Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-08, 23:41   #64
Sy_kaltra
 
Avatari i Sy_kaltra
 
Anėtarėsuar: 21-08-05
Postime: 23,702
Sy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėmSy_kaltra i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ndahet nga jeta Dritan Hoxha (TOP CHANNEL)

Zhduken nga interneti fotot e Entela Hyskos, virusohet video me Dritan Hoxhėn
Data: Thursday, 29 May @ 00:00:00 CEST
Argumenti: Lajme nga Shqiperia

Kėrcėnohen gazetarė dhe reporterė qė tė mos zbulojnė emrin dhe fotot e 28 vjeēares

Ata qė censuruan nė mėnyrė barbare vdekjen e tė ndjerės Entela Hysko, janė hedhur nė aksion pėr tė fshirė nga faqja e dheut edhe ēdo gjurmė tė saj. Ata qė tremben nga emri i mirė i Entelės, kanė nxituar tė fshijnė me urgjencė nga interneti tė gjitha fotografitė e saj artistike. Jo vetėm kaq, por ata po gėrmojnė tė zbulojnė se me kė shoqėrohej Entela, me cilin ka bėshkėpunuar dhe me kė ka pozuar ajo qė tė fshijnė ēdo kujtim tė saj, pa ditur se gabohen rėndė. Ata e kanė humbur betejėn pėr fjalėn e lirė. Entela Hysko, pėrveēse ka punuar pėr dhjetė vjet nė "Top Media", si nė Top Albania Radio ashtu dhe nė Top-Channel, ka pasur njė aktivitet nė botėn e modės. Inteligjenca dhe bukuria e saj femėrore kanė detyruar disa nga studiot tė hauaj dhe SHBA, qė t'i kushtojnė rėndėsi 28-vjecares, e cila kishte nė plan tė luante njė rol parėsor nė njė film artistik shqiptar.

Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Entela Hysko ishte e ftuar nė SHBA nė studion e fotografit tė njohur, Fadil Berisha, ku pozoi pėr njė album fotografik. Nė njė foto, Entela ka dalė sėbashku me Elena Kadarenė, bashkėshorten e shkrimitarit tonė tė madh, Ismail Kadare, dhe vetė fotografin e njohur, Fadil Berisha. Entela Hysko ka pozuar edhe nė njė studio italiane, madje fotot e saj kanė zgjuar kėrshėrinė e artit europian. Fotografitė e saj artistike u shpėrndanė nė tė gjithė botėn, por ēuditėrisht pas vdekjes tragjike ato u hoqėn nė mėnyrė misterioze nga Web-Site i saj nė internet.

Ata qė fshihen pas kėtij skandali kanė arritur deri aty sa tė pėrhapin mjegullnajė se, gjoja Entela Hysko nuk ka punuar fare nė "Top Media". Tė gjithė punonjėsit e kėsaj media e dinė shumė mirė se, Entela ishte njė vajzė kurajoze dhe e apasionuar pas artit. Ajo ka dhėnė shumė pėr kėtė media, duke i kushtuar njė pjesė tė jetės sė saj gjatė punės dhjetė vjeēare. Pasioni i saj kishte kapėrcyer pėrtej dyerve tė "Top-Media". Tė afėrmit e saj tregojnė se, Entela kishte marrė nė dorė skenarin e njė filmi, i cili sė shpejti do tė niste xhirimet. Ajo kishte njė rol tė rėndėsishėm dhe pėr kėtė studionte deri nė orėt e vona. "E kishte me shumė pasion kėtė rol dhe mezi priste qė tė fillonin xhirimet e filmit", tregon nėna e saj. Ajo thotė se, nuk i kishte treguar asgjė pėrse bėnte fjalė filmi, por i kishte thėnė se do t'ua bėnte surprizė. "Vetėm pėr njė gjė ishte e bindurm se filmi do tė ishte shumė i bukur", thotė nėna e saj.

Por gjithēka mbeti veē njė ėndėrr, njė ėndėrr e shuar papritur nė mėnyrė tragjike. Ajo iku, duke lėnė pas plane dhe shumė punė tė pakryera, iku duke lėnė dhimbje dhe pikėllim tek familjarėt dhe tė afėrmit, shoqet dhe shokėt, dhe xhelozi e censurim tek ata me tė cilėt punoi pėr dhjetė vjet. Familjarėt e Entelės ende vazhdojnė tė jenė tė zhgėnjyer nga censura qė iu bė vdekjes sė saj, janė tė zhgėnjyer, sepse askush nga drejtuesit e kėtyre mediave ku ajo ka punuar dhe kontribuuar nuk shkuan pėr tė ngushėlluar familjarėt e saj. Megjithatė, familjarėt e Entelės gjetėn njė mbėshtetje tė gjerė nė tė gjithė shoqėrinė nė ditėt mė tė vėshtira tė humbjes sė vajzės sė tyre tė dashur.

Telefonata kėrcėnuese pėr tė censuruar vdekjen e Entelės Individė tė njohur edhe nė botėn e gazetarisė u angazhuan me tė gjitha mjetet qė tė censurohej vdekja tragjike e Entela Hyskos. Ata kėrcėnuan njė pjesė tė mirė tė gazetarėve dhe fotoreporetėve qė tė mos botonin as inicialet e Entelės na lajmet e dhėna pėr aksidentin tragjik.
Mesazhet dhe telefonatat kanė qenė tė qarta. "Po i marrim tė gjithė nė telefon dhe aksush nuk do tė botojė qoftė edhe inicialet e Entelės", ishte mesazhi telefonik qė shoqėrohej sa nė njėrėn media nė meidan tjetėr. Dhe ēudtėrisht tė nesėrmen e asidentit tragjik, me pėrjashtim tė dygazetave, askush tjetėr nuk guxoi tė dalė dhe tė nxejrrė publiksht tė vėretėn. U munduan ta fshehin dhe groposin atė duke harruar se e drejta vonon, por gjithmonė fiton, thotė njė postulat.

