritėro Agolli ėshtė njė shkrimtar i mėsuar me "goditje rrufesh". Nė vitin 1965, njė plenum i posaēėm i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėr letėrsinė dhe artet, e kishte kritikuar nė raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erėrave tė dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonėse periudha e liberalizmit nė kulturė (1972-1974) e gjeti "nė pozita tė shėndosha" (sapo kishte botuar poemėn "Baballarėt", qė evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, qė botohej pjesė-pjesė nė revistėn "Hosteni", u ndėrpre me porosi nga zyra tė larta tė shtetit. Nė mesin e viteve '70 njė teatėr vuri nė skenė dramėn e tij "Baladė pėr njė grua", ku personazhi qendror, njė aktiviste e partisė nė rreth, anėtare byroje, voton kundėr pėrjashtimit tė ish-burrit tė saj nga partia, por duke zbritur shkallėt pas mbledhjes i thotė: "Ti je i denjė pėr tė qėndruar nė parti, por jo pėr tė qenė burri im!". Ishte njė "kundravajtje ideologjike" qė nuk mund tė falej. Sipas vijės duhej tė ndodhte e kundėrta: marrėdhėnia nė familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo nė parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua mė. Edhe dramat Fytyra e dytė e Mosha e bardhė nuk u pritėn mirė nga kritika zyrtare. Polemikė kritike u zhvillua pėr romanin "Trandafil nė gotė". Vitet '80 vijuan me njė varg zymtish tė tjera. "Hundėleshi" (i botuar mė pas me titullin "Kalorėsi lakuriq"), u kritikua ashpėr pėr ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqėn edhe disa tregime dhe cikle poezish tė botuara nė gazetėn "Drita". Ndėrsa pėr romanin "Dėshtaku", qė pruri tek lexuesit njė realitet me dramė, u mbajt heshtje.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė