Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Rozafa
Sonte ndjej mall... mu kujtua fotografia jote,kur ma dhurove qe ta mbaja si kujtim nga ti...mora fotografin dhe me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj....(a thua,a eshte e mundur qe ndjenjat e mia mos te jene ne kontrollen time)shiqoja syte qe jane aq te bukur...jane aq te thelle...te shkelqyer....ne brendine e tyre ndij aq ngrohtesi..ne pranine e tyre jam me e lumtura ne bote....shkelqej edhe une me ta.
Sikur te kisha mundesin te tregoj se sonte ndjej mall...
Po ti ku je..ku gjindesh..?
Te puth me mall te pashuar!
|
Po, pa dyshim, sepse ndjenjat nuk i kontrollon arėsyeja. Megjithatė, ato(ndjenjat) nuk janė tė shfrenuara po, pėrkundrazi, janė tė inkuadruara me tri harqe :
- Sonte ndjej mall... hap harkun e parė dhe pėrmban fotografinė si hark tė dytė e cila pėrmban sytė si hark tė tretė.
Do tė vėreni se struktura e treshės (ndoshta pa vetėdijen e Rozafės) ėshtė e pranishme te rrethi i tretė (sytė) qė janė : aq tė bukur, aq tė thellė, aq tė shkėlqyer, e paralelizmi vazhdon me tri fjalitė qė mbyllin rrethin e tretė, rrethi mė intim dhe principi i jetės:shkėlqėsia(drita) e syve.
Magjia e fjalės riaktualizon pjesėrisht njė moment tė privilegjuar tė sė kaluarės! Pjesėrisht sepse koha ka krijuar njė hendek tė pakapėrcyeshėm mes dy partnerve; ajo e ka bėrė komunikimin tė pamundshėm; e ka shndėrruar dialogun intim nė monolog tė hidhur! Prandaj nuk ka si t'ia kumtojė mallin; madje nuk ka as kujt t'i kumtojė :
"Po ti ku je..ku gjindesh..?". Nuk mund tė komunikohet me mungesėn.Edhe puthja ėshtė krejt simbolike sepse e "pashuar"!
Fjalia e parė : Sonte ndjej mall... pezullonte meditimin dhe mbante pezull edhe fshatarin.
Rozafa e pėrfundon "suspensin", thjesht, duke ftilluar fjalėn mall si tė "pashuar":dritė qė s'shuhet kurrė.
PS. Lus autorin tė lexojė postimin tim si njė reagim i thjeshtė!