Entela ishte viktimė e njė aksidenti tragjik, ashtu si pronari i Top Media, por nėse Dritan Hoxhės iu kushtua njė hapėsirė shumė e madhe informative, dhe mirė u bė, pėr Entelėn nuk u lejua qė tė flitej asnjė fjalė. Nuk u lejua qė as nė televizionet e tjera tė shqiptoheshin inicialet e emrit tė saj. Ajo meritonte mė shumė vėmendje nga media dhe jo censurė. Televizioni "Top-Channel" ka trumbetuar me forcė mbrojtjen e fjalės sė lirė, por gjatė katėr ditėve tė fundit u kthye nė njė televizion qė e censuron atė dhe aq mė keq kur bėhet fjalė pėr njė njeri qė punoi pėr dhjetė vjet nė kėtė media dhe shkoi tragjikisht nė botėn tjetėr. Zhduket videoja nė internet me Dritan Hoxhėn Nė njė site tė huaj ishte prej ditėhs njė video e Dritan Hoxhės me Entela Hyskon nė ambjentet e punės. Kjo video ka akoma sot gjurmėn e saj nė internet.

Ata qė kanė zhdukur nė mėnyrė misterioze fotot e Entelės nga interneti kanė bėrė ēmos qė ta zhdukin edhe kėtė video. Dhe ja kanė arritur nė njė farė mėnyre. Nė pamundėsi pėr ta fshirė atė fare, pasi ajo i pėrket njė faqeje tė huaj, kanė mundur qė ta virusojnė me njė virus shkatėrrues pėr kompjuterin duke bėrė qė kjo video tė mos jetė e vlefshme. Sėrish njė pėrpjekje tjetėr pėr tė fehshur njė tė vėretėt qė dikujt nuk i intereson tė bėhet transparente pėrpara opinionit.

Ferrari i kuq me tė cilin po udhėtonte Presidenti i Top Media, Dritan Hoxha dhe mikja e tij Entela Hysko, tė cilėt vdiqėn tragjikisht dje herėt nė mėngjes, ka fluturuar disa metra nė lartėsi, para se tė pėrplasej me pemėn nė anė tė Lanės nė Bulevardin “Bajram Curri”,Tiranė. Dy dėshmitarė treguan nė polici skenėn makabėr tė aksidentit, ku u vranė dy personat, nga momenti kur makina humbi ekuilibrin.

Nė vendin e ngjarjes, pesė minuta mė pas, pėrveē ekspertėve tė policisė shqiptare kanė qenė prezentė dhe ekspertė amerikanė. Ata fotografuan dhe kryen veprime kqyrėse tė vendit tė ngjarjes, pėr t’u larguar para ekspertėve tė policisė sė Tiranės. Njė zyrtar i kėsaj policie njoftoi mbrėmė, duke thėnė se, ngjarja, pavarėsisht nga konkluzionet paraprake, po hetohet edhe nė drejtime tė tjera, qė kanė tė bėjnė me pronarin e Top Media.

Burime tė besueshme nga shėrbime policore tė posaēme, thanė pėr “Agon” se, jo shumė kohė mė parė ėshtė regjistruar njė informacion dyshues, i cili ėshtė klasifikuar “sekret”. Ai bėnte fjalė pėr pėrgatitjen e njė atentati ndaj Dritan Hoxhės, 40 vjeēarit, baba i katėr fėmijėve. Po hetohet nėse ky informacion ka lidhje me aksidentin e djeshėm, i cili ndodhi pasi viktima kishte frekuentuar disa lokale nė ish-Bllok, deri pak ēaste para momentit tragjik. Policia nuk ka njoftuar nėse Dritan Hoxha kishte konsumuar alkool apo substancė narkotike. Ajo njoftoi se aksidenti mendohet tė ketė ndodhur pėr shkak tė shpejtėsisė, por pa pėrmendur detajet se nga erdhi “nxitimi”. Hoxha ėshtė pronari i dytė i Top Media qė mbeti i vdekur. Rreth tre vjet mė parė Vajdin Lame, bashkėpronarė me Hoxhėn, u hodh nė erė brenda nė ashensorin, qė po ngjitej pėr nė banesėn e tij..


Vdekja rrugės pėr nė spital

Makina Ferrari, ngjyrė e kuqe, me targa DK 3892 H, qė doli nga rruga dhe pasi pėrshkoi njė hapėsirė tė plotė 82 metra, ėshtė pėrplasur me pemėn 3.1 metra, nė lulishten e lumit tė Lanės, njoftoi policia e Tiranės. Pėr shkak tė pėrplasjes sė fortė makina u nda nė dy pjesė dhe u shkatėrrua tėrėsisht. Aksidenti tragjik ndodhi disa minuta, pasi miq tė tij e kėshilluan viktimėn tė mos i jepte makinės, thanė raportet e policisė, duke pyetur njė shokun e Hoxhės. Presidenti i Top Media vdiq rrugės pėr nė spital, kurse Entela Hysko, 27 vjeēe, vdiq nė vend dhe policia e gjeti trupin e saj tė coptuar. Nė njė komunikatė zyrtare dėrguar mbrėmė mediave, policia njoftoi se grupi i posaēėm hetimor i ngritur pėr ngjarjen e rėndė aksidentale, pėrpiloi me detaje tė gjitha vendimet, si : vendimi mjeko ligjor, vendim toksikologjiko ligjor, vendim auto teknik, si dhe vendim biologjik i viktimave.
__________________
Ik MoS u DaShUrO
Sy_kaltra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė